Krimet e MEK të rrëfyera nga dokumentet
Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative Habilian( familja iraniane e viktimave të terrorit), në numrin 149 të revistës "Muxhahed", organit kryesor mediatik të MEK në vitet 1980, organizata Muxhahedinët Khalk ka rrëfyer dhe pranuar këtë krim.
Në bazë të këtij lajmi që është ripublikuar nga muxhahedinët si dokument i operacioneve të tyre të guximshme, më datë 14 prill 1983, njëri nga njësitë operacionale të MEK-ut , me anë të një zbulimi të mëparshëm, ka zënë në kurth një person të quajtur Bizhan Madafi në Lahixhan në një sulm të quajtur "koka e rëndë", dhe e vranë duke e qëlluar me disa plumba. Revista e grupit të muxhahedinëve e prezantoi krimin e anëtarit të saj për të cilin ka thënë se e meriton "ekzekutimin revolucionar", si "gjetje dhe zbulim të revolucionarëve , represion dhe frikësim të fshatarëve të privuar".
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir