Roli i muxhahedinëve pas vdekjes së Imam Khomeinit

Categoria: Dokumente

 

 

Si mundësohet përpjekja e muxhahedinëve për të goditur regjimin pas ndërrimit jetë të Imam Khomeinit?

 

Një nga çështjet e rëndësishme  dhe sfidat me të cilat është përballur regjimi islamik pas ndërrimit jetë të Imam Khomeinit, ishin kërcënimet e mundshme nga jashtë. Në kohën kur Ekspertët e Lidershipit më 3 qershor po këshilloheshin për të zgjedhur lidershipin e ri pas vdekjes së Khomeinit, u shfaqen dhe kërcënime të tilla dhe rreziqe të mundshme.

 

Në lidhje me këtë mbledhje vendimtare për të ardhmen, shkruhet:

 

Gjatë zhvillimit të mbledhjes, Hasan Rouhani i tregon Hashemiut, zëvendës Komandantit të Përgjithshëm, një raport mbi mundësitë e kërcënimit të sigurisë. Sipas rrëfimit të Rouhanit, ai sëbashku me Hashemiun ia kanë dërguar këtë mesazh edhe grupit të Ekspertëve të Lidershipit: “Unë u futa në Këshillin e Ekspertëve të Lidershipit, që t’i jap atij (Hashemit) një lajm lufte. Kishte disa lëvizje në frontin e luftës. Kur ia lexova shkrimin, ai më tha eja dhe thuaje në mikrofon që ta dëgjojnë të gjithë Ekspertët e Lidershipit. Dhe unë e lexova raportin për të gjithë Ekspertët e Lidershipit.”

 

Në atë situatë, eskpertët shqyrtuan dhe miratuan gjendjen e kaotike të vendit dhe mundësinë e shfaqjeve të rreziqeve dhe kërcënimeve nga armiqtë. Për shkak se negociatat e asaj kohe ishin jozyrtare, nuk ka ndonjë text të shkruar të fjalimit të Hashemiut në dispozicion, por pasi kaloi pak kohë dhe filluan përsëri fjalimet, duke këmbëngulur se disa prej eskpertëve nuk kanë qenë prezentë në atë takim, filloi ta shpejgonte dhe një herë rrezikun e kërcënimit të sigurisë nga armiku. Kjo pjesë e fjalimit të tij që është mbajtur menjëherë pas fillimit të takimit, reflektohet në këtë mënyrë në negociatat e seancës së 14-ës:

 

Hashemi Rrafsenxhani: “Ajo që kam thënë është kjo. Para takimit, sigurisht muxhahedinët, kanë dy ditë që janë në gatishmëri. Ne nuk japim asnjë siguri që muxhahedinët do të kryejnë krime dhe shkatërrime të vetëm pa përkrahje. Sepse po të futen të vetëm brenda vendit tonë do të zhduken plotësisht. Për shkak se ne kemi ardhur në llogore dhe fronte të lutës dhe llogaritjet tona ishin këto: “Kjo nuk është serioze, kjo është një djallëzi”. Tani, zoti doktor Rouhani  erdhi dhe na tregoi për fjalët e ndërmjetësit tonë që punon për UNI, Kombet e Bashkuara, duke na thënë se irakianët kanë sjellë tanket në Ein Hosh dhe kanë dhënë urdhër për gatishmëri. Ein Hosh, domethënë në një pikë përballë Dezfulit. Ne gjithmonë kemi menduar se nëse Iraku kërkon të ndërmarrë një veprim serioz, do të fillojë nga ajo pikë. Kjo, sëbashku me një parathënie që kemi dëgjuar dhe më parë për muxhahedinët, tani është kthyer në një mundësi serioze për ne që sigurisht unë e kam thënë që forcat ushtarake, aeroplanët dhe helikopterët të shkojnë atje në atë rajon, të jenë në gatishmëri. Por, sidoqoftë, kjo është çështja. Domethënë, ka shumë mundësi për ne që po të kemi probleme në zgjedhjen e lidershipit...Domethënë, nëse atyre do t’u jepet lajmi se ne nuk e kemi zgjedhur lidershipin në takimin e parë dhe ekspertët janë përçarë në këtë çështje, kjo do të mjaftojë që armiqtë tanë të kryejnë në një mënyrë tjetër llogaritë e tyre.”

 

Fjalimet nuk tregojnë asnjë shenjë për sigurinë e një sulmi apo kërcënimin e sigurisë, por thjeshtë tregojnë se në rast se ekspertët e Këshillit të Lidershipit nuk do të arrijnë të japin një vendim të shpejtë dhe të përshtatshëm për lidershipin, në bazë të dobësisë dhe përçarjeve të brendshme të elementëve qeverisës, do mendojnë më seriozisht se më parë në lidhje me zbatimin e kërcënimeve të tyre. Sidoqoftë, këto fjalime patën ndikim te ekspertët e Këshillit të Lidershipit për të arritur në një përfundim në miratimin dhe caktimin e përgjegjësive të çështjeve të lidershipit në po atë takim.

 

Më vonë, edhe vet ai ka treguar për kujtimet e tij rreth fjalimeve që ka mbajtur në ato takime rreth  fushës politike dhe kërcënimit të sigurisë së vendit. Në këto kujtime ekzistojnë gjithashtu dhe pika shumë të rëndësishme. Për shembull në një diskutim Hashemi shpjegon se në ato momente ai nuk  i besonte shumë këtyre fjalëve dhe nuk u besoi transmetuesve të lajmit. Ai thotë: “Në po atë ditë që kemi patur  takimin, na jepnim dhe lajme për të cilat nuk isha shumë i sigurt se sa të vërteta ishin. Mua, që mbaja dhe pozicionin e drejtimit të mbledhjes, më kanë thirrur disa herë jashtë dhe më kanë dhënë lajmin se Iraku po kryen lëvizje për të na sulmuar. Kishin marrë informacione nëpërmjet telefonit se ata kishin për qëllim të sulmonin përsëri. Madje thonin edhe se në disa vende në veri kishin bërë lëvizje dhe po afroheshin. Nuk e kam menduar kurrë që të hulumtoj për ato lajme nëse ishin të sakta apo jo.”

 

Por cila ishte e vërteta e çështjes? A kishte vërtet një kërcënim serioz për sigurinë? Nuk ka dyshim për origjinën e planifikimit dhe shpresës së armikut ba’athist dhe armiqve të tjerë të Republikës Islamike pas ndërrimit jetë të Imam Khomeinit. Nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik dhe gjithashtu nga rëndimi i gjendjes shëndetësore të imamit, armiqtë kishin gjithmonë shpresë se me mungesën e tij dhe me problemet e brendshme, të mund të marrin në dorë regjimin islamik dhe të krijojnë terrenin për ndërhyrjet e jashtme. Një studim i tillë është shqyrtuar disa herë nga qarqet anti-revolucionare dhe nga media të huaja gjithashtu. Veçanërisht në të njëjtën kohë kur imam Khomeini u shtruan në spitalin e zemrës të quajtur Xhamaran në pranverë të vitit 1987, këto spekulime u përforcuan dhe shumica e studimeve tregonin se pas vdekjes së Imam Khomeinit do të vinte dhe rënia e regjimit islamik.

 

Në praktikë gjithashtu, me pranimin e rezolutës 598 nga ana e Republikës Islamike në korrik të vitit 1988, marrëdhëniet e Iranit me regjimin ba’athist në kufirin Iran-Irak, kanë qenë vazhdimisht të tensionuara. Ngjarja e operacionit Mersad dhe humbja e grupit të muxhahedinëve, ka ndodhur një muaj pas pranimit të rezolutës 598, gjë që tregoi se armiku nuk e rrespekton lirinë e kufijve tanë pavarësisht pranimit të rezolutës. Në këtë gjendje, raportimet që janë dhënë në ditët e fundit të ndërrimit jetë të Imam Khomeinit, kanë qenë më shumë rreth lëvizjeve të muxhahedinëve dhe forcave të regjimit ba’athist në drejtimit të kufirit të Iranit.

 

Për shembull Gazeta Sharkul Ausat, një ditë pas vdekjes së imam Khomeinit, pas lajmit të vdekjes së tij tregoi për mundësinë e një sulmi kundër vendit nga ana e muxhahedinëve. Në atë raport shkruhej: “Forcat guerile të grupit të Masoud Rajavit të cilat mbështeten nga Iraku, kanë marrë vendimin për një sulm të përgjithshëm në kufirin e vendit tonë vetëm disa orë pas ndërrimit jetë të ajetollah Ruhullah Khomeinit. 5 mijë guerilë të çetave të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, janë në gjendje gatishmërie dhe janë mbledhur në një rajon kufitar në Irak përballë Tavilehsë, dhe janë në gatshmëri për të kryer sulmin. Ata kanë për qëllim të pushtojnë një qytet në rajonin arab të Iranit dhe të formojnë një qeveri të përkohshme.”

 

Këto lajme i kanë konfirmuar edhe disa agjenci lajmesh brenda vendit. Për shembull, agjencia e lajmeve Xhemhurie Islami, dha lajmin për gjendjen e gatishmërisë së forcave ushtarake në kufirin e rajonit Ejlam në datën 3 qershor.

 

Sipas atij raporti: “Duke ju njoftuar për vdekjen e hidhur të liderit të madh të Revolucionit Islamik , nga zëri i Republikës Islamike të Iranit, mëngjesin e sotëm (3 qershor), nga ana e guvernatorit të Ejlamit, për të gjitha forcat ushtarake dhe policore në të gjithë rajonin e Ejlamit, jepet urdhëri për gatishmëri të plotë...Për shkak të kësaj ,  ushtarët e Islamit që gjenden në linjën kufitare janë në gjendje të plotë gatishmërie, dhe derimë tani nuk është parë asnjë lëvizje nga ana e muxhahedinëve dhe armiqve.”

 

Menjëherë pas vdekjes së imam Khomeinit, duke patur parasysh rreziqet dhe kërcënimet e sigurisë, udhëheqësit i kanë kryer të gjitha mendimet e duhura dhe  e vendosën të gjithë kufirin e vendit në gjendje gatishmërie dhe deklarata e Heshemiut në mbledhjen e ekspertëve, nuk ishte thejshtë një deklaratë e pabazuar diku. Në atë raport nuk shihej ndonjë shenjë për lëvizje nga ana e armikut, por  një ditë më pas u shpërnda një lajm i ri për veprimet tinëzare të muxhahedinëve në kufijtë e vendit.

 

Agjencia e lajmeve Xhemhuri Islami , raporton nga Sanandaxh  se në të njëjtën kohë me programin propagandistik të Radio Irak rreth rikthimit të muxhahedinëve dhe krijimin e ndryshimeve në Iran pas vdekjes së Khomeinit, muxhahedinët kanë kryer edhe lëvizje ushtarake. Sipas një informacioni që ka ardhur nga Iraku, kjo organizatë kishte shtuar numrin e trupave të saj në vijën kufitare të Serdashtit dhe Ashnevijes. Kjo organizatë gjithashtu kishte shtuar dhe numrin e trupave të saj në kampin e saj në qytetin Bazar të Irakut.”

 

Në një nga raportet e tjera, me datë 8 qershor 1989, në një program televiziv gjerman tregohet se një grup i forcave të Organizatës Muxhahedinët Khalk, në një intrevistë me median gjermane, tregojnë për qëllimin e ardhjes së tyre në Bagdad: “Një nga udhatërët i cili quhej Baker Makbali, tha se shumë nga iranianët janë përkrahës të Rajavit, dhe për këtë arsye kanë udhëtuar drejt Irakut për të marrë pjesë në luftën kundër regjimit të Republikës Islamike.”

 

Në po këtë program televiziv, një tjetër anëtar i MEK tregon: “Khomeini ishte koka e regjimit islamik. Tani nuk ka më një kokë mbi trupin e regjimit dhe mund ta mposhtim me lehtësi.”

 

Prandaj, në ditët në vazhdim pas zgjedhjes së liderit të ri, bëhet e qartë se ky rrezik i një sulmi nga ana e tyre ishte i saktë, dhe u bë e qartë se deri në ç’pikë do të arrinte nëse Ekspertë e Lidershipit do ta neglizhonin. Në po atë ditë, më 8 qershor, Sejid Jahja(Rahim) Safavi, zëvendës Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare, në një intervistë dha lajmin për lëvizjet e disa grupeve të muxhahedinëve në rajonet e Shelirit, Halbaçesë, Mehranit dhe përballë Dehelranit. Rahim Safavi theksoi se me urdhër nga Hashemi Rafsanxhani “forcat tona të armatosura në frontet jugore dhe perëndimore, ishin në gjendje të plotë gatishmërie”.

 

Por Hasan Rouhani, i cili i dha lajmin Hashemit dhe anëtarëve të Ekspertëve të Lidershipit, disa ditë pas mbledhjes, në një fjalim të mbajtur në Samnan për ngjarjen e kalimit të imam Khomeonit, tregoi disa nga planet që muxhahedinët kishin bërë ndërmend të zbatonin pas ndërrimit jetë të Khomeinit, dhe këtë gjë e bërë në një tribunë publike. Ai tha: “Shumica e vendeve të huaja, pasi morën lajmin për vdekjen e Imam Khomeinit, lajmëruan se mëngjesin e ditës së dielë, në ditën e parë pas kalimit të Khomeinit, do të fillojnë vrasjet në Teheran, dhe për këtë arsye u kërkuan amabasadave të tyre në Teheran që t’u tregojnë qytetarëve të tyre të mos dalin nga shtëpitë. Me përhapjen e lajmit të vdekjes së imam Khomeinit, muxhahedinët mendonin se regjimi islamik ishte përkulur dhe ata do të marshonin drejt Teheranit. Pasditen e ditës së shtunë, menjëherë pasi u dha lajmi për gjendjes e hidhur të imamit, pas organizimit të një mbledhjeje ushtarake iu dha urdhër të gjitha focave ushtarake të vendit që të jenë në gjendje gatishmërie.”

 

Kështu, mundësia e rrezikimit të sigurisë, jo vetëm që ishte plotësisht reale, por ishte e logjikshme që të përllogariteshin edhe pikat nga ku ekzistonte mundësia të sulmonim edhe nga atje ku nuk pritej. Përveç kësaj, një pikë që nuk duhet harruar, është ndikimi i kësaj në vendimin përfundimtar të  Ekspertëve të Këshillit të Lidershipit. Në të vërtetë, duhet t’i japim përgjigje pyetjes se mbi sa prej ekspertëve prezetë në atë mbledhje pati ndikim ky lajm dhe se deri në çfarë mase pati ndikim? Hashemi Rafsanxhani, thekson se: “Ndoshta po të mos ishte lajmi, do të kishim më shumë prirje për diskutime. Për një moment e ndjeva se të gjithë po thonin: Nuk ka mundësi të tjera. Le të futemi në temë duke votuar. Prandaj kushtet ishin të atilla që nuk ishte e lejuar të vonohej çështja e vilajetit dhe gjithashtu nuk shikonin ndonjë përfitim politik.”

 

Dëshira për të përshpejtuar veprimet ekzistone që në fillim të mbledhjes në mesin e ekspertëve. Që në momentet fillestare, nga ana e zotit Hashemi, u paraqit domosdoshmëria e përshpejtimit dhe ashtu siç e pamë, disa prej ekspertëve ishin dakort me këtë pikë. Edhe pse disa prej të tjerëve ishin kundër. Por, shkaku kryesor i kundërshtimit të tyre ishte domosdoshmëria e diskutimit të këtij vendimin historik. Në fjalimin e tij, zoti Azeri Kumi tha: “Zoti Hashemi Rafsanxhani tha se vendi është në kushte të vështira. Është shumë fjalë me vend. Shumë fjalë të sakta, dhe për këtë arsye ne duhet ta përfundojmë shpejt këtë çështje.”

 

Por po ai, tha se ky përshpejtim nuk duhet përfundojë në dëm të çështjes kryesore: “Por, ndërkohë të mos kemi një nxitim të dëmshëm  për çështjen, që më pas të përballet me probleme.”

 

Kështu, duke patur parasysh se ndikimi i këtij lajmi te vendimi është i padiskutueshëm, duhet të shqyrtojmë se a shkaktoi dëme kjo nxitje në zgjedhjen e liderit në përgjithësi , apo zgjedhja përfundimtare e ekspertëve ishte e njëjta zgjedhje bindëse që do të bënin pa prezencën e lajmit? Në përgjithësi, në mbledhjen e Ekspertëve  të Lidershipit që u mbajt më 4 qershor, sëpari u prezantua çdo model dhe propozim i mundshëm, prandaj nuk mund të mendohet se me mbajtjen e më shumë mbledhjeve, do të paraqitej ndonjë mendim më i ri. Sëdyti, zgjedhja përfundimtare e ekspertëve u pëmbyll si pasojë e një procesi mendor të logjikshëm që të lë të mendosh se nuk kishte zgjedhje tjetër të mundshme.

 

Për më shumë informacione rreth kësaj teme mund t’i referohemi librit “Sened Entekhab”(Prova e zgjedhjes), ku mund të lexojmë fjalimet e ajetollah Shebesterit, i cili në atë kohë ka qenë anëtar i Ekspertëve të Këshillit të Lidershipit, në atë takim vendimtar për të ardhmen. Në ceremoninë e promovimit të librit “Sened Entekhab”, ai tha: “Edhe po të mos ishin këto, Ekspertët e Lidershipit nuk do të zgjidhnin lider tjetër përveç zotit Khamenei. Nuk njihnim njeri tjetër më të merituar se ai.”

 

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur