Raport i Komitetit të Hetimit Informativ të Sigurisë Kanadaze rreth Muxhahidine Halk

Categoria: Dokumente

Komiteti i Hetimit Informativ të Sigurisë Kanadeze (SIRC) në raportin vjetor të vetin të vitit 1992 ka shkruar se në mesnatën e 5 Prillit të vitit 1992 rreth katërdhjetë (40) persona të armatosur me leva dhe vare sulmuan Ambasadën Iraniane në Otavë.Shumica e këtyre personave që e bënë këtë(sulm) ishin anëtarë të Muxhahidine Halk si shenjë proteste ndaj sulmeve ajrore  kundër selisë të tyre në Irak nga ana e Iranit.Sulmi i Otavës filloi 3 orë pas sulmit të Ambasadës Iraniane në Bon të Gjermanisë dhe u pasua nga të paktën 7 sulme të tjera në të gjithë Europën.

Me 5 prill të vitit 1992 Munafikinët (emri ky me të cilin Muxhahidine Halk njihen në Iran dhe ka kuptimin; hipokritët apo dyftyrëshit) ,kryen sulme të njëkohshme kundër ambasadave dhe konsullatave në 13 shtete duke përfshirë edhe atë kundër Delegacionit Iranian të OKB-së në Nju Jork.

Në raportin e vitit 1992 të FBI-së në lidhje me terrorizmin në Amerikë që prej vitit 1982 deri në 1992 shënohet:  Rreth orës 1:45 të pasdites së 5 prillit të 1992  zyra e personelit të Delegacionit Iranian në OKB në Nju Jork,u sulmua në mënyrë të dhunshme nga 5 persona që e prezantonin veten si anëtarë të Muxhahidine Halk. Organizata e Muxhahidine Halk është një grup terrorist iranian që është kundër qeverisë aktuale të Iranit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur