“Viti i vdekjes” për muxhahedinët në kampin e Tiranës

Categoria: Artikuj

 

Mesa duket, ditët kritike të grupit të Muxhahedinëve Khalk po vijnë. Pas 30 viteve krime në shtetin e Irakut, grupi  terrorist i muxhahedinëve u shpërngul në Shqipëri. Me kushtet e ndërlikuara që sundojnë  mbi kampin e muxhahedinëve, shpërnguljen e anëtarëve mund ta quajmë “emigrimin e vdekjes”. Mosha mesatare e anëtarëve të  grupit terrorist të MEK që ndodhen në Shqipëri i përket asaj të të moshuarve. Kjo vërehet në një dokumentar propagandistik të kryer prej tyre për të treguar marrëdhëniet  me qytetarët në qytetin e Tiranës, ku janë shfaqur dhe pamje të anëtarëve duke mbajtur nëpër qese plastike bebilina për moshat e treta.

 

Anëtarët e grupit të muxhahedinëve vazhdojnë të jenë në gjendje lufte dhe detyrohen t’u përmbahen rregullave të ashpra ushtarake. Ata vuajnë nga sëmundje të ndryshme si diabeti, tensioni i gjakut, asma dhe sëmundje të rënda si kanceri në gjak. Këto sëmundje e ulin funksionimin e sistemit imunitar te njerëzit e moshuar dhe bëhet shkak i rritjes së rrezikut të përhapjes së infeksioneve në mesin e tyre.

 

Në pikun e përhapjes së Koronës në botë, këtë vit, grupi i muxhahedinëve pranoi zyrtarisht vdekjen e njërit prej anëtarëve. Ky anëtarë i moshuar, vdiq në Shqipëri në moshën 64 vjeçare si pasojë e sëmundjeve të shumta. Makina e vdekjes lëviz me shpejtësi të madhe në kampin e muxhahedinëve. Gjatë vitit të fundit, jemi përballur me një rritje të numrit të vdekjeve në kampin e tyre. Në vitin 2018 kanë vdekur 7 anëtarë të moshës mesatarisht 61 vjeçare, dhe në vitin 2019 kanë vdekur 9 anëtarë të MEK në Shqipëri të moshës mesatare 63 vjeç. Shumica e tyre kanë ndërruar jetë si pasojë e neglizhimit dhe kushteve mjekësore  të grupit për shkak të sëmundjeve si kanceri, infarktit në zemër dhe tru.

 

Javën e kaluar ka dalë një lajm sekret i rëndësishëm nga kampi i muxhahedinëve. Një lajm i cili u përball me një reagim të  menjëhershëm të zëdhënësit të këtij grupi. Një nga anëtarët e MEK, dha lajmin për infektimin e 9 prej anëtarëve me virusin Korona. Në lidhje me këtë, agjencia e lajmeve “Mehr” shkroi: “Ky anëtar i MEK tha se me hyrje daljet e shqipëtarëve në brendësi të kampit, ka shumë mundësi që 9 prej anëtarëve të organizatës të jenë infektuar me COVID-19. Për të mos lejuar përhapjen e këtij lajmi, udhëheqësit e organizatës , i kanë mbyllur këta 9 anëtarë në një  nga qelitë e izolimit duke ndaluar vajtjen e anëtarëve të thjeshtë atje. Sipas tij, ditën e shtunë, me datë 29 mars, anëtari i vdekur është varrosur brenda kampit pa njoftuar autoritetet Shqiptare.”

 

Gjithashtu shkruan: “Udhëheqësit tremben se mos anëtarët e tjerë bëhen me dije për përhapjen e virusit në kamp dhe kjo do të bëhet shkak që shumë prej tyre të kërkojnë të arratisen. Kjo gjë do ta shtonte numrin e ngjarjeve negative të prezencës së muxhahedinëve në Shqipëri.”

 

Ky lajm i ka shqetësuar shumë shtetasit shqiptarë.

 

Nga ana tjetër, Robert Fantina, një shkrimtar hulumtues amerikan i Global Research, në një artikull të tijin e ka quajtur kampin ku banojnë muxhahedinët një “azil” sepse shumë prej anëtarëve të MEK janë mbi moshën 60 vjeçare, dhe pavarësisht se kanë mbushur moshën e daljes në pension, detyrohen të punojnë të ulur pas ekranit të kompjuterit. Shkrimtari i Global Research beson se anëtarët e MEK janë mjaft të rrezikuar prej vdekjës për shkak të  një infektimi të mundshëm me virusin Korona dhe kjo shtëpi të moshuarish duhet të izolohet. Me këto kushte që mbizotërojnë në kampin e muxhahedinëve, hulumtuesit kanë parashikuar “vitin e vdekjes” për ta.

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur