Prishja e raketave të IRGC nga muxhahedinët

Categoria: Dokumente

Vite më parë, kur populli iranian kishte përgatitur të gjitha mjetet për t’u përballur me armikun ba’athist të armatosur gjer në dhëmbë, dhe ushtarët ishin rreshtuar krahë njëri-tjetrit në llogoret e luftës, duke  shkuar e u kthyer grupe-grupe, kishte dhe disa të tjerë të cilët e kanë turpëruar historinë e brezave të mëvonshëm me tradhëtitë e tyre. Duke bashkëpunuar kundër Iranit dhe popullit iranian dhe duke ndihmuar kriminelët që dëshironin zhdukjen e vendit tonë, morën armët në duar duke u bërë “shtylla e pestë” e armikut në sheshin e luftës.

Për krimet e muxhahedinëve janë transmetuar shumë tregime të ndryshme dhe të dhimbshme, por nuk është keq nëse tregojmë dhe një tjetër krim të këtyre tradhëtarëve politikë dhe botërorë. Një histori të cilën e ka treguar në faqen e tij të internetit Hamid Davudabadi, ushtar, shkrimtar dhe studiues i kohëve të mbrotjes së shenjtë.

Shërbimi që muxhahedinët i kanë bërë Sadam Husejnit

Kur populli iranian kishte duruar të gjitha vështirësitë e 8 viteve luftë me Sadamin për të mos dhënë qoftë dhe një metër tokë armikut, muxhahedinët, nën udhëheqjen e Massoud Rajavi, i kanë shërbyer Sadam Husejnit me sa të mundnin.

Skandali politik ndërkombëtar që mban emrin Muxhahedinët Khalk,  i vendosi vajzat e reja të grupit të vet nën dispozicionin e komandove ba’athistë me justifikimin e stërvitjes ushtarake dhe me këtë e vërtetuan nivelin e pandershmërisë së tyre.

Për të “kërcyer” bukur para syve të  Sadam Husejnit dhe zotërinjve të tij, muxhahedinët krijuan “Ushtrinë Nacianal Çlirimtare të Iranit” që të “çlironin” Iranin. Ta çlirojnë që çfarë? Ta çlirojnë Iranin që më pas t’ia japin Sadam Husejnit dhe Partisë së Ba’athit në mënyrë shoqërore dhe pastaj t’i thonë Sadamit: “Dajë!”

Muxhahedinët i jepnin Irakut koordinatat e sakta të qendrave ushtarake dhe civile (si kampi Shirin Kermanshah, që u bë shenjestër e bombave ku mbetën të vdekur dhjetëra gra e fëmijë).

Një tjetër tradhëti që i kanë bërë muxhahedinët popullit të Iranit, është dëmtimi i sistemeve mbrojtëse.

Nga fundi i luftës kur Garda Revolucionare  arriti të prodhonte raketa dhe të merrte në shenjë qendra të rëndësishme ushtarake të Irakut, Rajavi koordinoi mercenarët dhe spiunët e tij të brendshëm të godasin njësinë raketore të IRCG-së.

Një nga ditët kur qytetet e Iranit ishin shenjestruar nga raketat e Sadamit, IRCG kishte për qëllim të lëshonte nga baza raketore e Kermanshahut, një raketë drejt Bagdadit.

Ishte gjithçka gati për të qëlluar. Kur u shtyp butoni, para se të ngrihej në qiell, raketa plasi në vend dhe të gjithë punëtorët që ndodheshin aty rrotull u bënë copash.

Më pas u bë e qartë se një natë më parë, të infiltruarit e muxhahedinëve kishin prishur një pjesë të rëndësishme të sistemit të raketës gjë që u bë shkak e shpërthimit të saj.

Vërtet, çfarë pune kishte mbetur pa u bërë nga muxhahedinët për të tradhëtuar vendin e për t’i shërbyer Sadam Husejnit?

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur