Vrasja e Sejad Shirazit, idea nga Sadami, zbatimi nga Rajavi

Categoria: Dokumente

 

Intervista e 9 ish-anëtarëve të MEK me mediat ndërkombëtare

(Kjo intervistë është bërë në kohën e sundimit të Sadam Husejnit)

 

Unë jam Hushjar Sejfi, lindur në vitin 1968, nga Marivan.

Unë i jam bashkangjitur muxhahedinëve në vitin 1989. Kisha për qëllim të largohesha jasht shtetit nga toka irakiane kur më arrestuan forcat e Ba'athit dhe më dorëzuan tek organizata.

Në vitin 2000, ata më dërguan në një karantinë ku më  stërvitën për sulme terroriste brenda vendit( në Iran). Më pas u futëm në brendësi të Iranit që për fat  të mirë u arrestuam në qytetin e parë (Kurdestan) ende pa e kryer operacionin.

Unë jam Amir Gafur, i biri i Mir Hadit, i lindur në vitin 1967 në Ardebil.

Iu bashkova forcave të organizatës në Irak në vitin 1989 dhe më 22 shtator të vitit 2000 u futa në tokën iraniane. Isha bërë gati për të bërë disa shpërthime në qytetin Rej para se të më arrestonin forcat e Republikës Islamike.

Unë jam Masumeh Sayaad Abadi.

Në shtëpi më thërrasin Marxhan. Kam lindur në vitin 1972 dhe në vitin 1994 shkova në Hollandë dhe kam qëndruar 3 vite në Irak gjithashtu.  Kisha ardhur në Teheran për të kryer disa sulme me raketë-hedhëse.

Unë jam Hura Shalchi, e lindur në vitin 1970 në Teheran.

Në vitin 1995 shkova në Irak dhe qëndrova atje deri në vitin 1999. Në fillim të vitit 2000 erdha në Teheran për të kryer disa sulme me raketë-hedhëse dhe u ktheva përsëri në Irak. Në tetor të vitit 2000 u erdha përsëri për të kryer sulme me raketë-hedhëse në Teheran dhe më arrestuan kur po largohesha nga vendi.

Unë jam Arash Sametipur lindur në vitin 1975 në Teheran.

Kam kryer shkollën e mesme në Teheran dhe kam studiuar dy vite të inxhinierisë metalurgjike gjithashtu dhe shkova për të vazhduar studimet në Amerikë. Në Amerikë kam qenë student për IT.  Në vitin 1998 u bashkova me muxhahedinët dhe nëpërmjet disa shokëve që ishin të varur nga organizata , arrita të shkoja në Irak. Unë në Irak kam marrë leksione të ndryshme për të kryer sulme terroriste në brendësi të territorit iranian dhe kisha ardhur në Iran për të vrarë dy persona dhe gjatë zbatimit të operacionit u arrestova nga njerëzit dhe forcat ushtarake.

Gjatë arrestimit gëlltita dy tableta cianuri sepse kisha marrë urdhër direkt nga organizata që nuk duhet të më kapnin të gjallë.

Unë jam Muhamed Kumi , i lindur në vitin 1980 në Morage.

Unë jam bashkuar me Organizatën Muxhahedinët Khalk në vitin 1999 nëpërmjet një përkrahësi të saj në brendësi të vendit dhe më 11 tetor të vitit 2000 kisha ardhur në Iran për një sulm terrorist( sulm me raketa-hedhëse) kur u arrestova në qytetin Rej.

Unë jam Ali Kerimi Far i lindur në Mamassani në vitin 1977.

Në vitin 1998 kisha vendosur të shkoja jashtë shtetit për punë me njërin nga të njohurit e mi kur u arrestuam nga forcar irakiane të cilat na dorëzuan te muxhahedinët.

Pasi qëndrova atje, më përgatitën për sulme terroriste brenda vendit dhe pastaj në shkurt të vitit 1999  erdha për të kryer sulme me raket-hedhëse në Teheran.

Atje, në mes të të shtënave dhe britmave të popullit, u frikësuam dhe u larguam nga vendi i ngjarjes. Në vitin 2001 u dërguam me mision  për të sulmuar në të njëjtin vend , por këtë radhë u arrestuam pasi dolëm nga Iraku.

Unë jam Seid Sangar, i lindur në vitin 1973 në njërin nga qytetet e Kurdestanit, në Piranshehr.

Në vitin 1998 doja të largohesha nga vendi dhe njëri nga të njohurit  e mi më tha që mund të largohesha nëpërmjet muxhahedinëve dhe kështu u bashkova me organizatën.

Kam qëndruan në burg në Irak për 26 ditë dhe më pas, nëpërmjet zyrës së sigurimit irakian , më dorëzuan tek organizata.  Në vitin 2000, u zgjodha në njërin nga ekipet që do të dërgohej për sulm me raket-hedhëse në Sanandaxh dhe më 29 gusht të vitit 2000 u futa në brendësi të vendit dhe më 31 gusht u arrestova.

Unë jam Sairus Bakeri i lindur në vitin 1967.

Në vitin 1989 u bashkova me Organizatën Muxhahedinët Khalk dhe mora mësime stërvitore të ashtuquajtura ushtarake dhe terroriste. Në vitin 2000 u dërgova brenda vendit për sulme terroriste dhe u dorëzova tek forcat e Iranit nëpërmjet familjes sime. 

Gazetari: Cili ishte motivi juaj për të vrarë?

Arash Sametipur: Për t'iu përgjigjur mirë pyetjes suaj kethehemi te motivi që na jepte Organizata Muxhahedinët Khalk duke vrarë dhe kryer sulme me raketë-hedhëse brenda në vend. Unë kam nevojë që të bëj një përmbledhje para se t'i jap përgjigje pyetjes suaj. Shikoni, po t'i hedhim një shikim historisë së Organizatës së Muxhahedinëve është një organizatë e cila nuk e ka kapacitetin të merret me politikë. Gjithçka që mund të bëjë organizata  përmblidhet me vrasjet dhe sulmet terroriste.  Kështu me anë të kësaj metode kërkon të marrë pushtetin.  Dhe kjo kthehet te personaliteti i vetë Rajavit dhe tek ato motive dhe aspirata që ka. Por kjo është e qartë që është kundër vullnetit të popullit të Iranit.

Për çfarë arsye?

Për shkak të kësaj se unë mendoj se ka ardhur koha për luftë guerile. Domethënë  historiku dhe konteksti i këtyre luftërave kthehet në kohën e viteve 60-70.  Kjo daton në një kohë kur çdo  qeveri dhe shoqëri e përparuar  drejtohej  nga zgjedhjet e lira dhe  mesa  e shohim tani, në Iran po kryhen zgjedhje të lira dhe kjo është shumë e mirëpritur nga populli iranian. Vetë unë, para se të bashkohesha me organizatën kur jetoja në Amerikë, isha në njohuri për këtë ngjarje si nëpërmjet internetit ashtu edhe radios vendase. 

Për këtë arsye organizata vriste që të merrte pikë politike ndërkohë që këto motivime janë vërtet të verbëra.

Që çfarë?!

Që të kishte një fitore politike dhe ushtarake për Organizatën Muxhahedinët Khalk ndërkohë që ishte një motiv i verbër terrorist.

Unë nuk i njihja personalisht personat që m'i prezantonin si subjekt  të një operacioni.  I njihja vetëm pasi më tregonin informacione dhe foto të tyre. Ajo që më motivonte të bëja këtë punë ishte urdhëri i drejtpërdrejtë apo sistemi që përdorte MEK për ne. Kështu ata më kishin bindur që t'i zhdukja dhe thonin që kam një përgjegjësi të madhe në këtë fushë.

Kur më pas erdhëm dhe u arrestuam nga njerëzit ( në të vërtetë sipas asaj që na tregonin , unë prisja mbështetje nga populli)  vura re që ishte vërtet populli ai që na arrestoi.  Ishin këto induksione dhe mendime që na kishte futur në kokë MEK që më bënin të kryeja ato vrasje.

Gazetari: Me përkrahjen e cilit vend u futët në Iran dhe  nëpërmjet ndihmës së cilit vend i merrnit armët tuaja?  

Arash Sametipur: Po ju tregoj në mënyrë të përmbledhur që armët që kisha marrë unë si anti-tank dhe  granata, ishin të prodhimit Tabuk të Irakut dhe për të mos e kuptuar që ishin armë irakiane, i kishin fshirë të dhënat me gurë zmeril.  Jam futur në Iran nga kufiri ujor i Eufratit dhe deri në breg të lumit Eufrat jam shoqëruar nga shërbimi sekret irakian dhe disa forca të tjera të organizatës.

Forcat irakiane të inteligjencës, ndikuan në kohën e kalimit tonë përtej kufirit.

Nëse do t'i hedhim një vështrim të përgjithshëm  kësaj çështjeje, linjat që po ndjekin këto stërvitje terroriste dhe gjëra si këto, janë  po ato linja të cilat udhëzohen nga Iraku.

Për shkak se atje kam qenë dëshmitar i marrëdhënieve me Irakun, këtë do ta shpjegoj kur t'i vijë momenti.  Por deri atje ku kjo ka të bëjë me vet mua, armët e mia kanë qenë irakiane , municionet që përdorja në stërvitje ishin irakiane dhe gjithashtu ishin forcat irakiane të inteligjencës që më ndihmuan të kaloj në anën tjetër të kufirit.

Në fazën e kalimit të kufirit (ardhja nga Bagdadi në Basra dhe kalimi i kufirit në lumin Eufrat) kemi qenë gjatë gjithë rrugës të shoqëruar nga eskorta e forcave irakiane.

Sigurisht që është e qartë unë nuk mund të komunikoja me ata sepse nuk kisha leje nga përgjegjësi im në Organizatën Muxhahedinët Khalk.  Por ndodheshin  disa persona të cilët ishin funksionarë të lartë në organizatës dhe  ndërmjetës për mbarëvajtjen dhe koordinimin e punëve.

Gazetari: Kemi dëgjuar që para dhe pas luftës, organizata ka mbledhur informacione ushtarake në brendësi të Iranit në hesap të Irakut.  A keni ndonjë hollësi për të na shpjeguar? A dini donjë rast të veçantë të cilin  mund të na e përshkruani?

Mir Gafur Saidi: Po, unë kam qenë 11 vjet anëtar organizatic te MEK  dhe kam vëzhguar nga afër raste të ndryshme.

Kam qenë pjesë e sigurisë së hyrje-daljeve të organizatës për gati 4 vite të cilat zhvilloheshin me koordinim të plotë me forcat irakiane të Ba'athit dhe shërbimet sekrete.

Spiunimet janë bërë më shumë në kohën e luftës. Madje edhe koordinatat e sakta në Iran të cilat Iraku i qëllonte me raketa, veçanërisht të disa vendeve në Teheran, ishin anëtarët e organizatës që ua kanë treguar irakianëve në mënyrë të detajuar, të cilët më pas qëllonin.

Apo për raketat që kërkonin të lëshonin në Dezful (për shkak se Dezfuli kishe dhënë shumë dëshmorë në luftë dhe mbështetësit më të mëdhenj të qeverisë ndodheshin atje). Për këtë arsye organizata jepte më shumë informacion rreth atij vendi apo vendeve ku ata shkonin në front . E gjitha kjo sepse  e njihnin gjuhën perse. Vishnin rroba ushtarake të Republikës Islamike dhe vinin zbulonin situatën në brendësi të kufirit.

Pasi merrnin informacion të plotë, ia jepnin atë forcave irakiane të Ba'thit, dhe ata projetkonin gjithçka duke u bazuar mbi informacionet e MEK dhe më pas shkonin në zonë dhe fillonin sulmin kundër ushtrisë së Republikës Islamike.

Apo dhe disa raste të tjera kur merrnin informacione nga kufiri pas luftës.  Ata shkonin në formën e vendasve nëpër qytetet kufitare dhe qëndronin për disa ditë. Ndërmerrnin operacione që zgjasnin 20 ditë  ose një muaj që të mblidhnin informacion  brenda Iranit dhe ta sillnin në Irak që t'ua dorëzonin  forcave irakiane.

Për këtë arsye Iraku vinte dhe u siguronte muxhahedinëve kalim në kufi që kështu të mblidhnin informacione dhe t'i dërgonin ekipet për sulme terroriste në po ato pasazhe kalimi të cilat siguroheshin nga forcat e inteligjencës.

Unë i kam parë disa herë të vijnë për kontroll në kufi. Batalioni i Irakut ishte i vendosur në Shehrani, ne gjithashtu shkuam atje dhe komandantët e lartë të organizatës u takuan me komandantin e batalionit irakian dhe morën kamera të vogla dhe kamera 120-ëshe të cilat ishin mjaft të fuqishme. Kishin identifikuar të  gjitha pikat e rëndësishme të ushtrisë së Republikës Islamike dhe më pas ia dhanë të gjithë informacionin e përmbledhur Irakut. 

Said Sangar: Informacioni që unë kam rreth kësaj që pyesin se në çfarë forme ishte lidhja midis Irakut dhe organizatës, një informacion të cilin e kam parë me sytë e mi, është kjo që organizata merrte municione nga kampet ushtarake të Irakut.

Si përfundim, të gjitha mbrojtjet dhe kalimet nëpër qytetet irakine, bëheshin nga forcat e shërbimit inteligjent. Për shembull informacion rreth personave të dyshimtë që silleshin pranë kampit, zyra e inteligjencës i merrte dhe organizata u bënte pyetje, më pas i përkthente dhe ua dorëzonte.

Një tjetër pikë rreth të cilës doja të flisja është kjo që kur ne donim të vinim për të kryer misionin, morën nga shërbimin sekret irakian foto të Piranshehrit nga ajri dhe na i treguan. Ata na shpjeguan  se ku gjendej qyteti  dhe se për çfarë na i tregonin fotot dhe gjëra të tjera të nevojshme për t'u ditur, të cilat i merrnin të gjitha nga shërbimi sekret dhe ushtria irakiane.

Dua të them edhe këtë që Organizata Muxhahedinët Khalk ka marrëdhënie shumë të ngushta me shërbimin inteligjent të Irakut. Të gjitha kampet e organizatës mbrohen nga forcat irakiane me armë ushtarake 23 milimetërshe dhe sisteme satelitore.

Hushjar Sejfi:  Dua të flas rreth asja që Masud  Rajavi ka thënë në njërën nga mbledhjet: " Kur u thamë irakianëve përse nuk qëlloni me raketa, na thanë që ne duam por nuk kemi informacion".

Ne shkuam dhe morëm hartat e pikave të veçanta të Iranit dhe ua dhamë atyre. Më pas ata filluan të qëllojnë me raketa qytetet iraniane. Në po këto mbledhje, Masudi ka thënë që po ta kryejmë më mirë punën tonë në brendësi të Iranit, irakianët do të kujdesen më mirë për ne dhe do të na japin më shumë pajisje.

Ne bëhemi aktivë sepse po të mos bëhemi dhe po të mos bashkëpunojmë me Irakun , nuk do të na mbetet gjë në dorë dhe Iraku na jep më pak pajisje.

Si përfundim, këto vrasje që bën janë saktësisht në bashkëpunim me Irakun dhe ky i fundit përfiton nga kjo. Merr informacion nga ata dhe në këmbim u jep pajisje. Për këtë arsye Iraku është shtylla e pestë për ta.

Spiunimet dhe vrasjet janë nga ana e Irakut dhe forcat e tyre vijnë nga kufiri. U tregon muxhahedinë kufirin dhe u siguron atyre kalim të lirë për në krahun tjetër. I zgjidh të gjitha punët e veta me anë të operacioneve.

Ardhja e Masud Rajavit në Irak dhe marrja e pajisjeve dhe edukimit ushtarak është shenjë e qartë e bashkëpunimit të tij me qeveritarët irakianë.

Hura Shalçi: Unë doja të flisja rreth mercenarizmit të organizatës për Irakun. Sigurisht që këto gjëra që thanë djemtë janë të sakta dhe të gjitha ushtrimet dhe mësimet ushtarake që Iraku u bëri këtyre , u organizuan nga kolonelë irakianë. Të gjitha stërvitjet qoftë edhe ato për femrat, në fillim vinin irakianët, në fillim na mësonin mësime taktikash, më pas ushtarake. Në fillim na i shpjegonin irakianët duke sjellë libra në arabisht, më pas të gjitha librat përktheheshin në persisht.

Mësimet që ndodheshin në ato libra, miratoheshin nga vetë forcat irakiane dhe një herë në disa kohë vinte një ekip irakian nga komandantët e tyre për të bërë kontroll.

Në lidhje me këtë organizata është në dorë të Irakut. Të gjitha pajisjet që ka organizata , ia  ka dhënë Iraku veçanërisht armët dhe municionet. Këto kohët e fundit u ka dhënë disa tanke, autoblinda, dhe disa municione. Raketë-hedhëset që ne përdornim ishin prodhim të Irakut.

Muhamed Kumi: Nëse duam të flasim për mercenarizmin e organizatës për Irakun, duhet të themi se ishte vetë Masud Rajavi që gjatë mbledhjeve deklaronte hapur se dje ose pardje ka shkuar në prani të të zotit të shtëpisë, ose ndryshe pranë kryetarit të kryetarëve, me çfarë donte të thonte se ka qenë pranë Sadam Husejnit.

Dua të them se uleshin të dy në një tavolinë dhe i thonin të gjitha ato që kishin për të thënë dhe bënin bashkëpunimin. Domethënë Rajavi është aq i shitur saqë Sadami i kërkon organizatës disa synime dhe i jep linjat të cilat duhet të ndjekë.

Shokët gjithashtu e thanë , që të gjithë urdhërat që jepte Sadami, si për shembull vrasja e Sejad Shirazit e shumë e shumë të tjerë, duhet të zbatoheshin.  Një gjë tjetër që doja të thoja është kjo që ata bashkëpunonin me organizatën. Kur ne u larguam nga Irani për në Irak, u arrestuam nga shërbimi inteligjent irakian, u mbajtëm të burgosur dhe pas një muaji një ndërlidhës lajmëroi organizatën dhe një përfaqësues i saj erdhi  dhe na shpërnguli te kampi Tabatabai në Bagdad.

Arash Sametipur: Më lejoni të jap një shpjegim këtu. Në të vërtetë, të burgosurit iranian që ndodheshin nëpër burgjet irakiane, dorëzoheshin tek Organizata Muxhahedinët Khalk nëpëmjet forcave të shërbimit inteligjent. Për t'jua përmbledhur më shumë juve të nderuar, po ju them që organizata e muxhahedinëve është një pjesë e ushtrisë së Irakut.

Domethënë është e qartë që sistemi stërvitor , menaxhimi, armët, municionet, informacionet që mblidhte dhe linjat që ndiqet, i përkisnin të gjitha shtetit irakian dhe ne nuk mund ta cilësojmë këtë organizatë si të pavarur nga Iraku.

Në të vërtetë ne ishim shtylla e pestë e Irakut. Kishim rolin e terroristëve të cilin e luanim kundër vendit tonë duke bashkëpunuar me Irakun. Për shembull shokët ju treguan për vrasjen e shehid Sajad Shirazit. Këtë e them sepse kam qenë vetë atje dhe pak a shumë kam marrë pjesë në ekipin e sigurimit. Gëzimi dhe lumturimi i irakianëve, sidomos i zyrtarëve të lartë, nuk mund të kuptohej.

Për shkak se ne e kemi parë këtë gjë mund të flasim rreth saj. Një shembull shumë i thjeshtë në lidhje me këtë çështje është kjo që Organizata Muxhahedinët Khalk ndiqte gjithmonë linjat që i caktonte Iraku.

Mir Gafur Saidi: Nëse do të dua ta shpjegoj plotësisht, duhet të them që marrëdhënia Irak-MEK është shumë e ngushtë. Madje ata kujdeseshin për ta më shumë se sa për vetë forcat e shërbimit inteligjent dhe forcat e Ba'athit.

Unë kam parë shumë shembuj për të cilët mund t'ju tregoj tani. Në kohën kur donin të bënin një armatim të përgjithshëm, domethënë të bënin një ndryshim të sistemit, ishte Iraku ai që u dha atyre makinat, armët dhe çdo gjë që ndodhet në kampin e tyre.

Në vitin 1994, Susan  Azra Alavi Talegani, këshilltarja e Masud Rajavit , u takua me një komandant të lartë të ushtrisë irakiane në garnizonin e madh ushtarak Taxhik në Bagdad dhe unë personalisht kam qenë truproja e  Azra Alavi Taleganit.

Ajo çfarë kishin vendosur së bashku ishte përgatitja dhe plotësimi i kushteve për Organizatën Muxhahedintë Khalk.  Ky vendim u zbatua dhe pas kësaj, Rajavi, Mehdi Abrishamchi dhe Abas Daveri u takuan me Sadam Husejnin, Tarik Azizin dhe të tjerë.

Vet Masud Rajavi, në një takim publik ka thënë: Una u takova me shokët dhe nga ky moment e tutje, do t'ju japin çfarë të dhëshironi.

Pas këtyre veprimeve, erdhën përgjegjësit, oficerët dhe riparuesit irakianë, të cilët brenda tre muajve i morën të gjitha armët që ndodheshin në garnizonin Taxhik, si autoblindet, armët, rraketë hedhëset, armët e lehta kamionët si IFA, trailerët, Jeep-at dhe  Land Cruiser-at , i riparuan , i bënë gati dhe ia dorëzuan Organizatës Muxhahedinët Khalk.

Unë kam shkuar gati dhjetë herë te garnizoni Taxhik për të marrë armët që ata kishin bërë gati për ne dhe i sollëm me eskortë në kampin Ashraf.

Në qytetin Khales ndodhet garnizoni i madh i organizatës. Ka dhe raste të tjera kur unë personalisht në mënyrë direkte kam qenë roje i trajlerave të cilët transportonin municione të cilët shkuam i morëm nga garnizoni i madh  në Mosul ku kishte municione të shumta të depozituara.  Nga atje kemi marrë 6 trajler të mëdhenj të ngarkuar me municione nga irakianët. I morëm municionet dhe i depozituam në magazinat e garnizonit Ashraf.

Ose jashtë kësaj, kemi marrë nga irakianët të gjitha sistemet mbrojtëse tokë, ajër dhe kundër-ajrorët që kishin vendosur në garnizon si shenjë e talentit të brigadës së tyre. Kemi marrë edhe disa raketa tokë-ajër të kalibrit 23, 37 dhe 57 milimetër , raketa Sam 3 , të gjitha prodhim irakian. Komandanti i mbrojtjes së qarkullimit ishte nga shërbimi inteligjent.

Shërbimi inteligjent, me anë të një makine të veçante, merrte përsipër sigurinë e të gjithë qarkullimeve që bënin. Nën ruajtjen e irakianëve, ata janë të lirë të transportojnë sa herë të duan.

Ata mund të qarkullonin në çdo qytet me armë automatike, kallashnikovë dhe të veshur në uniforma ushtarake.

Një çështje tjetër është ajo e mercenarizmit. Mercenarizmi i Organizatës Muxhahedinët Khalk për Irakun. Kjo është shumë e qartë sepse unë vet kam qenë për 11 vite me radhë pjesë e organizmit të kësaj organizate dhe e shikoja me saktësi se shtylla e pestë e Irakut ishte MEK.  Për shkak se gjatë luftës,për operacionet në frontin kufitar dërgonin gjithmonë anëtarët e organizatës në paravijë. Shkonin, qëllonin disa herë me RPG dhe ktheheshin. Ose qëllonin me mitraloz dhe ktheheshin.

Një herë, në një mbledhje në vitin 1995, vetë Masud Rajavi na tha: Iraku nuk do të na jepte asnjë pajisje derisa ne kapëm tre pengje nga forcat e Republikës Islamike dhe ua dorëzuam Irakut. Pas kësaj na dhanë 50 dylbi dhe kamera për shikim  natën, amerikane dhe holandeze.

Duhet të shkojmë dhe të bëjmë më shumë zbulime  dhe t'i sjellim t'i japim në shërbim të Irakut. Të bëjnë operacione më të mëdha , në qoftë se këto operacione dalin me sukses, është vendosur që Iraku të na japë më shumë pajisje, domethënë do të na japë dy vende të tjera. Këto na i dhanë dhe u vendosëm aty.

Pas këtyre ngjarjeve filluan çështjen e terrorizmit pas së cilës fshihej vetë Sadam Husejni. Domethënë , ndonjëherë  për gjatë 6-7 muajsh vinte mesazh nga Masud Rajavi se në këtë çështje kishte ndërhyrë vetë i zoti i shtëpisë dhe se ne nuk mund të kalonim me thjeshtësi kufirin Irak-Iran. Kishte thënë se po të bënim një vrasje serioze me siguri do të na jepte më shumë pajisje dhe ne mund të ndërhynim më shumë brenda kufijve të Iranit.

Pasi vranë Sajad Shirazin, Masud Rajavi pati një takim me Sadam Husejnin dhe ky i fundit i dha më shumë pajisje në dispozicion duke i dhënë një garnizon në qytetin Basra dhe Al-Amareh dhe dy garnizone në Felik dhe Jalula. Në qytetin Khales i dha një garnizon shumë të madh dhe në mesin e Bagdadit i dha shumë pajisje për të hapur zyrën e tyre të marrëdhënieve.   Në qytetin e Abu Graibit i dha një vend tjetër dhe vende të tjerë për të cilat ne nuk kemi informacion dhe nuk e dimë.

Të gjitha këto pajisje na i dhanë pasi vramë zotin Sajad Shirazin. Irakianët i jepnin Organizatës Muxhahedinët Khalk dyfishin e furnizimeve që u jepnin forcave të Ba'athit. Si për shembull ushqime.

Një Irak i cili ishte nën sanksione , nuk jepte ndihma për popullin e tij, por  dërgonte për Organizatën Muxhahedinët Khalk trajlera me miell, sheqer, rroba, mish materiale ndërtimi e kështu me radhë.

Disa nga armët për të cilat mund t'ju tregoj, janë këto që kur donin të bënin paradën e vitit 1991, irakianët sollën disa tanke T55 në hyrje të kampit Ashraf  së bashku me 50 blinda të cilat i lanë atje. Sollën dhe disa  MTLB të ngarkuara mbi kamionë IFA për shkak se i donin për t'u dukur gjatë paradës.

Këto gjëra i vendosnin në dispozicion të Organizatës Muxhahedinët Khalk që të mund t'i përdorin. Kur donin të bënin manovrën ushtarake Simorg në vitin 1994, ishte Iraku vendi që i dha shumicën e armatimeve në dispozicion organizatës.

Armët e reja që sapo kishte marrë, janë projektuar nga Iraku si për shembull raketë-hedhëset. Madje u ka mësuar edhe mënyrën e përdorimit dhe më pas ua ka lënë në përdorim. Në fillim të vitit 1997 është bërë një stërvitje nën vëshgimin e kapiten Abu Ahmed-it i cili ishte irakian.

Pas kësaj kanë sjellë trajnerët e tyre të komandojnë atë projekt që t'u japin atyre mësime taktike. Sadami zgjodhi në mënyrë direkte 6 persona me nivel të lartë për t'i mësuar ata. Brigadier Fuad Ali Kerimin, brigadier Abdulkerimin, kolonel Xhasemin, kolonel Nedaun etj.

Gazetari: A ka Organizata Muxhahedinët Khalk ndonjë listë me emrat e zyrtarëve që duhet të vrasë? Nëse ka një të tillë, a ka prioritete?

Arash Sametipur: Rreth kësaj që a ka ndonjë listë apo jo, unë personalisht besoj se me koordinimin e irakianëve ka, por një anëtar i nivelit të ulët nuk ka akses në informacione të tilla.

Domethënë, vet unë pasi kalova disa faza të stërvitjes terroriste për të filluar misione brenda Iranit, e kuptova vetëm në fazën e fundit se cilat persona janë shenjestra të operacionit. Ata e mbanin shumë të fshehtë, domethënë, nuk mund të jap shpjegim më shumë se kaq.

Gazetari: Ju që keni qenë pjesë e organizatës, sa herë në sa kohë e merrnit një urdhër të tillë për vrasje?

Mir Gafur Saidi: Urdhërat për ato vrasje i sillte personalisht Masud Rajavi dhe projektohej dhe planifikohej nga  qendra e tij e vërtetë. Projektimet dhe llogaritjet mbi hartë  dhe puna mbi informacionet e sakta dhe mbi informacionet shtesë, bëheshin të gjitha në qendrën e tyre të përbashkët.

Kur i shpallej niveleve më të ulëta, Rajavi vendoste një mbledhje me komandantët dhe merrte betimin se secili prej tyre duhet të kryente një akt terrorist. Këto fjalë thonte dhe më pas nëpërmjet Mehush Sepehrit, me pseudonimin Nasrin , i cili është njëri nga këshilltarët e lartë të Masud Rajavit, shqyrtonte planin dhe përgatiste personat e duhur për të bërë atë punë.

Zgjidhte personat e duhur për vrasje dhe sulme me raketë-hedhëse dhe i dërgonte në Iran.

Gazetari: Çfarë bënin për t'ju motivuar që të vrisnit bashkatdhetarët tuaj?

Mir Gafur Saidi: Kur ne u futëm atje brenda, na treguan disa propaganda kundër regjimit të Republikës Islamike, dhe disa persona që kishin qenë në burg  erdhën dhe na thanë: Ata na kapnin prej gryke, na fiknin cigaret në trup, apo na ngjisnin hekurosësin në lëkurë dhe na prisnin  nga duart.

Thanë shumë gjëra.

Për shembull, kur unë vet shkova atje më thanë që të gjithë familjen time e ka kapur regjimi i Republikës Islamike dhe ata janë në burg. Nuk më dhanë kurrë mundësinë që të paktën t'u shkruaj një letër. Unë kam dërguar tre letra , por ata i kanë grisur të gjitha.

Nuk kisha marrë ndonjë lajm nga familja dhe nuk kisha kontakt me telefon me ta që t'i pyesja dhe të dija rreth tyre. Këtë urrejtje ia krijonin çdokujt që të paktën të shkojnë të hakmerren për familjet e tyre.

Për shembull, për mua ishte bërë gati sulmi me raketë - hedhëse. Në mendjen time nuk kishte më njerëz të thjeshtë. Në të vërtetë qëllimi ishte kërkesa e Rajavit për pushtet që të mund ta përdorë politikisht. Nuk kishte rëndësi se ku qëlloja, të shkonte ku të shkonte.

Na çuan në atë pikë që  që të gjithë ne ishim shndërruar në njerëz plot urrejtje që të vinim dhe të zbraznim urrejtjen tonë. Thonin se personat që nuk do t'ju ndihmojnë, me siguri janë agjentë të shërbimit informativ, ushtarakë apo të gardës dhe është më mirë që të përleshemi me ta dhe t'i vrasim, këtë na thanë.

Gazetari: Organizata ju detyroi që të lini fëmijët tuaj dhe të shkoni në Irak?

Masumeh Melek Sajdabadi: Po, ata në fillim thurnin planin  mbi persona  të ndryshëm dhe në veçanti përfitonin nga thjeshtësia dhe sinqeriteti i tyre. Bënin propagandë, për shembull unë vet kam qenë në Hollandë dhe kur shkova në Irak , dëgjova nga të tjerët se kishin vendosur foton time në kamp dhe kishin shkruar që kjo është një grua që ka lënë dy fëmijët  e saj dhe ka ardhur është bashkuar me ne, gjë e cila nuk më pëlqeu dhe e kishin bërë pa miratimin tim.

E bënë këtë punë që të mund të tërhiqnin të tjerët. Për shkak se është shumë e rrallë të gjesh një nënë që lë fëmijët e tyre për të shkuar në Irak, ata përfitojnë nga ky rast. Ata propagandojnë shumë mbi martirizimin e femrave, por nuk e kisha menduar që do të më përdornin mua për këtë.

As për vëllezërit nuk kishin bërë diçka të tillë. Të paktën të vendosin ndonjë fletë të shkruar, por këtë e bëjnë sepsa femrat janë një vegël në dorë të Rajavit. Këtë e bëjnë për të tërhequr forca të reja përndryshe ku e kanë lirinë e dhënë ndaj femrave? Gruaja nuk ka asnjë vend në ushtrinë çlirimtare, emrin e ka çlirimtare, të gjithë janë të burgosur atje.

Arash Sametipur: Ajo që mund të themi me plot bindje është kjo që ata përdoreshin nga irakianët si mercenarë. Përkraheshin në mënyrë direkte, armatoseshin dhe pajiseshin me të gjitha gjërat e nevojshme. 

Sairus Bakeri: Iraku jepte ndihma direkte ushtarake, për armatim , për stërvitje dhe të gjitha. Edhe Jordania ka dorë në përkrahjen e MEK.

Kur Maryam Rajavi shkoi në Francë si një presidente, mbreti Husejn është takuar me të. Kanë sjellë fotot e tyre dhe më pas rruga e lidhjes me Jordaninë u hap, domethënë i jepte përkrahje ekonomike.

U siguronte fluturime me aeroplan dhe u dha zyra përfaqësimi, domethënë e ka ndihmuar dhe politikisht. Edhe Iraku gjithashtu, nëse duam mund t'ju japim një shembull. Për shembull shkoni dhe shikoni statistikat e tankeve të muxhahedinëve në operacionet Çeleçerag dhe statistikat aktuale të tankeve që kanë. Ndryshon nga toka te qielli. Kanë marrë të gjitha armët e mbetur anga lufta Iran-Irak, i kanë rregulluar, lyer dhe i mbajnë për vete. Ia kanë dhënë të gjitha Organizatës Muxhahedinët Khalk.  I kanë dhënë blinda dhe tanke T55. Iraku në vitin 1988 ka projektuar një version të ri të T55 dhe ato që ka pasur më parë ia ka dhënë MEK-ut së bashku me autoblindat.

Tani mercenarizmi i tyre është mjaft i qartë, deri në këtë pikë. Domethënë të gjitha ato që thanë shokët, unë i kam parë dhe kam qenë në kontakt direkt. Domethënë Iraku jepte ndihma logjistike dhe armatime për Organizatën Muxhahedinët Khalk dhe kjo ishte parësore për ta.

Tani le të shkojmë të krahasojmë vaktin ushqimor të një familjari irakian me atë të anëtarëve të organizatës. Ajo çfarë ha një muxhahedin në kamp ndryshon, domethënë ka aq mbështetje sa për drekë ha pilaf me kebab ose pulë dhe me të vërtetë hanë ushqimet më të mira dhe kishte një kohë kur jepnin ushqim shumë të mirë.

Krahasimi i vaktit të pakët ushqimor të një irakiani me atë të një muxhahedini tregon se pavarsisht se që të dy grupet  ndodhen në Irak, muxhahedinët kanë më shumë përkrahje.

Për sa i përket pajisjeve , të gjitha municionet dhe të gjitha stërvitjet  garantoheshin  nga qeveria e Irakut. Marrëdhënia informative dhe ushtarake e Irakut me Organizatën Muxhahedinët Khalk ishte në sajë të interesit të përbashkët kundër Republikës Islamike të Iranit dhe Iraku e përdorte si mjet MEK-un për të pëmbysur regjimin iranian. Këtë bashkëpunim ata e quajtën bashkëpunim nën umbrellën e interesave të përbashkëta dhe për këtë arsye Iraku e ndihmon Organizatën Muxhahedinët Khalk me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Gazetari: Në cilin operacion vrasjeje do të merrnit pjesë ju që u arrestuat?

Arash Sametipur: Unë duhet të vrisja zotin Sejfullahi.Në gusht të vitit 2000, gjatë kryerjes së operacionit u sulmova nga njerëzit. Për shkak se më panë me armë, ata lajmëruan policinë. Unë i pashë tek po thërrisnin forcat ushtarake që të vinin të më arrestonin. Makina me të cilën më morën dhe më dërguan drejt rajonit të policisë, ishte makinë e njërit prej qytetarëve, domethënë forcat ushtarake apo të sigurisë nuk kishin lidhje në këtë mes. Përfitova nga rasti dhe hëngra kapsulën e cianurit. Cianuri të vret në disa minuta.  Unë e ndjeva që kisha një mundësi dhe e bëra këtë sepse ashtu më kishin sugjeruar. Domethënë na e kishin bërë të shenjtë dhe hyjnore që nuk duhet të na kapnin të gjallë dhe se duhet të vdisnim. Arsyeja është kjo, ata thonin se do të na torturonin dhe gjëra si këto.

Qëllimi i Masud Rajavid ishte kjo që ai nuk donte që forcat e sigurisë të mund merrnin ndonjë informacion ,të kuptonin, dhe të dinin gjendjen e botës së jashtme. Me të vërtetë të tregova, Organizata Muxhahedinët Khalk është në gabim, është një organizatë kulti, një sekt nën komandën e Rajavi-t.

Ka ideologjinë dhe rregullat e veta të veçanta. Mendoj se i vetmi person në histori që i ngjason është Hasan Sabah. Unë kisha hedhur  granatën dhe isha plagosur në momentin kur m'u këput dora dhe m'u dëmtua rëndë këmba. Për këtë arsye jam operuar 5 herë dhe gjatë operacionit më kanë dhënë katër qese me gjak që të mbetesha gjallë  dhe në operacionin e fundit më hoqën një pjesë nga këmba dhe ma ngjitën në pjesën e dëmtuar.  Tani jam mirë dhe mund të luaj edhe futboll.

Gazetari i Al Jazeera:  Sulmi me bombë ndaj një kompleksi banimi, ishte i paramenduar apo aksident? Atje ndodhej një garnizon me distancë 50 metra, dhe 5 bomba ranë në kompleksin e banimit.

Arash Sametipur: Shiko, këto vërtetojnë se qëllimi i organizatës është propaganda. Domethënë këto punë dhe veprime që bëjnë  nuk janë aspak ushtarake.

Nëse do të ishte e rëndësishme të qëllonte mbi garnizon, do të qëllonte garnizonin, përse të qëllonte shtëpitë e njerëzve? Kemi patur dhe një rast tjetër kur kemi dashur të qëllojmë një objektiv dhe në vend të tij kemi qëlluar mbi kopështin e një shtëpie që kishte shumë distancë.

Raketë hedhësja nuk konsiderohet një armë e saktë në shenjestër sidomos brend a në qytet. Personi që kërkon të bëjë sulmin terrorist është i stresuar dhe nën presion. Është e qartë që do të qëllojë shtëpitë e njerëzve. Por a është e rëndësishme një gjë e tillë për Organizatën Muxhahedinët Khalk? Aspak! Vetëm kërkon të përfitojë dhe të bëjë propagandë nga ajo gjë dhe nuk do asgjë më shumë se aq. Ka dhe raste kur unë u kam thënë që në operacionet të cilat ju më keni dhënë ka shumë mundësi të mbeten të vrarë njerëz të thjeshtë, dhe pastaj më thanë jo, nuk ka mundësi.

Madje sollën edhe njërin nga personat siç thonë ndryshe me shumë njohuri  në punët ushtarake, tha që nuk ka mundësi. Unë këmbëngula dhe u thashë që logjika ime më thotë që ky sulm ka mundësi të dëmtojë njerëzit, dhe përgjigja e fundit që mora ishte kjo:

"Ok, populli fitimtar, populli fitimtar për të cilin ne po flasim, edhe populli fitimtar duhet të paguajë një çmim."

Ndërkohë që ju e dini që ne kemi qëndruar përballë popullit tonë në Iran. Ju e shikoni, unë kam qenë për dy muaj në Teheran, kam folur shumë me njerëzit. Domethënë me çdokënd, me çfarëdo përkatësie, me çfarëdo profesioni, me çfarëdo besimi dhe ideje dhe të  gjithë e urrejnë Organizatën Muxhahedinët Khalk.

Domethënë, momenti që më theu  shumë  ishte momenti kur njerëzit erdhën për të më kapur në një kohë kur më kishin thënë shko atje se do të të ndihmojnë. Thuaju që je muxhahedin dhe do të të mbështesin. Po nuk pate para thuaju që je muxhahedin dhe do të të përkrahin. Ky nuk është thashethem , është diçka me të cilën jemi përballur, e kemi parë dhe  e kemi shijuar. Por këtu pashë që njerëzit donin diçka tjetër. Le të kthehemi tek ajo pyetja që më bëtë rreth raketë - hedhëses. Kjo në vetvete nuk ka asnjë rëndësi për organizatën. Këta kërkojnë vetëm të përfitojnë nga rasti për të bërë propagandë. Për shembull të thonë që kemi qëlluar 10 predha atje, këmi qëlluar kaq këtu. Personi që ka pak njohuri ushtarake e kupton që kjo nuk është një vepër ushtarake, por një vepër terroriste.

Hushjar Sejfi: Në lidhje me këtë,e  dimë që qëllimi jonë në Sanandaxh ishte një shenjestër e vogël në një zonë të banuar. Na kishin thënë që kjo zonë dhe vendi që kemi për qëllim të qëllojmë është mjaft i vogël dhe mjaft  delikat.

Madje më thanë që shtëpitë përreth  i përkasin po atyre. I kanë marrë dhe i kanë blerë për punët e tyre. Domethënë për ta nuk kishte rëndësi nëse ishin persona të thjeshtë.  Qëllimi i tyre ishte ky që si përfundim t'i qëllojnë.

Qëllimi i tyre është ky që të tregojnë se ne mund të kryejmë operacione nëpër qytete , mund të marrim armë nëpër to, dhe njerëzit nuk janë aspak të rëndësishëm. Nëse objektivi është 100 përqind, ti duhet të masësh 80 përqind, dhe 20 përqindëshi nuk është aspak i rëndësishëm nëse mbetet apo jo.

Kjo le të dalë jashtë dhe ta propagandojnë nëpër media që ne mund të veprojmë nëpër qytete. E bëjnë këtë dhe pastaj tregojnë se kanë vrarë kaq persona, dhe se çfarë kanë bërë me kaq persona të tjerë.

Unë personalisht kisha 11 vite që nuk kisha informacion se çfarë ndodhte brenda vendit. Lidhja ime ishte ndërprerë, as radio, as televizion. Një njeri normal kudo qoftë nëpër botë, së paku ka pak marrëdhënie me jashtë. Por ne nuk kishim, çfarëdo që kishim ishte informacion prej tyre ( informacion të dhënë nga vetë organizata). Nuk kishim marrëdhënie me asnjë vend, nuk e dinim çfarë kishte ndodhur në Iran dhe çfarë ndryshimesh kishin ndodhur. Si përfundim , atje na kishin bërë aq shumë propagandë dhe lavazh truri saqë na thonin që atje është bërë gjendja e atillë që po të bëni diçka, vetë njerëzit do të vijnë pranë jush duke brohoritur , do t'ju ndihmojnë dhe do t'ju japin para.

Kemi shumë përkrahës, rajoni i Kurdestanit është kundër Republikës Islamike, është rajon në krahun tonë. Por nuk ishte ashtu. Ne vet shkuam në atë qytet dhe e pamë që ata e urrejnë ermin e muxhahedinëve(Organizatën Muxhahedinët Khalk).  Kur përmend emrin e tyre tmerrohen të gjithë dhe fillojnë të shajnë. Kur  e kuptojnë që dikush ka qenë pjesë e tyre më parë, e marrin dhe e dorëzojnë vetë te forcat e sigurisë. Mbetën duke na thënë që kemi vend të lartë në shoqërinë iraniane, kemi forca brenda vendit, nuk është aspak ashtu. Të gjitha këto janë për të vazhduar dhe kryer qëllimin e Rajavit. Për këtë arsye ata futen në një shtëpi dhe i përdorin ata. Si përfundim  familjarët e shtëpisë nuk janë në dijeni se nga kanë ardhur këta persona dhe çfarë qëllimi kanë. Si përfundim këta vijnë, përfitojnë nga ajo familje , dhe nuk u thonë që kanë ardhur për një operacion. Për shembull kemi ardhur nga Iraku dhe do të bëjmë filan gjë.

Masumeh Melek Sejad Abadi: Edhe përse e dinë që kjo gjë është shumë e gabuar , përsëri e bëjnë sepse duan të ruajnë forcat e tyre në Irak. Tani atje kemi shumë shokë të vendosur. Ma do zemra t'i them të gjithë emrat e tyre të cilët vërtet në operacionin që po kryhej luteshin duke thënë: Unë nuk vras.

Gazetari: A shikoni ndonjë ngjasim mes Masud Rajavi dhe Sadam Husejnit?

Arash Sametipur: Saktësisht, Sadam Husejni dhe Masud Rajavi janë dy persona shumë të ngjashëm. Organizata e Rajavit nuk është një organizatë por një kult, dhe ai përpiqet të sillet si Sadam Husejni. Unë besoj thellësisht se ai është kukull i Sadamit. Edhe në manovra kërkon të sillet si Sadam Husejni.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur