Dalja është e ndaluar-pjesa e katërt

Categoria: Dokumente

Shkeljet e të drejtave të njeriut brenda kampeve të Organizatës Muxhahedin Khelk

Shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga udheheqësit e organizatës Muxhahedin Khelk ndaj anëtarëve disidentë, ishin të tilla si, burgim afatgjatë (pa kontakte me botën e jashtme), izolim të vetëm, rrahje, abuzim psikologjik dhe verbal, rrëfime të detyruara, kërcënime me vdekje dhe tortura, që në dy raste çuan në vdekje.

Deklaratat nga ish-anëtarët e organizatës tregojnë se organizata përdor tre lloje burgjesh brenda kampeve të saj në Irak, sipas të intervistuarve, lloji i parë janë njësitë e vogla të banimit të njohura si shtëpi pritjeje.

Ata që aplikuan për t'u larguar nga organizata u mbajtën në këto njësi, të cilat ishin kryesisht në izolim; nuk u lejohej të dilnin për të biseduar dhe takuar dikë brenda kampit ose për të kontaktuar me të afërmit dhe miqtë në botë jashtë njësive të tyre.

Kerim Heghi, një anëtar i lartë i Organizatës Muxhahedin Khelk i cili më parë ishte i ngarkuar me detyrën e sigurisë për Massoud Rajavi, tha për (Human Rights Watch) mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut:

"Në vitin 1991 në organizatë, unë isha komandant i mbrojtjes së Rajavit. Ata nuk mund ta besonin se unë doja të dilja jashtë organizatës. Unë dhe gruaja ime bashkë me fëmijn tonë gjashtë muajsh, na kishin izoluar në një ndërtesë që quhej Eskan, që më parë këto ndërtesa përdoreshin për çiftet pra ishin njësi për çifte.

"Organizata kishte ndërtuar një mur të lartë rreth këtyre njësive dhe kishin vendosur tela me gjemba, dhe kishte një kullë me roje. Gjatë kësaj kohe, ata ulën racionin e ushqimit tonë, na rrihnin, mallkonin dhe na friksonin se do na ekzekutonin."

______________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Kerim Heghi, 11 shkurt 2005

Mohammad Reza Eskendari dhe gruaja e tij, Tahereh Eskendari, që të dy ish-anëtarë të Muxhahedinve, thanë për mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) se, pas kërkesës së tyre në vitit 1991 për t'u larguar nga organizata ata ishin izoluar në disa shtëpi pritjeje:

"Kur hymë në kampin e organizatës, ata na morën pasaportat dhe dokumentet e identifikimit, dhe më vonë, kur ne thamë se do të largoheshim, ata nuk na i kthyen. Ne u burgosëm në ndërtesat e quajtura Eskan dhe në vende të tjera.

"Pastaj ata na dërguan në një kamp refugjatësh të quajtur Altash afër qytetit Remadi. Jeta në Altash ishte shumë e vështirë, vdekja ishte graduale dhe njerëzit nga organizata na ngacmonin edhe atje. Më në fund, në Shtator të vitit 1992, ne ishim në gjendje të merrnim azil në Hollandë "

________________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Mohammad Reza Eskendari dhe Tahereh Eskendari, 1 shkurt dhe 10 shkurt 2005

Lloji i dytë i izolimit brenda kampeve të Muxhahedinve u quajt "Bengalizimi", një emër që i referohet qelive të vogla të izolimit në dhomat e parafabrikuara.

Anëtarët e pakënaqur të cilët dëshironin të largoheshin nga organizata dhe anëtarë të tjerët u burgosën në Bengal, burgimi në Bengal ishte një formë e ndëshkimit për ata që bënë gabime kundrejt udhëheqësit të organizatës, këta njerëz gjatë burgimit duhet të mendonin për gabimet dhe të reflektojn ndaj gabimve të tyre dhe të shkruanin raporte autokritike.

Massoud Bani-Sader, i cili ishte përfaqësuesi diplomatik i organizatës në Evropë dhe Amerikën e Veriut, shkruan, se pas një takimi me Massoud Rajavin dhe anëtarët e tjerë të lartë, ata arritën në përfundimin se ai ishte i korruptuar dhe duhet të izolohej në Bengal.

"Pastaj mbikëqyrësi im më kërkoi të shkoja në Bengal dhe të mendoja dhe të reflektoja, unë u bëra njëri nga të izuluarit në Bengal, që do të thotë se duhet të shkoj në izolim dhe vetëm të mendoj e të shkruaj. Kjo është një formë e rëndë e torturave psikologjike, saqë disa nga anëtarët e organizatës preferonin më mirë të vrisnin veten sesa të bëheshin njëri nga të izoluarit e Bengalit."

_________________________

* Banisadr. Memoirs of an Iranian Rebel. p. 388                                                                   

Lloji i tretë i burgimit që është raportuar nga dëshmitarë, përfshin izolimin, torturat fizike dhe marrjen në pyetje në burgjet e fshehta në kampet e organizatës. Këto burgje përdoren kryesisht për të ngacmuar disidentët politikë.

Shumica e anëtarëve të organizatës nuk ishin në dijeni të ekzistencës së këtyre burgjeve dhe ata që u mbajtën në këto qendra paraburgimi, thanë për mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) se ata nuk ishin në dijeni të ekzistencës së këtyre burgjeve deri në përvojën e tyre personale.  

Një nga dëshmitarët, Mohammad Hossein Sobhani, i intervistuar nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) tha se, kaloi tetë vjet e gjysmë në izolim, nga shtatori i vitit 1992 deri në janar të vitit 2001, i cili ishte i izoluar brenda kampeve të organizatës.  

Një dëshmitar tjetër, Xhavahir Jar, u mbajt në izolim për pesë vjet nga nëntori i vitit 1995 deri në dhjetor të vitit 2000.

Të dy ata ishin anëtarë të lartë të Muxhahedinve, që donin të largoheshin nga organizata, por kjo nuk u pranua dhe nga organizata u thanë se nuk do të lejoheshin të largoheshin për shkak të sasisë së madhe të informacionit të brendshëm që kishin. Ata u burgosën dhe më në fund iu dorëzuan autoriteteve irakiane dhe u transferuan në burgun Abu Ghraib.

Katër dëshmitarë të tjerë të intervistuar nga mbikëqyersit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) që ishin arrestuan gjatë kontrolleve të sigurisë në vitet 1994 dhe 1995 me dyshimin se ishin disident.

Ali Ghashghavi, Ali Reza Mir Esgeri, Ali Akberi dhe Abbas Sadeghi Nexhad u torturuan rëndë dhe u morën në pyetje, duke i detyruar ata të nënshkruanin rrëfime të rreme në lidhje me agjentët e inteligjencës iraniane.

Abbas Sadeghi Nexhad, Ali Ghashghavi dhe Ali Reza Mir Esgeri gjithashtu ishin dëshmitarë të vdekjes së Perviz Ahmedi brenda një prej burgjeve të organizatës, ky vdiq në shkurt të vitit 1995, këta të tre persona u arrestuan gjatë një kontrolli sigurie, në shkurt të vitit 1995 dhe u izoluar në një qeli.                                                                              

Perviz Ahmedi ishte gjithashtu një nga anëtarët disident të organizatës që ishte në të njëjtën qeli. Ali Ghashghavi tha për mbikëqyerësit e të drejtave të njerut (Human Rights Watch) se Perviz Ahmedi u mor në pyetje në ditën e dytë të arrestimit të tij:

"Ishte dita e parë e Ramazanit kur roja i burgut erdhi dhe e mori Perviz Ahmedin për marrje në pyetje. Kur e sollën pas disa orësh, unë pashë që ai ishte rrahur aq keq sa nuk njihej më si njeri, dhe ai vdiq disa minuta më vonë ". *

______________________

* Intervistë telefonike nga Mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Abbas Sadeghi Nexhad, 14 shkurt 2005

Intervistë telefonike nga Mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Ali Ghashghavi, 9 shkurt dhe 6 maj 2005

Intervistë telefonike nga Mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Alireza Mir Asgeri, 10 shkurt 2005                                             

Abbas Sadeghi Nexhad, i cili ishte në të njëjtën qeli, kujton momentet e fundit të jetës së Perviz Ahmedit:

"Dera u hap dhe njërin nga të burgosurit e hodhi brenda në qeli. Ai ra në tokë me fytyrë, Unë nuk e njoha në fillim, ai ishte rrahur shumë rëndë, më vonë pamë se ai ishte Perviz Ahmedi i cili ishte marrë për marrje në pyetje disa orë më parë.

"Kishte shenjat e torturave në të gjithë trupin e tij, dhe ai po binte në koma. Ne u përpoqëm shumë ta ndihmonim, por pas dhjetë minutash ai vdiq ndërsa koka e tij ishte në këmbët e mia. Roja i burgut hapi derën dhe nxori trupin e tij të pajet. "

____________________

* Intervistë telefonike nga Mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Abbas Sadeghi Nexhad, 14 shkurt 2005

Ali Reza Mir Asgeri, një tjetër dëshmitar, konfirmoi rrethanat e vdekjes së Perviz Ahmedit. *

_______________________

* Intervistë telefonike nga Mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Alireza Mir Asgeri, 10 shkurt 2005

Mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) siguruan një kopje të revistës Muxhahed, një botim i lidhur me organizatën, botuar në 2 Mars të vitit 1998, në të cilin i referohej Perviz Ahmedit si një nga dëshmorët e Muxhahedinve i cili u vra nga agjentët e inteligjencës iraniane. *

___________________

* Muxhahedin Nr. 380, 2 Mars 1998

Në një intervistë nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Abbas Sadeghi Nexhad, deklaroi se ai ishte dëshmitar i vdekjes së një të burgosuri tjetër të quajtur Ghorban Ali Torabi, i cili vdiq pasi u kthye nga një seancë marrje në pyetje në qelinë ku po mbahej Sadeghi Nexhad. *

______________________

* Intervistë telefonike nga Mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Abbas Sadeghi Nexhad, 14 shkurt 2005

Dëshmitë

Mohammad Hussein Sobhani

Mohammad Hussein Sobhani u mbajt në izolim në kampin Ashraf, për tetë vjet e gjysmë nga shtatori i vitit 1992 deri në janar të vitit 2001, në kampin kryesor të muxhahidëve në Irak. Ai më pas u transferua në burgun Abu Ghraib dhe u largua nga Iraku në vitin 2002. *

___________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Mohammad Hossein Sobhani, 14 shkurt dhe 6 maj 2005

Sobhani në vitin 1977, një vit para revolucionit anti-monarkik në Iran, u bashkua për herë të parë me Organizatën Muxhahedine. Kjo lidhje në vitin 1979 formon një profesion ose dhe me kohë të plotë!.

Ai u transferua në Irak me selinë e degës ushtarake të organizatës, Sobhani u transferua gradualisht në nivele më të larta dhe në fund në vitin 1991 u bë anëtar i Komitetit Qendror të Muxhahedinve.

Sidoqoftë, pas revolucionit ideologjik dhe divorceve pasuese të detyruara, ai pati mosmarrëveshje me udhëheqësin e organizatës, mosmarrëveshja e tij e cila arriti kulmin në vitin 1992, ishte me Massoud dhe Maryam Rajavin dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Qendror.

Sipas Sobhanit, Massoud Rajavi, pavarësisht nga rezultati i luftës Iran-Irak dhe humbja e Sadamit në Luftën e ngushticës Fars në vitin 1991. Ai donte që organizata të vazhdonte praninë e saj në Irak. Rajavi ende shpresonte që lufta Iran-Irak të rifillonte dhe e bazoi strategjinë e tij në këtë.

Sobhani thotë se duke pasur parasysh gjendjen e vështirë të ushtrisë Irakiane, një luftë tjetër ishte shumë e vështirë për ata, por anëtarët e tjerë të Komitetit Qendror i panë vërejtjet e tij si një sfidë për udhëheqjen e Rajavit:

"Për sa kohë që, kritikat që bëra ishin të lehta, organizata nuk më merrte shumë seriozisht, por ndërsa kritikat, dhe pyetjet e mia vazhdonin, ata u bënë më seriozë. Ata ndryshuan qëndrimin e tyre. Kështu ishte kur fola personalisht me Massoud dhe Maryam Rajavin, dhe gjithashtu edhe me anëtarët e tjerë të stafit qendror.

Por në fakt kontradiktat dhe paqartësitë politike nuk u zgjidhën dhe ata gjithsesi u bindën se ne nuk kishim asnjë pikë të përbashkët. Më 28 Gusht të vitit 1992, ata bënë një takim, të cilin ata e quajtën Takimi i Caktimit, që do të thotë se individët duhet të vendosni se çfarë do të bëni do të qëndronin apo do të largoheshin.

Ky takim filloi me kërcënime, fyerje dhe rrahje, për mua që isha përgjegjës dhe një anëtarë i lartë, u trajtova pak më me kujdes. Por për anëtarët e tjerë më të thjeshte, ishte më keq.

Në fund, më thanë se këto pyetje dhe paqartësi janë një justifikim dhe se ju keni ndaluar luftën dhe nuk mund të luftoni më. "*

____________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Mohammad Hossein Sobhani, 14 shkurt dhe 6 maj 2005

Më 31 gusht të vitit 1992, Sobhani u transferua në burg dhe u mbajt në izolim për tetë vjet e gjysmë:

"Kur hyra brenda burgut dhe pashë torturat që bëheshin, unë gjatë dy muajve të parë, ndyshova komplet mendimi që kisha për organizatën . Dua të them, para se të burgosesha kisha mosmarrveshje politike me organizatën, domethënë se vetëm kisha një mendim ndryshe nga ata.

Dua të them, që unë në përgjithësi nuk kisha ndonje pytje dhe nuk kisha ndonjë kundërshtim për ekzistencën e organizatës, brenda burgut shënova në murin e qelisë, goditjet e vogla, dhe përveç kësaj në murin e burgut shënova 11 raste torturash shumë të mëdha, mbaj mend, rrahjet me shkopinj dhe me rripa llastiku dhe plagosjet që bëheshin. *

____________________

* Intervistë telefonike nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Mohammad Hossein Sobhani, 14 shkurt dhe 6 maj 2005

Në janar të vitit 2001, Sobhani iu dorëzua autoriteteve irakiane, ku ai kaloi një muaj në një burg telekomunikacioni dhe më pas u transferua te burgu Abu Ghraib. Ai u mbajt në burgun Abu Ghraib deri më 21 janar të vitit 2002, derisa u shkëmbye me të burgosurit irakianë të luftës dhe u kthye në Iran. Pas tre ditësh marrje në pyetje nga zyrtarët e qeverisë iraniane, ai u arratis dhe tani jeton në Evropë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur