Dalja është e ndaluar-pjesa e pestë

Categoria: Dokumente

Ferhad Xhevaheri Jar

Ferhad Xhevaheri Jar është një ish-anëtar i Muxhahedinëve në Irak. * Ai ka mbajtur pozicione të ndryshme në operacionet e inteligjencës dhe të sigurisë së organizatës.

___________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Ferhad Xhevaheri Jar, 3 shkurt dhe 25 shkurt 2005

Në vitin 1995, Xhevaheri Jar u informua për burgosjen e anëtarëve disident (të pakënaqur) brenda kampeve të organizatës në Irak. Ai në një letër drejtuar përgjegjësit të tij, ai kërkoi dorëheqjen dhe largimin nga organizata.

Përgjegjësi i tij u përpoq vazhdimisht ta detyronte atë të qëndronte, duke e kërcënuar dhe frikësuar. Pakënaqësia e vazhdueshme e Xhevaheri Jar, përfundimisht çoi në burgosjen e tij në burgje të ndryshme brenda kampeve të organizatës nga nëntori i vitit 1995 deri në dhjetor të viti 2000.

Ai më pas u dorëzua tek autoritetet irakiane dhe u transferua në burgun Abu Ghraib. Xhevaheri Jar u mbajt në burgun Abu Ghraib deri në janar të vitit 2002 dhe më pas u kthye në Iran. Xhevaheri Jar u bashkua me organizatën e Muxhahedinve në Teheran në gusht të vitit 1982 dhe u lidhë me rezistencën e armatosur nëntokësore. Ai u arrestua nga qeveria iraniane në tetor të vitit 1984 dhe kaloi katër vjet në burgjet Evin, Ghezel Hesar dhe Goher.

Pas lirimit, ai kontaktoi forcat e organizatës në Evropë dhe me ndimën e tyre ai u largu në mënyrë ilegale për në Karaçi dhe më pas në Irak. Xhevaheri Jar hyri në Irak në vitin 1989 dhe u bë një anëtar aktiv i krahut ushtarak Muxhahedine.

Xhevaheri Jar, në vitin 1995 pasi u informua për burgosjen e një numri anëtarësh të organizatës në kampet e Irakut, humbi shpresën tek Muxhahedint:

"Në korrik të vitit 1995, u ktheva në kampin Ashraf nga një operacion zbulimi. Disa muaj më parë, unë kisha mësuar se disa nga miqtë e mi ishin zhdukur dhe mua më thanë se ata kishin shkuar në Iran për një operacion.

Por më vonë, kur pashë dy prej tyre, Akber Akberi dhe Ali Taleghani, ata më thanë se gjatë kësaj periudhe organizata i kishte burgosur dhe se atyre u ishte ushtruar presion për të bërë një rrëfim të rremë në lidhje me sistemin e inteligjencës iraniane dhe gjithashtu ata ishin detyruar të nënshkruanin dokumente që ata kurrë nuk do të largoheshin nga organizata.

Nuk mund ta besoja se Muxhahedinët do të përdornin të njëjtat mjete, që i ka përdorur qeveria iraniane, domethënë të torturosh dhe detyrosh njerzit të shkruajnë rrëfime të rreme.

"I shkrova disa herë raport përgjegjësit tim dhe kundërshtova këto raste dhe kërkova të largohem nga organizata, por asnjë nga kërkesat e mia nuk u shqyrtua." * 

__________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Ferhad Xhevaheri Jar, 3 shkurt dhe 25 shkurt 2005       

nga kampi dhe më thanë që ju mund të zgjidhni të punoni në një zonë tjetër, të tilla si, në një furrë buke ose të fshini rrugët. Kur nuk pranova, sjellja e tyre u përkeqësua dhe unë u transferova Xhevaheri Jar këmbënguli shumë të largohej nga organizata, por atij iu tha se nuk do të lejohej të largohej, për shkak të informacionit të gjërë që ai ka për Muxhahedinët.   

Xhevaheri Jar kur e kuptoi që nuk ishte lejuar të largohej, vendosi të arratisej, më 28 nëntor të viti 1995, ai u largua nga kampi Ashraf dhe u përpoq të mbërrinte në kufirin jordanez.   

Ai u arrestua dy ditë më vonë, domethënë më 30 nëntor, nga forcat irakiane pranë qytetit të Tekrit. Xhevaheri Jar u kërkoi forcave irakiane që mos ta dorëzonin atë në organizatë, por megjithatë, ata e dorëzuan atë në kampin Ashraf.

Ai kaloi pesë vitet e ardhshme (nga nëntor i vitit 1995 deri në dhjetor të vitit 2000) në izolim në qeli të ndryshme.

Ai thotë:

"Në dy muajt e parë,unë u burgosa në një dhomë në Bengal, në një burg në Rrugën 400 në Kampin Ashraf, ata më thanë se nuk mund të largohesha. Ishte një qeli tre me dy metra e gjysëm dhe lidhej me një banjo të vogël nga një korridor me gjerësin një meter dhe me gjatësi prej tre metra e gjysmë. Në shkurt të vitit 1996, unë bërtita disa herë dhe protestova me zë të lartë, për këtë që bëra për dënim unë u burgosa në një tualet për tre javë rresht, ishte shumë e vështirë, nuk kishte vend për tu shtrirë ose për të fjetur, "Dyshemeja ishte e ftohtë dhe e lagur, ishte një përvojë vërtet e tmerrshme ".

___________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Ferhad Xhevaher Jar, 3 shkurt dhe 25 shkurt 2005  

Udhëheqësi i organizatës, duke përfshirë Massoud Rajavin, i premtoi Xhevaheri Jar se ai do të lirohej së shpejti, por çdo herë ata e thyen premtimin e tyre. Xhevaheri Jar, deri në Dhjetor të vitit 2000, u mbajt në izolim në Kampin Ashraf dhe Kampin Parsian.

Ai më pas u dorëzua te forcat e informacionit të Irakut (Telekomunikacioni). Ai kaloi një muaj në Burgun e Telekomunikacionit dhe më pas u transferua në burgun Abu Ghraib. Xhevaheri Jar u këmbye në Iran me 21 Janar të vitit 2002, më pas ai u largua nga Irani dhe tani jeton në Evropë.

Ali Ghashghavi

Ali Ghashghavi u bashkua me Muxhahedin si një lufëtar në vitin 1989. Ai u arrestua gjatë një kontrolli të sigurisë në Shkurt të vitit 1995 dhe u izolua për katër muaj në Kampin Ashraf.

Në një intervistë nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch), ai përshkroi përvojën e katër muajve si më poshtë:

"Një natë në janar të vitit 1995, më thanë se një komandante qendre me emrin Mesumeh Melek Mohammedi, një anëtare e Këshillit të Lidershipit, ka një punë me ty. por, në atë kohë unë isha akoma në hapësirën e parë dhe në thjeshtësinë e organizatës. Mendova se tani komandantja e qendrës ka një punë me mua dhe do të më zgjidhë ndonjë problem dhe ne do të ulemi pranë të madhit dhe do të fitojmë një favor.

Hipëm në një automjet ushtarak, ishte ora rreth 12, shkuam në një kompleks ndërtesash të quajtur Eskan, ku jetonin ish-anëtarë të organizatës që kishin familje.

Ishte një vend shumë i largët në cep të kampit Ashraf, ishte një vend i tmerrshëm dhe shkretëtirë. Unë atje pashë se ishin pesë ose gjashtë vetë dhe ata më vendosën atje në një dhomë dhe më thanë të pres.

Pas meje, në atë dhomë, sollën edhe një person tjetër me emrin Hussein Nazem. Hussein Nazem, e kishte nuhatur pak nga kjo situatë, sepse ai kishte qenë në burgun e Republikës Islamike për shumë vite, por unë isha i thjeshtë në atë kohë dhe nuk kisha njohuri fare.

Në një moment, disa njerëz hynë në dhomën tonë, na mbyllën sytë, na lidhën duart, dhe më pas na morën dhe na futën në një makinë, dhe për rreth gjysmë ore, ata na rrotullonin nëpër këto shkretëtira.

Më në fund, pas gjysmë ore, ata na dërguan në një vend, që unë deri në ato momente nuk e dija që ekziston një burg që është pothuajse në mes të kampit, në rrugën 400 të kampit Ashraf, afër cisternës së ujit. Deri atëherë, unë mendoja se atje mbaheshin municionet ose dokumentet konfidenciale.

Ata na çuan atje, na morën rrobat tona dhe na dhanë rrobat e burgut, na hodhën në fund të një qeli të madhe, ne pamë që atje ishin rreth 25 njerëz, qelia ishte në dyshemenë e ndërtesës, kishte një dritare të vogël në anë të rrugicës nga jashtë, banjo, hamami dhe gjëra të tilla ishin ndërtuar brenda po asaj qelie.

Njerëzit atje për një kohë të gjatë, merreshin dita ditës për marrje në pyetje, rriheshin dhe i sillnin përsëri brenda. Një formë e rrahjes ishte goditja e vazhdueshme e qafëzës së këmbës së të burgosurit me çizmet e hekurta të ushtarit.

Një torturë tjetër ishte, që ata i lidhënin të burgosurit me një litar rreth qafës dhe e tërhiqenin ata zvarrë nëpër tokë. Kur të burgosurit i kthenin përsëri në qeli, atyre ju ishte ishite fryrë qafa dhe koka e tyre ju ishte bërë sa një jastik.

Torturën me shkelm në qafëzën e këmbës e kam provuar edhe vetë dhe e zbulova se me çfarë po më rrihnin. Gjatë një prej marrjeve në pyetje, pyetësi më tha: Nëse nuk na garanton se do të qëndroshë përgjithmonë me udhëheqësin tonë, unë do të të vras ​​këtu.

Unë i thashë: Çfarë mënyrë më të mirë ka për t'ju garantuar, sesa kjo që unë erdha këtu për të luftuar Khomeini, a ka një garanci më të lartë se kjo? tha: Jo, tani ka ardhur revolucioni ideologjik dhe është vështirsuar. Ju doni të ndaheni nga organizata, unë lexoj në sytë tuaj këtë, se ju nuk mund të jeni i përhershëm.

Pyetësori shkoi në dhomën tjetër dhe tha: Unë do të shkoj të vesh këpucët tani, dhe do t’ju torturoj. Ai fliste me fjalë shumë të rënda. Ai veshi këpucë ushtarake prej hekuri.

Dy banditë ishin gjithashtu roje, ai me këto këpucë, më goditi në gju dhe në qafëzën e këmbës aq shumë sa që edhe sot kam dhimbje gjuri, marrjet në pyetje mund të zgjasnin aqë shumë deri mbi 30-36 orë rresht "

______________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Ali Ghashghavi, 9 shkurt dhe 6 maj 2005

Ghashghavi u la i lirë në maj të vitit 1995. Para se të lirohej, Massoud Rajavi bëri një takim me atë dhe tha: "Dega e Gjyqësorit e Ushtrisë Nacionalçlirimtare ju ka liruar." Pas kësaj eksperience, Ghashghavi u përpoq të gjente një mënyrë për të shpëtuar nga Kampi Ashraf.

Më 20 Mars të vitit 1999, ai u burgos për 45 ditë dhe pas kësaj ai ju dorëzua shërbimit të inteligjencës Irakiene. Ai u mbajt për 45 ditë të tjera në një burg telekomunikacioni në Bagdadin qendror dhe më pas u transferua në burgun Abu Ghraib.

Ghashghavi u shkëmbye në Iran me 21 Janar të vitit 2002. Në Iran, pasi u mor në pyetje, ai u dënua me nëntë vjet burg. Pasi kaloi 16 muaj në burg, atij iu dha një leje 48 orëshe për të vizituar familjen, të cilën ai e përdori për të shpëtuar. Ai u largua nga Irani në gusht të vitit 2003 dhe tani jeton në Evropë.

Alireza Mir Asgeri

Alireza Mir Asgeri, në vitin 1994, i cili ishte nëndrejtori i një prej njësive ushtarake të organizatës, që gradualisht u shqetësua për marrëdhënjen e organizatës me ushtrinë Irakene. Ai u arrestua dhe u burgos në janar të vitit 1995.

Ai u la i lirë në qershor të vitit 1995 pasi nënshkroi një kontrat për të mos u larguar nga organizata. Ai u arrestua përsëri në vitin 1998 dhe u mbajtën në izolim prej tetë muajsh. Në vitin 2001, ai po planifikonte një arratisje, por plani i tij u zbulua dhe ai u burgos deri në vitin 2003.

Pasi forcat irakiane e morën atë nga Muxhahedint dhe e lanë të lirë në kufirin Irano-Irakian. Mir Asgeri përshkruan arrestimin e tij të papritur të vitit 1995 si më poshtë:

"Personalisht, unë u arrestova shumë papritur me 29 janar të vitit 1995. Më thanë se duam të flisnim me ju për operacionin e brendshëm. Ishte diçka shumë e natyrshme dhe normale për mua, sepse e kisha bërë këtë shumë herë.

Ata më çuan në një dhomë dhe më thanë që të ulesha aty dhe të prisja derisa të vinin të flisnin me mua, erdhi një person me emrin Hassan Mohssel, i cili është një nga njerëzit më të mirë të inteligjencës në organizatë, për të folur me mua. Ai më vuri një copë letër dhe tha që do të arrestohesh për mercenar me ndikim në Ushtrinë Nacionalçlirimtare, plotëso këtë fletë.

Nuk mund ta besoja, u befasova shumë dhe qesha, Mohssel filloi të shante dhe tha shko tek muri dhe qëndro aty. Unë shkova te muri dhe qëndrova, kur papritur dy ose tre persona mu hodhën dhe më prangosën dhe më lidhën sytë.

Isha shumë i tronditur, ata më hodhën në një makine dhe ecën rreth kampit për 45 minuta. Më çuan diku, unë nuk e dija fare ku isha. Një person me emrin Hassan Sadat Derbendi, emri organizativ i të cilit është Adel, hoqi lidhësen tek sytë e mi dhe më hodhi në një qeli që ishte kolektive.

Nuk mund ta besoja se po ndodhte kjo dhe mendova se mos kishte një grusht shteti në organizatë, çdo ditë një numër i të burgosurve merreshin për t'u marrë në pyetje dhe rrahur, dhe kur ata u kthenin ishin me kokën dhe fytyrat shumë të ënjtura dhe të lënduara.

Pas disa ditësh erdhi koha e marrjes time në pyetje, pyetësi më pyeti pse u bashkuat me organizatën? Unë ju përgjigja për të luftuar kundër regjimit të Khomeinit, por ai tha se këto fjalë nuk ishin të vërteta, unë ditët e para vetëm u rraha.

Ishte një situatë shumë e trishtueshme, unë spo e përballoja dot dhe doja të bëja vetëvrasje, isha vetëm 17 vjeç kur u bashkova me forcat e organizatës në Irak, isha një nxënës i shkollës së mesme dhe pas kësaj kalova tërë jetën time në organizatë.

Përfundimisht unë duhej të shkruaja dhe firmoseja dokumentet që ata thanë se unë isha një mrcenar me ndikim i Ministrisë Iraniane të Inteligjencës, pas kësaj ,unë u dërgova në një takim me Massoud Rajavi i cili më tha se nëse premtoja të qëndroja në organizatë edhe për dy vjet, "pas dy vitesh do të më dërgonte në Spanjë".

______________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Alireza Mir Asgeri, 10 shkurt 2005

Mir Asgari u la i lirë në qershor të vitit 1995. Ai priti dy vjet për të lënë organizatën dhe për tu dërguar në Spanjë, por u tha që nuk mund të largohej për shkak të informacionit që ai kishte. Protesta e Mir Asgeri çoi në burgosjen e tij:

"Më 26 Prill të vitit 1998, unë u dërgova përsëri në burg dhe ata hapën të njëjtën çështje si më parë dhe thanë, se sipas rrëfimit tuaj, ju jeni një mercener me ndikim dhe nuk mund të besoheni. Unë u izolova për tetë muaj, gjatë kësaj kohe më thanë që motra jote është arrestuar dhe ekzekutuar në Iran, Më vonë kuptova se kjo nuk ishte e vërtetë ".

______________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Alireza Mir Asgeri, 10 shkurt 2005

Mir Asgari u lirua nga burgu pasi hoqi dorë nga kërkesa e tij për t'u larguar nga organizata, sepse ai e dinte që organizata nuk do ta lejonte atë të largohej, kështu që ai vendosi të gjente një mënyrë për tu arratisur.

Por plani i tij i arratisjes u zbulua dhe ai u burgos përsëri, ai u mbajt në izolim për gati dy vjet nga viti 2001 deri në vitin 2003. Në Shkurt të vitit 2003, disa muaj para pushtimit të SHBA-së në Irak, Mir Asgeri u dorëzua forcave Irakiene. Ata gjithashtu e çuan në kufirin Arvend dhe e lanë të lirë. Tani ai jeton në Evropë.

Akber Akberi

Akber Akberi u njoh me Organizatën Muxhahedin në vitin 1978, në prag të Revolucionit Iranian. Ai në shkurt të vitit 1979 filloi marrëdhënien e tij profesionale me organizatën. Ai u arrestua nga qeveria iraniane në qershor të vitit 1984 dhe u burgos për katër vjet. Akberi u lirua në shtator të vitit 1988 nga burgu dhe u bashkua me organizatën në Irak disa muaj më vonë. *

_________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Akber Akberi, 27 shkurt 2005

Ai vendosi të largohej nga organizata në vitin 1993 dhe shkroi disa letra duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Ai thotë:

"Përgjegjësi im ishte Mehdi Abrishamchi, një anëtar i lartë i Kartës Qendrore. Pasi i shkrova një letër atij që po largohesha nga organizata, ai më thirri në zyrën e tij, grisi të gjitha letrat dhe i hodhi në koshin e plehrave dhe tha: Diskutimi ka mbaruar dhe mos ia thuaj askujt këtë. Anëtarët e tjerë të lartë të organizatës bënë të njëjtën gjë në takimet e tyre.

____________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Akber Akberi, 27 shkurt 2005

 

Akberi ishte në krye të zyrës së ndërlidhjes. Ai ishte përgjegjës për detyra kritike të tilla si roje personale të sigurisë së Massoud Rajavit. Akberi u arrestua në dhjetor të vitit 1993 dhe u izolua brenda kampit Ashraf.

Ai thotë:

"Marrjet në pyetje ishin shumë të dhunshme dhe që nga dita e parë ata më rrahën shumë, më mbyllën sytë dhe më lidhën duart në karrige nga pas. Ata gjithashtu më lidhën edhe këmbët për karrikje.

Karrigia ishte e palëvizshme, ishte e ngjitur në dysheme dhe nuk kishte asnjë mundësi që të mund të lëvizje, forma e dhunës që ushtronin ishte e tillë si, godisnin këmbët e mia me çizme ushtarake dhe të godisnin në kokë dhe fytyrë me një këpucë plastike të thatë.

Mua më kërkuan të rrëfeja se isha mercenar i regjimit Iranian dhe pas disa pyetjeve dhe hetuesie, solli një letër dhe më bëri presion për të firmosur, pastaj më tha: Tani është provuar që ti je një mercenar me ndikim i regjimit iranian. "

____________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Akber Akberi, 27 shkurt 2005

Akberi më pas i shoqërua nga një grup të burgosurish të tjerë shkoi për të vizituar Massoud Rajavin, i cili u tha atyre që të gjithë ishin të liruar dhe të falur me kusht dhe që tani mund të ktheheshin në detyrat e tyre.

Ai u la i lirë nga burgu në qershor të vitit 1995. Akberi u arratis nga kampi Ashraf në shkurt të vitit 1999 dhe iku në kufirin jordanez, por u kap nga forcat e sigurimit irakian në qytetin Ramadi dhe iu dorëzua përsëri organizatës.

Ai thotë:

"Kur më çuan në kampin Ashraf, në një dhomë atje në prani të anëtarëve të lartë të organizatës, Hassan Mohssel më tha që do të burgosesh si një mercener me ndikim. Unë u dërgova në një vend të quajtur Ghele Efsaneh, i njohur gjithashtu si Divizioni 54, ku u mbajta në izolim për një vit të tërë nga shkurti i vitit 1998 deri në mars të vitit 1999. "*

____________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Akber Akberi, 27 shkurt 2005

Akberi iu dorëzua forcave Irakiene në Mars të vitit 1999 dhe u mbajt në burgun Abu Ghraib deri më 21 Janar të vitit 2002, që më pas ai u shkëmbye për të burgosurit Irakian të luftës dhe u kthye në Iran.

Ai u burgos në Iran, por u arratis gjatë një leje vizite familjare.Akberi tani jeton në Evropë.

Seijed Amir Musseghi

 Seijed Amir Musseghi u bashkua me Muxhahedin në vitin 1984, por qeveria iraniane e arrestoi në të njëjtin vit dhe e burgosi ​​deri në vitin 1987. Pas lirimit, ai shkoi në Pakistan dhe u bashkua me organizatën në qershor të vitit 1988 në Irak. *

__________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Seijed Amir Musseghi, 4 shkurt 2005

Musseghi kërkoi të largohej nga organizata në vitin 2001 por kërkesa e tij u refuzua. Në Shtator të vitit 2001 u bë një seancë gjyqësore! Ajo u zhvillu në prani të Maryam dhe Massoud Rajavit, dhe ata kundërshtuan largimin e tij.

Pas kësaj ai u ngacmua dhe u poshtërua:

"Mua më dërguan në një takim të madh prej rreth 600 personash dhe më futën në mes të turmës. Ata më përshtyen, më shanë dhe më shkelmuan dhe pas kësaj, unë isha në izolim në një dhomë Bengali, deri me 2 Qershor të vitit 2002.

Pas kësaj, unë u dorëzova te forcat Irakiene dhe ata gjithashtu më burgosën në burgun Abu Ghraib. Me 18 Mars të viti 2003, unë u shkëmbeva me të bugrosurit në Iran. "*

__________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Seijed Amir Musseghi, 4 shkurt 2005


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur