Këtë të shtunë familjet iraniane i dërguan një mesazh forumeve ndërkombëtare përfshirë edhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me qëllim që t’i bëjnë presion MEK-ut, të japë informacion për fatin e fëmijëve të këtyre familjeve duke pasur parasysh shpërthimin e Pandemisë së Koronavirusit në kampin e kësaj organizate, në Bashkiën e Durrësit afër kryeqytetit shqiptar, Tiranës.
Në letrën e tyre për Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, për Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, për Kreun e Komitetit të Bashkimit Parlamentar, për Komisarin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, për Zyrën e Komisarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, këto familje shkruajnë që “Sic e dini anëtarëve të MEK-ut nuk u lejohet tu telefonojnë familjeve të tyre, kështu që ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për fatin e njerëzve tanë.”
Familjet, që kanë nënshkruar këtë deklaratë, kërkojnë që këto organizma ndërkombëtarë të kujdesen për fatin e personave të mbyllur në Kampin e MEK-ut në Shqipëri për arësye politike. Këto familje shtuan se “Ne e dimë që të dashurit tanë janë anëtarë të MEK-ut tani në Shqipëri, por udhëheqësit e kësaj organizate nuk na lejojnë ne të vizitojmë apo të marrim informacion për të dashurit tanë, gjithashtu edhe qeveria shqiptare ende nuk na ka ndihmuar, kështu që ne u kërkojmë ndihmë, që të marrim informacion për të dashurit tanë, në përputhje me rolin dhe autoritetin tuaj si organizma ndërkombëtare. Nëse ju do të na ndihmoni, pa dyshim që do të na pakësohet ankthi përsa i përket gjendjes shëndetësore të të dashurve tanë dmth, nëse ata janë prekur nga Covid-19 apo jo”.
Familjet shprehën frikën që me ardhjen e stinës së ftohtë të dimrit si edhe me përkeqësimin e situatës së shpërthimit të Covid-19, si edhe me raportimin e një numri vdekjesh dhe lëndimesh në rradhët e anëtarëve të MEK-ut në Shqipëri se “Shprehim shqetësimin tonë për shëndetin e të dashurve tanë, që mbahen të mbyllur në Kampin e MEK-ut në qytezën e Manzës në Bashkinë Durrës”.
Familjet theksuan se “MEK-u për shkak edhe të historisë së vet në të kaluarën nuk e can kokën për shëndetin apo edhe jetën e anëtarëve të vet, por thejsht i ndalon ata të komunikojnë me familjet e veta”.
“Kështu që, duke pasur sigurinë e plotë që ju mund të na ndihmoni, ne presim që ju të tregoheni të guximshëm dhe të veproni vetëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, larg cështjeve politike, rajonale apo ndërkombëtare”, mbyllet deklarata e këtyre familjeve.
Sipas informacioneve të marra nga korrespondenti i Sajtit Ashraf News në Shqipëri “një numër i madh MEK-sash prej disa ditësh po manifeston simptoma të një sëmundje të ngjashme me ftohtësirën të shoqëruar me ethe”, gjë që na alarmon për mundësinë e një shpërthimi të koronavirusit në rradhët e banorëve të Kampit Ashraf 3.
Burimi ynë na informon se “ Udhëheqësit e MEK-ut, sidomos Miriam Rajavi, në mënyrë arbitrare po ndalojnë publikimin e të dhënave sesa persona kanë vdekur dhe sesa janë lënduar për shak të koronavirusit në këtë kamp. Duke pasur parasysh mënyrën, sesi menaxhohet Kampi Sharaf 3 në Shqipëri, ka shumë rrezik që kjo sëmundje të përhapet në rradhët e anëtarëve të Organizatës MEK”./ashraf-news/
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir