Rikujtim i krimeve të muxhahedinëve në 15 Marsin e 30 viteve më parë

Categoria: Dokumente

Në kohën kur regjimi Ba’athist i ndalonte njerëzit të shkonin të falnin namazin e të premtes dhe i kërcënonte ata me sulm me raketa, muxhahedinët gjithashtu nuk qëndruan durakryq por me një planifikim të mëparshëm dhe me bashkëpunimin e regjimit Ba’athist të Irakut,  më 15 mars të vitit 1985 hodhën në erë xhaminë e namazit të xhumasë. Në këtë krim, ndërruan jetë 14 persona dhe 88 të tjerë u plagosën.  Lideri Suprem , ajetollah Khamenei, i cili në atë kohë ishte president dhe imam i namazit të xhumasë në Teheran, ishte duke mbajtur hutben, dhe pas shpërthimit të bombës, vazhdoi predikimin me qëndrueshmëri dhe pa hezitim,  gjë që forcoi frymën antiimperialiste të namazlinjëve dhe popullit trim iranian.

Më 16 mars të vitit 1985, gazeta “Keihan” shkruan: “Për shkak të shpërthimit të një bombe në mjedisin e faljes së namazit të xhumasë në Teheran i cili ekzaktësisht ndodhi në orën 12:29 , disa prej namazlinjëve u martirizuan e disa të tjerë u plagosën. Regjimi i Irakut i cili më parë ka sulmuar Iranin nga Bagadadi dhe Kirkuk me raketa me rreze të gjatë duke pretenduar se ishin shpërthime bombash, me një bashkëpunim të pasuksesshëm me elementë anti-revolucionarë brenda vendit,  kishte për qëllim që në kohën e shpërthimit të bombës të dërgonte në hapësirën ajrore të Teheranit aeroplanët bombardues, që të mendojnë se shpërthimi ishte si pasojë e bombardimit. Por me  hyrjen e aeroplanëve irakian me vonesë në hapësirën ajrore të Teheranit dhe me shpërthimin e bombës gjysëm ore para mbërritjes së tyre, ky komplot propagandistik u përball me humbje dhe aeroplanët irakianë gjithashtu u përballën me zjarrin e fuqishëm të forcave mbrojtëse ajrore.”

Kjo ngjarje është shpjeguar qartë në mesazhin e Novruzit nga një themelues i lartë i  Revolucionit Islamik: “Historia e ditës së xhumasë, e cila kaloi me lavdi, iluminizëm dhe qëndrueshmëri. Ashtu, njerëzit me bindje...Veçanërisht shikoja se çfarë gjendjeje mbizotëronte te njerëzit. Nuk pashë asnjë njeri të kishte qoftë dhe një dridhje.  Imam i xhumasë vazhdoi të fliste me të njëjtin ton zëri të fuqishëm, dhe njerëzit vazhdonin të dëgjonin. Bërtisnin duke thënë se kishin ardhur për të rënë shehid. Me një popull të atillë, nuk ka njeri që përballet. Një popull që është i atillë, kur lajmërojnë se ditën e xhumasë do të bombardojnë qytetin, vijnë shumë e më shumë. Madje edhe ata që nuk vinin për namaz, sipas asaj që më kanë treguar, edhe ata që nuk vinin për namazin e xhumasë në javët e tjera, atë javë erdhën.”

Predikuesi i xhumasë, menjëherë pas shpërthimit, e vazhdoi në këtë mënyrë fjalimin e tij: “Diskutimi kryesor që unë doja të thoja në hutben e dytë të xhumasë, është po rreth këtij problemi që kemi tani. Java që kaloi, ishte një javë e pashoqe e rezistencës së Republikës Islamike të Iranit. Përballë krimeve, përballë vandalizmave, përballë të keqes, të gjithë e kanë parë se ne bëjmë rezistencë, dhe i përgjigjemi goditjes me një goditje më të fortë. Armiku ynë është burracak dhe i keq, dhe kjo nuk ka nevojë për argumentim. Kur ai nuk mund të rezistojë në sheshin e luftës, kur e pëson keq në luftë,   për të nuk ka ndryshim mes qytetit, fshatit, spitalit, xhamisë dhe vendit ku mblidhen civilët joushtarakë. Qëllon ku të mundet.”

Në atë ngjarje, një pjesë u martirizuan e një pjesë u plagosën. Sejid Muhamed Shahmuradi, Sejid Mexhid Muhamedi, Lutfali Irfani, Ibrahim Sijahi Aruxhi, Sejid Mehdi Rezavinija, Muhamed Haxhi Hashemi, Rexhebali Telkani, Parviz Shabani, Abas Rrayegan, Zekeria Raxhibigi, Mehdi Ibrahimi, Muhamed Gafari, Haxh Muxhteba Tavangar Dehkan, Ali Hamdpur Firuzabadi dhe Muhsen Zahiri, ishin prej personave të rënë dëshmorë. Të plagosurit e ngjarjes u dërguan në spitalet Mustafa Khomeini, Firuzgar, Somaye, Sina, Imam Khomeini dhe Doktor Sheriati.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur