Muxhahedinet Khelk në Irak, një enigmë politike-pjesa e katërt

Categoria: Dokumente

Kapitulli i parë

MEK: Një enigmë e politikës amerikane

Gjatë gjashtë viteve që forcat e koalicionit Irakian kanë okupuar Irakun, dhe veçanërisht që nga skandali Abu Ghraib, operacioni i kapjes së robërve është bërë gjithnjë e më shumë një fokus kryesor i aktivitetit ushtarak amerikan. Numri i robërve të mbajtur nga Amerika u rrit rreth 26000 në vjeshtën e vitit 2007, dhe në Janar të vitit 2009 mbetën rreth 15000. Përveç kësaj, forcat e koalicionit arrestuan afërsisht 3,500 anëtarë të MEK-ut, që ishin regjistruar si banorë të atij vendi.[1] MEK është një grup sektarian i disidentëve iranianë që ka kërkuar të përmbysë qeveritë iraniane për më shumë se katër dekada, dhe Departamenti i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1997 e përcaktoi këtë sekt, si një organizatë e huaj terroriste. [2] Si ra ndakord ushtria amerikane për të mbështetur anëtarët e një grupi, që qeveria e saj i quajti terroristë? Çfarë problemesh kanë lindur nga marrëveshjet e tilla? Si mund të zgjidhet kjo situatë kur forcat e koalicionit i kanë dorëzuar qeverisë Irakene përgjegjësinë e Organizatës Muxhahedin Khelk, pas zbatimit të marrëveshjes midis forcave Irakiene dhe Amerikane? [3] Si mund të parandalohet një situatë e ngjashme në të ardhmen? Në thelb, ky libër me një vëllim u përgjigjet këtyre pyetjeve.

Kush është Organizata Muxhahedin Khelk?

Organizata Muxhahedin Khelk u formua në vitin 1965 nga një grup studentësh të Universitetin të Teheranit pikëpamjet radikale të të cilëve u përqëndruan në teorinë e një kryengritje të armatosur kundër Mohammad Reza Shah Pahlavi, ku ky i fundit e fajësoi këtë grup për përhapjen e ndikimit perëndimor në Iran. [4] Prirja e tyre drejt filozofisë marksiste dhe vlerave islamike bazuar në besimet e tyre në luftën revolucionare që u manifestua me dhunë, e cila pasqyrohet me emrin e "Muxhahedinit Khelk". [5]

Në vitin 1971, Organizata Muxhahedin Khalq (MKO) bënë planin e parë për të shënjestruar termocentralin në Teheran, që ky plan u prish nga forcat e sigurisë që u infiltruan në organizatë. Shumë anëtarë të Organizatës Muxhahedin Khelk u vranë dhe tre nga anëtarët e saj themelues u ekzekutuan. Përkundër dështimit fillestar dhe shpërbërjes pasuese, në vitet 1970 MEK kreu një numër sulmesh kundër qeverisë iraniane dhe interesave perëndimore në Iran, përfshirë dhe planin për vrasjet e tre oficerëve ushtarakë amerikanë dhe tre kontraktuesve civilë në Teheran. [6]

Në vitin 1979, Massoud Rajavi, lideri i ri i Organizatës Muxhahedin Khelk, bashkoi grupin me Ajatollah Ruhollah Mousavi Khomeini. Sidoqoftë, pas rënies së Shahut, Khomeini shtypi opozitën dhe ndaloi Rajavin dhe shumë anëtarë të MEK-ut të merrnin pjesë në qeverinë e re. Rajavi pas kësaj udhëhoqi aleancën e tij me presidentin e parë të zgjedhur të Iranit, Abolhassan Bani-Sadr, kundër Partisë së Republikës Islamike, Khomeinit. Pasi Khomeini rrëzoi Bani-Sadr në vitin 1981, MEK kreu sulme të dhunshme kundër qëllimeve të Partisë së Republikës Islamike. Sulmi më i madh ishte ai i cili hodhi në erë selinë e partisë në Teheran, ku u vran më shumë se 70 anëtarë të udhëheqjes së partisë. Përballë hakmarrjes nga Partia Republika Islamike dhe shtypjes brutale të Organizatës Muxhahedin Khelk, Rajavi dhe Bani-Sadr u arratisën në Paris, ku formuan Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një organizatë gjithëpërfshirëse për grupet e opozitës iraniane kundër Khomeini. Disa anëtarë të Organizatës Muxhahedin Khelk, shkuan në Evropë duke ndiekur udhëhqësin e tyre, disa të tjerë u zhvendosën në Kurdistanin iranian. Pjesa tjetër kaloi kufirin për në Irak, ku formuan disa bashkësi. Ata që mbetën në Iran formuan një rrjet nëntokësor që vazhdoi të planifikonte dhe drejtonte sulmet për të destabilizuar regjimin e Khomeini.

Pas okupimit të Iranit në vitin 1980, Saddam Hussein filloi ofrimin e ndihmës financiare për MEK për të zgjeruar aktivitetet propagandistike të Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Evropë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe për të marrë informacion që MEK mund të mblidhte për Iranin. Në vitin 1986, udhëheqja e Organizatës Muxhahedin Khelk pranoi ftesën e Sadam Huseinit për t'u vendosur në Irak për t'u bashkuar me ushtrinë e Sadamit për të luftuar kundër Republikës Islamike. Saddami siguroi për Muxhahedinet Khelk, mbështetje, fonde, armë, municione, automjete, tanke, trajnime ushtarake dhe përdorimin e tokës (pa të drejta pronësore).

Me të gjitha këto mundësi që u krijoi Saddam Husseini, Organizata Muxhahedin Khelk krijoi baza në Irak dhe inkurajoi anëtarët dhe mbështetësit e saj në Iran dhe gjithandej të shkonin atje. Rreth 7,000 anëtarë, përfshirë rreth 80% të popullsisë së Muxhahedinve Khelk, shkuan në këto kampe. Rajavi i bëri ata ushtarë lufte në Ushtrinë e tij të re Nacionalçlirimtare. Në këmbim të mbështetjes së Sadamit, MEK i dha atij informacion në lidhje me Republikën Islamike të Iranit, shërbime të marrjes në pyetje dhe përkthim dhe ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake. Organizata Muxhahedin Khelk kreu disa sulme përgjatë kufirit me Iranin, dhe nganjëherë u përlesh me trupat iraniane dhe Trupat e Gardës Revolucionare Islamike me pjesëmarrjen e ushtrisë irakene. [7] Më shumë se një e katërta e anëtarëve të MEK-ut në Irak u vranë në këto sulme të dështuara.

Organizata Muxhahedin Khelk, vazhdoi t'i shërbente Sadamit edhe pas përfundimit të luftës Iran-Irak në vitin 1988. MEK besohet se ka ndihmuar Saddamin të shtypte kryengritjen Shiite-Kurde në Irak pas Luftës së Gjirit në vitin 1991. [8] MKO gjithashtu gjatë viteve, ndërmori operacione të sigurisë në zonat e kampeve të tij .

Para se të shkonte në mërgim, Organizata Muxhahedin Khelk ishte grupi më i popullarizuar i opozitës në Iran. Organizata humbi shumë nga popullariteti i saj për shkak të dëshirës së saj për të luftuar së bashku me Saddamin, startuesin e luftës Iran-Irak dhe për të vrarë mbrojtësit iranianë. Ai gjithashtu humbi shumë nga popullariteti i tij sepse Massoud Rajavi transformoi MEK nga një grup aktiv i opozitës në një sekt introvert. Rajavi në vitin 1985 shpiku atë që ai e quajti "revolucion ideologjik" i cili me kalimin e kohës i mbushi Muxhahedinet me shumë karakteristika të spikatura sektare, duke përfshirë kontrollin autoritar, konfiskimin e pasurisë dhe kontrollin seksual (përfshirë divorcin e detyruar dhe beqarinë). Izolimi emocional, puna e detyruar, privimi i pamjaftueshëm i gjumit, ngacmimet fizike dhe ndalimet e daljes nga grupi. [9]

Organizata Muxhahedin Khelk gjatë operacionit Liria e Irakut.

Planifikuesit e luftës për Operacionin Liria e Irakut i përshkruan Muxhahedinet si një objektiv ushtarak armik, kryesisht për shkak se Shtetet e Bashkuara e konsideruan grupin si një pjesë jozyrtare të ushtrisë së Saddam Hussein. [10] Sidoqoftë, dizajnerët nuk i udhëzuan komandantët e skenës se çfarë të bënin pasi të merreshin me Organizatën Muxhahedin Khelk. Pas një përleshje të shkurtër (të cilën MEK në thelb e mohon), oficerët e Forcave Speciale nënshkruan një marrëveshje armëpushimi me MEK në Prill të vitit 2003. Oficerët përkatës të cilët nuk kishin asnjë informacion për aktivitetet sektare të MKO-së dhe aktivitetet e kaluara kriminale u bindën nga pretendimet e rreme të udhëheqjes së Muxhahedinve (të paraqitura në një gjuhë të rrjedhshëme anglisht) se organizata Muxhahedin Khelk kishte ofruar të luftonte në anën e forcave të koalicionit që nga fillimi dhe ata e lejuan organizatën e Muxhahedinve Khelk të mbante armët e tyre. [11] Agjencitë e Uashingtonit kishin rënë dakord që MEK të çarmatosej dhe të detyrohej të dorëzohej, por oficerët e forcave të koalicionit që negocionin me grupin në maj të vitit 2003 u bindën përsëri të mos ndiqnin udhëzimet. Marrëveshja e re çarmatosi organizatën Muxhahedint Khelk dhe anëtarët e MKO-së u përqendruan në bazat më të madhe të grupit, Kampin Ashraf, 40 milje në veri të Bagdadit. [12] Në çdo rast, forcat e koalicionit me MEK-ut  pranuan një armëpushim, në vend të dorëzimit plotësisht të tyre.

Forcat e koalicionit përdorën ndërtesat e ndërtuara nga Organizata Muxhahedin Khelk, të vendosura 500 jardë nga Kampi Ashraf, përveç këtyre ndërtesave, ato ndërtuan edhe një ndërtes tjetër FOB, për të vendosur personelin përgjegjës të trupave të koalicionit, të Organizatës Muxhahedin Khelk, dhe për të siguruar zonën. [13] Shumë anëtarë të MEK-ut u bënë thirrje forcave të koalicionit për ndihmë, për tu larguar nga grupi dhe forcat e koalicionit krijuan një Shtab të Mirëmbajtjes dhe Mbrojtjes së Përkohshme (TIPF) për t'i vendosur ato pranë bazës së koalicionit. [14]

Për shkak se zbatimi i ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut që rregullon situatën e të burgosurve ndryshon në varësi të klasifikimit të të burgosurve - si, për shembull, ushtarak dhe civil (ose ushtarak zyrtar dhe jozyrtar, nën diskriminimin e diskutueshëm të administratës Xhorxh Bush) - së pari Misioni i forcave të koalicionit ishte klasifikimi i Organizatës Muxhahedin Khelk. Nën titujt e përcaktuar në Konventën e Tretë të Gjenevës dhe ligjin ushtarak amerikan, forcat e koalicionit MEK-ut u trajtuan si pengje të armikut sipas rregullave të robërisë derisa statusi i secilit anëtar të përcaktohet nga një gjykatë kompetente. Sidoqoftë, nuk u mor asnjë vendim gjyqësor. Në vend të kësaj, në qershor të vitit 2004, Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld caktoi MEK-në një entitet të mbrojtur (civil) sipas Konventës së Katërt të Gjenevës. Pas kësaj hyrje të diskutueshme, forcat e koalicionit morën përsipër mbrojtjen e Kampit Ashraf derisa përgjegjësia iu transferua qeverisë Irakene sipas një marrëveshjeje të arritur në 1 Janar të vitit 2009.

Situata e komplikuar e kampit Ashraf

Pas kësaj marrveshje filluan një debat të konsiderueshëm, me shumë vëzhgues që pyesnin pse anëtarët e një organizate terroriste që ushtria amerikane së pari i identifikoi si një shënjestër armike dhe më vonë i indentifikoi si individë të mbrojtur, që forcat e koalicionit ishin ngarkuar me detyrën për mbrojtjen e tyre. Në përgjigje të kësaj pytje që në pamje të parë duket e komplikuar, në vitin 2007, Gjenerali Douglas Stone i Trupave Detare, që në atë kohë ishte Komandant i Task Forcës 134 (operacioni i kapjes TF-134) dhe Zëvendës Komandant i Forcës Shumëkombëshe në Irak (MNF-I), kërkoi nga RAND për të siguruar një analizë të hollësishme të situatës që është krijuar për shkak të pranisë së përhershme të Organizatës Muxhahedin Khelk nën mbrojtjen e forcave shumëkombëshe në kampin Ashraf. Ai kërkoi që hetimi të përqendrohej në temat e mëposhtme:

-Përgjegjësia e vendosur mbi TF-134 për të ruajtur dhe mbrojtur Organizatën Muxhahedin Khelk, e cila ka çuar në shpenzime dhe burime njerëzore në dispozicion për të mbështetur operacionin e kapjes së robërve në Irak, duke rezultuar në plagosje të trupave amerikane. A është e mundur të mbahet rob ky grup në një mënyrë që të zvogëlojë këto kosto dhe të ketë një rezultat më të mirë për Shtetet e Bashkuara në të ardhmen?

-Qeveria irakiane dëshiron që MEK të largohet nga vendi i saj sa më shpejt. Duke pasur parasysh kufizimet që zhvendosin disa individë mund të çojnë në ndjekjen e tyre ligjore në vendin e tyre të lindjes, si mund të bëhet kjo në mënyrë efektive?

-Megjithëse problemi i MEK duhet të jetë unik, a mund të shfaqet një situatë e ngjashme në operacionet kundër kryengritjes në të ardhmen? Nëse po, çfarë mund të bëhet për të shmangur kompleksitetin e kësaj çështje?

Pyetjet kërkimore

Si sfond për këtë hulumtim, ne kryem një analizë të hollësishme të formimit të MEK dhe strukturës së saj të brendshme organizative, aktiviteteve që çuan në përfshirjen e tij në listën të organizatave të huaja terroriste nga Departamentit të Shtetëve të Bashkura të Amerikës, aleancën e tij me Sadamin, vendosja e tyre në kampi Ashraf në vitin 2003, prezantimi i anëtarëve të tij si persona të mbrojtur në vitin 2004, angazhimet specifike që kjo shpallje e anëtarve si persona të mbrojtur u imponoi forcave shumëkombëshe në Irak, dhe në veçanti TF-134, të mbrojn këtë grup.

Bazuar në këtë, ne shtruam gjashtë pyetje kërkimore që përcaktuan më pas linjën e hetimit:

A u kapën Organizatat Muxhahedin Khelk, me arsye të duhur?

Cilat janë kërkesat e ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, dhe në veçanti të Konventave të Gjenevës, në lidhje me të burgosurit? A u morën parasysh ato kërkesa në këtë drejtim?

Cilat kanë qenë efektet e prezantimit të anëtarve si "persona të mbrojtur"?

A ishte një vendim i mirë që MEK të përqendrohej në një bazë? A ishin efektive forcat e koalicionit në krye të kampit Ashraf?

Cilat janë opsionet për lirimin ose zhvendosjen e anëtarëve të Organizatës Muxhahedin Khelk? Çfarë ndërlikimesh mund të këtë dhe nëse ka, çfarë ndërlikimesh mund të jenë, që mund të lënë në hije procesin e lirimit ose zhvendosjes së tyre?

Çfarë mësimesh të përgjithshme janë nxjerrë nga përvoja e MKO-së që do të jenë të dobishme për komandantët e ardhshëm të operacioneve të robërve, komandantët e betejës dhe planifikuesit ushtarakë?

Qasja e hulumtimit

Ky vëllim i vetëm është rezultat i një analize të detajuar RAND bazuar në hulumtimet e kryera midis tetorit të vitit 2007 deri në dhjetor të vitit 2008. Për më tepër, është kryer një studim gjithëpërfshirës i burimeve dhe dokumenteve parësore dhe dytësore. Ne intervistuam dhjetëra oficerë ushtarakë civilë dhe jo civilë në Shtetet e Bashkuara dhe Irak, përfshirë anëtarët aktualë dhe ish anëtarët të Task Forcës së Përbashkët (JIATF) të ngarkuar me Organizatën Muxhahedin Khelk, Komandantin Grizzly të FOB, oficerët e kapjes së rabërve ushtarake të SHBA-së dhe zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Bagdad., Departamenti Amerikan i Shtetit, Departamenti i Mbrojtjes, zyra Federale e Hetimit (FBI) dhe Këshilli i Sigurimit Kombëtar. Këto intervista fillimisht u kryen pa ndonjë marrëveshje paraprake. Prandaj, në shumicën e rasteve, emrat nuk përmenden në mënyrë specifike në tekst.

Ish-anëtarët e Organizatës Muxhahedin Khelk në kampin e refugjatëve Ashraf iu afruan hetuesve të RAND për të treguar historin e jetës së tyre. Të gjithë banorët e kampit Ashraf ishin vullnetarë; Ata nuk u kapën rob nga forcat e koalicionit për shkak të kërcënimeve të sigurisë së tyre. hulumtuesit e RAND intervistuan Alireza Xhaferzadeh, i cili ishte udhëheqësi i hollit të Organizatës Muxhahedin Khalq në Shtetet e Bashkuara, domethënë ishte këshilltari Kombëtar i Rezistencës, derisa u identifikua si një organizatë e huaj terroriste. Ne gjithashtu vizituam kampin Ashraf, ku na u dha një turne i plotë nga udhëheqësit e MEK-ut dhe u lejuam të vëzhgonim takimet e udhëheqësve të MEK-ut me oficerët e JIATF dhe TF-134.

Organizimi i punës duke përgatitur këtë vëllim të vetëm

Ky vëllim i vetëm përqendrohet tek organizata Muxhahedinet Khelk, duke theksuar ndalimin e tyre pas okupimit të Irakut nga operacioni liria irakian, në Mars të vitit 2003, dhe ndërlikimet që janë shfaqur, veçanërisht në lidhje me statusin ligjor të MEK-ut dhe çështjen e personave të mbrojtur. Kapitulli i dytë diskuton vendimin për të prezantuar Muxhahedinet Khelk si një shënjestër nga armiku, marrëveshjen e armëpushimit dhe fokusimin e MEK-ut në kampin Ashraf. Ai gjithashtu shqyrton mënyrën se si e përcaktonin statusin ligjor të Organizatës Muxhahedin Khelk. Kapitulli i tretë, diskuton opsionet për zhvendosjen e anëtarëve të MEK-ut që ende ishin në paraburgim në Irak. Kapitulli i katërt, përshkruan sfidat specifike që kanë lindur në lidhje me kapjen e Organizatës Muxhahedin Khelk dhe mësimet kryesore të nxjerra nga kjo përvojë. Ky kapitull gjithashtu diskuton rekomandimet për zhvendosjen e MEK-ut dhe për raste të tilla, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me situatën e MEK-ut por edhe me operacionin e kapjes në përgjithësi.

Shtojca A ofron një përshkrim më të hollësishëm të historisë së MEK-ut dhe aktiviteteve të tij kryesore. Shtojca B përmban dokumentacionin e praktikave të tyre si një sekt. Shtojca C tregon një afat kohor që përmban pikat organizative në lidhje me historinë e MEK-ut përveç aktiviteteve të saj kryesore terroriste. Shtojca D shpjegon se cili është koncepti i një organizate të huaj terroriste dhe pasojat e prezantimit të një grupi me këtë titull.

Shënimet:

[1] Sipas Konventës së katërt të Gjenevës, ekzistojnë dy forma të paraburgimit fillestar: të burgosurit dhe banorët e regjistruar. Forcat e koalicionit arrestuan të tjerët përveç anëtarëve të Organizatës Muxhahedin Khelk.

[2] Referojuni Shtojcës D për një përkufizim të hollësishëm të një organizate të huaj terroriste.

[3] Marrëveshja hyri në fuqi me 1 janar të vitit 2009, por duhet të miratohet me një votë në referendumin e korrikut të vitit 2009.

[4] Historia e shkurtër e dhënë në këtë kapitull është marrë nga libri "Muxhahedint e Iranit" nga Arvand Abrahamian (1992), i cili ka bërë një përmbledhje gjithëpërfshirëse të Organizatës Muxhahedin Khelk nga fillimi I këtij grupi deri para fillimit të luftës Iran-Irak. Një histori më e detajuar e Organizatës Muxhahedin Khelk është dhënë në Shtojcën A të vëllimit të vetëm.

[5] Ky grup njihet gjithashtu me emra të tjerë në anglisht. Shkrimi i emrit të këtij grupi në anglishti është gjithashtu i ndryshëm.

[6] Shtojca C përmban një afat kohor që përfshin një kronologji që rendit aktet kryesore të dhunës të MEK-ut për një periudhë prej rreth 30 vjetësh.

[7] Shkruar nga Moni në vitin 2003.

[8] Shkruar nga Galbraith në vitin 2007.

[9] Karakteristikat e sektit të Organizatës Muxhahedin Khelk përshkruhen në detaje në Shtojcën B

[10] Për shembuj, shikoni në shkrimet e Buchan të vitit 2002.

[11] Për një njohje të plotë të teknikave të prezantimit të MEK-ut nga dikush që i gjeti ato jashtëzakonisht bindëse - me sa duket kryesisht për shkak se oficerët e forcave të koalicionit nuk ishin mjaft të justifikuar, aftësitë gjuhësore të MEK-ut dhe mirëqenien relative të kampeve të MEK-ut shikoni në shkrimet e Purko të vitit 2006.

[12] Edhe pse Kampi Ashraf njihet gjithashtu si Qyteti i Ashrafit, në këtë vëllim të vetëm përdoret emri më i famshëm, Kampi Ashraf.

[13] Me kalimin e kohës, baza u shfuqizua. Ai kishte disa emra, por përfundimisht u bë i njohur si FOB Grizzly.

[14] Ish-anëtarët e MEK-ut u trajtuan si të burgosur vullnetarë sipas Nenit 42 të Konventës së Katërt të Gjenevës për Mbrojtjen e Personave Civilë të Luftë. Selia e TIPF u zëvendësua nga një më e përhershme në vitin 2006, e cila u riemërua në kampin e refugjatëve Ashraf ARC në vitin 2007. Selia e ARC u mbyll në vjeshtën e vitit 2008 dhe banorët e saj u zhvendosën në Kurdistan.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur