Muxhahedinet Khelk në Irak, një enigmë politike- pjesa e gjashtë

Categoria: Dokumente

Muxhahedinet Khelk si persona të mbrojtur

Siç tregojnë të dhënat zyrtare, veçanërisht të Forcave të “Operacionit Liria” të Irakut, kur "çështjet ligjore në lidhje me situatën e robërve armikë të luftës dhe zbatimin e ligjeve të konfliktit të armatosur për terroristët jo-shtetërorë" kishin nevojë për sqarim… Këto pyetje shpesh gjetën rrugën e tyre për t'u zgjidhur në Departamentin e Mbrojtjes. [34] Organizata Muxhahedin Khelk ishte një shembull i kësaj. Por kur transferimi i pushtetit ndodhi nga qeveria e përkohshme e forcave të koalicionit në qeverinë e përkohshme të Irakut, asnjë vendim nuk u mor për të përcaktuar statusin ligjor. Zyrtarët amerikanë dhe forcat e koalicionit kishin frikë se qeveria e përkohshme irakiane do të dëbonte me forcë MEK-un në Iran dhe se një veprim i tillë do të çonte në dhunë në kampin Ashraf.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ishin të gatshëm të siguronin ndihmë në zhvendosjen e anëtarëve të MEK-ut nga Iraku, por hezituan që të fillojnë punën para se të zgjidhej situata ligjore. Për më tepër, Këshilli i Sigurimit të KB njoftoi se pushtimi i Irakut nga forcat e koalicionit do të mbaronte ligjërisht pas transferimit të pushtetit në fund të Qershorit, që në të vërtetë nënkuptonte përfundimin e dispozitave të Konventave të Gjenevës. [35] Për shkak të kufizimit të kohë, më 25 qershor, sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld e përshkuajti MEK-un si një civil të mbrojtur sipas Konventës së katërt të Gjenevës, e cila mbron civilët në kohë lufte. [36] Ai vuri në dukje se vendimi u mor me qëllim që të hapte rrugën për bashkëpunim midis UNHCR dhe ICRC.

Që nga fillimi, ky përshkrim, si nga ana ligjore dhe asaj politike ishte problematike. Nga ana ligjore, nëse është e vërtetë që MEK ka hyrë në luftë me forcat e koalicionit, anëtarët e MEK-ut ka të ngjarë të kenë luftuar si anëtarë të një milicie ose si luftëtarë vullnetar si pjesë e forcave të armatosura irakiane, dhe për shkak se janë kapur, ata konsiderohen armiq të burgosur të luftës. [37] "Nëse ka ndonjë dyshim" nëse anëtarët e MEK-ut mund të jenë në gjendje lufte, Konventa e Tretë e Gjenevës përcakton që statusi i secilit individ të përcaktohet nga një gjykatë kompetente. [38] Megjithëse nuk u ndërmor asnjë veprim juridik, vendimi u mor - pa rishikim gjyqësor - për të mbrojtur MEK-un nga ndjekja penale brenda kornizës së ligjeve të luftës.

Në çdo rast, politika e administratës Bush ishte që terroristët e huaj që ishin në Irak në mënyrë të paligjshme, të mos mbroheshin nga Konventat e Gjenevës. Përkundrazi, ata duhej të arrestohen si ushtarakë të paligjshëm [39] Në rastin e MEK-ut,  kjo ishte një qasje e çuditshme sepse Shtetet e Bashkuara e kishin shpallur grupin pjesë të ushtrisë së Sadamit gjatë Operacionit Liria në Irak dhe kishin zbatuar Konventat e Gjenevës për anëtarët e saj në bazë të robërisë. Për më tepër, për aq sa forcat e koalicionit mund të kenë vendosur të ndalojnë anëtarët e MEK-ut si ushtarak të paligjshëm, urdhri ushtarak i Presidentit Bush më 13 nëntor të vitit 2001, kufizoi fleksibilitetin e forcave të koalicionit, sepse arrestimi i vetëm personave të caktuar, të cilët ishin përfshirë në akte terroriste ose duke ndihmuar  ose kishin një projekt për ta realizuar atë, dhe gjithashtu ata shkaktuan dëme fizike ose kërcënuan të shkaktojnë dëme të tilla, ose të minonin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve të tyre, dhe të minonin sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë. [40]

Kryqi i Kuq, UNHCR dhe Ministria e jashtme të gjithë i bënë thirrje Ministrisë së Mbrojtjes të mos përcaktojë statusin ligjor të organizatës pa një rishikim gjyqësor. Ata theksuan që, sipas metodës së punës, çdo anëtar i Muxhahedin Khelk duhet të ndiqet penalisht sipas Nenit 5. Ata gjithashtu vunë në dukje se situata civile do të ishte e ligjshme vetëm nëse anëtarët e MEK-ut do të ishin neutral me vendimin gjyqësor, ata nuk duhet të kenë kryer asnjë operacion sulmues dhe të mos kenë marrë haptas armët kundër forcave të koalicionit. [41] Përkundër shënimit të Ministrit Rumsfeld në shënimet e tij, i cili posaçërisht i jepte statusin e personave të mbrojtur anëtarëve të MKO-së sipas Nenit 4 të Konventës së Katërt të Gjenevës, memorandumi nuk i kërkoi Bordit të hetonte situatën e Muxhahedinve Khelk, që ti merrte këto vendime mbi baza individuale, dhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim tjetër për të përcaktuar statusin e secilit anëtar të MEK-ut.

Për më tepër, Kryqi i Kuq deklaroi se, për shkak të Rezolutës 1546 të Këshillit të Sigurimit, lufta në Irak nuk do të ishte më një luftë midis kombeve; Prandaj, Konventat e Gjenevës nuk do të jenë më relevante (përveç nenit 3, i cili është i përbashkët për të katër konventat). [42] Kështu u argumentuar se neni i përbashkët 3 dhe ligji i përbashkët ndërkombëtar për të drejtat e njeriut rregullojnë konfliktet jo-ndërkombëtare; Prandaj, vazhdimi i Konventave të Gjenevës mbi temën e Organizatës Muxhahedin Khelk është ligjërisht i pasaktë. [43] Sidoqoftë, për shkak se administrata e Bushit nuk e përfilli ligjin konvencional sepse nuk ishte bazuar në një traktat specifik, [44] Këshilli i Sigurimit i KB- së autorizoi MNF-I për të ndaluar individë - nëse është e nevoshme për ndonjë arsye sigurie. Paraprakia e Sigurisë e nevojshme - Vendimi u mor në përputhje me dispozitat e konventës së katërt për arrestimin e civilëve gjatë okupimit. [45]

Bazuar në bisedat tona me zyrtarë të TF-134 dhe Departamentin e Shtetit të SHBA-së, duket se situata civile në këtë drejtim kishte për qëllim të mbronte MEK-un nga dëbimi për në Iran dhe kjo është bërë, për tju kujtuar forcave të koalicionit për përgjegjësinë e tyre për të mbrojtur armiqtë e robërve të luftës. Lidhur me dëbimin, nuk kishte rëndësi se cili ishte statusi ligjorë. Megjithëse Konventa e Tretë e Gjenevës përcakton që të burgosurit e luftës "të lirohen menjëherë pas përfundimit të luftimeve aktive dhe të kthehen në vendin e tyre" (neni 118), interpretimi i saj zyrtar nënkupton që të burgosurit e luftës janë kundër transferimit me forcë në një vend ku " rreziqet që kërcënojnë individin mund të duken qartë, si vështërsia për t'u "mbrojtur".[46] Konventa e katërt siguron mbrojtje të ngjashme, duke ndaluar transferimin me forcë të çdo individi në një vend ku ai ose ajo mund të ketë arsye për të pasur frikë nga persekutimi për arsye të bindjes së tij politike ose fetare dhe secili individ vazhdon të mbrohet nga konventa derisa të finalizohet pritja e tij ose e saj. (nenet 6 dhe 45). [47]

Lidhur me arrestimin, efekti i përcaktimit të statusit ligjor lidhur me pozicionin e veçantë të MEK-ut ishte i paqartë, pasi  ishte e paqartë nëse MNF-I kishte vendosur që ata të ishin akoma "në paraburgim", apo jo. Pasi bordi i shqyrtimit të statusit të MEK-ut, njohu pothuajse të gjithë banorëve të Kampit Ashraf që meritojnë të lirohen. Siç diskutohet në Kapitullin 4, MNF-I kurrë nuk kishte një kontroll mbi kampin Ashraf. Marrëveshja e armëpushimit e 10 majit të vitit 2003, i përqendroi anëtarët e Organizatës Muxhahedin Khelk në Kampin Ashraf, e cila ishte një vendosje e regjistruar, megjithëse kjo u bë me marrveshjen e udhëheqësve të grupit. Konventa e Tretë për robërit e luftës ose format më të vogla të paraburgimit për të burgosurit e luftës e përcakton gjatë kohës së luftës. Nga ana tjetër, Konventa e katërt lejon qëndrimin ose ndalimin e civilëve në territoret e okupuara, vetëm si një masë e jashtëzakonshme, e cila bëhet rast pas rasti. Kjo mund të bëhet kur një person konsiderohet si një kërcënim akut i sigurisë dhe ky kërcënim zvogëlohet vetëm duke e vendosur atë person në paraburgim ose strehim të caktuar: Vendimi për arresitim merret "në përputhje me procedurën e zakonshme" kur mund të apelohet dhe, përndryshe, " nëse është e mundur, një herë në gjashtë muaj ". [48] Rregullat e arrestimit pas transferimit të pushtetit janë të ngjashme me ato të Konventës së katërt të Gjenevës. [49] Përkundër këtyre rregullave, anëtarët e Organizatës Muxhahedin Khelk (MKO), në vend që të prezantoheshin si persona që kërcënonin sigurinë, ata pothuajse të gjithë u indentifikuan si persona që meritonin të liheshin të lirë. Sipas këtij ligji dhe pasi paneli shqyrtues i Organizatës Muxhahedin Khelk, në vend që ti prezantonte si një kërcënim për sigurin, i indentifikuan si persona të parrëzikshëm dhe i lanë të lirë. Anëtarët e MEK-ut mbaheshin në zona që janë kryesisht të rezervuara dhe askush nga organet e koalicionit kurrë nuk e pyetën veten, se pse anëtarët e Organizatës Muxhahedinet Khelk u mbanin në zona që janë të regjistruar vendodhjet e tyre për arsye të sigurisë. [50]

Vendimi i Ministrit Rumsfeld kishte kosto politike afatgjata. Së pari, përgjegjësia për MEK-un u vu drejtpërdrejt te Ministria e Mbrojtjes, e cila duhej të ishte ndarë midis Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kryqit të Kuq dhe Komisionerit të Lartë të KB për Refugjatët. Së dyti, për shkak se vendimi u mor nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së në vend të MEK-ut, kjo çështje u konsiderua kudo se mbështeste Organizatën Muxhahedinet Khelk, sidomos pasi termi "persona të mbrojtur" është keqinterpretuar gjerësisht si një status i jashtëzakonshëm dhe i veçantë ligjorë. Organizata Muxhahedin Khelk, vendimin e marr më sipër e interpretoi në mënyrë të gabuar, si një provë që grupi i tyre ishte i pafajshëm për çdo akuzë për terrorizëm ose dhunë. [51] Forcat e koalicionit kurrë nuk kanë harxhuar energji të marrëdhënieve publike për të kapërcyer këtë interpretim [52] Përveç paaftësisë së forcave të koalicionit për t'u marrë me MEK-un si një organizatë terroriste në kampin Ashraf, ky veprim bëri që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dyshojnë se kanë një qasje të dyfishtë ndaj luftës kundër terrorizmit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur