Çfarë ndikimi do të ketë në prezencën e Shqipërisë në listën gri të FATF pranimi i muxhahedinëve?

Categoria: Artikuj

 

Pastrimi i parave ka qenë gjithmonë  një nga veprat kriminale të cilën e kryejnë jo vetëm grupet kriminale por edhe disa qeveri të cilat përfitojnë prej saj. Në vende ku bandat mafioze pastrojnë masivisht paratë, në këtë proces përfshihen edhe qeveritë dhe politikanët  dhe përveç ndikimit në ekonominë e vendit, ky fenomen bëhet shkak dhe i uljes së kredibilitetit në tregtinë botërore dhe në  marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare. Gjatë viteteve të fundit, pastrimi i parave ka qenë një nga metodat më speciale të sigurimit të të ardhurave të grupeve terroriste.

 

Vendet që përballen me këtë fenomen, janë nën presion të madh nga ligjet  dhe organizatat ndërkombëtare , madje janë marrë parasysh edhe dënime.

 

Më 21 shkurt, Financial Action Task Force (FATF) deklaroi se ka shtuar në listën gri të vendeve të cilat janë rreptësisht nën vëzhgim Shqipërinë dhe 5 shtete të tjera. Në këtë listë përfshihen vende të cilat kanë probleme me funksionimin e sistemit të drejtësisë me ndalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe për këtë arsye janë nën vëzhgim të rreptë.

 

Shqipëria doli nga kjo listë  në vitin 2015, dhe u rifut në të nga MONEYVAL, që është një mekanizëm i Këshillit Europian përgjegjës për vlerësimin e implementimit të standarteve të luftës kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

 

Në vitin 2018, Moneyval i kishte kërkuar autoriteteve shqiptare  të ndiqnin penalisht personat që merreshin me pastrim parash.

 

Raporti, i cili ishte shumë negativ për Shqipërinë, tregon lidhjen ndërmjet korrupsionit dhe grupeve kriminale në pastrimin e parave, duke paralajmëruar autoritetet se nuk kanë marrë masat e duhura për të luftuar këtë fenomen.

 

Moneyval aprovon se autoritetet shqiptare janë në dijeni për rrezikun që i kanoset ekonomisë  nga pastrimi i parave dhe kanë krijuar koordinime kombëtare për politikat e zhvilimit për t’i bërë ballë rrezikut. Sidoqoftë këto mekanizma nuk kanë treguar të jenë të efektshme dhe ka disa pjesë në të cilat mund të kishte rezultate më të mira.

 

Mungesa e akteve për të luftuar pastrimin e parave nga Shqipëria, është e njohur edhe nga qeveria amerikane. Sipas raportit të vitit 2019 të  “International Narcotics Control Strategy” të  Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me pastrimin e parave dhe kriminin ekonomik, qeveria shqiptare nuk ka arritur të bëjë progres në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit ekonomik në vitin 2018. Në raport insistohet se Shqipëria mbetet e prekshme nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit, rritjes së qarqeve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore.

 

Kjo situatë e ka shtyrë Komisionin Europian të zgjerojë mekanizmin e kontrollit të fenomenit të pastrimit të parave në Shqipëri, duke e vendosur vendin në listën gri të vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave, të cilën Shqipëria e la në vitin 2015.

 

Sidoqoftë, ka diçka për t’u shqetësuar rreth vendosjes së Shipërisë në listën gri, që e diskriminon atë nga vendet e tjera të listuara: Shteti është shtëpi e një organizate terroriste me një histori të gjatë të aktiviteteve për mbedhjen e fondeve.

 

Organizata Muxhahedinët Khalk është grup gueril iranian i cili  deri pak vite më parë ka qenë i rreshtuar në listën e organizatave terroriste të BE, SH.B.A , Anglisë dhe Kanadasë. Ky grup terrorist, i cili në vitin 2016 ka zhvendosur në Shqipëri më shumë se 2,500 anëtarë, është një nga organizatat kriminale që ka një histori të gjatë të aktiviteteve të pastrimit të parave.

 

Në raportin amerikan të terrorizmit në vitin 2009, sipas fakteve të siguruara pas rënies së Sadam Husejnit,  MEK mori miliona dollar subvencione nga programi “Naftë për Ushqim”. Sipas këtij raporti, gjatë pushtimit të Irakut u gjet një listë e përbërë nga 13 organizata që merrnin ndihma të tilla nga Sadami dhe në mesin e tyre dallohej dhe emri i Muxhahedinëve Khalk. Gjithashtu shton se ka dëshmi të cilat vërtetojnë marrëdhëniet e MEK me regjimin e shkuar irakian, si dokumente të shkruara dhe video në të cilat tregohen momente kur Sadami u jep valixhe me para udhëheqësve të muxhahedinëve , dhe edukimin ushtarak të muxhahedinëve nga Ushtria e Irakut.

 

Përveç kësaj, ka një numër të madh raportesh që zbulojnë se nëpërmjet disa shoqatave të hapura në Europë , kryesisht në Gjermani,  MEK merrte para për fëmijët jetimë, duke i shpenzuar për të blerë pajisje ushtarake dhe të telekomunikacionit. Në mesin e këtyre raporteve, mund të referohemi te ai i Shërbimit Federal të Sigurisë Gjermane në vitin 2008 dhe te mongrami i Korporatës Rand  në vitin 2009.

 

  vitin 2008 ,Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës (BFV) publikoi një raport me 23 faqe rreth Organizatës Muxhahedinët Khalk e cila është përfshirë në aktivitetet e mbledhjes së fondeve të paligjshme. Në raport përmendet se Këshilli Nacional i Rezistencës së Iranit, krahu politik i MEK, aktiv në Europë dhe Amerikën e Veriut, ka tërhequr vëmendjen e botës për shkak të propagandës dhe aktiviteteve të saj në mbledhjen e fondeve.

 

Gjithashtu Korporata RAND, një qendër studimi e financuar nga Sh.B.A, lëshoi një analizë mbi MEK në vitin 2009,  në lidhje me aktivitetin e saj mbi mbledhjen e fondeve. Raporti përmend investigime kriminale të kryera në Sh.B.A,  Angli, dhe Gjermani rreth MEK në vitin 2001, gjë që zbuloi pastrimin e parave nga ky grup, duke rezultuar në arrestimin dhe ndjekjen penale të disa anëtarëve të tij.

 

MEK është marrë vazhdimisht në pyetje nga mediat për burimin financiar, por nuk është përgjigjur kurrë. Kjo e forcon spekulimin për aktivitetet e tashme të grupit në patrimin e parave.

 

Është shqetësues fakti se ky grup terroristo-kriminal me një histori të gjatë të pastrimit të parave, ka 5 vite që është vendosur në Shqipëri, vendin që përfshihet në listën gri të FTAF-it për pastrim parash, dhe ka lidhje të ngrohta me zyrtarë të shtetit.

 

Kjo do ta bëjë më të komplikuar situatën në Shqipëri madje edhe në Ballkan, duke çuar më para promovimin e terrorismit dhe pastrimit të parave dhe dobësimin mekanizmave ndërkombëtarë për të luftuar pastrimin e parave në Ballkan. Fakti që Ballkani ka qenë një parajsë për krimin e organizuar dhe një burim njerëzor për grupet ekstremiste si ISIS,  i bën më shqetësuese çështjet.

 

Shqipëria ka vite që dëshiron t’i bashkangjitet Bashkimit Europian, por procesi i fillimit të negociatave ka dështuar për shkak të disa arsyeve, duke përfshirë korrupsionin dhe pastrimin e parave. Pavarësisht se Shqipëria mori disa masa gjatë kësaj periode, sipas njoftimit të FATF, kanë qenë thjeshtë disa rregullime ligjore dhe nuk ka patur zbatim në praktikë.

 

Kufizimi i grupeve kriminale duke përfshirë dhe MEK, dhe deklarimi i mekanizmave dhe burimeve financiare, janë disa nga praktikat të cilat mund ta rendisin Shqipërinë në fazën praktike të luftës kundër pastrimit të parave. Përndryshe, duket e pamundur që veprimet e Tiranës të mund të marrin pëlqimin e ekspertëve të MONEYVAL për ta hequr atë nga lista gri e pastrimit të parave.

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur