Muxhahedinet Khelk në Irak, një enigmë politike-pjesa e dytë

Categoria: Dokumente

Zhvendosja e Organizatës Muxhahedin Khelk

Në Dhjetor të vitit 2003, Këshilli Drejtues Irakian miratoi një rezolutë që kërkon dëbimin e MEK nga Iraku. Më pas, qeveria e përkohshme irakiane, dhe më pas qeveria e Irakut miratoi kërkesën, duke ditur se anëtarët e MEK do të ndiqen penalisht nëse kthehen në Iran dhe se kthimi i tyre do të ishte një dhuratë për Republikën Islamike të Iranit, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se duan të zhvendosin MEK në një vend tjetër, por në këtë rast, pyetja kryesore ishte: ku mund të shkojnë ata? Sipas Konventës së Gjenevës, kur të burgosurit lirohen nga vendbanimi ose vendi i paraburgimit, ata mund të:

-Kthehen në vendin e tyre të banimit, ku kanë qenë përpara robërisë

-Banojnë në një vend të tretë ose neutral.

- Të kthehen në vendin e tyre të kombësisë origjinale.

Secila prej këtyre opsioneve bazohet në parimin universal të moskthimit në një vend ku rrezikohen jetët e tyre, një parim kryesor që përmbahet në të drejtën ndërkombëtare humanitare, ligjin e azilit dhe ligjin e të drejtave të njeriut. [5] Edhe pse ky parim është përcaktuar në mënyra të ndryshme në traktate të ndryshme, në rastin e Organizatës Muxhahedin Khelk, bazuar në parimin e moskthimit të personave në një vend ku jeta e tyre është në rrezik, transferimi i detyruar i secilit anëtar drejt një vendi që ekziston një besim dhe një mundësi e madhe që ata të rrezikojnë të ndiqen penalisht, për shkak të bindjet të tyre politike ose fetare dhe për çfarëdo arsye tjetër është e ndaluar.

Nga tre opsionet e identifikuara për zhvendosje e organizatës, e vetmja e mundësi më e  mundshme për shumë anëtarë të MEK është dërgimi i tyre në Iran. Ka gjashtë vjet që kur Irani ka bërë faljen kundrejt organizatës. Përkundër pritjeve të delegacionit përkatës që Republika Islamike e Iranit do të ndjekë penalisht të gjithë ish anëtarët e Organizatës Muxhahedin Khelk që kthehen në vend, por Irani ka vërtetuar të kundërtën e këtyre pritjeve, dhe kjo ka ndodhur në rastin ku për afro 250 persona që tani janë kthyer përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. [6]

Moskthimi i personave në një vend ku jeta e tyre është në rrezik nuk ndalon dëbimin me forcë në përgjithësi, por ndalon dëbimin me forcë vetëm nëse personi i interesuar është në rrezik të konsiderueshëm të ndjekjes penale dhe torturës. Mundësia e ndjekjes penale nuk duhet të supozohet. Përkundrazi, tema e secilit individ duhet të konsiderohet veçmas nga një organizatë neutrale siç është Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, dhe secili individ duhet të intervistohet veçmas. Si aspektet pozitive ashtu edhe ato negative të çështjes analizohen dhe merren parasysh dhe vlersohet shkalla e kërcënimit me të cilin mund të përballet një person pas kthimit.

Disa faktorë tregojnë se kthimi në Iran është i përshtatshëm për organizatën e Muxhahedinve Khelk. Së pari, një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të organizatës në Irak, janë aktualisht në kampin Ashraf për shkak të qasjes mashtruese të MEK për rekrutimin. Për shembull, iranianët e kapur nga forcat e Sadamit gjatë luftës Iran-Irak u premtuan që nëse largoheshin nga kampi i burgut irakian i luftës për në selinë e Organizatës Muxhahedin Khelk, ata do të ktheheshin në Iran. Iranianëve që jetojnë në vendet e treta u tha se do t'u jepej azil në vendet evropiane. Atyre gjithashtu iu premtua një punë si përkthyes përveç tokës dhe bashkëshortit. Disa iranianë dolën të mashtruar nga premtimi që kishin marë, që mund të vizitonin anëtarët e familjes së tyre lirshëm, dhe u dërguan në kampin e Organizatës Muxhahedin Khelk. Të tjerët, të cilët kishin dhënë një shumë të madhe prash dhe kishin paguar kontrabandistin për tu larguar nga Iranin në mënyre ilegale, përfundimisht zbuluan se ata ishin dërguar në kampin e Muxhahedinve Khelk në vend që të arrinin destinacionin e tyre. Megjithëse shifrat e sakta nuk dihen, vlerësohet se rreth 70% e anëtarëve të Organizatës Muxhahedin Khelk në Irak u bashkuan me organizatën pasi kjo organizatë u krijua në Irak dhe interesi i tyre për organizatën është zvogëluar shumë. Shumë prej tyre kanë qenë viktima të përpjekjeve mashtruese të rekrutimit.

Përveç kësaj, që këto viktima ishin si vullnetarë të vërtetë ishin pothuajse të bllokuar në një mjedis sektar (shumë prej të cilëve ishin bashkuar me organizatën para se organizata të dëbohej nga Irani): udhëheqësi i Organizatës Muxhahedin Khelk u kishte marrë pasaportat e tyre dhe i kishte lënë pa një identitetin, dhe i kishte kërcënuar ata, se do ti ndiqte penalisht në Iran, si dhe në Irak për imigrim të paligjshëm dhe se do të ndalonte kthimin e atyre që dëshironin të ktheheshin në atdheun e tyre. Prandaj, konsideratat humanitare në lidhje me Organizatën Muxhahedin Khelk nuk duhet të merren si të tilla, se dëshira e udhëheqësit të organizatës nuk është e njëjtë me dëshirën e anëtarve të organizatës, veçanërisht ata që së pari u mashtruan dhe më pas u bllokuan në kampet e kësaj Organizate.

Për më tepër, është në interes të Republikës Islamike të Iranit të vazhdojë politikën e saj të dhënies së amnistisë në mënyrë që të përmirësojë pozitën e saj ndërkombëtare në mënyrë që të arrijë qëllimin e saj kryesor për shpërbërjen e Organizatës Muxhahedin Khelk. Qeveria irakiane gjithashtu mund të arrijë qëllimin e saj për të dëbuar MEK, ndërsa në të njëjtën kohë tregonë pozitën e saj ndërkombëtare duke mbështetur përpjekjet për riatdhesimin e individëve në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ligji ndërkombëtar humanitar dhe i të drejtave të njeriut i bën thirrje Irakut të dëbojë udhëheqësit ose anëtarët e Organizatës Muxhahedin Khelk të cilët, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, nuk duhet të dërgohen në Iran për shkak të ligjit për mos-ripërtëritjen. Të mos i dëboi ata por tu japi leje qëndrimi në Irak ose t'i zhvendos në një vend të tretë; Iraku, natyrisht, mund të ndjekë penalisht këta njerëz.

Pas premtimeve të qeverisë Irakiane për të dëbuar MEK dhe mbyllur kampin Ashraf, në dhjetor të vitit 2008, qeveria irakiane i dha Uashingtonit një garanci me shkrim se kur forcat e sigurimit të Irakut të marrin përsipër kampin Ashraf, Organizata e Muxhahedinve Khelk do të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe se anëtarët nuk do të të dëbohen me forcë në një vend që mund të ndiqet penalisht. Zyrtarët e qeverisë Irakiane kanë deklaruar se ata synojnë të punojnë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për t'i bindur ata të kthehen në Iran. Në të njëjtën kohë, JIATF do të monitorojë transferimin e njerëzve në Iran dhe do të sigurojë udhëzime për forcat irakiane të sigurisë.

Sfidat kryesore dhe mësimet e nxjerra

Organizata Muxhahedin Khelk ishte një çështje e vogël në të gjithë Irakun, por ishte një çështje e rëndësishme që lindi gjatë orrestimit të organizatës Muxhahedine Khelk. Në shumë mënyra, ai ishte një model i zbehur i sfidave të mëdha që lindin në operacionin e kapjes në përgjithësi. Kështu, si gabimet ashtu edhe sukseset e vogla gjatë rrugës japin mësime të vlefshme për Shtetet e Bashkuara për t'u marrë me "popullata specifike" në operacionet e ardhshme.

Ky studim identifikoi pesë fusha të problemeve kryesore që kanë nevojë për vëmendje:

1.     Planifikuesit e operacionit çlirimtar të Irakut nuk specifikuan qëllimet dhe kërkesat e tyre ushtarake në lidhje me Organizatën Muxhahedin Khelk. Megjithëse MEK ishte në listën e organizatave të huaja terroriste të Departamentit të Shtetit dhe konsiderohej si një shënjestër armike, forcat e koalicionit nuk kishin kërkesa ushtarake ndaj grupit përveç dorëzimit të tyre, një kërkesë që nuk u potësua kurrë, dhe aktivitetet e forcave të koalicionit, pa një qëllim të qartë filluan në kampin Ashraf në të njëjtën mënyrë pa një plan.

2.     Forcat e koalicionit nuk ishin të gatshme të merreshin me një popullsi specifike siç është organizata e Muxhahedinve. Oficerët që shërbenin në JIATF, të cilët u bënë përgjegjës për drejtimin e Organizatës Muxhahedin Khelk në Kampin Ashraf, kishin pak ose aspak mundësi për t'u përgatitur për detyrat përkatëse dhe nuk kishte asnjë mundësi që të merrnin ndonje informacionë nga përgjegjsit e përparshëm. Ata në përgjithësi nuk kishin asnjë informacion ose trajnim mbi kulturën e iranianëve (persianve) dhe irakianëve (arabëve) dhe veçanti në lidhje me organizatën e Muxhahedinve. Në fillim të operacionit Liria e Irakut, nuk u punësua asnjë përkthyes, veçanërisht nga JIATF. Më e rëndësishmja ishte se anëtarët ushtarakë të JIATF kuptuan shumë shpejt se kishin të bënin me një sekt. Pavarësisht nga sfidat e veçanta të paraqitura nga sjellja e kultit, ata që ishin në krye të operacionit të kapjes nuk morën asnjë trajnim se si të veprojnë me një kult. Prandaj, udhëheqësi i Organizatës Muxhahedin Khelk në aftësitë për të treguar një bashkëpunim sipërfaqësor dhe për të manipuluar mendimet e oficerëve të koalicionit në lidhje me qëllimet e grupit çoi në një ndikim serioz në procesin e përgjithshëm të kapjes dhe përpjekjet për t'i kthyer individët në veçanti.

3.     Forcat e koalicionit nuk luajtën një rol dominues në kampin Ashraf. Megjithëse forcat e koalicionit e çarmatosën organizatën e Muxhahedinve Khelk dhe i përqendruan anëtarët e saj në kampin më të madhe të Muxhahedinve, Por u morën shumë pak masa për të kufizuar lirinë e lëvizjes së Organizatës Muxhahedin Khelk. Ata nuk ndërtuan asnjë gardh rreth kampi që ishte prej rreth 15 milje katrore. Përveç kësaj, forcat e koalicionit kontrollonin vetëm portën kryesore dhe nuk i kontrollonin automjetet që hynin ose dilnin nga kampi çdo ditë. Mungesa e fuqisë punëtore i ndaloi forcat e koalicionit të kryenin një kërkim të plotë në kampin Ashraf. Organizata Muxhahedin Khelk u lejua të ngrinte një zyrë ndërlidhëse pranë bazës së koalicionit FOB (në vend të Kampit Ashraf) dhe madje të vendoste postera propagandistike në vendet publike të FOB dhe të mbante konferenca për të çuar përpara programet e tyre. Për të siguruar sigurinë dhe për të shoqëruar anëtarët e Muxhahedinve në Bagdad për Pazar, përafërsisht u vranë 14 ushtarë amerikanë dhe 60 të tjerë u plagosën. Prandaj, shpesh nuk ishte e qartë se kush ishte në krye të kampit Ashraf.

4.     Forcat e koalicionit nuk i inkurajuan në mënyrë aktive anëtarët e MEK të largohen nga kampi. Një nga qëllimet e grumbullimit të Muxhahedinve Khelk (MEK) në kampin Ashraf ishte për të zvogëluar numrin e ushtarëve e cila ishte e nevojshme për të kontrolluar këto anëtarë të arrestuar. Meqenëse Organizata Muxhahedin Khelk  u lejua të kontrollonte anëtarët në një shtab sektar domethënë se nga organizata kishte përgjegjës që kontrollonin anëtarët e tjerë, por këto përgjegjës ishin të tepërt për forcat e koalicionit dhe kjo ishte sigurisht një proces i vështirë dhe shkatërrues nervash. Zgjithja e vetme ishte se këto përgjegjës të grupit ti lorgonin nga organizata, por shumica e oficerëve të JIATF besonin se anëtarët përgjegjës sapo të ndaheshin nga udhëheqësi i tyre, do të dëshironin të ktheheshin përsëri. Dhe kështu nuk u bë asnjë përpjekje për ta bërë këtë, edhe nëse Konventa e Tretë e Gjenevës do të zbatohej, oficerët do të duhej të mbaheshin të ndarë nga personeli i zakonshëm. Megjithëse JIATF ngriti një kamp për të strehuar njerëzit që largoheshin nga kampi Ashraf, dhe në të njëjtën, ata nuk kundërshtuan shembjen e gardheve fizikë - të tilla si postet e rojeve, argjinaturat, telat me gjemba - që u përdorën për të parandaluar që anëtarët e MEK-ut të largoheshin nga grupi.

5.     Organizata e Muxhahedinve Khelk (MEK) nuk u trajtua si një organizatë terroriste. Pamundësia për të kontrolluar MEK dhe selinë e saj, ka bërë që të tjerët të bëjnë kritika  forcave të koalicionit, dhe veçanërisht Shtetetve të Bashkuara. Kritikat kanë qenë të tilla si, ky grup është trajtuar si një aleat për të arritur qëllimet e mbledhjes së informacionit për kundërshtarët e tyre, në vend që të konsiderohet një organizatë e huaj terroriste. Kjo i ekspozoi Shtetet e Bashkuara ndaj një dyfishimi në përpjekjet globale për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe asnjë përpjekje nuk u bë për t'iu kundërvënë këtij perceptimi shkatërrues përmes përpjekjeve të gjera të komunikimit midis politikëbërësve dhe publikut të gjerë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur