Vrasja e këshilltarëve ushtarakë amerikanë nga MKO

Categoria: Dokumente

Në kohën para revolucionit Muxhahidine Halk po luftonte me imperializmin  dhe vrau disa nga këshilltarët ushtarakë amerikanë në Iran dhe pas i merrte përsipër vrasjet  duke bërë deklarata te gazeta e tyre “Muxhahid”. Këto vrasje u bënë shkak që Amerika ta rreshtojë këtë grup në listën  e organizatave terrorsite.

Disa nga gazetat amerikane, në po atë kohë(vitin 1975) kanë shkruar në faqet e tyre për sulmet terroriste të MKO-së. Për shembull gazeta e parë ishte Florida(St. Petersburg Independent) e cila në një lajm me titull “Terroristët kanë vrarë amerikanët në Iran” shkroi: “Terroristët kanë vrarë dy oficerë të forcave ajrore të cilët po ecnin në punë të tyre në rrugët e Teheranit. Sont në drekë një grua e panjohur i telefonoi zyrës së Associated Press dhe tha: Vrasja e oficerëve amerikanë është kundërpërgjigje e vrasjes së 9 revolucionarëve iranianë në burg muajin e kaluar.

Ajo, e cila e prezantoi veten si zëdhënëse e MKO-së tha: Shahu Muhamed Riza Pahlevi është kukull i Amerikës dhe për këtë arsye ne i vrasim amerikanët.”

Gazeta Epoka e “Milwaukee Journal” e cila njihet me këtë emër deri në vitin 1995 dhe më 2 prill të atij viti u quajt “Milwaukee Journal Sentinel” në botimin e saj të ditës së enjte më 22 Maj të vitit 1975, një ditë pas vrasjes së këshilltarëve ushtarakë, shpërndan lajmin e marrë nga Associated Press duke shkruar se në Iran ishin vrarë nga terroristët dy oficerë. Në disa pjesë të tekstit shkruhej: “Qeveria iraniane deklaron se e njeh identitetin e  tre personave që ditën e mërkurë kanë vrarë dy oficerët e forcave ajrore dhe është në kërkim të tyre.  Shteti premtoi se: Nuk do të mbahet e fshehur asnjë e re për kapjen dhe gjykimin e autorëve.

Guerilët marksistë i sulmuan oficerët e paarmatosur dhe i vranë duke i qëlluar me armë dhe kur ikën lanë aty mesazhe për të tjerët. Gruaja e cila kishte marrë në telefon duke thënë se po merrte në emër të një force guerile në Iran të quajtur Muxhahidine Halk , shprehu se vrasja e tyre ishte hakmarrje e vrasjes së 9 revolucionarëve iranianë në burg. Qeveria iraniane deklaroi se në kohën kur këta të burgosur po transferoheshin në një burg  tjetër , kishin qëllim të arratiseshin nga autobuzi i të burgosurve dhe u vranë. Nga viti 1970 , një grup sekret marksist(MEK) ka qenë aktiv në Iran dhe gati 200 anëtarë të tij u ekzekutuan ose u vranë në përleshje të ndryshme.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur