Muxhahedinët dhe 200 milion tumanët që vodhën nga xhepat e popullit

Categoria: Dokumente

Organizata terroriste Muxhahedinët Khalk  gjithmonë ka pasur mënyra  të ndryshme për të siguruar të ardhura  për  armët dhe për të mbuluar shpenzimet e nevojshme për zhvillimin e aktivitetit të vet. Para se të merrej nën kujdesin e Sadam Husejnit, njëra nga mënyrat e MEK për sigurimin e të ardhurave ka qenë grabitja me armë e bankave.

Sipas raportit të qendrës investigative të lajmeve Habilian, grabitja me armë e njërit prej filialeve të Bankës Popullore në Hamedan në vitin 1982 është njëra nga grabitjet që ka bërë organizata e cila bie më shumë në sy se të gjithë të tjerat, veçoritë e të cilit janë publikuar nga organi njoftues i kësaj organizate në po atë kohë.

Kështu, një grup me elementë të Organizatës Muxhahedintë Khalk, më 19 nëntor të vitit 1982, duke sulmuar një filial të Bankës Popullore në rrugën 17 Shehrivar në Hamedan, vranë rojen e bankës dhe më pas grabitën të gjitha depozitat e njerëzve me një shumë prej 201 mijë tuman( të barabarta me 200 milion tumanët e sotën)  dhe u larguan me një motorçikletë.

Interesant është fakti që në publikimet e veta, muxhahedinët e kanë konsideruar këtë grabitje të parave  dhe pasurive të njerëzve  në të mirë popullit (muxhahedinëve dhe komandantëve të tyre) pasi ua kanë marrë agjentëve të shtetit.

Muxhahedinët, për të justifikuar grabitjen e tyre, pretenduan se kjo grabitje  është e justifikueshme sepse njerëzit që ndodheshin  në atë filian i mirëpritën verpimet e tyre.

Është për t'u thënë që grabitja e bankava është burim financimi për grupet terroriste.  Në vitin 2014 Mosuli pushtohet nga ISIS. Përveç pushtimit, ky grup terrorist tekfirist grabiti të gjitha bankat e atij qyteti gjithashtu.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur