Një studim mbi historinë e krimeve të organizatës Muxhahedinët Khalk

Categoria: Dokumente

 

 

Keqardhje për muxhahedinët

Huxhetulislam Muhamed Ibrahim Nikunam, njëri nga gjykatësit e viteve 1980, thotë:

"Kur na erdhi çështja e operacionit Mirsad, një pjesë e të burgosurve nëpër burgjet e ndryshme në vend u gëzuan shumë dhe shprehën përkrahjen e tyre për operacionet e armatosura të muxhahedinëve kundër Republikës Islamike të Iranit.  Pas humbjes së muxhahedinëve në operacionin Mirsad,  u krye një hetim nëpër burgjet dhe bandat ku merrnin pjesë përkrahësit e muxhahedinëve dhe u zbuluan dokumente të cilat vërtetonin se ata e kishin përgatitur veten që më parë për ditën kur muxhahedinët me ëndrat e tyre do të merrnin në dorë pushtetin. Pas shtënies në dorë të dokumenteve, disa prej tyre u cilësuan si shtylla të qeverisjes së muxhahedinëve."

Raportikmet e organizatës Muxhahedinët Khalk

Pas 11 vitesh, raporti i organizatës Muxhahedinët Khalk zbuloi disa të vërteta. Në këtë raport,  duke zmadhuar dhe përfolur gjendjen e burgjeve gjatë viteve 1980, tregoi për rekrutimin e të burgosurve në organizatë  dhe gëzimin e muxhahedinëve; Në një kohë kur pas humbjes së hidhur që pësoi në operacion , po përpiqej të vërtetonte gënjeshtrat e veta kundër përgjegjësve të gjyqësorit dhe sigurisë së vendit.  Shfletimi i raporteve zyrtare të muxhahedinëve në lidhje me këtë  çështje dhe dëshmitë nga mesi i të burgosurve , të gjitha të marra nga goja e anëtarëve të kësaj organizate terroriste,  tregojnë se përmbajnë të gjitha një fjalor negativ dhe fyes kundër regjimit islamik. Prandaj në studimin e kësaj pjese duhet të tregojmë kujdesin e nevojshëm që të mos ndikohemi nga propaganda e tyre negative.

Këto raporte dhe kujtime të publikuara nga vet ata tregojnë mjaft mirë se të burgosurit muxhahedinë taktikisht në pamje të parë e tregonin veten si të ndarë nga organizata Muxhahedinët Khalk dhe ishin gjithmonë në pritje për t'u bashkuar me të dhe për t'u hakmarrë ndaj Republikës Islamike. Për këtë arsye dhe për shkak të informacioneve që Rajavi dhe udhëheqësit e tjerë kishin marrë nga burgjet, u vendos që faza e dytë e "Operacionit Foruge Xhavidan" të jetë sulmi ndaj burgjeve dhe lirimi i të burgosurve. Sipas të thënave të tjera nga ana e muxhahedinëve të burgosur,  ishin duke u përpjekur seriozisht për të organizuar të burgosurit e mbetur  dhe sipas tyre, po i afroheshin fitores çdo ditë e më shumë.

Në përfundim të raportit të muxhahedinëve, disa nga të burgosurit e liruar gjithashtu në disa nga kujtime  e tyre tregojnë për gatishmërinë e gjerë të burgjeve për bashkëpunim me "Ushtrinë Çlirimtare" të muxhahedinëve. 

Ashtu siç u tha, këto kujtime që janë shkruar me fjalorin e veçantë të muxhahedinëve, tregojnë qartë se një grup i mbetur i muxhahedinë në burgje, kanë përfituar nga situata e krijuar janë marrë me punë organizative dhe kanë qenë duke pritur për ditën kur do të godisnin regjimin islamik. Muxhahedinët e burgosur që mbanin pozicionit e tyre bashkëpunonin me sulmet ushtarake të organizatës në kufirin e vendit  dhe me luftën e tyre kundër regjimit islamik, e ndoqën mjaft mirë strategjinë e goditjes me topa dëbore dhe natyrisht që luajtën të njëjtin rol me muxhahedinët në fushëbetejë. Në të vërtetë organizata Muxhahedinët Khalk u përpoq të luftojë me regjimin islamik në dy fortesa, njëra ishte në rajonet kufitare dhe tjetra në po ato burgje  me anë të ndihmës së të burgosurve që mbanin qëndrimin e tyre hipokrit.

  Vendimi historik i Imam Khomeinit

Në ato kushte, duke patur parasysh gatishmërinë aktive të disa prej të burgosurve të mbetur për t'u bashkuar  me organizatën Muxhahedinët Khalk dhe zbatimin e strategjisë së goditjes me topa dëbore, imam Khomeini,  caktoi një grup me qëllim dënimin e anëtarëve të betuar të organizatës.  Më pas dha urdhërin për dënimin e muxhahedinëve për shkak të qëndrimit dhe luftimit të tyre. Në lidhje me muxhahedinët e sapo arrestuar u krijua një lloj dyshimi në mesin e përgjegjësve të gjyqësorit dhe sigurimit që çoi në letërkëmbimin e të ndjerit Sejid Ahmed Agait me imam Khomeinin rreth personave në fjalë. Përgjigja e imamit në këtë raund gjithashtu fliste për kryengritjen e tyre të bazuar në hipokrizi dhe në zbatimin e menjëhershëm të vendimit pas gjykimit të tyre.

Lëshimi i urdhërit nga ana e imam Khomeinit u pasua me kundërshtimin e ashpër të zotit Muntazeri që u pasua me shkrimin e dy letrave me datë 31 korrik dhe 4 gusht të vitit 1988. (1)

Në mbledhjen e përgjegjësve për zbatimin e urdhërave të mbajtur më datë 15 gusht të vitit 1988, ai protestoi ashpër kundër zbatimit të urdhërit të ekzekutimit të muxhahedinëve dhe pa dëgjuar përshkrimin e drejtuesve të ligjeve, e vuri në pikëpyetje veprimtarinë e tyre ligjore dhe filloi t'i gjykonte negativisht.

Në kontrollin dhe investigimin e protestës së zotit Muntazeri ndaj urdhërit të imam Khomeinit dhe me qartësimin e hapësirës së diskutimit,  rishikimi i kënvështrimit dhe veprimit të tij rreth organizatës Muxhahedinët Khalk, u bë e domosdoshme. Duhet thënë që sipas asaj që ka thënë vet zoti Muntazeri, ai ka qenë nga mbështetësit më seriozë të organizatës që nga koha e themelimit të saj. Në lidhje me këtë, ai thotë:

"Në atë kohë ne nuk ishim kundër parimit të luftës së armatosur në rethana të caktuara  dhe nuk kishin ndonjë kundërshtim në parim me muxhahedinët para se të ndryshonin ideologjikisht. Madje edhe në kohën kur disa prej tyre janë arrestuar për arsye të ndryshme ne i ndihmonin familjet e tyre dhe një herë kur familjarët e tyre kërkonin të vrisnin të ndjerin Hanif Nezhat dhe shokët e tij, dhe kur erdhën te shtëpia e të ndjerit Sheriatmedari, gratë tona u bashkuan për të ndarë dhimbjen me ta. Edhe gruaja ime është arrestuar dhe e kanë dërguar në polici sëbashku me ta dhe më pas e pyetën se çfarë pune i bënte i shoqi. U kishte thënë: "Është këpucar"-dhe e kishin liruar.

Letra e 31 marsit të vitit 1972 të shkruar nga ai për imam Khomeinin për të përkrahur të rinjtë e organizatës është një shenjtë tjetër e qartë e këtyre përkrahjeve. Ajo çfarë shkruhet në letrën e tij është kjo:

Me emrin e Zotit!

I nderuar Ajetoll i madh,

Pasi ju uroj të gjitha të mirat lartmadhërisë suaj, ashtu siç jeni në dijeni,  një numër i madh i të rinjve muslimanë dhe besimtarë kanë probleme dhe disa prej tyre janë në rrezik për t'u dënuar me vdekje. Zotësia e tyre në lidhje me sloganet islamike dhe njohja e gjerë dhe e thellë me doktrinën islamike është bërë e famshme dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithë zotërinjve dhe hoxhallarëve dhe disa prej autoriteve fetare dhe një grup prej dijetarëve, kanë marrë përsipër veprime për t'i bërë ata të pastër , dhe për këtë janë shkruar disa gjëra. Është me vend dhe e domosdoshme për t'u thënë që zotëria juaj gjithashtu t'i miratojë ata dhe të publikojë ndonjë gjë për t'i forcuar dhe mbajtur të gjallë. Kjo është e domosdoshme për situatën e tanishme sepse kundërshtarët po mundohen t'i konsiderojnë ata si të devijuar, sigurisht që mënyra se si do t'i mbroni është në dorën e lartmadhërisë suaj. Në përfundim kërkoj që lartmadhëria juaj të lutet për të mirën time. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju!(2)

Shënime

1-Zoti Muntazeri e dokumenton letrën e tij të dytë si të ndikuar nga raporti i Ahmedi Shahrudit. (Kujtimet e Ajetollah Muntazerit, kapitulli 1, faqja 631), por kontrollimi i thënieve të Ahmedi Shahrudit mund ta ndriçojë më shumë të vërtetën e kësaj çështjeje. Rr.K: "Muxhahedinët thanë se po të lirohemi do të marrim armët në dorë." Intervista e parë e udhëheqësit të qytetit në atë kohë në Khuzestan(Ahmedi Shahrudi) me agjensinë e lajmeve Tasnim.

https://www.tasnimnews.com

Kodi i lajmit 1474271 17/05/96

2-Lëvizja e Imam Khomeinit, vëllimi 3 faqja 603, gjithashtu dokumenti 135. Me habinë më të madhe duhet të themi se kjo letër historike dhe e rëndësishme nuk është përmendur fare në kujtimet e Ajetollah Muntazeriut. Kjo çështje sjell një pyetje serioze se përse nuk e kanë sjellë në këtë libër këtë dokument të rëndësishëm shkruesit e kujtimeve të tij, në një kohë kur sjellja e një dokumenti kaq të rëndësishëm në librin e kujtimeve të tij është e domosdoshme?  A nuk tregon mos sjellja e këtij dokumenti të rëndësishëm se të gjitha kujtimet në atë libër janë të përzgjedhura?

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur