Dokumentet e tradhëtisë (1)

Categoria: Dokumente

Masud Rajavi është arrestuar nga SAVAK më datë 23 gusht 1971. Është qesharak fakti që muxhahedinët pretendojnë se ai është torturuar për muaj të tërë. Thonë që ai i ka bërë rezistencë SAVAK-ut  për së paku 7 muaj dhe është torturuar, ndërkohë që ai e ka shkruar dëshminë e marrjes në pyetje më datë 29 gusht 1971, domethënë 6 ditë pas arrestimit.  Është e nevojshme të përmendet se personat që arrestoheshin nga SAVAK-u merreshin menjëherë në pyetje  dhe pasi agjentët merrnin informacion dhe dëshmi prej tyre për të krijuar dosjen e të akuzuarve, i detyronin   që të shkruanin ato që kishin deklaruar. Kështu që kur shohim që Rajavi e ka shkruar dëshminë e tij më datë 29 gusht 1971 në fletë të shumta do të thotë që  ua ka dhënë informacionin agjentëve në ditët e para të marrjes në pyetje.  Vërtet çfarë rezistence! Dhe sipas fjalëve të muxhahedinëve: "Masudi ka kaluar mes tymit, flakës dhe gjakut".

Teksti i dokumentit numër 1

29 gusht 1971

Seanca e parë-ora 17:30

Pyetje: Kushto vëmendje, mos harro të shkruash emrin e askujt prej atyre që i janë bashkangjitur këtij grupi nëpërmjet teje dhe kanë qenë të aktivizuar atje apo kanë treguar shenja gatishmërie, apo emrat e atyre që janë bashkuar me grupin nëpërmjet personave të tjerë dhe kanë patur disi bashkëpunim me bandën. Të lutem kushto vëmendje, nëse ka persona të tjerë përveç atyre që na the, shkruaji.

Përgjigje: Personat me të cilët kam patur kontakt për një kohë të shkurtër në të shkuarën dhe kam qenë përgjegjës për ta, janë: Muhamedi, Mahmudi, Kahi, Rizai.

Kam dëgjuar dhe emrat më poshtë: Hamid, Akbar, Ahmad, Abdullah,-dhe e di që Hamidi ka qenë në rajonin perëndimor , Akbari, mesa thonë( nuk e di me saktësi) ka qenë në Isfahan, dhe Ahmedi apo Abdullai, në Tabriz.

Pyetje: Në cilën ideologji bazohej organizata juaj , cili ishte qëllimi i saj dhe  shpjegoni rrugët për të arritur atë qëllim. 

Përgjigje: Së pari duhet të them që nuk e di nëse fjala organizatë është e saktë të shprehet për grupin tonë apo jo, sepse nuk kishim as emër dhe as nuk ishim zyrtarë. Në përgjithësi organizatat kanë emra dhe qëllime të paracaktuara. Ideologjia jonë kishte besime islamike. Sigurisht që anëtarët nuk ishin të gjithë të një mendjeje dhe kushdo kishte vendin dhe pozicionin e tij. Për shkak të studimeve të mia , una isha më në njohuri për këto punë dhe kam sistemuar pjesët përbërëse të ideologjisë dhe e pranoj përgjegjësinë për këtë. Ne kemi investiguar gjendjen e përgjithshme shoqërore. Që në fillim , Husejni gjithashtu më thonte këto fjalë: "Në Iran, me përvojën që kemi duke e marrë nga Partia e Masave Popullore te të devotshmit e Islamit, nga ngjarjet e 5 Qershorit te vrasja e kryeministrit Mansur, nga grupi me 55 persona deri te të zinjtë dhe... kemi mësuar që kjo mënyrë e të luftuarit në Iran nuk ka rezultat dhe dashje padashje njeriu do të tërhiqet në prehërin e aventurave dhe izolimit politik."

 Plotësisht dhe pjesërisht, qëllimi ynë ishte si më poshtë: 1- Studim për atë që duhet të bënim, dhe ky studim teorik i cili në të vërtetë e bënte grupin tonë të ngjashëm me një universitet apo kolegj , na shtynte të merreshim më shumë me punë kulturore dhe kërkimore. Kjo ishte puna jonë kryesore. 2-Niveli i formimit të vetes, domethënë krahasimi i vetes me atë që duhet të bëhej. 3-  Niveli i fillimit për të kuptuar atë që kuptonim në pëgjithësi. Në përgjithësi puna jonë në kolektiv ishte studimi teorik që sigurisht së fundmi kemi patur dhe veprimtari të tjera.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur