Roli i Amerikës në mbështetjen e grupit terrorist Muxhahedinët Khalk në operacionin Mersad

Categoria: Dokumente

Roli që ka luajtur Amerika pas perdeve në operacionin e muxhahedinëve të quajtur "Drita e përhershme", është i pamohueshëm. Shqyrtimi i deklaratave të oficerevë të ushtrisë irakiane të asaj kohe, është një dëshmi për prezencën e trekëndëshit Amerikë, Irak dhe MEK në këtë operacion.

Pasi organizata e muxhahedinëve pranoi humbjen strategjike të luftës guerilase dhe partizane nëpër qytete dhe mos pasja sukses e metodave të mëparme të vijës mbrojtëse në qytete dhe futja në një udhë pa krye gjatë fazës politike që kishte për qëllim Këshilli Kombëtar i Rezistencës, gjatë firmosjes së një marrëveshjeje ndërmjet Masud Rajavi dhe Tarik Azizit (zëvendës kryeministri i Irakut) më 7 qershor 1986 në Francë,  Masudi udhëtoi drejt Bagdadit dhe   filloi të merrej me çështjen e krijimit të një ushtrie dhe luftën guerilase e zëvendësoi me strategjinë e luftës frontale.

Operacioni i parë ushtarak i muxhahedinëne në bashkëpunim me Irakun filloi më 23 korrik të vitit 1987, dhe deri në mars të vitit tjetër, janë kryer 40 operacione ushtarake nëpërmjet këtij grupi.

Më 28 mars 1988, muxhahedinët filluan operacionin e njohur ndryshe Aftab , për të shkatërruar divizionin ushtarak Khorasan 77 në Fakeh. Në këtë operacion kanë marrë pjesë 15 brigada ushtarake të muxhahedinëve dhe disa brigada të mekanizuara të ushtrisë së Irakut.

Muxhahedinët, pasi morën pjesë në operacionet ushtarake të vitit 1987 dhe 1988, u bënë kryelartë dhe për këtë arsye në operacionin ushtarak të Çelçeragut që u krye nga muxhahedinët dhe brigadat e blinduara të Irakut në katër anët e rajonit të Mehran dhe Delheranit, ata filluan të përdorin sloganin "Sot Mehranin nesër Teheranin". Pas kryerjes së këtij operacioni, muxhahedinët u kthyen në tokën irakiane.

Qëllimi i muxhahedinëve në operacionin e tyre të fundit

Pas lëshimi të rezolutës numër 598, kur tanket e fundit të armikut më 25 korrik të vitit 1988 ishin duke u  tërhequr dhe zëdhënësi irakian i çështjeve të luftës kishte deklaruar zyrtarisht se ishin tërhequr edhe nga dy qytetet Gilangarb dhe Salehabad gjithashtu, duke u bazuar në një plan 33 orësh të projektuar më parë, muxhahedinët kishin për qëllim që duke përfituar nga 25 brigadat e veta ushtarake që në total bëheshin 4 deri në 5 mijë ushtarë, të arrinte në Teheran në 5 etapa.

Në lidhje me qëllimin e këtij operacioni, zëdhënësi i muxhahedinëve ka thënë: "Strategjia e muxhahedinëve ishte t'u shkaktonte sa më shumë humbje forcave iraniane dhe të hapte një rrugë për një revolucion të përgjithshëm kundër Khomeinit."

Muxhahedinët filluan operacionin "Foruge Xhavidan" duke patur një besim të gabuar se Irani e kishte pranuar rezolutën për shkak të dobësisë. Në orën 17:00 të 25 korrikut të vitit 1988, pasi morën miratimin e ushtrisë Irakiane dhe ndihmën e topave, helikopterëve dhe aeroplanëve të Ba'athit, duke përdorur agjentët e saj të brendshëm sulmuam nga të katër anët me 25 divizione ushtarake.

Roli i Amerikës në operacionin Mersad

Në librin "Operacioni Mersad dhe zbatimi i premtimit hyjnor", në lidhje me mbështetjen amerikane ndaj muxhahedinëve, shkruhet: "Në prag të operacionit "Forug Xhavidan" më 20 korrik të vitit 1988, 138 përfaqësues të kongresit  dhe 14 senatorë amerikanë i dërguan një letër me kërkesa George Shultz-it. Në atë letër shkruhej: "Kini vëmendje ndaj rritjes së fronteve të rezistencës brenda Iranit. Ju këshillohet të përdoret Organizata Muxhahedinët Khalk qe e ka selinë në Irak. Amerika duhet të ketë sadopak përfitim nga muxhahedinët që ndodhen në Irak, dhe duhet t'i përdorë ata për rrëzimin e regjimit iranian."

Senatori Marvin Dimley i cili ka qenë fanatik i flaktë në lidhje me rrëzimin e qeverisë së Republikës Islamike të Iranit, pas operacionit të Mehranit, më 27 qershor të vitit 1988( një javë pas letrës së mësipërme) mori pjesë në protestën e anëtarëve të Organizatës Muxhahedinët Khalk.  Në atë protestë, ai u tha pjesëmarrësve: "Nuk duhet të hiqni dorë nga përpjekjet. Të jeni të sigurt se me pak durim dhe mund, nga Mehrani do të marshojmë drejt Teheranit."

Roli i Amerikës në këtë operacion trashanik ështe i pamohueshëm. Deklaratat e autoriteteve dhe oficerëve të ushtrisë irakiane janë dëshmi për prezencën e trekëndëshit Amerikë, Irak dhe MEK në operacionet sulmuese kundër Iranit. Kalimi i muxhahedinëve në planin ushtarak dhe pajisjet e spiunazhit ishin një tregues që kundër Iranit po përgatitej një sulm i gjerë.

Më 29 korrik 2003, Republika Islamike e Iranit publikoi një rrëfim të një të burgosuri të MEK-ut. Ai muxhahedin ka thënë: "Disa ditë para sulmit të muxhahedinëve në Karend dhe Islam Abad, një anëtar i lartë i qendrës së organizatës pas një mbledhjeje me prezencë të Masud Rajavi dhe dy personave të tjerë të cilët ishin oficerë të rrethit të shërbimit sekret irakian, iku nga Bagdadi në Washington dhe pasi mori pjesë në një mbledhje të veçantë të njërit prej komisioneve të Kongresit Amerikan, u kthye në Irak dhe tre ditë më pas filloi operacioni i muxhahedinëve."

 

Një ditë pas firmosjes së rezolutës mes Irakut dhe Iranit, forcave ushtarake të muxhahedinëve u thanë të bëhen gati dhe u dha lajmi i Rajavit për ta: "Sharmi është duke u thyer , regjimi është dobësuar dhe ne duhet të japim goditjen tonë, bëhehuni gati!"

Më 22 korrik, Rajavi mbajti një fjalim në mesin e forcave të tij ushtarake në mënyrë që t'i përgatiste për një operacion të madh. Ditët e operacionit filluan nga fundi i korrikut dhe në ato dy ditët e para u bënë parapërgatitjet. Komandantët u sqaruan për detyrat dhe objektivat e operacionit. Në ditën e dytë të përgatitjeve të gjitha brigadat ushtarake shkuan në kampin Ashraf dhe atje bënë disa manovra.  Në këto manovra u mësuan rreshtimet e kolonave. Më 25 korrik 1989 muxhahedinët dhe ushtria e Irakut filluan operacionin e tyre të përbashkët. Muxhahedinët kishin llogaritur që për 33 orë, nëpërmjet 25 brigadave në të cilat përfshiheshin rreth 4-5 mijë ushtarë, të mbërrinin në Teheran në 5 etapa.

Gjatë rrugës së tyre muxhahedinët vranë shumë njerëz të pafajshëm. Në Islam Abad ata sulmuan një spital dhe u prenë kokat të sëmurëve dhe pushkatuan 13 persona të cilët ishin anëtarë të forcave të "Xhihadit Konstruktiv".

Marrja peng e disa rojeve të Gardës ishte një nga krimet e tjera të kryera nga Organizata Muxhahedinët Khalk gjatë sulmit që kryen në atë qytet. U lidhën duart e këmbët dhe i lanë në dritë të diellit. Njëri nga komandantët e organizatës së muxhahedinëve dha urdhër që t'i pushkatojnë të gjithë, t'i hedhin trupat e tyre mbi njëri-tjetrin dhe të bëjnë foto.  Muxhahedinët i kan përdorur këto foto për një kohë të gjatë për propagandë.

Që në orët e para të operacionit të tyre, muxhahedinët pushtuan qyetitn Karand dhe Islam Abad. Radio e muxhahedinëve transmetonte me krenari për njerëzit duke u thënë se forcat e tyre janë duke lëvizur drejt tyre dhe kështu ata mund t'u bashkohen.

Pas pushtimit të Islam Abadit, muxhahedinët u nisën drejt Kermanshahut, por ndaluan në rajonin Hasan Abad për  të organizuar forcat e reja. Ky ndalim i domosdoshëm u bë shkak i një beteje historike mes muxhahedinëve dhe ushtarëve iranianë.

Zënia në befasi e ushtarëve dhe popullit iranian, u bë shkak që muxhahedinët të përparojnë.  Martir Sajad Shirazi luajti rolin më të rëndësishëm në mposhtjen e muxhahedinëve në operacionin "Foruge Xhavidan".

Pas ndalimit të muxhahedinëve në Islam Abadin perëndimor, helikopterët e forcave ajrore dhe aeroplanët luftarakë, shkatërruan afërsisht 250  mjete të armikut si tanke, transportues, automobila dhe dhjetëra mitralozë kundër-ajrojë. Sipas raporteve, pasi muxhahedinët panë ushtarët iranianë, u tmerruan dhe gëlltitën cianur ose vranë veten me pistoletat e tyre.

Në fund të këtij operacioni kemi parë muxhahedinë të arratisur, të vrarë ose të burgosur. Në këtë operacion u shkatërruan 120 tanke, 400 transportues, 90 raketëhedhëse 80 milimetërshme, 150 raketëhedhëse 60 milimetërshe dhe 30 topa 106 milimetërsh të muxhahedinëve.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur