Dokumentet e tradhëtisë (3)

Categoria: Dokumente

 

Nxjerrja e emrit të Asgar Badizadegan

Masud Rajavi, rreth çështjes së Asgar Badizadeganit i cili në atë kohë ishte i fshehur dhe po kërkohej, i ka dhënë SAVAK-ut në dispozicion informacion si më poshtë:

Është asistent profesor i Kolegjit Teknik të Teheranit. Ka udhëzuar SAVAK-un:  Muhamed Hanif Nezhad, Nasir Sadik, Sejid Muhsen Mahmud Asgarizadeh dhe Bahman Bazargan dhe... kanë informacion rreth tij. Çështjen e çrregullimeve dhe marrëdhëniet me jashtë ia ka atribuar Badizadeganit. Armët dhe municionet janë futur në fund të thesit nga Badizadegan. E ka prezantuar Badizadeganin si një nga anëtarët e nivelit të lartë të organizatës(domethënë të qendrës) dhe gjithashtu ka treguar se ai ka qenë  për një kohë jashtë vendit në Evropë dhe i di të gjitha informacionet  në lidhje me jashtë.

Ky dokument dhe dokumente të tjera të cilat do të paraqiten më vonë kanë shumë vend për meditim. Nuk mendohet se Badizadegan ishte arrestuar  para se Masud Rajavi të mund t'i tregonte diçka SAVAK-ut. Në veçanti futja e armëve dhe municioneve nga jashtë ishte një krim që sigurisht sipas SAVAK dhe gjykatave  dënohej me ekzekutim. Duke i kushtuar vëmendje një informacioni të tillë që Masud Rajavi vendosi në dispozicion të SAVAK mund ta kuptosh se përse të tjerët u ekzekutuan dhe vetëm Masudi u fal.

Dokumenti numër 3

Marrje në pyetje e Masudit djalit të Husejn Shehret Rajavi

Pyetje: Informacione të hollësishme rreth Asgarit

Përgjigje: Asgarin gjithashtu e kam njohur në rrugën e malit. Ishte një njeri i nivelit të lartë. Më pas, në ndikim nga gabimi që bëri vetë, e kuptova që ishte edhe inxhinier edhe asistent profesor në Kolegjin Teknik të Teheranit dhe emri i tij i vërtetë ishe Badi ose Vadi. Së fundmi ai u kthye nga jashtë Iranit pasi kishte qëndruar për një kohë të gjatë në Evropë dhe lidhja jonë me jashtë ishte nëpërmjet tij. Në thelb, ai kishte idetë thelbësore në lidhje me jashtë. Nuk jetonte në shtëpinë tonë dhe kishte shtëpi personale dhe familje në Teheran. Mendoj se ishte nga Isfahani me origjinë. Pasi u kthye , çështjet që kishin të bënin me jashtë ishin në përgjegjësi të tij dhe këtë e përcaktoi vet ai. Firma e Masud Rajavi


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur