Muxhahedinët kanë pranuar autorësinë e vrasjes së komandantit të Task Forcës së Gardës Revolucionare

Categoria: Dokumente

Krimet e dokumentuara të muxhahedinëve

Grupi i muxhahedinëve ka pranuar autorësinë e vrasjes së një anëtari të Këshillit të Komandës së Gardës së Revolucionit Islamik në vitin 1983 në Astaneh.

Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative Habilian( familja iraniane e viktimave të terrorit), grupi terrorist i muxhahedinëve ka pranuar këtë krim në publikimin numër 149 të revistës "Muxhahed", medias kryesore të muxhahedinëve në fillim të viteve 1980.

Në bazë të këtij lajmi që muxhahedinët kanë ripublikuar si dokument të operacioneve të tyre të guximshme, me datë 12 prill 1983, komandanti i një prej task forcave të Gardës Revolucionare, i quajtur Mutalib, gjatë patrullës së tij me një makinë tip toyota të Gardës Revolucionare në një fshat të quajtur Jakud Abad në Baneh, u përball me një kurth bombe të vendosur nga pishmergat dhe për shkak të shkatërrimit të makinës së tij, ndërroi jetë.

 Vendosja e kurtheve me lëndë shpërthyese ka qenë një nga mënyrat më të zakonshme të pishmergave mercenarë të muxhahedinëve, që me anë të përdorimit të kësaj metode kanë vrarë shumë ushtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare në kufijtë perëndimorë të vendit. Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik që nga ditët  e para të fitores së revolucionit dhe deri më tani, ka patur përgjegjësi për ruajtjen e rajoneve perëndimore dhe veri-perëndimore të kufirit nga grupet shkatërruese dhe terroriste. Muxhahedinët janë njëri prej këtyre grupeve që pas hyrjes në fazën e armatosur e kanë zhvendosur qendrën e tyre në kufijtë perëndimorë të Iranit. Kjo organizatë ka bashkëpunuar me grupe terroriste vendase dhe duke përdorur njësitë e tyre të quajtura pishmerga, ka kryer sulme shkatërrimtare dhe terroriste në rajonet e kufirit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur