Dokumentet e operacioneve vetëvrasëse të muxhahedinëve për të vrarë shehid Dastgejbin

Categoria: Dokumente

Vrasja e shehid Ajetollah Abdulhusejn Dastgejb (dëshmor i altarit)  është kryer

 nga një sulm vetëvrasës nga një anëtare e MEK e quajtur Gouher Adeb Avaz.

 Më 11 dhjetor të vitit 1981 (14 Safar 1402) Ajetollah Abdulhusejn Dastgejb , teksa po mbante hytben e namazit të xhumasë në qytetin e Shirazit, u vra nga një anëtare e grupit terrorist Muxhahedinët Khalk e quajtur Gouher Adeb Avaz.  Në atë shpërthim gjithashtu mbetën të vdekur edhe 12 njerëz të tjerë.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës që është një nga degët  e grupit terrorist Muxhahedinët Khalk,  duke publikuar një informacion ku merrte përsipër krimin, ka njoftuar për personin që ka kryer këtë operacion. Në një pjesë të këtij dokumenti shkruhet: "...në ditën e premte me datë 11 dhjetor kjo njësi luftarake , me qëllim  kryerjen e këtij operacioni për të cilin më parë ishin bërë operacione zbuluese të sakta, u afruan në vendin e ngjarjes, dhe në momentin e caktuar, motra muxhahide  shehide Gouher Adeb Avaz, njëra nga anëtaret e njësive revolucionare, pasi kaloi rrethin e rojeve të Dastgejbit, me shpërthimin e një bombe tradicionale vrau atë sëbashku me 12 nga rojet e tij, ndërsa luftëtarët e tjerë muxhahid u kthyen në qendrën e tyre shëndosh e mirë. Në këtë operacion mbeti e vrarë trimërisht edhe motra jonë  gjithashtu..."


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur