Raport i Institutit Hetimor të mbrojtjes Kombëtare Amerikane (RAND) - Pjesa e pare

Categoria: Dokumente

 

 

          Muxhahidine Halk në Irak;  një dilemë politike      

 

 

              Raport i Institutit Hetimor të mbrojtjes Kombëtare Amerikane (RAND)          

 

Pjesa e pare

 

 

Autor:   Xheremiah Gulka, Lidia Hansell, Elizabet Wilkie, Xhudith Karson

 

Instituti RAND është një organizatë kërkimore jofitimprurëse që merret me analizat praktike dhe zgjidhjen efektive të sfidave që po përballet shoqëria dhe sektori privat në mbarë botën.

Hulumtimi i bërë në këtë raport ka të bëjë me zyrën e ministrit amerikan të mbrojtjes.Hetimi i Institutit Hetimor të Mbrojtjes Kombëtare (RAND)  është një qendër kërkimore dhe planifikimi që financohet nga Qeveria Federale e Amerikës dhe mbështetet nga Zyra e Ministrit të Mbrojtjes, Selive të Përbashkëta, Trupave Detare,  Axhencitë e Mbrojtjes dhe Informacionit sipas marrëveshjes (apo vendimit) të  0002-c-06 ë74v8h.

Parathënie

Ky raport është rezultat i disa studimeve kërkimore që është bërë për forcat shumëkombëshe në Irak dhe Task Force 134 (operacionet e arrestimeve TF-134) dhe përmban mjetet për analiza dhe perspektivë me qëllim ndihmën e komandantëve në të ardhmen dhe hartimin e politikave dhe operacioneve të arrestimmeve në mjedise ushtarake të parregullta.

Gjatë Operacionit Liria e Irakut, Forcat Aleate arrestuan shumë nga anëtarët e Muxhahidine Halk një grup opozitar dhe sektarist Iranian në mërgim ky që Sadam Huseini i kishte ftuar në Irak që ta ndihmonin dhe luftonin përkrah tij në luftën Iran-Irak.Shtetet e Bashkuara, Organizatën e Muxhahidinëve në vitin 1997 (1376) e vlerësuan si një oganizatë të huaj terroriste ndërsa në vitin 2003 (1382) si një forcë armiqësore e armikut gjatë Operacionit Liria e Irakut.Menjëherë pas pushtimit të Irakut,Forcat e Koalicionit pasi pranuan kërkesën e bërë nga Organizata e Muxhahidinëve për armëpushim,e carmatosi grupin (e muxhahidinëve) dhe anëtarët e tij i përqendroi në një nga bazat e Muxhahidinëve (kampin e Eshrefit).

Në vitin 2007 (1386), Xhenerali i Korpusit të Marinës Douglas Stone që në atë kohë kishte komandën e Operacionit të Burgosjes në Irak,kërkoi nga RAND që ti ofrojnë një analizë të saktë në lidhje me mbrojtjen e Forcave të Kualicionit ndaj Organizatës së Muxhahidine Halk. Kjo punë duhet që të jetë edhe në vëmendjen dhe interesin e politikëbërësve, komandantëve ushtarakë, studiuesve të cilët janë të angazhuar me vlerësimin dhe projektimin e operacionit të arrestimit si edhe të zyrtarëve të qeverisë irakiene që kanë përgjegjësinë e politikave të tyre ndaj Organizatës së Muxhahidinëve dhe grupeve të ngjashme.Ky punim një vëllimësh pasqyron kërkimet dhe hetimet që Instituti RAND ka bërë në Irak dhe në Shtetet e Bashkuara nga tetori i 2007-ës (Mehr 1386) deri në janar të 2009-ës (Dej 1387). Ky studim dhe kërkim u krye me financimin e TF-134 ,  në kuadër të aktiviteteve të Qendrës për Politika të Sigurisë dhe Mbrojtjes[ RAND] (Instituti Hetimeve për Mbrojtjen Kombëtare) një qendër kërkimore kjo e financuar nga Qeveria Federale,Zyra e Ministrit të Mbrojtjes,Zyrave të Shtabit të Përbashkët,Trupave Detare, Axhencitë e Mbrojtjes dhe Informacionit etj.

 

Përmbledhje

Misteri i Muxhahidine Halk

Që prej javëve të para të Operacionit Liria e Irakut, deri në Janar të 2009 (Dej 1387), Forcat Aleate morrën përsipër sigurinë e anëtarëve të Muxhahidine Halk (1), që është një grup sektarist dhe opozitar iranian, i dëbuar dhe i vendosur në Irak. Në fillim të Operacionit Liria e Irakut, Organizata Muxhahidine Halk , për arsye të ish bashkëpunimit të saj me ushtrinë e Sadam Huseinit në luftën Iran-Irak dhe përfshirjen e saj në shtypjen e kryengritjes të shiitëve dhe kurdëve pas luftës së Gjirit Pesrsik në vitin 1991,konsiderohej një forcë armike.Organizata Muxhahidine Halk është futur në listën e terrorizmit si një Organizatë Terroriste nga SHBA-ja, për shkak të sulmeve kundër caqeve iraniane që nga koha e themelimit të saj në vitin 1965 dhe sidomos për arsye të vrasjes së tre oficerëve të Ushtrisë Amerikane dhe tre qytetarëve kontraktues amerikanë në Teheran gjatë dekadës së vitit 1970.Forcat Aleate ,duke qënë të bindura se Organizata Muxhahidine Halk nuk përbënte ndonjë rrezik për sigurinë e vendosën grupin nën kontrollin dhe mbrojtjen e tyre për të parandaluar kthimin dhe dërgimin e anëtarëve të Organizatës së Muxhahidinëve në Iran nga ana e Qeverisë Irakiene.Kjo ndodhi në atë kohë që Irani i kishte liruar nga ndjekja penale dhe u kishtë dhënë amnisti anëtarëve të Muxhahidine Halk.

Vendimi i Forcave Aleate për dhenien mbrojtje një organizate të huaj terroriste ngjalli shumë debate sepse Shtetet e Bashkuara i vendosi në pozitën e mbështetjes ndaj një grupi që ishte etiketuar Organizatë Terroriste. Në mesin e shumë ankesave,kjo dilemë politike gjithashtu  i ngarkoi Shtetet e Bashkuara me akuzën e politikave të dyfishta në luftën kundër terrorizmit.

-Fokusi  hulumtimeve aktuale

Hulumtimi që raportohet në këtë shkrim tregon situatën në lidhje me arrestmin e Muxhahidine Halk.Ky raport në mënyrë të vecantë është fokusuar mbi atë se anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk a janë arrestuar me të drejtë apo jo dhe cilat kanë qënë efektet e arrestimit të tyre si <<Persona të Mbrojtur>> sipas Konventës së Katërt të Gjenevës dhe opsioneve për  vendosjen e Organizatës së Muxhahudine Halk në Irak apo në shtete tjera.Ky raport ngre dhe shtron cështje të nxjerra nga përvoja me Organizatën e Muxhahidine Halk që mund të përdoren për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.Raporti paraqet strategjinë që mund të zgjidhë problemin urgjent të vendosjes së anëtarëve të MKO-së (të gjejë një vend ku mund të vendosën,rrinë,shkojnë) tani që Qeveria e Irakut ka marrë përsipër përgjegjësinë e kësaj organizate pas marreveshjes me forcat amerikane që ka hyrë në zbatim që nga fillimi i janarit të 2009.

-Marrëveshja për armëpushim ndërmjet  Forcave Aleate dhe 0rganizatës  Muxhahidine Halk

Në muajin prill të 2003-shit (Ferverdin 1382), pas një përleshje të shkurtër, Organizata Muxhahidine Halk bëri kërkesë për armëpushim (2). Oficerët e Trupave Speciale pranuan kërkesën për armëpushim ngaqë nuk kishin informacion mbi karakteristikat e grupit (të muxhahidinëve). Ata ishin bindur nga udhëheqësit e MKO-së (që flisnin një anglishte të rrjedhshme) që para pushtimit të Irakut grupi kishte propozuar që të luftonte në krah të Forcave Aleate dhe se shumë nga anëtarët e tij kishin studiuar në Shtetet e Bashkuara (3). Në bazë të këtyre pretendimeve dhe premtimeve që më pas u bë e qartë se kishin qënë të rreme oficerët ranë dakord me kërkesën e Organizatës së Muxhahidine Halk për armëpushim me kusht që organizata ti mbajë armët e veta.

Në maj të vitit 2003 (Ordibehesht 1382), axhencitë e Uashingtonit ranë dakort dhe dhanë udhëzime që Forcat Aleate ta mbrojnë Organizatën e Muxhahidine Halk sigurisht duke i carmatosur ata (organizatën).Përsëri,oficerët e Forcave Aleate pas bisedimeve me udhëheqësit e Organizatës së Muxhahidinëve u bindën që të mos ndiqnin udhëzimet e dhëna.Në vend që të insistonin në dorëzimin e Organizatës së Muxhahidine Halk pa kushte,ata (oficerët) pranuan një marrëveshje sipas së cilës Organizata e MEK-ut të carmatosej dhe të tre mijë e tetëqind (3800) anëtarët e saj (në atë kohë) u përqëndruan në ambjentet e kampit të Eshrefit që ndodhej dyzet milje në veri të Bagdadit si banorë të vendit (dhe jo si të bugosur) [4].

 

-Statusi i diskutueshëm <<persona të mbrojtur>> dhënë Organizatës Muxhahidine Halk.

Llojet e ndryshme të mbrojtjeve ndaj të burgosurve janë përcaktuar në bazë të statusit ligjor të tyre sipas ligjit ndërkombëtar (ligjit të luftës) të të drejtave të njeriut.Sidoqoftë, Forcat Aleate deri para një viti nuk bënë asnjë gjë për të bërë të njohur dhe përcaktuar statusin ligjor të Organizatës Muxhahidine Halk.Kjo ishte për shkak të konfunzionit që kishte Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në lidhje me atë se cfarë ligji duhej të zbatohej.Shtetet e Bashkuara zgjodhën politikën e diskutueshme (debat-ndjellëse) të mos aplikimit të Konventës së Gjenevës për terroristët e huaj që luftonin në Irak,edhe pse ky ligj aplikohej mbi armikun dhe se hartuesit e operacionit Liria e Irakut e kishin emëruar Organizatën e Muxhahidine Halk si një forcë armike.Cështja u bë më e komplikuar në momentin që Organizata e Muxhahidinëve  njoftoi se nuk ishte përfshirë në luftimet me forcat e koalicionit (Forcat Aleate) dhe që këtë pretendim e pranonin shumë nga oficerët që ishin përgjegjës për burgosjen e Organizatës së Muxhahidinëve, megjithëse kishte mbetur një i plagosur i Trupave Speciale si rezultat i luftës me Organizatën e MKO-së.

Ndërsa ka dyshime mbi atë se pala e kundërt a duhet të konsiderohet dhe llogaritet si personel ushtarak apo jo, Konventa e Tretë e Gjenevës e specifikon se kjo përcaktohet nga një gjykatë kompetente. Forcat Aleate krijuan një grup pune (JIATF) për të grumbulluar informacione rreth anëtarëve të Organizatës Muxhahidine Halk në kampin e Eshrefit dhe një komision hetimi për të verifikuar dhe hetuar gjendjen e tyre.Përkohësisht, të gjithë anëtarëve të Organizatës Muxhahidine Halk i është dhënë e gjithë mbrojtja e nevojshme lidhur me ushtarakët e burgosur që njihen si të burgosur lufte.

Por, në qershor të vitit 2004 (Tirr 1383), Ministri amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, përcaktoi statusin ligjor të Organizatës së Muxhahidine Halk (PMOI) pa shqyrtim gjygjësor.Në vend që ata të konsideroheshin si të burgosur lufte,ai i prezantoi anëtarët e MKO-së si civilë të mbrojtur sipas Konventës së Katërt të Gjenevës.Pavarësisht asaj se anëtarët e PMOI-së konsiderohen (njihen) më tepër ushatarakë (sesa civilë), mirëpo ky rast rast la të kuptohej se ata nuk ishin përfshirë në luftën me forcat e koalicionit.Ai për më tepër e përgjithësoi këtë vendim për të gjthë grupin dhe refuzoi shqyrtimin apo hetimin gjygjësor ndaj cdo njërit prej tyre. Vendimi i tij ishte në kundërshtim me rekomandimet e Ministrisë së Jashtme të Amerikës,Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Zyrën e Komisionerit të Lartë për Refugjatët.Kjo cështje ngjalli shumë polemika sepse të krijonte përshtypjen se Shtetet e Bashkuara kishin marrë vendimin që Konventat e Gjenevës të zbatohen ndaj një organizate terroriste dhe përvec kësaj ti jepnin atyre (anëtarëve të organizytës) një status të vecantë.

 

-Zhvendosja e Organizatës Muxhahidine Halk

Në dhjetor të vitit 2003 (Dej 1383), Këshilli i qeverisë së Irakut coi (hodhi) për votim  një rezolutë që kërkonte dëbimin e Organizatës  Muxhahidine Halk nga Iraku.Si rrjedhim,Qeveria e Përkohshme e Irakut dhe më pas Qeveria Irakiene e miratoi këtë kërkesë. Nisur nga bindja se nëse anëtarët e MKO-së do të kthehen në Iran ata do të ndiqen penalisht dhe se ky kthim i tyre do të jetë një dhuratë për Republikën Islame të Iranit,Shtetet e Bashkuara bënë të ditur se dëshiron që të lëvizë (zhvendosë) PMOI-në në një vënd tjetër.Sidoqoftë,pyetja kryesore është se ku mund të shkojnë këta? Sipas Konvetës së Gjenevës,kur të burgosurit lirohen nga vendbanimi ose venburgimi i tyre munden:

1.  Të kthehen në shtetin e tyre të para burgimit;

2.  Të zgjedhin një shtet të tretë apo neutral;

3.  Të kthehen në shtetin e tyre të origjinës.

Zbatimi i cdo njërës prej këtyre opsioneve mbi kthimin e personave në një vend që nuk u rrezikohet jeta e tyre është një parim kyc që gjendet dhe bazohet mbi të drejtat ndërkombëtare humanitare, ligjet mbi azilin,dhe ligjet mbi të drejtat e njeriut [5]. Megjithëse ky parim në traktate të ndryshme është përkufizuar dhe përcaktuar në forma e mënyra të ndryshme, në bazë të parimit të mos-kthimit të personave në një vend që u rrezikohet jeta, zhvendosja apo kthimi I detyrueshëm I cdo njërit prej anëtarëve të Organizatës Muxhahidine Halk në një shtet ku ekzistojnë  mundësi të forta për ndjekjen penale të tyre për shkak dhe arsye të bindjeve të tyre politike apo fetare, nuk u bë.

Në mesin e tre opsioneve për zhvendosjen e tyre,ngelet vetëm dërgimi dhe zhvendosja e shumë prej anëtarëve të kësaj organizate në Iran.Ka gjashtë vjet që Irani i ka dhënë amnisti trupit të organizatës.Pavarësisht asaj që bordi revelant priste nga Republika Islamike e Iranit që  të gjithë ish anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk do ti ndiqte penalisht pas kthimit të tyre në Iran, kjo nuk ndodhi për rreth 250 persona që tashmë janë kthyer në Iran nëpërmjet Kryqit të Kuq Botëror (6).Moskthimi I personave në një vend që u rrezikohet jeta e tyre,nuk e ndalon dëbimin e tyre me forcë përvecse në rastin që personi në fjalë rrezikohet seriozisht të ballafaqohet me ndjekje penale dhe tortura.Mundësia e ndjekjes penale nuk duhet të supozohet si e qënë apo të merret në konsiseratë.Cdo rast individual duhet të hetohet dhe shqyrtohet vecmas nga një organizatë e paanshme dhe neutrale sic është Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe cdo person duhet të intervistohet vec e vec.

Të shqyrtohen dhe të analizohen të dyja aspektet positive dhe negative të mundësisë së përballjes së një personi me një rrezik të mundshëm kur të kthehet ,dhe pastaj kjo të merret parasyshë.Faktorë të shumtë tregojnë se kthimi I trupave të Organizatës Muxhahidine Halk në Iran është I përshtatshëm: së pari, në Irak ka një numër të konsiderueshëm të trupave të PMOI-së që janë rekrutuar me dinakëri dhe mashtrime nga ana e kësaj organizate dhe që aktualisht ndodhen në kampin e Eshrefit.Për shembull,iranianëve të zënë rob nga forcat e Sadam Huseinit gjatë luftës Iran-Irak I ishte premtuar se nëse shkonin nga kampi I të burgosurve irakienë në selitë e Organizatës Muxhahidine Halk,do të ktheheshin në Iran.Iranianëve që ndodheshin në shtetet e tjera i ishte thënë se do t’u jepet azil në vendet europiane.Atyre gjithashtu ju ishte premtuar se do ti gjenin punë si përkthyes si dhe do ti sigurohej tokë për shtëpi dhe do ti gjindej  grua për bashkëshorte.Disa të tjerëve ju ishte premtuar se do të takoheshin me anëtarët e familjeve të tyre dhe ishin dërguar në kampin e Organizatës së Muxhahidinëve në Eshref.

Të tjerë që u kishin dhënë lekë trafikantëve të qënieve njerzore për ti dërguar jashtë shtetit (të Iranit),në vend që të dërgoheshin në shtetin e synuar përfundonin në kampin e Eshrefit.Megjithëse shifrat e sakta janë të panjohura,por supozohet se rreth 70 përqind e anëtarëve të Organizatës  MEK në Irak,i janë bashkëngjitur kësaj organizate pas vendosjes së saj në Irak dhe se s’kanë më ndonjë dëshirë a interes për organizatën (nuk duan të jenë më pjesëtarë të saj).Shumë prej tyre kanë qënë viktima të rekrutimeve mashtruese.Përvec kësaj shumë nga ata që prezantohen si vullnetarë i ishin bashkangjitur kësaj organizate para se të dëbohej kjo (organizata)nga Irani;udhëheqja e kësaj organizate  i kishte konfiskuar letër-njoftimet e tyre dhe i kërcënonte se në Iran ishin të ndjekur penalisht dhe gjithashtu do të ndiqeshin penalisht edhe në Irak për emigracion të paligjshëm (për hyrje ilegale brenda Irakut) duke u bërë pengesë kështu për kthimin e atyre që dëshironin të ktheheshin në atdhe (Iran).Kështu që Organizata PMOI nuk mund të konsiderohet si një organizatë humanitare dhe të thuhet se dëshirat e udhëheqjes së organizatës janë po ato të anëtarëve të saj dhe sidomos të atyrë që janë sjellë me mashtrime dhe mbajtur me zor në kampet e kësaj organizate.

Përvec kësaj është në interes të Republikës Islamike të Iranit që të vazhdojë me politikat e saja për amnisti për ngritjen e pozitës ndërkombëtare të saj dhe për arritjen e qëllimit kryesor të saj që është shpërndarja dhe shkrirja e këtij grupi.Qeveria e Irakut do të mundet të arrijë qëllimin e saj gjithashtu,dmth dëbimin e organizatës nga Iraku dhe në të njëjtën kohë të përmisojë pozitën e saj ndërkombëtare duke I kthyer anëtaret e organizatës sipas ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare.Ligjet ndërkombëtare humanitare dhe e të drejtave të njeriut kërkon nga Iraku që në bazë të ligjit të përcaktuar nga Kryqi I Kuq Ndërkombëtar për moskthimin e personave në një vend që u kërcënohet jeta të mos I kthejnë udhëheqësit dhe anëtarët e organizatës Muxhahidine Halk në Iran dhe të mos I përzërë ato,por të japë atyre të drejtën e qëndrimit në Irak apo në një shtet tjetër.Iraku gjithashtu nga ana tjetër është e mundur që ti ndjekë penalisht këta persona.

Në sajë të premtimeve që qeveria e Irakut në lidhje me përzënien e Muxhahidinëve dhe mbylljen e kampit të tyre në Eshref në dhjetor të 2008, i ka dërguar një garanci me shkrim Uashingtonit se pasi forcat e sigurisë irakiene të marrin përsipër përgjegjësinë e kampit të Eshrefit ,do të sillen me humanizëm ndaj anëtarëve të organizatës dhe nuk do ti dërgojnë me dhunë në ndonjë vend që mund të ndiqen penalisht apo që u kërcënohet jeta.Zyrtarët e qeverisë irakiene kanë bërë të ditur se kanë ndër mend të bashkëpunojnë më Kryqin e Kuq Ndërkombëtar deri sa ata të jenë të gatshëm që të kthehen në Iran.Në të njëjtën kohë , JIATF gjithashtu do ta moniturojë kthimin e personave në Iran dhe do ti ofrojë udhëzime forcave të sigurisë irakiene...


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur