Kur grinden atllarët (iranianët me izraelitët) shkelmat i hanë gomarët (shqiptarët)

Categoria: Lajme

Vrasja me sulmi terrorist të mirëorganizuar të Dr. Mohsen Fakhrizadeh thuajse në periferi të Teheranit, si edhe neutralizimi (vrarë, plagosur) i eskortës së tij prej 8-10 vetësh në 2 makina është një ngjarje shumë e rëndë.

Ngjarja është e rëndë, sepse i ndjeri ishte praktikisht shefi i programit bërthamor iranian dmth ekujvalenti i Openhajmerit në Projektin Manhatan, apo i Igor Kurcatov-it për sovjetikët apo Zholjo Kyrisë për francezët. Irani nuk është Koreja e Veriut, ku po tha Kim-i nr. 3 që Amerika është djalli dhjetra million koreanoveriorë në kor thonë që Amerika është djalli, ama po tha ky Kim-i se Amerika është ëngjëlli dhjetra milionë “robotë” koranoveriorë në kor do thonë Amerika është ëngjëlli. Irani ka opinion publik! Pikërisht një opinion i tillë publik do kërkojë hesap për këtë dështim të rradhës të organizmave iraniane të sigurisë. E vetmja mënyrë të evitohet pagesa e faturës së dështimit është që Irani (udhëheqësi supreme Khameneni madje premtoi hakmarrje të fortë) të hakmerret mjaftueshëm për të tilla prekje flagrante, publike dhe fyese të sigurisë kombëtare. Theksoj se Irani është shtet, që sigurinë kombëtare e merr seriozisht në mënyrë ekstreme.

Fajtorët

Gjykuar nga burime të hapura informacioni vrasja u krye nga Mossad-i izraelit me të paktën informim paraprak të CIA-s amerikane. Izraelitët kanëmbajtur qëndrim të tipit “No Comment” për vrasjen,ndërsa amerikanët të paktën zyrtarisht e kanë mohuar përfshirjen në këtë vrasje. Gjithnjë e më shumë në mediat e ndryshme po publikohen info për pjesëmarrjen e MEK-ut (Muxhahedinët e Popullit Iranian) në këtë vrasje. Një nga artikujt e shumtë, që e akuzojnë MEK-un si bashkëvrasës të Dr. Mohsen Fahrizadeh është edhe në këtë link: https://ëëë.almasdarneës.com/article/neë-details-revealed-about-iranian-nuclear-scientists-relationship-ëith-syria-hezbollah-hamas-report/. Janë disa dhjetra shkrime të tilla kryesisht në media perfierike, qëakuzojnë edhe MEK-un për të tilla vrasje.

Shqipëria

Përplasja gjeopolitikemidis Iranit (Rusi + Kinë ndoshta dhe + Turqi) kundra Izraelit (SHBA + Arabi Saudite + Bahrein + Emiratet e Bashkuara Arabe) është një përplasje titanësh. Atdheu im Shqipëria nuk është as fuqi botërore madje as rajonale. Shqipëria është një vend i vogël dhe relativisht i varfër, që madje edhe në Ballkan ka peshë jo të rëndë. Të futesh në një konflikt titanësh me një peshë gjeopolitike dhe ushtarake si Shqipëria (kur asnjëra palë nuk të kërcënon kufijtë) është marrëzi , më së paku një megallomani ekstreme!!! Fatkeqësisht Atdheu im duke strehuar MEK-un (Kampi Ashraf 3 në Manëz) është bërë pjesë e një përplasje të tillë me përmasa thuajse globale mdis dy kampeve të lartpërmendura. MEK-sat, kur erdhën në Shqipëri, zyrtarisht u strehuan për arsye humanitare si persona të rrezikuar. Kryeministri në ikje Berisha, që pranoi 200-300 MEK-sat e parë në Shqipëri, në një bisedë me ambasadorin e ri të Iranit në Shqipëri premtoi zyrtarisht se këta njerëz (200 e kusur MEK-sa) nuk do të ishin kërcënim për kërkënd. Nënteksi ishte i qartë që MEK-sat në Shqipëri thjesht do të strehoheshin, do të jetonin, por nuk do të kryenin asnjëlloj veprimtarie politike, pa folur për veprimtari propagandistike online apo edhe diversanto-ushtarake! Gjatë viteve, kur kryeministër i Shqipërisë ishte Edvin Rama, MEK-u nga periferia e Tiranës (në ambiente me qera) u zhvendos në Manëz, ku ngriti një alamet kompleksi të rrethuar me gardh (gated compound) e të ruajtur me roje të armatosura të një kompanie private. MEK-u i shtriu “metastazat” e tij në politikën shqiptare, në organet e sigurisë e deri diku në gjyqësorin shqiptar pak a shumë si qelizat kanceroze, që sulmojnë qelizat e shëndosha të trupit të njeriut. Kampi Ashraf 3 në Manëz për shkak të reflektorëve të mediave prestigjoze ndërkombëtare mbi të u kthye menjëherë në një antireklamë për turizmin shqiptar. Më pas me shndërrimin e zyrtarëve të lartë të policisë deri në rang drejtori të përgjithshëm, të zyrtarëve të lartë të Shqërbimit Sekret Shqiptar (SHIK), të kryebashkiakëve, deputetëve, zv/ministrave dhe ministrave në qole (stooges) të një ish terroristeje të pa Atdhe (apolide dhe apatride) si Miriam Rajavi, Kampi Ashraf 3 u shndërrua në një kërcënim real dhe prezent për sigurinë kombëtare të Atdheut tim. MEK-u me propagandë virulente anti Iran online, me rekrutim shqiptarësh kryesisht adoleshentë, me vendosje kontaktesh pune me individë vehabistë (të përfshirë në rekrutim shqiptarësh për t’i dërguar mish për top në radhët e Frontit Jabat al Nusra në Siri), me bashkëpunimin me cdo armik të Iranit, u kthye në një “beze tëkuqe” përballë brirëve të “demit” iranian. Segmente të qeverisë dhe politikës shqiptare duke u shndërruar në hyzmeqarë servilë të ish terroristes Rajavi arritën deri aty sa të zbatonin thuajse cdo urdhër të saj, që nga vënia në dispozicion të operacioneve të errta të MEK nëprmjet Rinasit, të vetmit aeroport civil të Shqipërisë e deri te dëbimi i punonjësve të Ambasadës  Iraniane në Tiranë sa herë që t’i tekej kësaj Rajavi-t!

Në kushtet, kur ka dyshime dhe indicie të arsyeshme, që në vrasjen e Dr. Fahrizadeh është jo thjesht gishti, por edhe dora e MEK-ut (pra thuajse është provuar që MEK-u nuk heq dorë nga terrori, nga vrasjet edhe të personazheve me profil të lartë), mbetet për t’u parë si do hakmerret Irani për këtë vrasje. E ritheksoj që Irani është një shtet, që e merr jashtëzakonisht shumë seriozisht sigurinë e vet kombëtare, krejt ndryshe nga Atdheu im i mjerë, Shqipëria.

Si i krishterë i mirë, që jam, që sot do të shkoj në Kishën e Shën Astit në Durrës dhe do të ndez një qiri duke iu lutur Zotit tim Jezu Krishtit, që t’i mbrojë jetët dhe shëndetin e shqiptarëve, pronën, mallin e gjënë e shqiptarëve nga cdo hakmarrje e mundshme e Iranit. Lus Zotin që shqiptarët dhe prona e tyre të paguajnë zero faturë për kompleksin ulëritës të inferioritetit (vs MEK) të segmenteve kuislinge të politikës dhe administratës shqiptare. Nuk ka pse shqiptarët halle shumë të paguajnë faturë për disa dyzina qelbësirash, që rrinë nga mëngjezi në darkë duke lëpirë cizmet e një ish terroristeje duarpërgjakur, që nuk i rri bytha rehat, por ende me sebepin e “clirimit” të popullit të Iranit, kërkon t’i rilyejë duart me gjak!

Theksoj se zyrtarisht Bashkimi Evropian, atje ku ne dëshirojmë të integrohemi, e dënoi vrasjen e Dr Fakhrizadeh-së. Peter Santo kryezëdhënës i  Divizionit për Cështjet e Jashtme (ministria e jashtme e BE-së), publikisht në emër të BE-së e dënoi aktin e një vrasje të tillë të një shkencëtari të shquar. Shqiptarët duhet të zgjedhin ndërmjet qëndrimit zyrtar të BE-se dhe duarve të përgjakura të Miriam Rajavit. Unë për veten time kam zgjedhur BE-në. Besoj se kam bërë zgjidhje të drejtë!

O Zot ruaji jetët e shqiptarëve si dhe pronat, mallin e gjënë e tyre!!!!!!!!!!


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur