Masat e njerëzve te muxhahedinët

Categoria: Dokumente

Në të njëtën kohë dhe pas vrasjes së pushtetarëve të nivelit të lartë në vend, majat e shigjetave të organizatës u drejtuan drejt vendosjes  së bombave, kryengritjeve të armatosura, vrasjes së trupave të komitetit, gardës dhe gjykatës revolucionare, torturimit të forcave njerëzore me akuza të lehta, operacioneve të djegies së pronave publike dhe shtetërore, grabitjeve të armatosura, rrëmbimit të personave dhe kaosit rajonal( në pyllin e rajonit verior, në rajonil malor të Fars, dhe në Kurdestan). Vrasjet e tyre arritën majat në vitet 1981 dhe 1982. Duhet përmendur se vrasjet e kryera nga muxhahedinët vazhduan deri më sot ku sipas burimeve e shtëna në dorë thuhet se deri në vitin 2011 viktimat e tyre arrijnë në 17159 persona.

Prishja e marrëdhënieve politike të organizatës me qeveritarët e regjimit në ato vite, gjithashtu kishte ndikuar keq në shtet saqë akuzat e pabaza të prishjes së marrëdhënies politike me dëshmor Beheshtin janë shumë të qarta. Fjalët fyese dhe sharëse si "Beheshti është amerikan" dhe  "Ai kërcen për imperializmin" janë disa prej tyre. Sejid Murteza Baftiari, prokurori i përgjithshëm i asaj kohe në Horasan, thotë: "Shehid Beheshtin donin ta sillnin te Torbete Hejdarije. Ne së bashku me prokurorin, udhëheqësin fetar dhe komandantin e gardës shkuam pas ajetollahut. Ajetollah Beheshti tha se kur të futej në Torbete Hejdarije do të brohorasin kundër tij, do të thonë vdektë Beheshti. U thoni të mos flasë askush dhe mos të reagojnë, dhe po ashtu ndodhi. Kur u futën në Turbete Hejdarije shkuan drejt xhamisë së shoqërisë. Shehid Beheshti ishte ulur në tribunë që të mbante fjalim, dhe muxhahedinët që ndodheshin në rreshtin e parë thanë : "Beheshti, Beheshti, Taleganin ti e vrave!".

Shkatërrimi shoqëror dhe politik i organizatës

Veprimtaritë terroriste të organizatës ishin fillimi i rrënimit të tyre shoqëror dhe organizativ. Organizata e cila priste një përkrahje të madhe popullore, u përball me reagim negativ nga ana e shoqërisë. Në ditën e 26 qershorit të vitit 1981, në kohën kur bëheshin zgjedhjet për periodën e ndërmjetme në parlament në disa qytete,  namazet e xhumasë në vend u kthyen në skena të kundërshtimit dhe sloganeve  kundër Benisadrit dhe muxhahedinëve. Funerali i xhenazeve të martirëve të 28 qershorit, ngriti në valë të madhe popullore kundër Organizatës muxhahedinët Khalk. Njëri nga përgjegjësit ushtarakë të organizatës thotë: "Pas fatkeqësisë, vjen një udhëzim (nga qendra e organizatës) në lidhje me këtë temë ku thuhej se kjo lëvizje ishte kryer nga ana e organizatës për të zgjeruar lëvizjet ushtarake për përkrahësit dhe këto vargje tregojuani të gjithë njerëzve. Por pasi panë turmën milionëshe që shoqëronte trupat e dëshmorëve të 28 qershorit, organizata u llahtaris dhe pas disa orësh e ndryshoi mendimin e saj dhe tha që ky lajm të mos mbërrijë as në vesh të përkrahësve organizativë derisa të bëhet i qartë reflektimi i tij shoqëror."

Ceremonia e varrimit të martirëve Rexhai dhe Bahonar u bë gjithashtu një skenë e urrejtjes popullore ndaj muxhahedinëve. Kryetari i parlamentit në atë kohë, në fillim të seancës parlamentare të mbajtur më 1 shtator të vitit 1981, flet rreth kësaj gjëje. Pas veprimeve të dhunshme të organizatës, u është dhënë urdhër forcave të sigurisë të arrestojnë anëtarët e organizatës, të shkatërrojnë celulat e terrorit dhe të gjejnë shtëpitë ekipore të muxhahedinëve. Më 2 shkurt të vitit 1982 një grup prej muxhahedinëve u zbulua dhe u vra gjatë përleshjeve me forcat e revolucionit. Në fund të këtyre operacioneve, iu dha një goditje e fortë organizmit të muxhahedinëve. Më 2 maj 1982, Muhamed Zabeti i cili ishte shtylla e ideve organizative të vrasjeve gjithashtu mbeti i vrarë dhe 60 anëtarët të tjerë u arrestuan pas sulmit ndaj 5 qendrave të rëndësishme të organizatës në Teheran. Gjithashtu goditjet  e 9 dhe 31 majit të vitit 1982 ndaj organizatës dhe arrestimit të anëtarëve të saj aktivë, i paralizoi muxhahedinët në vend.

Shënime:

1-Në lidhje me këtë temë, në kujtimet e Mehran Mazdakit( njëri nga anëtarët e organizatës) thuhet: " U futa në dush, pashë se në cep të dushit kishte rënë një djalosh 16-17 vjeç i lidhur këmbë e duar me zinxhirë. Quhej Taleb Tahiri dhe i kishte këmbët e nxira dhe të ënjtura. Trupin dhe shputat e këmbëve i kishte të mbushura me flluska, pastaj shkova në dhomën tjetër që të shikoja personin tjetër që quhej Muhsen Mirxhelili. Një person afërsisht 24-25 vjeç ndodhej i ulur në cep të dhomës me duar dhe këmbë të lidhur me zinxhirë. Edhe trupi i tij ishte si i Talebit dhe ishte torturuar shumë me kabull...Në fillim Xhavad Muhamedi iu hyri atyre në dru, pastaj i lidhëm në karrige dhe u hodhëm ujë të nxehtë tek këmbët e tyre të mbushura me gjak dhe të ënjtura. Kur ua hodhëm, lëkura  e trupit të tyre u prish dhe flluskat plasën...Ata shpesh humbnin ndjenjat dhe përmendeshin përsëri...U hodha ujë të nxehtë mbi koka dhe fytyra dhe u mbushën me flluska...Atyre u rridhte gjak nga i gjithë trupi dhe kishin humbur shumë gjak. Xhavad Muhamedi u priste trupin me majën e thikës së tij. Nuk kishte mbetur pjesë e trupit të tyre pa u gjakosur...Unë dhe Masud Kurbani shkuam të merreshim me Muhsen Xhelilin në dush. Masudi i tha se po të mos na jepte informacione do ta piqnin. Më pas më tha të merrja hekurin. Unë e solla dhe pasi hekuri u fut në prizë dhe u ngroh mirë, papritur ai ia ngjiti Mirxhelilit në mes. Nga dhimbja e madhe, Muhseni e hapi gojën në mënyrë të çuditshme dhe humbi ndjenjat. Era e djegies kishte pushtuar vendin...

I fusnim ata me rradhë në dush dhe për shkak se i kishin këmbët plot me flluska, nuk ishin në gjendje të ecnin dhe bërtisnin  dhe Mustafai ua mbyllte gojën me leckë. I godita aq shumë saqë u plasën flluskat e këmbëve dhe u doli gjak... Masud Kurbani më tha shko merr ujë të nxehtë. Unë e solla ujin e nxehtë dhe Masudi më tha hidhjua sipër këmbëve. Unë doja ta hidhja të gjithin përnjëherësh por Masudi më bëri me shenjë që ta hidhja dalë-ngadalë që të vuanin më shumë. Edhe unë ashtu bëra, në një mënyrë që që të gjitha flluskat i plasën dhe pasi iu nda lëkura nga trupi, i mori një pamje shumë të llahtarshme. Muhseni humbi ndjenjat dhe pasi u përmend e fërkonte shputën e tij te pantallonat. Masudi i hodhi ujë të nxehtë në duar dhe duart iu frynë dhe rrudhosën dhe morën pamjen e mishin të pjekur. Kush shkova në dhomë pashë një skenë të llahtarshme. Lëkura e krahut të djathtë të kokës së Talebit , ishte shkulur sëbashku me flokët e tij dhe Xhavad Muhamedi qëndronte me thikë të gjakosur mbi kokën e Talebit i cili ishte pa ndjenja. Kur Talebi u përmend, nuk mund të fliste, dëgjoheshin vetëm rënkime kur mezi hapte gojën e tij...Mustafai e kishte kapur fort kokën e tij dhe Xhavadi i preu veshin me nervozizëm dhe  doli shumë gjak nga veshi dhe fytyra e tij duke ia mbuluar të gjithë fytyrën dhe humbi ndjenjat...Gjatë kohës kur Talebi ishte pa ndjenja, Xhavadi ia ngjeshi thikën në sy derisa i doli gjak..."(Organizata Muxhahedinët Khalk, nga fillimi deri në fund, vëllimi 2 faqe 710-712)


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur