Muxhahedinet Khelk në Irak, një enigmë politike- pjesa e tetë

Categoria: Dokumente

Kapitulli i tretë

Opsionet e transferimit të Organizatës Muxhahedin Khelk

Iraku dhe Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar publikisht se qëllimi i tyre është të dëbojnë MEK-un nga Iraku. Sipas Konventave të Gjenevës, kur të burgosurit (robërit) lirohen, ata duhet të:

-Transferohen në vendin ku kishin lejen e qëndrimit përpara se të burgoseshin

-Transferohen në nje vend të tret ose në vendet neutrale

-Të kthehen në vendin e të cilit janë shtetas

Lloji më i zakonshëm i zgjidhjes është të transferohen në vendin ku ksihin lejen e qëndrimit para robërisë ose në vendin ku janë shtetas. Sidoqoftë, në disa raste, asnjë nga opsionet nuk funksionon sepse i burgosuri mund të ketë arsye të forta për të pasur frikë nga ndjekja penale ose një kërcënim sigurie - përfshirë torturën ose vdekjen - për shkak të racës, fesë, kombësisë, bindjeve politike, Ose për arsye të anëtarësimit në një grup të veçantë shoqëror. Në ligjin e të drejtave ndërkombëtare humanitare, ligjin e të drejtave të njeriut, ligjin e azilit dhe dëbimi me forcë i personave që mund të ndiqen penalisht, është i ndaluar sipas parimit të moskthimit, “nonrefoulement” (kjo fjalë rrjedh nga folja franceze refouler, që do të thotë të kthehesh). [1] Megjithëse dispozitat e Konventave të Gjenevës kërkojnë lirimin e të burgosurve në fund të okupimit, në rastin e të burgosurve që statusi i të cilëve përfshin mbrojtjen e deklaruar të parimit të moskthimit të personave në vendet ku ata mund të kërcënohen nga bindjet politike ose fetare, Konventat lejojnë ndalimin e kthimit dhe mbështetja nga Konventat e Gjenevës (përfshirë rishikimin e vazhdueshëm të nevojës për paraburgim) do të vazhdojë për sa kohë që bëhen rregullimet e duhura për trensferimin. Në lidhje me Organizatën Muxhahedin Khelk, në çdo rast, nuk është arritur asnjë marrëveshje për përgjigjen e kësaj pyetjeje themelore: Ku mund të shkojnë ata?

Opsioni 1: Vendosja e Organizatës Mojahedin Khalq në Irak

Meqenëse anëtarët e MEK-ut aktualisht po jetojnë në kampin Ashraf në Irak, në kohën që forcat e koalicionit pushtuan vendin në vitin 2003, opsioni i parë – është zhvendosja e tyre në vendin e të cilit kanë leje qëndrimi- që do të thotë t'i lejosh ata të qëndrojnë në Irak. Sidoqoftë, kjo nuk duket praktike për disa arsye. Së pari, kur Saddami ftoi MEK-un në Irak, ai nuk u dha një leje qëndrimi ligjor anëtarëve dhe ata vetë nuk kërkuan një leje qëndrimi ligjor ose shtetësi, pavarsisht se, MEK tani deklaron se prania e tij në Irak është e ligjshme. Qeveria irakiane e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të legalizojë qëndrimin e anëtarëve në Irak.

Së dyti, zyrtarët amerikanë kanë frikë se MEK mund të përballet me ndjekje ligjore nga irakienë ose kërcënime objektive nga agjentët iranianë. Një pjesë e madhe e popullsisë Irakiane e konsideron MEK-në një armik sepse ata besojnë se grupi veproi si "ushtria private e Sadamit" dhe shtypi kryengritjet Shiite dhe Kurde pas Luftës së Parë të “Gjirit Fars”, ka ndimuar në vendosjen e sigurisë në zonat përreth kampeve të Organizatës Muxhahedin Khelk.[2] Në fakt, arsyeja kryesore për vendosjen e trupave të koalicionit pranë Kampit Ashraf për të mbrojtur MEK-u, kjo ishte për shkak të  mundësisë së hakmarrjes nga forcat Irakiane dhe agjentët iranianë.

Së treti, në një rezolutë, dhjetorë të vitit 2003, Këshilli Drejtues Irakian bëri thirrje në mënyrë specifike dhe kërkoi dëbimin e MEK-ut dhe zyrtarët Irakianë vazhdimisht e kanë marrë këtë pozicion. Në çdo rast, përkundër premtimeve për të rrëzuar MEK-un dhe mbyllur kampin gjatë transferimit të pushtetit në vitin 2009, në dhjetor të vitit 2008, qeveria irakiane i dha një siguri me shkrim Uashingtonit se, kur forcat e sigurimit irakian të marrin përsipër përgjegjësin e kampit Ashraf, me anëtarët e Organizatës Muxhahed Khelk, do të bëhet një trajtim njerëzor dhe anëtarët e MEK-ut nuk do të dërgohen me forcë në një vend ku ata mund të ndiqen penalisht. Kjo garanci do të lejojë Uashingtonin të punojë me Bagdadin dhe organizata të tilla si Kryqi i Kuq "për të gjetur një zgjidhje humanitare për banorët e kampit Ashraf".[3] Në përfundimin e këtyre përpjekjeve, JIATF do të mbikëqyrë transferimin e pushtetit dhe do të drejtojë forcat e sigurimit të Irakut. [4]

Opsioni 2: Vendosja e Organizatës Muxhahedin Khelk në vendet e treta

Duke pasur parasysh historinë e Republikës Islamike të Iranit në ndjekjen penale të anëtarëve të MEK-ut, Shtetet e Bashkuara kanë pranuar që parimi i mos-ripërtëritjes, ndalon dëbimin e Muxhahedinve në Iran. Prandaj, vendosja në një vend të tretë ishte me sa duket e vetmja mundësi objektive në planin afatgjatë. Megjithatë, deri më tani, masat e marra për të arritur këtë qëllim nuk kanë qenë të suksesshme.

Vendosja e anëtarëve aktualë të Organizatës Muxhahedin Khelk

Një nga pengesat për trensferimin e Organizatës Muxhahedin Khalq është se përgjegjësi ka deklaruar se dëshiron të transferojë të gjithë 3.500 anëtarët në një vend të vetëm ose një numër të kufizuar vendesh (mundësisht me një sistem të fortë të mirëqenies sociale) për të siguruar të ardhmen e grupit. Për të përmbushur një kërkesë të tillë, gjatë vitit të parë të përqendrimit në Kampin Ashraf, përgjegjësi i MEK-ut kërkoi nga UNHCR që t'u japë anëtarëve të tij statusin e refugjatit. [5] Sidoqoftë, pyetja mbetet akoma, nëse çdo anëtar i Muxhahedin Khelk mund të ketë vërtet një arsye të arsyeshme për të pasur frikë nga ndjekja penale në Iran, dhe Konventa e vitit 1951 e KB në lidhje me statusin e refugjatëve i përjashton personat që kanë kryer krime sipas ligjit ndërkombëtar, që kanë kryen krime të rënda jopolitike dhe që kanë vepruar në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara. Individët e identifikuar si refugjatë nuk duhet të kenë kryer ose drejtuar akte dhune, dhe statusi i refugjatit nuk siguron asnjë imunitet nga ndjekja penale për ndonjë veprim kriminal apo terrorist të kryer në çdo kohë. Përkundër mohimit publik të dhunës nga Muxhahedint Khelk në vitin 2001, shfaqja e rekordit të dhunës së grupit dhe thirrja e udhëheqjes për kthimin e armëve të kapura gjatë Operacionit Liria e Irakut minon seriozisht mundësinë e dhënies së azilit për të gjithë grupin nga UNHCR.

Për më tepër, edhe nëse statusi i tyre i azilit konfirmohet, vendet e pavarura nuk janë të detyruara të japin azil. Përkundrazi, ata bëjnë kërkime për kërkesën e secilit person për azil. Komisioneri i Lartë i KB për Refugjatët (UNHCR) bën të ditur se numri i refugjatëve që kërkojnë azil në vitin 2009 arriti në 565,000; Ndërsa në vitin 2008, vetëm 70,000 vende ishin në dispozicion për ti pritur këto azil kërkues. [6] Duke qenë se lufta në Irak la në mes të rrugve, më shumë se 4 milion njerëz dhe se vetëm 3,183 Irakianë u zhvendosën si refugjatë midis vitëve 2003 dhe 2007, [7] është gjithnjë e më e patolerueshme që çdo shtet preferon të pranoi anëtarët e një organizate të huaj terroriste sesa refugjatët e tjerë në Irak. Përfundimisht, Organizata Muxhahedin Khelk ndaloi përpjekjet e saj për të marrë statusin e refugjatit, por ende dëshiron të vendoset pa përfitime azili.

Vendosja e ish anëtarëve të Organizatës Muxhahedin Khelk

Midis anëtarëve të MEK-ut që dënuan grupin e tyre dhe ishin vendosur në Qendrën e Ndalimit të Përkohshëm të Forcave të Koalicionit (TIPF), rreth 200 anëtarë shpresuan të vendoseshin në Evropë dhe për këta arsye nuk u kthyen në Iran. JIATF besonte se këta ish-anëtarë kishin një shans më të mirë për t'u vendosur në Evropë sesa anëtarët aktualë të MEK-ut. Në vitin 2004, JIATF i ndihmoi ata në dorëzimin e kërkesave për azil në UNHCR. Të gjithë ish-anëtarëve përveç 11 prej tyre ju dha statusi i refugjatit menëherë pas një interviste në një video konferencë. [8] Akoma asnjë vend nuk ka pranuar ende ndonjë ish-anëtar ose anëtar aktual të MEK-ut i cili nuk kishte tashmë një leje qëndrimi të vlefshme. UNHCR ka bërë të ditur që disa shtete mund të marrin në konsideratë dhe ti pranojnë, por deri tani vetëm Shtetet e Bashkuara kanë pranuar disa prej tyre. [9]

 Shtetet e Bashkuara gjithashtu e kanë të ndaluar të japin leje qëndrimi anëtarëve aktual të MEK-ut, sepse ligji i Emigracionit dhe Shtetësisë (që pas ndryshimit të ligjit anti-terrorizmit dhe aktit të Dënimit me Vdekje të vitit 1996) ndalon lejen e pranimin e disa klasave të huaja, që do të thotë njerëz që aktualisht janë anëtarë të një organizate të huaj terroriste dhe që kanë marrë pjesë në aktivitete terroriste ose kanë drejtuar aktivitete terroriste, ose që kanë pasur trajnim "të tipit ushtarak" ose nga "ndonjë organizate e huaj terroriste që konsiderohej trajnim ushtarak në atë kohë. [10] Propaganda e vetë MEK-ut tregon se pothuajse të gjithë anëtarët në kampet e organizatës janë anëtarë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe kanë marrë disa trajnime për armët. Përveç kësaj, anëtarët e MEK-ut sigurisht morën trajnim ushtarak midis vitëve 1997 dhe 2001, gjatë këtyre vitëve, ky grup mori përgjegjësinë për sulmet ndaj objektivave iraniane. Përkundër disa dispozitave të këtij ligji, përjashtimi dhe ndalimi i atyre që kanë marrë trajnim "tip ushtarak" do të mbetet në fuqi edhe nëse ministri i jashtëm heq emrin e MEK-ut nga lista e organizatave të huaja terroriste. Prandaj, ky opsion për vendosjen e ndonjë anëtari aktual ose ish-anëtari të MEK-ut në një vend të tretë, me vendim të Shteteve të Bashkuara, nuk është i mundshëm.

Një zgjidhje afatshkurtër ose afatmesme u implementua kur TF-134 negocioi me sukses me KRG për të pranuar përgjegjësinë për këta refugjatë në atdheun e tyre. Në fund të vitit 2008, ish-anëtarët e tjerë të mbetur të ARC-së të Muxhahedinve Khelk (që ishin më pak se 200 anëtarë, shpesh me status refugjati) u zhvendosën në Kurdistan, ku ata kishin lirinë e lëvizjes. [11] Shumica thuhet se ushtruan lirinë e tyre të lëvizjes dhe u larguan nga Iraku, dhe ARC u mbyll në dhjetor të vitit 2008. [12]

Për më tepër, edhe nëse statusi i tyre i azilit konfirmohet, vendet e pavarura nuk janë të detyruara të japin azil. Përkundrazi, ata bëjnë kërkime për kërkesën e secilit person për azil. Komisioneri i Lartë i KB për Refugjatët (UNHCR) bën të ditur se numri i refugjatëve që kërkojnë azil në vitin 2009 arriti në 565,000; Ndërsa në vitin 2008, vetëm 70,000 vende ishin në dispozicion për ti pritur këto azil kërkues. [6] Duke qenë se lufta në Irak la në mes të rrugve, më shumë se 4 milion njerëz dhe se vetëm 3,183 Irakianë u zhvendosën si refugjatë midis vitëve 2003 dhe 2007, [7] është gjithnjë e më e patolerueshme që çdo shtet preferon të pranoi anëtarët e një organizate të huaj terroriste sesa refugjatët e tjerë në Irak. Përfundimisht, Organizata Muxhahedin Khelk ndaloi përpjekjet e saj për të marrë statusin e refugjatit, por ende dëshiron të vendoset pa përfitime azili.

Vendosja e ish anëtarëve të Organizatës Muxhahedin Khelk

Midis anëtarëve të MEK-ut që dënuan grupin e tyre dhe ishin vendosur në Qendrën e Ndalimit të Përkohshëm të Forcave të Koalicionit (TIPF), rreth 200 anëtarë shpresuan të vendoseshin në Evropë dhe për këta arsye nuk u kthyen në Iran. JIATF besonte se këta ish-anëtarë kishin një shans më të mirë për t'u vendosur në Evropë sesa anëtarët aktualë të MEK-ut. Në vitin 2004, JIATF i ndihmoi ata në dorëzimin e kërkesave për azil në UNHCR. Të gjithë ish-anëtarëve përveç 11 prej tyre ju dha statusi i refugjatit menëherë pas një interviste në një video konferencë. [8] Akoma asnjë vend nuk ka pranuar ende ndonjë ish-anëtar ose anëtar aktual të MEK-ut i cili nuk kishte tashmë një leje qëndrimi të vlefshme. UNHCR ka bërë të ditur që disa shtete mund të marrin në konsideratë dhe ti pranojnë, por deri tani vetëm Shtetet e Bashkuara kanë pranuar disa prej tyre. [9]

 Shtetet e Bashkuara gjithashtu e kanë të ndaluar të japin leje qëndrimi anëtarëve aktual të MEK-ut, sepse ligji i Emigracionit dhe Shtetësisë (që pas ndryshimit të ligjit anti-terrorizmit dhe aktit të Dënimit me Vdekje të vitit 1996) ndalon lejen e pranimit e disa klasave të huaja, që do të thotë njerëz që aktualisht janë anëtarë të një organizate të huaj terroriste dhe që kanë marrë pjesë në aktivitete terroriste ose kanë drejtuar aktivitete terroriste, ose që kanë pasur trajnim "të tipit ushtarak" ose nga "ndonjë organizate e huaj terroriste që konsiderohej trajnim ushtarak në atë kohë. [10] Propaganda e vetë MEK-ut tregon se pothuajse të gjithë anëtarët në kampet e organizatës janë anëtarë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe kanë marrë disa trajnime për armët. Përveç kësaj, anëtarët e MEK-ut sigurisht morën trajnim ushtarak midis vitëve 1997 dhe 2001, gjatë këtyre vitëve, ky grup mori përgjegjësinë për sulmet ndaj objektivave iraniane. Përkundër disa dispozitave të këtij ligji, përjashtimi dhe ndalimi i atyre që kanë marrë trajnim "tip ushtarak" do të mbetet në fuqi edhe nëse ministri i jashtëm heq emrin e MEK-ut nga lista e organizatave të huaja terroriste. Prandaj, ky opsion për vendosjen e ndonjë anëtari aktual ose ish-anëtari të MEK-ut në një vend të tretë, me vendim të Shteteve të Bashkuara, nuk është i mundshëm.

Një zgjidhje afatshkurtër ose afatmesme u implementua kur TF-134 negocioi me sukses me KRG për të pranuar përgjegjësinë për këta refugjatë në atdheun e tyre. Në fund të vitit 2008, ish-anëtarët e tjerë të mbetur të ARC-së të Muxhahedinve Khelk (që ishin më pak se 200 anëtarë, shpesh me status refugjati) u zhvendosën në Kurdistan, ku ata kishin lirinë e lëvizjes. [11] Shumica thuhet se ushtruan lirinë e tyre të lëvizjes dhe u larguan nga Iraku, dhe ARC u mbyll në dhjetor të vitit 2008. [12]


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur