Muxhahedinët dhe ngjarja e shpërthimit të zyrës së kryeministrisë

Categoria: Dokumente

Vepra terroriste e grupit Muxhahedinët Khalk është aq anti-njerëzore saqë edhe Departamenti Amerikan i Shetit e ka patur në listat e organizatave të huaja terroriste.

Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, Organizata Muxhahedinët Khalk  e cila pa se nuk po ia arrinte qëllimeve të veta, filloi të kryente vepra terroriste duke marrë në shenjestër dhe vrarë përgjegjës dhe zyrtarë të lartë të Republikës Islamike të Iranit. Doktor  Beheshti shefi i Gjykatës së Lartë të Iranit dhe disa deputetë të parlamentit,  presidenti Muhamed Ali Raxhai dhe doktor Muhamed Xhavad Bahonari, kryeministër i Republikës Islamike, janë disa nga personalitet e vrarë nga ky grup.

Qëllimi i MEK me këto vrasje ishte sakatosja e regjimit të sapongritur.

Pas  fatkeqësisë së shpërthimit të 28 qershorit dhe prezencës së gjërë të njerëzve në mbështetje të revolucionit,  organizata tentoi që si fillim të vendosë bombë në shtëpinë e liderit suprem dhe pasi nuk ia arriti qëllimit, vuri në shenjestër presidentin dhe kryeministrin, një president i cili nuk kishte më shumë se dy muaj që ishte zgjedhur në atë pozicion.

Kushtet në fillim të revolucionit ishin të atilla që njerëzit mund të depërtonin me lehtësi në kanalet kryesore të sistemit dhe kjo u bë shkak që autori i shpërthimit të 30 gushtit të viti 1981 të afrohet me lehtësi në postin e   Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Vendit.

Masoud Kashmiri, anëtar i Organizatës Muxhahedinët Khalk , arriti që me një mënyrë mjaft profesionale të depërtojë nga MEK në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Pas shpërthimit të 30 gushtit , Prokuroria e Përgjithshme e Vendit , në një program televiziv , e prezanton autorin e shpërthimit në këtë formë: "Autori i shpërthimit të kryeministrisë është një person i quajtur Masoud Kashmiri, i cili ishte Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ky person kishte vendosur një bombë në çantë dhe në mënyrë normale (pa dyshuar njeri tek ai dhe pa ia kontrolluar njeri çantën) merr çantën e tij me vete dhe merr pjesë në mbledhje. Duke qenë dhe sekretar i asaj mbledhjeje gjithashtu, ulet pranë të ndjerit Bahonar dhe Raxhai. Kur vet del nga mbledhja, bomba shpërthen duke lënë të vrarë Raxhain dhe Bahonarin.

Gazeta "Republika Islamike" në të njëjtën kohë lëshoi një lajmërim për shtyp nga agjencia e lajmeve Pars, ku duke citur nga France Press, tha se sipas njoftimin që është dhënë në Londër, Organizata Muxhahedinët Khalk ka pranuar autorësinë e shpërthimit të bombës në kryeministri. As në atë kohë dhe as në të ardhmen, ky lajm nuk është marrë si argument dhe nuk është vënë theksi në të sepse ky lajm i dhënë nga agjencia franceze e lajmeve ishte bërë pa koordinimin me zyrën e MEK në Londër, dhe për shkak se kjo gjë dënohej nga ligjet ndërkombëtare, është lënë menjëherë në harresë dhe është mohuar.

Sigurisht që dëshmitë e vërtetuara dhe rrëfimi i qartë i Masoud Rajavit në takimin me shefin e Shërbimit Informativ të regjimit të Sadam Husejnit, e vërteton me qartësi që ashtu si edhe shpërthimi i 28 qershorit, Organizata Terroriste Muxhahedinët Khalk është përgjegjëse për sulmin terrorist të  shpërthimit të godinës së  kryeministrisë më 30 gusht. 12 vite më pas, revista amerikane Spotlight, zbuloi  se operacioni terrorist është planifikuar nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (C.I.A) dhe se autorët e saj kanë qenë në fakt agjentë të CIA-s.

Në një deklaratë zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit për MEK-un që është dhënë në vitin 1994, është rrëfyer zyrtarisht se MEK është autore e shpërthimit të ndodhur më 30 gusht. Në këtë deklaratë thuhet: Sipas raporteve, më 30 gusht muxhahedinët kanë vendosur një bombë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të regjimit (Iranit)  që u bë shkak i vrasjes së presidentit të ri (Muhamed) Ali Raxhai dhe kryeministrit të tij të ri Muhamed Xhavad Bahonarit...

Veçmas dhe individualisht, muxhahedinët kanë pranuar autorësinë e disa prej sulmeve terroriste  për të cilat mendonin se do ta forconin imazhin e tyre(përkundër pranimit të shpërthimit të 28 qershorit dhe 30 gushtit), por është një përkujtim i kësaj çështje të rëndësishme se muxhahedinët  në fillim të viteve 1980  kanë patur edhe vullnetin edhe aftësinë për të kryer synimet e tyre të dhunshme.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur