Qeveria Angleze: Të kesh marrëdhënie apo të mbështesësh grupin terrorist Muxhahidine Halk, është një krim

Categoria: Dokumente

Kërkesa e Jim Burn  dhe Mark Hubbard më 21 mars të vitit 2003 për investigimin e grupit të jashtëligjshëm iranian MKO.

 Financial Times

Qeverisë iu kërkua që të bëjë një investigim të imtësishëm  mbi grupin iranian në mërgim, që mendohet të ketë lidhje të forta me Sadam Huseinin, anëtarët e të cilit dyshohen se punojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Baronesha Nicholson, anëtarja liberal demokrate e Parlamentit Evropian, tha se është thellësisht e shqetësuar për raportet mbi grupacione të ndryshme që përfaqësojnë , bëjnë fushatë dhe mbledhin fonde në Britani për një organizatë të mërguar  nga Lindja e Mesme të quajtu Muxhahidine Halk. Burimet pohojnë se MKO ka hapur një llogari në emër të një kompanie botimi në një nga bankat më të njohura në Britaninë e Madhe  në të cilën depozitohen paratë e fituara nga shitja e librave dhe aktivitetet e tjera. Zonja Nicholson tha: “Unë mendoj se MKO është akoma aktive në Britani dhe akoma llogaritet si një pjesë e pandarë e Sadamit.”

Këto akuza të reja kanë habitur një numër të madh të anëtarëve të qeverisë britanike . Në fund të viteve 90 Mbretëria e Bashkuar ndërmori hapa për të mbyllur një institucion bamirësie e cila në mënyrë të paligjshme mblidhte fonde për MKO-në dhe mbylli një rrjet satelitor që përdorej me qëllim promovimin e organizatës.

Anëtarët e qeverisë menduan se nga ai moment MKO i kishte ndalur aktivitetet e saj. MEK përveç pretendimit se do të vendosë republikën islamike, socialiste dhe demokratike në Iran, në dhjetor të vitit 2001 për arsye se kishte marrëdhënieve të paligjshme me terroristët në disa baza në Irak, u rreshtua në listën e organizata terroriste.  Një nga ministrat, David Blunkett, u tha anëtarve të parlametit se qeveria ishte në dijeni se vetëm një numër i vogël njerëzish në Britani është duke bashkëpunuar me regjimin irakian. Këta njerëz të cilët ishin një shqetësim për sigurinë janë investiguar nga policia dhe MI5-sa.

Ai shtoi: “Ne kemi nën vëzhgim ç’do kërcënim që vjen nga ata dhe të tjerët.”

Qeveria shpalli: “Ç’do lloj marrëdhënie, përkrahje ose shprehje e përkrahjes së Organizatës Muxhahidine Halk llogaritet si një krim.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur