Torturimi i të burgosurve iranianë ishte një kënaqësi e veçantë për MKO-në

Categoria: Dokumente

Me fillimin e luftës së imponuar mes Iranit dhe Irakut , Muxhahidine Halk mori pjesë si një grup spiunazhi në  mesin e forcave të përballura dhe vendosi në shërbimin e armikut dhunues(Irakut) të gjitha informacionet ushtarake, ekonomike dhe shpoqërore të shtetit iranian. Në ditët e para të luftës,lideri I MKO-së deklaroi se përveç përplasjeve të brendshme në Iran, për t’ia arritur qëllimit të tij hipokrit do ti rreshtonte forcat e tij në frontin e luftës përkrah forcave irakiane. Që nga ai moment, anëtarët e MKO-së kanë qenë në ç’do front lufte përkrah forcave të Sadamit dhe i shtuan një tjetër akt të turpshëm tradhëtisë së tyre. Lufta mes dy vendeve është e natyrshme, por  me pjesëmarrjen e MEK , kjo luftë mori një pamje tjetër.

Me futjen e MEK në Irak, rrahje tepër të rënda iu shkaktuan të burgosurve. Letrat e dërguara nga familjarët e të burgosurve i censuronin, i ndryshonin dhe nga numri i madh i letrave të postuara, vetëm një pjesë e vogël arrinin te të burgosurit. Muxhahidine Halk,  me kontrollin e imtësishëm të letrave dhe dijeninë e plotë të përmbajtjeve të tyre, ata duke futur lajme të rreme dhe dëshpëruese prej familjarëve si vdekja e nënës, babait, fëmijëve ose të afërmve, divorci i grave, sëmundje etj, përpiqeshin që të krijonin luftë mendore midis të burgosurve dhe të ndalonin forcën dhe përkushtimin e tyre rreth bindjeve atdhetare ndërmjet presionit emocional dhe psikologjik. Abdulshir Abdulbaten, hetues dhe inspektor i Gardës Republikane irakiane, pas arrestimit nga qeveria e Irakut, gjatë hetimit pranoi në kampet e Irakut për veprat e tij penale dhe torturat çnjerëzore  të kryera në kampet e Irakut .

Ai, veçanërisht për bashkëpunimin e ushtrisë dhe inteligjencës së Irakut me Organizatën Muxhahidine Halk në torturimin e të burgosurve iranianë,tha: “ MEK ka bashkëpunuar shumë herë me ne në këto fusha dhe më kujtohet se disa të burgosur iranianë kanë mbetur të vrarë në duart e tyre. Në disa prej këtyre torturave,  dhuna që ushtronte MKO-ja ishte më e madhe se ajo që ushtronim ne. Shumica e të burgosurve iranianë vdiqën nga aplikimi i torturave mesjetare të organizatës në kampet që ndodheshin në veri të Irakut, në Kurdistan dhe u varrosën në varrezat e shpërndara në shkretëtirat afër këtij qyteti.” Sipas tij, zyrtarë të qeverisë qëndrore ( gjatë kohës së luftës Irak –Iran ) në Bagdad kënaqeshin duke parë filmat e torturimit të burgosurve. Këta filma janë dërguar dhe në zyrën e Sadamit dhe Udait( i biri i Sadam Huseinit).

Një përmbledhje e veprave të MEK në kampet e përqëndrimit

Në disa nga kampet ku ndodheshin të burgosurit iranianë, muxhahidinët ishin vendosur ligjërisht si gardianë dhe kishin të njëjtat funksione dhe detyra si pala irakiane. Ata bashkëpunonin me regjimin irakian në operacione të ndryshme antiligjore  dhe kundërkulturore në shkëmbim të mbështetjes që do i jepte ky regjim Organizatës Muxhahidine Halk në përmbushjen e qëllimeve të saj.

Materiali që vjen në vijim është një përmbledhje e veprave dhe torturave të MKO-së në kampet e përqëndrimit në Irak që është marrë nga libri “Një gjurmë e lënë pas” dhe nga kujtimet e kohës së robërimit të vendit tonë. Këto kujtime paraqesin durimin, nostalgjinë dhe këmbënguljen e njerëzve  liridashës  që kanë qenë për vite të tëra robër të armikut  dhe me durim u bënë shembulli i lirisë.

Ndryshimi i përmbajtjes së letrave

MEK u ndihmua nga regjimi irakian për censurimin e letrave dhe të dhënave  të njerëzve me ndikim në biznes dhe në përhapjen e lajmeve. Ata përveç ndalimit të dërgimit të letrave të burgosurve të Iran , i fallsifikuan duke vendosur përsëri emrat e tyre në to dhe u kthenin atyre letra “të shkruara” nga familjarët. Nga ana tjetër ata u dërgonin të burgosurve lajme të rreme nga familjet e tyre duke thënë se u kishte vdekur ndonjë pjesëtar i familjes apo lajmet e divorcit në mosprani të bashkëshortit për ata të burgosur që ishin të martuar dhe lajme të tjera si këto duke u dhënë atyre një goditje dhe torturë psikologjike.

Varrimi në mërgim

Irakianët bënin çfarë të donin në kampin tonë edhe në qoftë se dikush vdiste ata nuk kujdeseshin fare për të. Në kampet ku ndodhej Kryqi i Kuq , gjendja nuk ishte e tillë. Iraku ishte një varrezë për robërit iranianë të luftës. Robërit që kanë vdekur nga torturimet, sëmundjet dhe kequshqyerja, janë varrosur fshehurazi në vende të humbura. Vendi i varrimit të tyre akoma mbetet i panjohur për ne.

Sipas rrëfimit të veteranit Mikail

Torturat e fshehta

Një nga torturat që irakianët kanë bërë në bashkëpunim me MKO-në  quhej “dushi i kabllos”.Me aplikimin e kësaj torture, i gjithë trupi ,nga maja e gishtit të këmbës deri te koka, nxihej. Në fillim të këtyre torturave, të burgosurit tranferoheshin nga bujtina te dhomat e torturës. Të burgosurit mblidheshin të gjithë bashkë duke u rreshtuar dhe prisnin sa t’u vinte radha. Në momentin kur ata futeshin brenda( në dhomën e torturës) disa ushtarë trup mëdhenjë irakianë i godisnin me grushte dhe shqelma duke ia pasuar njëri-tjetrit . Në këtë fazë të burgosurit gjakoseshin dhe nxiheshin në fytyrë ,kokë dhe në qafë.

Faza zjetër ishte një dru dy skajet e të cilit ishin lidhur me litarë. Ata i lidhnin këmbët e të burgosurit te ai dru. Dy persona nga muxhahidinët e mbanin atë në mënyrë që i burgosuri të mos i mblidhte këmbët . Ata e ngrinin atë që këmbët të qëndronin lart. Një ushtar tjetër e godiste atë fort me thupër deri lart te kofshët dhe që klithma e tij të mos dëgjohej nga të burgosurit e tjerë, i fusnin në gojë çorape ose kallëpe sapuni që ishin një tjetër lloj torture. Disa nga të torturuarit nuk merrnin dot frymë dhe mbyteshin. Një nga  njerëzit tanë të dashur që ishte student në univeristet dhe fetar, vdiq nga ky lloj torturimi.

Sipas rrëfimit të veteranit Mikail

 

Torturat psikologjike

Llampat e bujtinës qëndronin gjithmonë ndezur që të prishnin komfortin e robërve. Televizori qëndronte i ndezur nga fillimi deri në fundin e programit. Ne na detyronin të shihnim filma pornografikë që të na torturonin psikologjikisht dhe shpirtërisht. Ishte e ndaluar të qëndronim për një kohë të gjatë në banjo. Shok-u elektrik, ngrënia e sapunit, shtrirja mbi xhama të mprehtë, mosrespektimi dhe fyerja ishin disa nga torturat e kryera mbi ushtarakët e Republikës Islamike të Iranit të cilët ishin zënë rob në luftë.

Muhamed Ali Habibullahi, veteran

Azili i të burgosurve

Një  nga aplikacionet e MKO-së  ishte dërgimi i njerëzve të aftë për të mbajtur fjalime dhe për të futur aspiratën e organizatës në ato kampe. Kjo organizatë, duke i zmalluar problemet e shkaktuara nga lufta në Iran dhe duke i keqinformuar për të ardhmen e vendit, u përpoq ti dekurajonte robërit dhe më pas siguroi prezantimin e idealeve të organizatës në mënyrë që ti rekrutonte ata. Gjatë bisedimeve për paqe, u ngrit çështja e aziliz të burgosurve iranianë në Irak. Irakianët gjitashtu përveshën mëngat për të pranuar azilin e kërkuar nga robërit iranianë të luftës. Kur irakianët hasën në probleme u kërkuan ndihmë muxhahidinëve. MEK e cila i kishte humbur forcat e saj gjatë operacionit “Drita e brendshme” i shtrëngoi dorën Sadamit dhe bashkëpunoi me të.

Zhveshja e të burgosurve

Për tëndikuar në stabilitetin e të burgosurve , gardianët irakianë kanë kryer tortura çnjerëzore dhe fyerje të urryera. Irakianët nuk i kanë zhveshur lakuriq të burgosurit gjatë torturimit, por muxhahidinët i kanë zhveshur ata dhe e kanë përsëritur pothuajse gjithmonë këtë gjë.

Emërimi i spiunëve mes të burgosurve

Organizata Muxhahidine Halk, me emërimin e spiunëve në mesin e të burgosurve mund të zbulonte sende të ndaluara si stilolapsa, lapsa, fletushka lutjesh, libra fetarë, radio, etj. Me ti gjetur këto sende, spiunët lajmëronin menjëherë gardianët dhe gjithashtu zbulonin të fshehtat në mesin e të burgosurve.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur