Rrërfimi i një aksioni të dështuar kundërzbulimi të muxhahedinëve

Categoria: Dokumente

 

 

Ne shkurt te vitit 1982, duke goditur shtepite ekipore te kryetarëve të muxhahedinëve ku mbeti i vrarë  Musa Khejabanit( Khejabani ishte numri një i organizatës në mos prezencë të Masud Rajavi) dhe Ashraf Rabi'it (gruaja e Masud Rajavit),  shërbimi informativ i Gardës Revolucionare arriti nivele më të përsosura në fushën e inteligjencës dhe operimit.

Pas goditjes së 8 shkurtit të vitit 1982 që Garda i dha organizatës, selia operacionale u zhvendos në rradhët e institucioneve më të ulëta të sektit. Në fillim ajo u zhvendos në sektorin shoqëror të organizatës dhe më pas në grupe të tjera. 

Pas shkurtit të vitit 1982, Organizata Muxhahedinët Khalk planifikoi operacione më të zgjeruara, por para se ato operacione të zhvillohen, nëpërmjet një lajmi të marrë nga prokuroria, Shërbimi Inteligjent i Gardës arriti të zbulojë 8 shtëpi ekipore të organizatës . Në njërën nga këto shtëpi fshiheshin anëtarë të Këshillit  Shoqëror dhe Muhamed Zabeti(Pëgjegjësi i Këshillit Shoqëror të organizatës). Prokuroria e kishte marrë këtë informacion nga burgu dhe kishte deklaruar se nëse Garda do të veprojë me vonesë, ekziston mundësia që organizata ta kutpojë që informacionet e saj janë zbuluar.

Garda ishte e zënë në përgatitjen e kushteve fillestare për operacionin Bejtul Mukades në frontin e luftës (operacionet për çlirimin e Khoramshahrit), për këtë arsye për ta ishte mjaft e rëndësishme që operacionet kundër muxhahedinëve të kryheshin me sukses dhe Këshilli  Shoqëror dhe Muhamed Zabeti të shkatërroheshin që operacionet e zgjeruara të muxhahedinëve të neutralizoheshin.

Përgjegjësit e Shërbimit Informativ të Gardës kishin dyshime. Në fillim shkuan pranë Ajetollah Muhamedi Gilanit që të këshilloheshin me të. Ajetollah Muhamedi Gilani u tha që për momentin të mos nxitonin.  Më pas i kërkuan mendim Imam Khomeinit.  Përgjigja e Imamit ose anëtarëve të shtëpisë së tij ishte kjo që në atë punë kishte hajër dhe bereqet dhe përfundimi do të ishte pozitiv.  Gjatë kohës kur përgjegjësit e Gardës kërkuan këshillë nga Ajetollah Muhamedi Gilani dhe më pas nga shtëpia e Khomeinit ( me një distancë kohore një ditore) Zabeti dhe anëtarët e Këshillit të Sektorit Shoqëror të Organizatës kishin ardhur në shtëpitë ekipore.

Gjatë goditjes që Garda u dha shtëpive ekipore të organizatës më 2 maj 1982,  Zabeti mbeti i vrarë teksa po përpiqej të arratisej.  Në atë shtëpi ekipore u zbuluan dokumente të rëndësishme të cilat mund të përdoreshin në operacionet e mëvonshme. Pas këtij operacioni organizata arriti në përfundimin se kushtet brenda vendit janë bërë mjaft të vështira për të dhe duhet të mendonin diçka.

Muhamed Zabeti

Pas shkatërrimit të Këshillit Social të Organizatës, çështja e goditjes së marrëdhënieve të organizatës kaloi në përgjegjësinë e Gardës. Forcat e zbulimit të Gardës, nëpërmjet motrës së Mehdi Abrishamçiut, numrin e të cilës e gjetën në xhepin Musa Khejabanit, patën sukses në zbulimin e sektorit të marrëdhënieve të organizatës. Sektori i rajoneve gjithashtu u zbulua përmes ndjekjeve dhe përgjimeve. Në lidhje me këtë u zbuluan 10 shtëpi ekipore.

Më 1 gusht të vitit 1982, afërsisht një muaj pas çlirimit të Khoramshahrit, shërbimi informativ i Gardës ndërmori shumë operacione kundër shtëpive ekipore të organizatës në sektorin e saj të marrëdhënieve dhe rajoneve. Me anë të këtyre operacioneve , këto sektorë të organizatës u dëmtuan në mënyrë serioze.

Goditjet e shumta që Garda i shkaktoi sektorëve të ndryshëm të Organizatës Muxhahedinët Khalk, i detyroi ata të krijojnë sektorin e kundërzbulimit, por edhe ky sektor u zbulua dhe shërbimi sekret i Gardës ndërmori aksione kundër tyre. Mehdi Ketirai ishte përgjegjësi i forcave të kundërzbulimit të organizatës. Detyra e tij ishte kjo që të zbulonte sistemin e shërbimit informativ të Iranit dhe t'ia bëjë të ditur dhe të qartë organizatës se çfarë është Shërbimi Informativ i Iranit, cilit grup i përket, çfarë aftësishë ka dhe se si mund të përballesh me të.

Pas goditjes që Garda i bëri sektorit të marrëdhënieve dhe sektorit të rajoneve të organizatës në vend më 1 gusht të vitit 1982, organizata arriti në këtë konkluzion se duhet të ketë informacione të shumta dhe të zgjeruara në brendësi të Iranit  rreth sistemit dhe regjimit të Shërbimit Informativ të Republikës Islamike.

Forcat e shërbimit sekret të Gardës nuk përdornin telefoni celulare, por forcat e Komitetit i përdornin duke përdorur fjalën sekrete "Mesazh Abdulla". Forcat e organizatës nga ana e tyre mendonin se fjalëkalimi "Mesazh Abdullah"  kishte të bënte me organizatën që po përballeshin.

Forcat e komitetit ishin në një shtëpi në rrugën Karun në Teheran, e cila përdorej për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Disa nga forcat e kundërzbulimit të muxhahedinëve gjithashtu ndodheshin në atë zonë. Ata zbuluan tre persona nga forcat e Komitetit që sigurisht njëri prej tyre ishte këpucar dhe nuk ishte aspak anëtarë i Komitetit. Muxhahedinët menduan se këpucari ishte anëtar i Komitetit, por ai ishte një qytetar i thjeshtë. Për shkak se këpucari ishte njeri me merita dhe përflitej se kishte lidhje me Komitetin, muxhahedinët menduan se edhe ai ishte komitetas.

Përgjegjësi për ruajtjen e shtëpisë së Organizatës Muxhahedinët Khlak në rrugën Karun, në të cilën ndodhej Mehdi Ketirai dhe Husejn Abrishamçi, gjatë vëzhgimit të shtëpisë dyshoi mbi një të ri dhe sipas shkrimit që kishte dorëzuar fillon të kryejë zbulime rreth tij.

Mehdi Ketirai

 

Ditën tjetër në po të njëjtin vend shikon atë të ri me një person tjetër dhe raporton tek anëtarët e lartë rreth tyre, dhe ata urdhërojnë t'i rrëmbejnë. Tahiri (përgjegjësi për ruajtjen e shtëpisë) sëbashku me Reza Hashamlu dhe Muhamed Xhafar Hadijanin, rrëmbejnë këto dy të rinjë(Taleb Taherin dhe Muhsen Mirxhelilin). U dolën përpara me makinë në rrugë dhe u thonë: "Ne jemi të Komitetit dhe ju duhet të vini me ne."

Ata dërgohen në shtëpinë që ndodhej në rrugën Bahar e cila ishte përgatitur që më parë për torturime.

Banjo e kësaj shtëpie që ishte përgatitur për tortura, ishte izoluar akustikisht me anë të mushamave të trasha. Mjetet e përdorura aty ishin litari, kabujt, maskat, prangat dhe shufrat prej plumbi. Po të godisje ndokënd me këto shufra, e lije pa ndjenja. Gjithashtu përdorej zinxhir, kyç, cianur, etj. Mehran Esdaki, një i arrestuar i Organizatës Muxhahedinët Khalk , në rrëfimet e tija rreth torturimit të tyre, thotë: " Këmbët e Talebit dhe Muhsenit ishin të nxira dhe të ënjtura dhe në duart e tyre kishte flluska të kuqe ...Një natë më parë nuk kishin fjetur dhe nuk ndjeheshin mirë, u dhimbnin këmbët dhe shkonin në banjo duke ecur mbi thembra."

Për të zbuluar shërbimin sekret iranian, muxhahedinët planifikuan operacionin e ashtuquajtur "Inxhinierik", gjatë të cilit zbulonin agjentët iranianë, i torturonin dhe më pas merrenin informacionet e nevojshme. Ata kishin përvetësuar vegla të ndryshme për torturimet në "operacionet Inxhinierike" dhe ishin duke shkruar fletushkën "Torturimet dhe marrjet e informacioneve".

Anëtarët e organizatës nuk mund të merrnin asnjë informacion për arsyen e zbulimit dhe goditjes së shtëpive ekipore sepse ata dy persona që kishin dhënë informacion rreth kësaj gjëje, ishin aktiv në Komitet. Forcat e Revolucionit Islamik kishin marrë pjesë në operacion, por nuk kanë luajtur ndonjë rol në zbulimin dhe ndjekjen e muxhahedinëve. Me qartësimin e faktit se me anë të këtyre dy rojeve të Komitetit nuk do të arrinin në asnjë informacion në lidhje me goditjet e shtëpive ekipore të organizatës, në vend të marrjes së informacioneve, duke u bazuar në faktin se ata të dy ishin roje të Revolucionit Islamik, muxhahedinët vendosën të hakmerren.

Këto akte të organizatës  njihen ndryshe si "Operacionet Inxhinierike". Pas krimeve të shumta kundër dy anëtarëve të Komitetit dhe një këpucari, më 12 gusht 1982, muxhahedinët i varrosën ata për së gjalli.

Khosru Zandi, njëri nga anëtarët e organizatës, ka thënë: "Unë dhe Xhafari, pasi i morëm kufomat nga Rahmani, në orën 10 të natës shkuam në parkun Fejz në të cilin kishim bërë gati një gropë. Pas çdo gunge që kalonim, trupat e tyre hidheshin sa lart e poshtë derisa arritën në parkun Fejz në orën 10:30. Gjatë zhvendosjes së trupave të tyre nga makina , vumë re se ata merrnin frymë , ishin duke dhënë shpirt dhe trupat e tyre ishin të ngrohtë, por i hodhëm brenda në gropë..."

Një ditë pas varrosjes për së gjalli të viktimave të "Operacioneve Inxhinierike", nëpërmjet kapjes së një hajduti makinash nga ana e popullit dhe dorëzimit të tij në polici, u zbulua një nga krimet më të rënda të ndodhura në historinë e Republikës Islamike të Iranit i cili shokoi të gjithë shorëqinë në Iran. Personi i arrestuar ishte Khosru Zandi, njëri nga anëtarët e sektorit ushtarak të organizatës terroriste Muxhahedinët Khalk i cili kishte për qëllim të vidhte një makinë për të kryer një aksion vrasjeje, por gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu për planin e tmerrshëm dhe çnjerëzor të Organizatës Muxhahedinët Khalk të quajtur "Operacionet Inxhinierike".

Fotoja e torturimit makabër të tre rojeve nga muxhahedinët

Gjithashtu, dokumentet rreth torturimeve të kryera nga muxhahedinët (si për shembull torturat e kryera ndaj rojeve gjatë operacioneve Inxhinierike) janë gjetur në shtëpinë ekipore të organizatës në Golshahr në Karaxh. Forcat e organizatës Muxhahedinët Khalk, i shkruanin torturat që bënin në mënyrë që të shkruanin fletëpalosje rreth mënyrës më të saktë të torturimit dhe marrjes së informacionit.

Kështu,  akti i parë kundërzbulues kundër Gardës Revolucionare i quajtur Operacionet Inxhinierike që kishte për qëllim kapjen e agjentëve e shërbimin Informativ të Iranit, torturimit të tyre dhe marrjes së informacioneve rreth shërbimit sekret iranian, dështoi.

Komandanti i parë i Shërbimit Sekret të Gardës, Muhsen Rezai, beson se: "Lëvizja kundërzbuluese e muxhahedinëve u shkatërrua që në fillim të lëvizjes së saj. Nëse Garda do të merrte disa muaj më vonë informacione rreth këtyre, ata do të kishin grabitur dhe torturuar dhjetëra qindra persona. Po ndërtonin një sistem, në një mënyrë që po testonin disa vegla torturimi mbi ata tre të shkretët. Kur shokët tanë e morrën vesh se po ndodhte diçka e tillë, u dhanë djemve të informacionit disa mësime për të patur më shumë kujdes."

 

 

 

 

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur