Historia e Revolucionit Islamik të Iranit është dëshmitare e shumë ngjarjeve të cilat i kanë shkelur të gjitha kriteret e marrëdhënieve ndërkombëtare. Njëra nga këto ngjarje është ajo e sulmit të muxhahedinëve ndaj Iranit me mbështetjen e ushtrisë së Ba'athit të Irakut në një kohë kur të dyja palët kishin pranuar rezolutën 589 dhe po bisedonin për paqe.
Më 27 korrik të vitit 1988, me iluzionin e pushtimit të Teheranit në 3 ditë, me ndihmën e Irakut, muxhahedinët kaluan kufirin e Iranit dhe marshojnë deri në afërsi të Kermanshahut. E gjithë kjo ndodhi në një kohë kur ministri i jashtëm iranian doktor Ali Ekber Vilajeti kishte shkuar në selinë e OKB në New York për të biseduar për procesin e zbatimit të rezolutës. Vazhdimin e ngjarjes do ta dëgjojmë nga vet ai:
Në procesin e miratimit të rezolutës së paqes mes Iranit dhe Irakut ndoshta ishin bëri gati 15 rezoluta, por në fund, Irani pranoi rezolutën 598 që ishte lëshuar në vitin 1987 e cila kishte si kusht tërheqjen në kufinjtë ndërkombëtare të caktuara.
Kur rezoluta 589 u miratua në vitin 1987, nuk ishte marrë asnjë masë veprimi sipas përmbajtjes së saj. Në të vërtetë kjo rezolutë përcaktonte parimet dhe procedurat ekzekutuese për zbatimin e saj, dhe për këtë qëllim sekretari i përgjithshëm dhe kolegët e tij kishin përgjegjësi për vendosjen e këtyre rregullave, gjë e cila u bë gjatë viteve 1987-1988 nga drejtori i përgjithshëm i OKB-së.
Interesante është kjo që ne e kishim miratuar edhe rezolutën edhe rregullat e zbatimit, Iraku e kishte pranuar rezolutën që në fillim, por jo procesin e zbatimit. Domethënë nuk ishte përcaktuar hapësira kohore nga nënshkrimi i paqes e deri te tërheqja e trupave dhe këmbimi i pengjeve nga të dy vendet që arrinte në 100,000 persona.
Kur drejtori i përgjithshëm vensori rregullat e zbatimit të rezolutës dhe pala irakiane nuk e pranoi atë, u bë e qartë se me pranimin e kushteve të përgjithshmë dhe me mos pranimin e procesit të zbatimit të saj, kërkonte të fitonte nëpërmjet paqes atë që nuk kishte arritur të fitonte me luftë.
Kur imam Khomeini pranoi rezolutën në vitin 1988, unë mora detyrën si shef i delegacionit diplomatik të Ministrisë së Jashtme për të shkuar në një udhëtim për bisedimet që do të mbaheshin në selinë e OKB-së në New York. Sipas traditës së OKB-së , ministri i jashtëm i Irakut të asaj kohe Tarek Aziz, duhet të kishte udhëtuar drejt New Yorkut për bisedime gjithashtu, por ai nuk erdhi.
Si përfundim unë fillova bisedimet fillestare me drejtorin e përgjithshëm të asaj kohe të OKB-së Javier Perez de Cuellar. Në ditën kur ne ishim duke folur për pikat e përgjithshme të rezolutës dhe procesin e zbatimit të saj, kolegu ynë i cili më pas u bë ambasadori ynë i përhershëm në OKB, zoti Mahalati, nga prapa tryezës së bisedimeve më tha një teleks në të cilin shkruhej se muxhahedinët kishin kaluar kufirin me ndihmën e ushtrisë së Ba'athit të Irakut, ishin futur në tokën iraniane, kishin kaluar Islam Abadin, dhe tani ndodheshin në afërsi të Kermanshahut.
Tani merreni me mend, kishte një vit që Iraku dhe përkrahësit e tij arabë dhe perëndimorë propagandonin se e kishte pranuar rezolutën, dhe se Irani nuk po e pranonte. Tani që ne e kishim pranuar rezolutën sëbashku me procesin e zbatimit të saj, ata filluan një lojë të re. Ata nuk u bënë prezent për të biseduar për pranimin e rezolutës dhe përcaktimin e procesit të zbatimit të saj dhe nga ana tjetër gjithashtu, planifikuan të dërgojnë për sulm ndaj Iranit muxhahedinët e stërvitur nga Sadam Husejni dhe mbështetësit arabë.
Ai moment ishte shumë i vështirë për ne dhe kjo ngjarje më ra si një peshë e rëndë mbi shpatulla. Pas gjithë asaj rezistence dhe gjithë atyre dëshmorëve që kishim dhënë në ato 8 vite mbrojtjeje të shenjtë, në momentin kur ne pranuam rezolutën dhe arritëm në paqe, ata nuk e duan më armëpushimin dhe më pas thonë se janë rebelët iranianë ata që na sulmuan në një kohë që ishin tardhëtarët e edukuar nga Amerika, Franca, Sadam Husejni dhe përkrahësit arabë që e bënë atë gjë.
Kur na mbërriti ky lajm filluam të pyesim për më shumë imtësi dhe menjëherë u bë e qartë se populli ynë rezistoi dhe kishte dërguar në afërsi të Kermanshahut forcat frontale të popullit, gardës dhe ushtrisë për t'u përballur me muxhahedinët. Mësuam se ata kishin vrarë një numër të madh prej tyre dhe ishin bërë pengesë për përparim. Me fjalë të tjera Irani e kishte bërë të qartë se pranimi i rezolutës nuk do të thonte se ne ishim dobësuar në mbrojtje.
Të gjitha këto ngjarje tregonin se sa e vështirë ishte puna jonë diplomatike dhe tregonte se OKB nuk ishte dhe aq shumë dëshiruese e paqes në Këshillin Ndërkombëtar të Paqes ashtu siç propagandohej në arenën ndërkombëtare, por thjeshtë punon sipas interesave të saj. Nëse këto interesa arrihen nëpërmjet luftës , e përkrahin atë, dhe në kohën kur interesat e tyre përmbushen nga paqja, ata pranojnë paqen në vend të luftës.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir