Publikimi i dokumentit të parë rreth ndërhyrjes së muxhahedinëve në trazirat e janarit të vitit 2018

Categoria: Dokumente

Pas trazirave të janarit të vitit 2018, shumë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të sigurisë vendase treguan se grupi i muxhahedinëve kishte gisht në ato ngjarje. Madje edhe Maryam Rajavi, kryetarja e këtij grupi, gjithashtu ka folur të njëjtën gjë për këtë ngjarje. Sigurisht që ky rol që ka luajtur MEK, është plotësuar me bashkëpunimin e dy palëve të tjera. Lideri i revolucionit, në lidhje me pjesëmarrjen e MEK në trazirat e janarit, tha: " Në këtë çështje(janar 2018) ka luajtur rol një treshe. Nuk është as pjesë e së sotmes apo të djeshmes...ky plan ka lidhje me Amerikën dhe sionistët. Planin e kanë projektuar ata...Paratë janë dhënë nga njëri prej këtyre shteteve në Gjirin Persik.  Po, këto punë kanë shpenzime; duhet të japin para; amerikanët nuk janë të gatshëm të shpenzojnë para kur kanë këta; këta i dhanë paratë. Këto dy palë. Pala e tretë janë shala  e tyre; shala e tyre ka lidhje me organizatën e muxhahedinëve, organizata vrasëse e njerëzve; muxhahedinët janë shala e tyre. Këta kishin ardhur që muaj më parë" (fjalime të liderit të revolucionit, 9 janar 2018). 

Në këtë raport publikohen për  herë të parë pjesë nga mbledhja e fshehtë e muxhahedinëve në shkurt të vitit 2019 , në të cilën Abrishamçi, numri dy i organizatës zbulon fakte rreth rolit të këtyre terroristëve në protestat e janarit të vitit 2018. Audio e këtij takimi të fshehtë 5 orësh është publikuar nga një anëtar i nivelit të lartë të kësaj organizate terroriste, një pjesë e së cilës publikohet në gazetën Khorasan.

Janar 2018,  qarqet e milicisë "Celulat e rebelimit"

Në një pjesë të atij takimi, Abrishamçi kujton fjalimin e Masud Rajavit në vitin 2014. Në atë fjalim Masud Rajavi ka pretenduar se me daljen e muxhahedinëve nga lista e organizatave terroriste, regjimi iranian është dobësuar dhe për këtë arsye "duhet të krijojnë celulat e rebelimit". Në këtë mbledhje, Abrishamçi shpreh me saktësi se "Celulat e rebelimit që janë krijuar, duhet të kthehen në milici (forca paramilitare) në Iran", gjë që sipas tij është parë në trazirën e janarit të 2018-ës të cilën pleqtë e MEK-ut e quajnë "kryengritja e janarit të vitit 2018".  Abrishamçi tregon për pohimet e përsëritura të Masud Rajavit për janarin e 2018-ës duke i thënë muxhahedinëve: "Duhet që ato njëmijë Ashraf, domethënë ato njëmijë celula t'i bëjmë më aktive që të bëhet një kryengritje e plotë."

Abrishamçi pretendon se në janar të vitit 2018 populli iranian ka treguar gatishmërinë e tij dhe tani është koha që celulat e rebelimit të zgjerohen në sasi dhe cilësi. Ky anëtar i lartë i Organizatës Muxhahedinët Khalk gjithashtu thotë se ekzistenca e këtyre celulave të rebelimit janë "mbështetja ushtarake" e lëvizjeve të muxhahedinëve në Iran.

Përpjekja për ta tërhequr qytetin në protestë

Në vazhdim, Abrishamçi , në lidhje me rolin ndikues të muxhahedinëve në trazirat e mëpasme në tre qytetet e Kazrunit, Taviserkanit dhe Ahvazit, shprehet: "Celulat e rebelimit që janë themeluar në Taviserkan, Kazrun dhe Ahavaz me formulën e vëlla Masudit(Rajavit), duhet të shtohen dhe më pas të bashkohen."

Në lidhje me qëllimin e celulave të rebelimit ai thotë: " Këta përpiqen njëkohësisht ta tërheqin qytetin në protestë."

Rrëfimi i Abrishamçiut për armatosjen e muxhahedinëve

Më pas për të pohuar dhe theksuar rëndësinë e pushtimit të qyteteve të Iranit, ai e drejtoi rrugën në drejtim të qyteteve të vogla  dhe më pak aktive që kështu nëse regjimi përqëndrohet në kryeqytet, celulat e periferisë bëhen aktive, dhe në rast se lëshon kryeqytetin, do të bëhet aktive celula rebeluese kryeqytetase. Ai gjithashtu flet hapur për armatosjen e terroristëve të këtij grupi , gjë që zgjidh misterin e qëllimit me armë zjarri ndaj njerëzve dhe forcave të sigurisë në trazirën e janarit të vitit 2018: "Duhet të përpiqemi të armatosim këto celula".

Të pathënat e Abrishamçiut

Në vazhdim, Abrishamçi saktëson se udhëzuesit e celulave të rebelimit në Iran "jeni ju banorët e Ashrafit në Shqipëri".  Gjithashtu ai dha disa shpjegime për luftën e pëmbysjes së regjimit. Një betejë që sipas pretendimit të muxhahedinëve do të ndodhë në kohën kur ata do të futen në Iran. Abrishamçi shprehet për bashkëpunimin e popullit iranian me muxhahedinët në vitin 2018 ndërkohë ka harruar të flasë për faktin që protestuesit për çështjet ekonomike krijuan kufinj mes vetes dhe atyre që krijuan trazira dhe po vet ata protestues të qyteteve dolën në rrugë në mbështetje të regjimit dhe i dhanë fund trazirave të terroristëve të MEK në Iran.

Njerëzit i njohin Xhelatët

Ky grup xhelatët e të cilit në vitet 80 kanë bëra copash me granatë nënë e foshnje, dhe kanë rrjepur lëkurën e anëtarëve të forcave të sigurisë dhe njerëzve të thjeshtë në banjot e gjakut të shtëpive ekipore, jo vetëm që nuk ka vend në mesin e popullit iranian, por në çdo vend ku ka shenja të këtyre terroristëve që ia kanë zbardhur faqen ISIS-it, njerëzit janë më të vetëdijshëm se kurrë më parë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur