Dokumentet e tradhëtisë (4)

Categoria: Dokumente

 Marrja e Masudit në pyetje

I njohur si: Rajavi

Atësia: Husejn

Ndoshta ka lexuar disa faqe prej tyre, por  përsa i përket botimeve të tjera marksiste, kohët e fundit kur shokët tanë ishin jashtë shtetit, na darguan disa prej  këtyre botime që kishin të bënin me partinë dhe çështje rreth saj të cilat nuk na hynin në punë. Unë i kam djegur vet personalisht ato (në shtëpinë e Golshanit)  dhe pjesa e mbetur mendoj se është konfiskuar. Pas kësaj u kam thënë personave që ndodhen jashtë vendit që para se të na dërgojnë libra, të na japin në fillim pasqyrën e lëndës që të shohim nëse na nevojitet apo jo që të na dërgojnë vetëm gjëra të dobishme dhe të mos rrezikojmë kot me dokumente shtesë dhe të rrezikshme.  Po shtoj edhe këtë që nëse  pyetet të jetë e qartë se mësimet tona kanë qenë të fokusuara mbi librat dhe çështjet fetare.  Për sa i përket armëve , municioneve dhe gjërave të tjera, çështja ishte e tillë që në fillim të këtij viti, veçanërisht me ndodhinë e zezë dhe të tjerat, pavarsisht se politika jonë nuk ishte ndezur akoma,  u vendos që të mendojmë për ditën e parë, kështu Muhamedi dhe Nasiri u bënë përgjegjës për të kontrolluar dhe për të raportuar se çfarë kanë bërë dhe deri ku kishte arritur puna. Unë nuk kam njohuri dhe për shkak se nuk kam qenë përgjegjës për çështje të tilla deri më tani, nuk kam parë asnjë armë në brendësi të grupit tonë.  Unë kam njohuri vetëm për gjërat jashtë vendit.

Me ngjarjet që ndodhën në muajin e kaluar në gusht, mësimet e njerëzve tanë jashtë vendit u ndërprenë për shkak të kritikave të vetë guerilasve, sepse nuk kishte më shumë mundësi se aq dhe vet ishin në gjendje lufte. Nga ana tjetër njerëzit tanë nuk kishin mbrojtjen e duhur për të qëndruaj jashtë vendit përveç disave që kishin vendosur të mos kthehen më në Iran  në mënyrë që të qëndrojnë në Palestinë për të patur një strategji rajonale( Kjo strategji bazohej në ndjekjen e Che Guevara-s. Në fillim , Amerika duhej të kundërshtohej në të gjithë rajonin dhe jo vetëm në një vend si Irani). Duke marrë parasysh problemet e qëndrimit jashtë shtetit , duke e marrë nga pasaporta e deri te paratë dhe qëndrimi në Liban, ishte mjaft e vështirë. Veçanërisht në kohën kur Libani po i shkëpuste marrëdhëniet me guerilët dhe po forconte marrëdhëniet me Iranin.  I pari person që erdhi nga Beiruti në Tehran ishte dikush me emrin Baba, dhe kur erdhi   nuk solli asgjë me vete. Kur shokët tanë në Beirut e kuptuan që ai arriti shëndosh e mirë, Asgari erdhi në të njëjtën mënyrë , por mori me vete disa armë dhe municione. Unë as atë nuk e kam parë dhe as nuk e di. Di vetëm këtë që i kishte fshehur mirë në një çantë. Të gjithë personat me nivel të lartë në Teheran e kundërshtuan  dhe kritikuan këtë vepër të tijën sepse bëri sipas kokës së tij duke mos ndjekur linjat e grupit (është më mirë që rreth kësaj çështje të pyesni edhe të tjerët, Saidin, Mahmudin, Bahmanin, Muhamedin dhe Behruzin) Për këtë arsye nga Tehehari iu dha urdhër atyre në Beirut që nuk është nevoja për mbështetje me armë. Por kjo punë kishte marrë fund  sepse ata kishin dërguar edhe Sadikun  (domethënë Muhamed Sadat Barmand)  gjithashtu. Sigurisht që nuk e dinte njeri se çfarë kishte marrë me vete, dhe ai u kap. Dy persona me emrat Muhsen dhe Muhamed Husejn Hashemi gjithashtu ishin dërguar nga e njëjta rrugë. Muhseni mbante një armë në brez dhe e arrestuan që në në aeroportin e Beirutit. Tani është në burg dhe po pret për gjyqin. Për shkak të këtyre tendencave, u arrestuam të gjithë ne që ndodhemi në Teheran.

Për sa i përket zbulimit të vendeve, personave, emrave dhe vendimeve në lidhje me organizatat vendase dhe ushtarake, ne kishim dy qëllime të cilat po i shkruaj. Qëllimi ynë i parë ishte propaganda dhe i dyti ishte informacioni. Ashtu siç ju thashë synimi i propagandës apo siç quhet ndryshe shpalljet, domethënë ne donim që në momentin e nevojshëm  dhe në çdo kohë të domosdoshme të publikojmë të informacionet që kishim shtënë në dorë. Për shembull për agjentët e SAVAK-ut që ndodheshin në mesin e njerëzve apo nëpër zyra.

Firma e Masud Rajavi


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur