Përfaqësuesja e Parlamentit Britanik dhe nënkryetarja e Komitetit për Marrëdhëniet e Jashtme të Parlamentit Europian, në shkurt të vitit 2003, pak para sulmit të Amerikës ndaj Irakut, e quajti Organizatën Muxhahidine Halk një kërcënim për paqen në botë. Zonja Ama Nicholson e paraqiti MKO-në si grup kriminal dhe kërkoi ndalimin e aktiviteteve të këtij grupi. Ajo theksoi se ky grup terrorist është ushtria private e Sadamit dhe vepron kundër të gjithëve ne. Zyrtarja e Parlamentit Europian tha se, pavarësisht nga ndonjë mosmarrëveshje rreth mënyrës së trajtimit të të ardhmes së Irakut dhe për hir të sigurisë globale dhe shëndetit të qytetarëve, duhet t’i kushtohej më shumë vëmendje atij grupi. Ajo theksoi se në rast të luftës në Irak ose dhe në mungesë të saj, kriminelët që formojnë atë grup dhe vrasin njerëz të pafajshëm, duhen ndaluar.
Nicholson tha se Ushtria e Irakut është përgjegjëse për financimin, pajisjet dhe trajnimin e anëtarëve të këtij grupi dhe se ky grup ka patur pjesëmarrje të plotë ushtarake në të gjitha luftërat që ka kryer Sadami që nga viti 1986 der më sot ( 2003) .
Ish-nënkryetarja e Komitetit për Marrëdhëniet e Jashtme të Parlamentit Europian: Muxhahidine Halk kërcënim për paqen në botë
Categoria: Dokumente
Tagged under
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir