Dokumentet e tradhëtisë (2)

Categoria: Dokumente

Sipas dokumentit të mëposhtëm, Masud Rajavi i ka treguar Savakut për emrat e disa personave të tjerë duke u dhënë informacione. Si zakonisht ai e udhëzoi SAVAK-un që filan person  kishte informacion rreth tij që kështu ata të Savakut të shkojnë edhe tek ai. Dhe është mjaft interesante që në dokumentin e mëposhtëm i jep SAVAK-ut informacion në formë mirësie të heshtur duke i thënë që edhe ai është në njohuri për sekretet e organizatës. Me përqëndrimin dhe vëmendjen më të vogël, mund ta kuptojmë se deri në çfarë mase ka përfituar SAVAK nga  këto rrëfime.

Teksti i dokumentit numër 2

Sad 5: Marrje në pyetje Masud Rajavi, djalit të Husejnit, Shehret Rajavi

8-Musa, nga Azerbajxhani, i dobët, ka mundësi të jetë student i fizikës. Ishte nga personat e nivelit të 2 dhe 3. Vend banimin e tij nuk e di. Shkonte në Universitetin e Teheranit. Duhet të jetë 22-24 vjeç.

9-Rizai, student i vitit të pestë apo të gjashtë për dentist në Universitetin e Teheranit(për të cilën nuk jam i sigurt). Është pak i gjatë, me fytyrë të zbehtë dhe  flokë të zeza. Jeton në një shtëpi me familjen e tij në rrethinat e jugut të Teheranit ose të paktën në zonën e rrugës "Sairus".

10- Mehdiu. Mbiemri Firuzian. Profesioni inxhinier. Nga Khorasani. Mesa thonë punon në burgun e bashkisë. Ma kanë treguar. Është anëtar i yni i nivelit 3-4. Ai na ka ndihmuar duke na dhënë shtëpinë e tij në dispozicion dhe një shumë parashë kesh prej 10000 tumanësh. Sigurisht që priste që t'ia kthenim përsëri më pas. Sigurisht që në këtë pjesë nuk këmbënguli menjëherë. Sejid Muhamed , unë dhe Behruzi e njihnim atë. Sigurisht që të tjerët nuk ishin në dijeni të plotë për të dhënat rreth tij. Së pari, unë për shkak se ishim nga i njëjti qytet dhe së dyti për shkak se isha njohur në një karrocë me të dhe së treti për shkak se kisha marrë me qira një dhomë nga ai me shumën 1400 rial në muaj me ujë dhe gaz, ia njihja familjen , profesionin dhe vendin e punës. Ai është inxhinier. Adresa e shtëpisë në rrugën Shah, në rrugën Golshan, në krahun e majtë të pallatit në kryqëzimin Golshan në katin e katërt, dera e krahut të djathtë.

11- Efradi, Basam,Lotfi ,Parvizi. I njoh dhe nuk kam patur takime zyrtare me ta. Kanë qenë shokë të vjetër të Mehdiu. Ndonjëherë vinin me të. Ne jemi përpjekur t'i rekrutojmë  dhe madje unë jam përpjekur  t'i jap detyra të vogla që sigurisht  nuk kishin as kohë dhe as nuk bindeshin. Sigurisht që unë përpiqesha  që të merrja ndihma ekonomike prej tyre. Lotfi ishte në prag martese. Një herë, për ta ndihmuar atë që të krijonte familje dhe që për siguri të mos zbulonte sekretin tonë, më erdhi për vizitë dhe i dhashë 10 mijë tuman para. 

Firma e Masud Rajavi 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur