Ministria e Jashtme Amerikane në Qershor të 2002 kishte shpallur që nuk e pranonte kërkesën e një grupi opozitar të Republikës Islame që të hiqej nga lista e organizatave terroriste të jashtme.Sipas deklaratave të një axhencie lajmesh franceze,Richard Boucher, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Amerikës tha se vendosja e Grupit Muxhahidin në listën e terrorizmit është shenjë treguese e refuzimit të kërkesës së këtij grupi (për t’u hequr nga kjo listë).Disa kohë më parë një gjykatës federal i Amerikës i dha urdhër Ministrisë së Jashtme të këtij shteti që t’i japë një mundësi tjetër këti grupi për të siguruar prova në mbrojtje të vet.Boucher shtoi se ky grup i ka sjellur provat dhe se ne i kemi shqyrtuar ato me kujdes por kemi marrë vendimin që këtë grup t’a vendosim në listën e organizatave terroriste.Ai tha gjithashtu se ky grup ka një bakgraund terrorizmi dhe aktiviteteve anti-perëndimore.
Boucher tha se fakti që Grupi i Muxhahidinëve është në luftë me Qeverinë Islamike të Iranit nuk ka asnjë ndikim në këtë temë.Ai shtoi se ne nuk mund ta anashkalojmë dhe tolerojmë tërrorizmin e një grupi apo organizate madje edhe nëse vepron kundër një qeverie me të cilën ne nuk pajtohemi.Boucher gjithashtu tha se Grupi i Muxhahidinëve (MEK, MKO) ka lidhje të drejtë-përdrejta me qeverinë e Irakut (Partinë Baath) duke e prezantuar këtë shtet si sponsorizues dhe mbështetës të terrorizmit.Ai tha se ky grup ndihmohet fuqimisht nga regjimi Irakien që është një nga armiqtë e Amerikës dhe se Iraku i ka dhënë këtij grupi baza për trajnime luftarake dhe ndihma të ndryshme materiale.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir