Organizata Muxhahedinët Khalk pretendon se "Amnesty International" u bë shkak që Masud Rajavi të mos dënohej me vdekje. Lind kjo pyetja se përse përpjekjet e kësaj organizate ndërkombëtare patën ndikim vetëm për Masud Rajavin dhe tre persona të tjerë të një niveli me Rajavin (Nasir Sadik, Ali Mehindust, Muhamed Bazargani) të cilët në të njëjtën gjykatë u dënuan me vdekje, nuk shpëtuan? Këta pretendojnë se veprimet e vëllait të Masudit jashtë vendit kanë përfunduar në interes të Masudi Rajavit prandaj ne dokumentin numrë 5 do ju tregojmë për këto përpjekje të vëllait të tij.
Dokumenti numër 5
1278922072682
Gjenevë, 22 qershor 1972
Ekuivalente me 31 tir 1351 (kalendari diellor)
Zoti kolonel Muharari
Me rrespekt dhe sinqeritet me këtë mesazh të qartë Kazem Rajavi, vëllai i Masud Rajavi , drejtuar institucionit ku shkëlqesia juaj jeni përgjegjës.
Babai im më shkruante shpesh për sjelljen e mirë dhe dashurinë e kapitenit dhe oficerëve që kryenin detyrën e tyre nën mbikëqyrjen tënde. Duke patur parasysh gjendjen e mjerueshme të disa burgjeve në Europë dhe Amerikë dhe trajtimin çnjerëzor që nganjëherë shkakton shumë polemika në shtypin e këtyre vendeve, si vëllai i një të burgosuri e shoh si detyrë morale t'ju shpreh konsideratën time dhe t'ju falenderoj sinqerisht për sjelljen shembullore me të gjithë të burgosurit pjesë e të cilëve është dhe vëllai im.
Në fund po ju kërkoj nëse është e mundur të më dërgoni rregullat e burgut sepse dua të di nëse vëllai im Masudi ka të drejtë t'u përgjigjet letrave të mia apo jo. A ka të drejtë të marrë para dhe dhurata nga Europa? Dhe pyetje të tjera si këto.
Me respekt, Asistent Profesori i Institutit Ndërkombëtar të Drejtësisë Ndërkombëtare në Universitetin e Gjenevës
Kazem Rajavi-Firma
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir