Kush është përgjegjës për bashkimin e Organizatës Muxhahedinët Khalk me sionistët në Kanada?

Categoria: Dokumente

Irwin Cotler ka qenë përfaqësues i Montrealit në parlamentin kanadez nga viti 1999 derin në vitin 2015.  Nga viti 2003-2006 në kohën kur qeveria Liberale e Paul Martinder humbi zgjedhjet federale, Cotler ka qenë ministër i drejtësisë dhe Prokuror i Përgjithshëm i Kanadasë. 

Ai u zgjoh për herë të parë përfaqësues në parlament në vitin 1999 në zgjedhjet  e përgjithshme në Kanada (1) dhe tani kreu i Qendrës për të Drejtat e Njeriut është Raoul Wallenberg. (2) Në vitin 2015 ai themeloi shoqatën Raoul Wallenberg RWCHR në Montreal Kanada  e cila nga njëra anë mbulon mediatikisht të drejtat e njeriut dhe nga ana tjetër duke i dokumentuar ato përqëndrohet ta luftojë Iranin në fushën e të drejtave të njeriut me anë të rrugëve ligjore.

Në vitin 2018 Cotler mori propozimin për çmimin Nobel në paqe nga disa hebrenj  me ndikim në Kanada dhe disa mbështetës të tyre. Sidoqotë si përfundim ky çmim u nda mes  Denis Mukouji nga Republika Demokratike e Kongos dhe Nadia Morad, një aktiviste Yazidi për të drejtate njeriut në Irak, për arsye të përpjekjeve për t'i dhënë fund abuzimit seksual si instrument lufte. Në vazhdim të tekstit do të shpejgojmë se përse ai nuk meriton asnjë çmim për paqe.

Përpjekje për sanksione ekonomike mbi Iranin

Cotler është anëtar i bordit drejtues të qendrës "Bashkimi kundër Iranit nuklear" (3). Kjo qendër është një grup i ngushtë që ka lidhje me  neokonzervativë  dhe fraksione të tjera por-izraelite, e cila bazohet në qasjen agresive të qeverisë amerikane kundër Iranit dhe e përkrahin atë sidomos në fushën e programit bërthamor. Kjo qendër drejtohet nga Joseph Lieberman, ish-senator dhe njëri nga neokonzervatorët e vjetër mbështetës të Organizatës Muxhahedinët Khalk. Kjo qendër ka qasje shumëpalëshe në bllokadën ekonomike dhe diplomatike të Iranit dhe këtë e bën me anë të dekurajimit të kompanive tregtare që të mos bëjnë tregti me atë vend. Në nivelin legjislativ , "Bashkimi Kundër Iranit Bërthamor" harton rregulla referimi për ndalimin e hyrjes së Iranit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe për ndalimin e investimeve në atë vend, dhe për miratim ia ofron qeverisë federale dhe qeverive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në faqen zyrtare të këtin grupi janë përmendur disa raste të rekomandimeve të tij në projekt-ligjin e plotë të sanksioneve në vitin 2010 , në rastet e përgjigjeve dhe mos lejimin e investimeve në Iran (4).

Prishja e marrëveshjes

Bashkimi kundër Iranit Bërthamor, përveç aktiviteteve tregtare, ka publikuar dhe disa raporte dhe pikëpamje rreth Iranit dhe pretendimit për armatim bërthamor; pika të cilat Qendra e Kërkimit të Globalizmit i ka konsideruar propaganda.(5)  Në mesim e këtyre pretendimeve mund të tregojmë pretendimin e  tyre për rritjen e fuqisë bërthamore të Iranit dhe çështjen se ky vend ka gisht në sulmet e 11 shtatorit, pretendime të cilat hidhen poshtë ashpërsisht nga ekspertë amerikanë të inteligjencës.(6) Në kohën e bashkëbisedimeve 5+1 për programin bërthamor të Iranit, ky grup ishte njëri nga kundërshtarët e këtyre bashkëbisedimeve dhe pasi bisedimet arritën në një marrëveshje bëri të gjitha përpjekjet për ta prishur atë. Kur qeveria e Trump deklaroi se është larguar nga marrëveshja e arritur bërthamore dhe se do të vendoste një sërë sanksionesh të reja ekonomike mbi Iranin, me një pretendim se kjo marrëveshje nuk ka arritur ta ndalojë Iranin të ndërtojë një armë atomike, kjo qendër e mbështeti vendimin e Trumpit dhe  e quajti atë një hap efektiv kundër kërcënimit të sigurisë kombëtare të SHBA. (7) Madje kjo qendër e priti mjaft mirë fitoren e Trumpit në zgjedhjet presidenciale me shpresën se do ta nxjerrë Amerikën nga marrëveshja bërthamore.(8)

Kërcënimi i Iranit me sulm ushtarak

 Grupi Kundër Iranit Bërthamor e ka shmangur kërkesën direkte për luftë kundër Iranit, por në disa raste i përshëndet deklaratat dhe kërcënimet për luftë ndaj tij. Për shembull në tetor të vitit 2011, pasi një iraniano-amerikan u arrestua në Washington nën akuzën për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  kjo qendër i kërkoi Barack Obamës të shprehë sa më shpejt të jetë e mundur se " Irani do të shohë përfundimin e veprimeve të veta duke pësuar një sulm ushtarak në hakmarrje për sulmin ndaj amerikanëve." (9)

Sanksionimi i politikanëve iranianë

Irwin Cotler më 10 dhjetor të vitit 2018 lexoi një letër me anë të të cilës i kërkonte qeverisë kanadeze të shpallte 19 politikanë iranianë si të padëshiruar. Ai  i kërkoi qeverisë t'i shpallë ata të padëshiruar nën akuzën për shkelje të të drejtave të njeriut në Iran në vitin 2018 dhe t'i vendosë ata në listën e personave të padëshiruar. Në një pjesë të deklaratës të cilën e ka lexuar sëbashku me disa anëtarë të tjerë të parlamentit kanadez,  Cotler , duke përsëritur disa akuza pa bazë kundër Iranit si për shmebull programi bërthamor ushtarak, përkrahje të terrorizmit dhe veprime hegjemonike në rajon , u kërkoi Kombeve të Bashkuara ta vendosin qeverinë iraniane nën presion. Ligji i njohur si Magnetizmi i cili u miratua në Kanada në vitin 2017,e lejon qeverinë kanadeze t'i vendosë zyrtarët e qeverive të huaja në listën e personave të padëshiruar nën akuzën e abuzimit me të drejtat e njeriut. (10) Sanskionet e vendosura kundër Iranit nëpërmjet ligjit të Magnetizmit, ndiqen nga qendra Raoul Wallenberg.

Ftesa e Maryam Rajavi në parlamentin Kanadez

Cotler është themeluesi i programit "Java e llogaridhënies së Iranit" , një program anti-iranian që bën propagandë për presion ndaj Iranit dhe që javën e parë është mbajtur në parlamentin kanadez në Otava. Në prill të vitit 2018 është mbajtur mbledhja e gjashtë, ndërsa në mbledhjen e tretë që u bë në vitin 2014, kanë ftuar të mbajë fjalim Maryam Rajavi, kryetaren e organizatës terroriste Muxhahedinët Khalk. Në atë konferencë Maryam Rajavi ishte ftuar si udhëheqëse e zgjedhur e "Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit", një grupi mburojë të Organizatës Muxhahedinët Khalk , që të dëshmonte përballë Komitetit të Parlamentit Kanadez me temë të drejtat ndërkombëtare , për një temë të cilën e kishin quajtur "vrasja masive e anëtarëve nën mbrojtjen e MEK në kampin Ashraf në Irak". (11)

Portali American Nation, me datë 14 maj 2014 , në një artikull të shkruar nga Ali Garib , shfaqi reagim ndaj këtij veprimi të Cotler-it. Ky artikull i publikua me këtë përmbajtje: "Mërgimtarët e debatueshëm  iranianë kanë ndryshuar rrënjësisht programin e të drejtave të njeriut në Parlamentin Kanadez. A po shkelin politikanët kanadezë parimet e tyre?" , ka treguar se ftesa e Maryam Rajavi në Parlamentin Kanadez ka ngritur shqetësime te disa aktivistë  të kësaj fushe. Sipas artikullit të Nation, njëri nga aktivistët e të drejtave të njeriut emrin e të cilin nuk donte ta publikonte, i ka thënë Ali Garibit se për mendimin e  tij prezenza e Maryam Rajavi në atë mbledhje është palidhje dhe e dëmshme. Sipas Ali Garibit, në një bisedë telefonike me një gazetar të Nation i cili e pyeti Cotler-ir për arsyen e ftesës së saj, ai i kishte thënë se e kishin ftuar për një çështje të veçantë, për të dhënë dëshmi për vrasjen e anëtarëve nën mbrojten e MEK nga ana e forcave irakiane të sigurisë në kampin Ashraf në Irak.  Garibi vazhdon duke thënë se kur gazetari e pyeti Cotlerin për informacionin e lëshuar nga zyra e tij rreth fjalimit të Rajavi, informacion i cili ka rënë në duar të bordit editorial të Nation, ai pretendoi se tema e fjalimit të saj ka qenë e caktuar , megjithatë gjatë seancës dëgjimore bëjnë edhe pyetje jashtë temës, si për shembull abuzimet e pretenduara të të drejtave të njeriut në Iran, të cilat ajo është e detyruar t'u përgjigjet.(12)

Megjithatë, sipas Nation, marrëdhënia me MEK ndezi llampën e alarmit edhe për një tjetër pjesëmarrës në atë seancë. Ai nuk ishte kush tjetër përveç doktor Ahmed Shehid-it, raportuesit të posaçëm të OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, i cili do të mbante një fjalim në atë konferencë të organizuar nga Parlamenti Kanadez. Megjithatë , sipas deklaratës së zyrës së doktor Ahmed Shehidit, në fillim ai kishte për qëllim ta linte fare atë konferencë, por më pas pranoi të fliste për ligjvënësit për  diçka tjetër veçmas planit të "Javës së llogaridhënies së Iranit".  Kur Cotler e pyeti për arsyen e anulimit, si përgjigje dëgjoi: "Sepse për mendimin e tij kjo mbledhje nuk ishte e përshtashme".

Sipas ndihmësit të doktor Shehidit, diplomati i Maldives besonte se mbledhja ishte formuluar në një mënyrë që në vend që të ketë më shumë pamjen e një raportimi, të linte këtë përshtypje në mendje që ishte vendosur të shkelej pavarësia e të tjerëve për të dhënë mendimin e tyre."

Cotler ka konfirmuar se 50 minuta para fillimit të konferencës, doktor Shehidi ka kërkuar të japë raportin e tij nëpërmjet videokonferencës ose në një mbledhje të veçantë. Kështu Paralementi Kanadez e mohon faktin që Shehidi ka kërkuar të mos marrë pjesë në "Javën e Përgjigjes së Iranit". Cotler pretendon: "Ai nuk ka hequr dorë nga programi, vetëm ka kërkuar të marrë pjesë nëpërmjet videokonferencës."

Ai madje mohon edhe qëllimin e parë të Ahmed Shehidit për të hequr dorë nga pjesëmarrja në atë program.(13)

Sipas Nation, vërtetimi i kësaj që a ka hequr dorë me të vërtetë Ahmed Shehidi nga programi apo jo , është shumë i vështirë. Zyra e Cotlerit i ka drejtuar gazetarët e Nation të pyesin zyrtarët administrativë të nënkomitetit të kuvendit, por askush nga ata nuk e ka bërë të qartë nëse doktor Shehidi ka marrë pjesë në mbledhjen (Java e dhënies llogari të Iranit) apo jo. Miriam Burke, zëvendëse e nënkomisionit, në përgjigje të pyetjes se a ishte doktor Shehidi pjesë e atyre që mbajtën fjalim apo jo, tha: "Nuk mund ta them."

Emri i Shehid nuk shihet në lajmet e sajtit zyrtar të Cotler rreth programit të ditës së 8. Disa burime thonë se për shkak të ndërhyrjes së muxhahedinëve , Shehidi kërkoi të tërhiqen nga programi. Një burim i informuar rreth kësaj çështjeje tha se disa grupe të të drejtave të njeriut kanë shkuar në zyrën e Shehidit dhe nuk zgjati shumë derisa ai mori atë vendim. Dy burime të tjera gjithashtu e kanë miratuar këtë informacion. Një aktivist i të drejtave të njeriut, rreth kësaj thotë: " Duke patur parasysh faktet që kemi në dispozicion, Ahmed Shehidi nuk ishte në dijeni se kjo ishte një pjesë e një plani  më të madh. Kur u bë e qartë se Muxhahedinët Khalk ishin në këtë mes, u përhapën shumë shqetësime."

Sipas Nation, në një konferencë lajmesh në mbyllje të ( Javës së llogaridhënies së Iranit)  në vitin 2014, ka treguar sinqerisht se nuk ka asnjë lidhje mes Ahmed Shehidit dhe Organizatës Muxhahedinët Khalk; thënie e cila tregon se është e qartë se sponsorët e MEK në perëndim janë në dijeni për opinion e keq të këtij grupi terrorist në perëndim dhe për urrejtjen që ka populli iranian ndaj tij. (14)

Lobim për muxhahedinët

Cotler është njëri nga ata persona që me anë të lobeve të tij të fuqishme ka luajtur rolin më të madh në nxjerrjen e emrit të MEK nga lista kanadeze e organizatave terroriste.(15) Para kësaj , në shtator të vitit 2011, ai ka mbajtur fjalim përballë mbështetësve të kësaj organizate në një mbledhje në kuvendin e Kanadasë. Gjithashtu në një takim të përkrahësve të organizatës në Paris në vitin 2013, duke u ulur pranë personave si ish-prokurori i përgjithshëm amerikan Michael Mucasey, dhe  ish-Presidenti i Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane në Amerikë  Michael Steele,   i kërkoi ish-presidentit Obama të vendosë Irakun nën presion që të lirojë menjëherë nga burgu 7 anëtarë të burgosur të kultit terrorist Muxhahedinët Khalk. Gjithashtu ka mbajtur fjalim  në një konferencë të përkrahësve të MEK-ut në parlamentin kanadez më 5 dhjetor të vitit 2017, me ftesën e " Miqësisë Demokratike Kanadezo-Iraniane", një qendre mburojë të Organizatës Muxhahedinët Khalk. 9 ditë më pas, ai mori pjesë si fjalues në konferencën "Përkrahje për Iranin e lirë" e cila u mbajt në Kongresin Amerikan me prezencën e mbështetësve të MEK nga parfaqësues të të dyja partive, Republikane dhe Demokratike.

Deri në vitin 2012, MEK ka qenë në listën amerikane dhe kanadeze të organizatave terroriste. Ka një histori të habitshme. Duke e marrë nga koha e themelimit të saj në fillim të viteve 1960 si një grup islamiko-marksist kundër shahut, deri në gjendjen e tyre aktuale si kundërshtarë të Republikës Islamike. Shumë kritikë thonë se ky grup tregon sjellje sektare nga vetja. Përveç të kaluarës së pasur plot dhunë, muxhahedinët gjithashtu akuzohen për shkeljen e të drejtave të njeriut  brenda organizatës së tyre. Gjatë viteve 1980, muxhahedinët janë shpërngulur në Irak dhe kanë luftuar krah për krah me Sadam Husejnin në luftën kundër Iranit. Në Irak, ky grup i vendosi anëtarët e vet në një kamp ushtarak në shkretëtirë të quajtur Ashraf. (16) Në shtator të vitit 2012, 9 vite pasi luftëtarët e këtij grupi ishin çarmatosur gjatë sulmit të Amerikës, forcat irakiane evakuuan kampin Ashraf. Ai grup anëtarësh dhe luftëtarësh që mbetën në vend , u shpërngulën në kampin "Liberty"(ish-kampi ushtarak amerikan). Në vitin 2013, pas një marrëveshje ndërmjet Amerikës dhe qeverisë shqiptare, MEK pranoi t'i shpërngulë 3000 anëtarët e saj nga kampi "Liberty" në Irak drejt këtij vendi. (17) Më 9 shtator të vitit 2016, rreth 206 anëtarë të mbetur të Organizatës Muxhahedinët Khalk u shpërngulën në Shqipëri.(18) Në maj të vitit 2018 televizioni MSNBC tregoi pamje nga lart të kampit të fshehtë të muxhahedinëve në Shqipëri dhe e quajti atë një kompleks masiv baze ushtarake. (19) Ndërtimet e MEK në Manëz , në Durrës, gjenden në perëndim të Shqipërisë, në vendin ku është ngritur protesta e vendasve. (20) Në vitin 2017, John Bolton, një vit para zgjedhjes së tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në qeverinë e Trump-it, në një fjalim të mbajtur para anëtarëve të MEK, u premtoi atyre se para vitit 2019 do të mbajnë në Teheran festën për fitore.(21) Sipas raporteve, gjatë vitit 2018 MEK ka qenë e zënë në aktivitete të fshehta brenda Iranit për përmbysjen e Republikës Islamike.(22)

Përkrahja nga regjimi sionist

Cotler është njëri nga përkrahësit më të zjarrtë të qeverisë sioniste të Izraelit. Ai ka përdorur gjithmonë postin e tij për të ndaluar dënimin e Izraelit për shkeljet e rregullave ndërkombëtare dhe shkelje të të drejtave të njeriut ndaj palestinezëve. (23) Përkrahja e Irwin Cotler për Izraelin është shumë e qartë dhe fyese, dhe  përkrahja që i bën  qeverisë izraelite për shkeljet e të drejtave të njeriut është e turpshme. Për shembull, kur qeveria Kanadeze kritikoi qeverinë e Netanyahos për vrasjen e më shumë se 60 protestuesve palestinezë në maj të vitit 2018 në Gazë(24), në një postim në Twitter Cotler protestoi për këtë dhe kërkoi që në vend të kritikës të hedhë poshtë Hamasin.(25) Në vitin 2014 gjithashtu ai ka deklaruar se është grupi i Hamasit ai që është përgjejgjës për luftën në Gaza. (26)

Cikli i bashkimit të muxhahedinëve me sionistët

Sipas një agjencie lajmesh të hebrenjve në Kanada, në vitin 2018 Cotler  është nominuar për çmimin Nobel në paqe nga Gerald Steinberg, kryetari dhe themeluesi i qendrës izraelite NGO Monitor.  Sipas rrëfimit të kësaj qendre, Paul Martin, ish-kryeministri i Kanadas personi i cili është quajtur nga qendra e Izraelit dhe e Punëve të Hebrejnve (CIJA) "arkitekti i politikës së Kanadas për Lindjen e Mesme" (27) , Nathan Sharansky, ish-ministër në qeverinë e mëparshme izraelite dhe kryetar i Agjencisë Hebreje, dhe Saadudin Ebrahimi, profesor i Universitetit Amerikan në Cairo i cili pas një fjalimi në Universitetin e Tel Avivit është quajtur nga një grup studentësh palestinezë si tradhëtar i çështjes së Palestinës dhe agjent i Izraelit (28), kanë mbështetur kandidaturën e Cotlerit.(29) Para kësaj gjithashtu Alan Dershowitz , një avokat amerikan përkrahës i Izraelit, kishte propozuar që çmimi Nobel për paqen t'i jepej Cotlerit. Në një listë që Jerusalem Post ka publikuar për 50 hebrenjtë më me ndikim në botë, Cotler dhe Dershowitz  renditen të dy në të njëjtin nivel, 38. Jerusalem Post i quajti ata avokatët më të njohur në botë. Dershowitz i ka dhënë Cotlerit librin e tij "Abraham" të cilin e ka botuar në vitin 2015. Në librin e tij, të dërguarin e Zotit, Ibrahimin (paqja qoftë mbi të) ai e quajti avokatin e parë në historinë e historisë i cili filloi bisedimet me Zotin nga ana e mëkatarëve të popullit të Themudit, dhe bazuar në këtë, ai e quajti Cotlerin "Ibrahimin e kohës moderne". (31) Në vitin 2012, Dershiwitz dhe Cotler, sëbashku me Elie Wiesel, një shkrimtar hebre i cili për shkak të kujtimeve të tij rreth holokaustit ka fituar çmimin Nobel për paqe në vitin 1986, kanë kërkuar heqjen e emrit të Organizatës Muxhahedinët Khalk nga lista e organizatave terroriste të Ministrisë së Jashmte Amerikane.(32) Fakti që një person si Cotler i cili ka mbështetur terroristët fajtorë për vrasjen e 12 mijë iranianëve, kërcënon me sulm ushtarak një vend, dhe mbështet pa kushte një qeveri terroriste (regjimin sionist) , të nominohet për çmimin Nobel në paqe , nuk është aspak për t'u habitur, sepse në po atë vit kryeministri  i regjimit sionist,Benjamin Netanyahu, është nominuar për të njëjtin çmim nga Partia Likud e Izraelit.(33) Dhe shumë më herët kjo medalje është varur në qafë të terroristëve si Menachem Begin, Yitzhak Rabin, Shimon Peres, Henry Kissinger dhe të mbështetësve të terroristëve si Elie Wiesel. (34)

[1] Historical 301 Electoral Districts Database

[2] https://www.raoulwallenbergcentre.org/irwin-cotler/

[3] https://www.unitedagainstnucleariran.com/about/leadership

[4] UANI, “Legislation,” http://www.unitedagainstnucleariran.com/legislation

[5] http://www.globalresearch.ca/spreading-falsehoods-about-iran-united-against-nuclear-iran-america-s-war-propaganda-mouthpiece/21089.

[6] http://www.unitedagainstnucleariran.com/resources/executive-research-reports.

[7] https://www.unitedagainstnucleariran.com/press-releases/united-against-nuclear-iran-releases-statement-following-president-trumps-iran

[8] https://www.unitedagainstnucleariran.com/news/eye-on-iran-trump-faces-battle-to-undo-iran-nuclear-deal

[9] http://www.ipsnews.net/2011/10/iranians-charged-in-alleged-plot-to-kill-saudi-envoy/.

[10] https://observatoryihr.org/news_item/canadian-former-attorney-general-and-lawmakers-call-for-sanctions-on-19-iranian-officials/

[11] http://irwincotler.liberal.ca/blog/iran-accountability-week-held-815/

[12] https://www.thenation.com/article/controversial-iranian-exile-shakes-canadian-parliaments-human-rights-program/

[13] https://www.thenation.com/article/controversial-iranian-exile-shakes-canadian-parliaments-human-rights-program/

[14] https://www.thenation.com/article/controversial-iranian-exile-shakes-canadian-parliaments-human-rights-program/

[15] https://www.jpost.com/International/Pro-Israel-voices-want-MEK-off-US-terror-list

[16] https://www.thenation.com/wp-content/uploads/2015/04/RAND_MG871.pdf

[17] Pamela Dockins (14 February 2016), "US Praises Albania for MEK Resettlement", VOA, retrieved 27 April 2018

[18] Iranian opposition group in Iraq resettled to Albania". Reuters. September 9, 2016.

[19] On Assignment with Richard Engel, MSNBC, 25 May 2018, retrieved 27 May 2018

[20] Durrës locals protest MEK members' burial in local cemetery", Tirana Times, 9 May 2018, retrieved 15 June 2018

[21] Robert Mackey (23 March 2018), "Here's John Bolton Promising Regime Change in Iran by the End of 2018", The Intercept, retrieved 27 April 2018

[22] Richard Engel (25 May 2018), "The MEK's man inside the White House", MSNBC, On Assignment with Richard Engel, retrieved 26 May 2018

[23] https://www.jta.org/2003/12/22/archive/canadas-new-justice-minister-irwin-cotler-is-no-shrinking-violet

[24] https://www.timesofisrael.com/canada-condemns-gaza-violence-says-one-of-its-citizens-injured/

[25] https://twitter.com/IrwinCotler/status/999802895360028674?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E999802895360028674&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.mintpressnews.com%2Fmax-blumenthal-grills-oas-panel-on-venezuelas-crimes-against-humanity%2F243023%2F&fbclid=IwAR1Gdz6pDbPCOcpqgigX6kAYDM0QIJoH5y0XcZk5irx8gD-SLvFhlgellAc

[26] https://www.theguardian.pe.ca/news/local/mp-irwin-cotler-says-hamas-to-blame-for-gaza-conflict-97114/

[27] https://cija.ca/paul-martin-architect-of-canadas-middle-east-policies/

[28] https://www.alaraby.co.uk/english/indepth/2018/1/3/egyptian-academic-causes-uproar-after-tel-aviv-visit

[29] https://www.cjnews.com/news/canada/ex-pm-paul-martin-recommends-irwin-cotler-for-a-nobel-prize

[30] http://lemondejuridique.com/actualites/message-precedentmessage-suivantretour-aux-messages-alan-dershowitz-nominates-irwin-cotler-for-nobel-prize%E2%80%8F/

[31] https://www.jpost.com/Not-Just-News/Jerusalem-Post-50-Most-Influential-Jews-Number-38-Alan-M-Dershowitz-and-Irwin-Cotler-469070

[32] https://www.jta.org/2012/02/28/israel/pro-israel-voices-joining-bid-to-get-iranian-dissident-group-off-u-s-terror-list

[33] https://www.jpost.com/Israel-News/Benjamin-Netanyahu/Likud-activist-calls-for-Nobel-Peace-Prize-for-Netanyahu-553291

[34] Abrams, Irwin (2001). The Nobel Peace Prize and the Laureates: An Illustrated Biographical History, 1901–2001. Science History Publications. p. 266. ISBN 978-0-88135-388-4


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur