Gazetari i agjencisë amerikane të lajmeve Mint Press News , Seam Mevins me seli në Uashington DC, shkruan një raport për tiparet e Organizatës Muxhahidine Halk.
Ky raport me titull “Përse nuk mund të jenë grupet e tjera terroriste një udhëzues për ISIS-in” flet për aktet terrorsite të organizatës në fillimet e saj dhe daljen nga lista amerikane e terrorizmit në vitin 2012 duke biseduar me disa kritikë, përkrahës dhe ish-anëtarë të saj.
Në një kohë kur vëmendja e të gjithë botës është theksuar te ISIS (DAESH) në Lindjen e Mesme , një grup terrorist iranian është bërë i bezdisshëm në sallat e “Kongresit Amerikan” dhe po fiton përkrahjen e disa politikanëve dhe pushtetarëve të fuqishëm dhe të njohur amerikanë.
Këtë grup, Muxhahidine Halk, pasi tregoi që në këto dhjetë vitet e fundit nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet terrorist, Ministria e Punëve të Jashtme amerikane e hoqi nga lista e organizatave të huaja terroriste.
Që nga viti 2003 kur Anglia dhe SHBA sulmuan Irakun, Mas’ud Rexhavi është fshehur dhe Merjem Rexhavi e cila drejton krahun politik të organizatës, Këshillin Kombëtar të Rezistencës, është liderja e re e MKO-së.
Sipas raportit të FBI-së, në vitin 1970 MKO ka vrarë disa qytetarë amerikanë që banonin në Iran. Ata kanë bashkëpunuar me Ajetollahët(klerikë) për të përmbysur qeverinë iraniane të asaj kohe, kanë bashkëpunuar në pengmarrjen e ambasadës amerikane në vitin 1979 në Iran dhe kanë luftuar krah Sadam Huseinit kundër bashkatdhetarëve iranianë.
Ata janë autorë të vrasjes së mijërave iranianëve, vendosjes së bombave, terroreve, sulmeve ushtarake dhe marrëveshjeve të fshehta me Sadam Huseinin.
Qëllimi konkret i këtij grupi është rrëzimi me dhunë i qeverisë legjitime të Iranit dhe marrja e pushtetit.
E si mundet një grup që ka qenë një nga më të rrezikshmit të ketë një zyrë në Pensilvani dhe Uashington DC dhe të përkrahet nga persona si John Bolton, ish-ambasador i SHBA-së në OKB , Tom Ridge, ish-drejtori i Sigurisë Kombëtare Amerikane dhe shumë të tjerë si këta?
CNN deklaron: “Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka patur presione të mëdha nga ana e këtij grupi dhe nga mbështetësit e tij në Kongres dhe ish-zyrtarë të lartë kanë marrë shuma të mëdha parash në këmbim të fjalimeve pro këtij grupi dhe përpjekjeve për ta hequr nga lista e organizatave terroriste.”
Organizatat IraninoAmerikane në Kaliforni kanë punësuar njerëz të ndryshëm për të lobuar në heqjen e këtij grupi nga lista e organizatave të huaja terroriste. Ata kanë përdorur persona si Howard Dean, ish-kandidati demokrat për president, ish drejtori i CIA-s Michael Hayden, një ish-zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë Newt Gingrich, kompani lobuese si Akin Gump Strauss Hauer & Feld dhe shumë të tjerë. Muxhahidine Halk u ka paguar këtyre personave dhe kompanive lobuese shuma pesëshifrore për të fituar përkrahjen e tyre.
Jeremiah Goulka (mendimtar dhe reformator) thotë: “Lobimi i këtyre personave bëhet vetëm nëpërmjet marrëdhënieve publike duke diskutuar çështje të gjykueshme të parashtruara me fjalë të përzgjedhura.”
Jeremiah Goulka është autor i raportit “Muxhahidine Halk në Irak, një dilemë politike” që u publikua nga Instituti Rand në vitin 2009. Ky artikull shqyrton pozicionin e kësaj organizate në kampin Ashraf.
Goulka shton: “Mua mu kërkua të bashkohem me ekipin kërkimor të Istitutid Rand...Kush janë muxhahidinët halk? Përse ndodhen në Irak? Çfarë duhet të bëjë komanda e ushtrisë amerikane me të burgosurit në qoftë se do të jetë e nevojshme të bëhet diçka?”
Megjithatë, ky raport i Isntitutit Rand është sulmuar vazhdimisht nga Muxhahidine Halk dhe lobuesit e tyre.
Lincoln Bloomfield thotë: “Unë jam një ish-politikan dhe këshilltar i një firme ligjore në Uashington. Një grup nga qytetarët amerikanë e ka përdorur këtë firmë ligjore për të ndihmuar MKO-në të hiqet nga lista e organizatave terroriste.”
Lincoln Bloomfield ka qenë Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Lindjen e Afërt gjatë viteve 1992-1993.Ai ka shkruar një libër me titull “Muxhahidine Halk, një histori e shtrembëruar” që tregon se historikisht ne nuk e kemi kuptuar këtë organizatë.
Bloomfield thotë: “Unë e kuptova që mes asaj që thonë njerëzit për këtë organizatë dhe informacioneve që ekzistojnë, kishte një ndryshim të dukshëm. Kishte humbur diçka mes tyre. Kjo gjë më shtoi kureshtjen dhe e studjova këtë çështje për dy vite me rradhë.”
Sipas dokumenteve të Zyrës Publike të Senatit Amerikan, kompania ligjore e Bloomfield dhe Akin Gump Strauss Hauer & Feld gjatë atyre dy viteve kanë marrë shumën prej 600 000 dollarë nga grupet mbështetëse të MKO-së.
A janë të sakta pretendimet e Bloomfield të cilat janë të njëjta me të MKO-së?
Bloomfield thotë: “Kur fillova të studioja thëniet e analistëve dhe publikimet e shtypit, mu shfaqën një seri akuzash të ripërsëritura. Në dhjetëvjeçarin e viteve 1970 ata kanë vrarë qytetarë amerikan. Ata janë një grup ektremist i majtë dhe marksist që pretendon të vendosin demokracinë pa patur qëllim atë vetë(demokracinë). Ata kanë kryer shumë akte terroriste dhe kanë shkelur të drejtat e njeriut duke filluar nga anëtarët në brendësi të grupit.”
Sipas Associated Press, në qershor të vitit 1973, koloneli Lewis Hawkins ishte amerikani i parë i cili u vra nga ky grup teksa po shëtiste pranë shtëpisë së tij në Teheran.
Ambasadori Bloomfield duke paraqitur dy dokumente të publikuara nga Washington Post pretendon se koloneli Hawkins është vrarë nga një burrë me emrin Vahid Afrokhteh.
Kjo çështje është e rëndësishme sepse Organizata Muxhahidine Halk po mundohet ta ndajë veten nga vrasjet e qytetarëve amerikanë që banonin në Iran. Bloomfield shtoi: “Këta aktivistë ia kanë vendosur emrin organizatës së tyre “Muxhahidin” duke mos patur asnjë pikëpamje të bazuar në Islam. Ata kërkonin një revolucion marksist , shekullar dhe të dhunshëm dhe këta i vranë qytetarët amerikanë. Ata u arrestuan. Raportit tim i kam bashkangjitur dhe artikujt e Washington Post në lidhje me ato ditë.”
Në artikujt e Washington Post tregohen dokumente që vërtetojnë nëse kjo gjë është e vërtetë apo jo . Ministria e Punëve të Jashtme fajësonte Organizatën Muxhahidine Halk dhe sipas këtyre artikujve Riza Rizai(anëtar i organizatës) ishte ai që u dënua me varje nga qeveria e shahut dhe jo Afrokhteh.
Muxhahidine Halk dhe përkrahësit e saj po mundohen ta ndajnë Riza Rizain nga vrasja e Hawkins, për arsye se edhe pse ai është i vdekur, organizata ende e konsideron një hero. Me prezencën e kësaj gjëje dhe mundësinë e të qenurit e saktë në dy raporte të Associated Press të vitit 1973 që posedohen nga Mint Press News,Afrokhteh konsiderohet vrasës i kolonelit ndërsa Riza Rizai prezantohet si ideator dhe planifikues i kësaj vrasjeje dhe si lider i organizatës. Në një nga këto raporte shkruhet: “Ai që ka vrarë kolonelin Hawkins është ende i lirë.”
Ka shumë mundësi që personi i cili akoma endet i lirë është Vahid Afrokhteh sepse ky emër i përkiste personit që qëlloi kolonelin ndërsa Rizai u shpall fajtor për vrasjen gjë që nuk bien ndesh me raportin e Ministrisë së Jashtme.
Sipas Bloomfield dhe Muxhahidine Halk, kjo organizatë nuk ka lidhje me vrasjen e shtatë amerikanëve dhe kolonelit Hawkins sepse ky grup marksist ishte ndarë nga grupi musliman që drejtohej nga Mas’ud Rexhavi .
Bloomfield thotë: “Në mes dy grupeve sundonte gjaku.Ai grup që ndiqte Islamin është po ai grup që ne shohim sot. Dy prej personave që për shkak të angazhimit të tyre në fenë Islame përdorën fjalën muxhahidin për të emëruar organizatën, u vranë nga revolucionarët e majtë.”
Sipas Ervand Abrahamian, shkrimtarit të librit “Muxhahidinët Iranianë” dhe njërit nga specialistët e njohur rreth MKO-së , nuk ka pranuar që të ketë ndonjë ndarje nga ky grup deri në vitin 1975, prandaj sipas thënies së Muhamed Sahimi vrasja e Hawkins me patjetër ishte vepër e muxhahidinëve origjinalë.
Një tjetër problem për MKO-në që verteton përfshirjen e tyre në vrasjen e amerikanëve është kjo se ky grup ka botuar thënie rreth këtyre vrasjeve në gazetën “Muxhahid” të cilat shpalosen më poshtë në formën origjinale.
Teksti më poshtë është marrë nga gazeta Muxhahid, pronë e MKO-së:
“Është Organizata Muxhahidine Halk ajo që ka kryer sulme të armatosura kundër gjeneralëve amerikanë dhe që ka hedhur në erë foletë e tyre të spiunazhit(zyrat e CIA-s)...”
(Gazeta Muxhahid. Nr.7 f.2)
MKO dhe përkrahësit e tyre gjithashtu pretendojnë se muxhahidinët nuk kanë marrë pjesë kurrë në pengmarrjen e ambasadës amerikane në Teheran dhe se nuk e kanë mbështetur atë.
Bloomfield shtoi: “Kjo gjë është e zezë në të bardhë dhe është keq interpretuar. Me saktësi duhet thënë se ka disa vite që MKO është akuzuar se ka përkrahur dhe ka marrë pjesë në rrëmbimin e ambasadës amerikane.”
Problemi që i parashtrohet MKO-së është ky që ata vetë kanë pranuar në gazetën e tyre se janë përfshirë në pengmarrjen e ambasadës amerikane.
Rreth kësaj çështjeje, gazeta “Muxhahid” shkruan:
“Jemi të lumtur që këtë radhë është shënjestruar shahu i vërtetë (që është imperializmi amerikan). Foleja e spiunëve u kap!”
(Gazeta Muxhahid Nr.10, f.1, Nr.12 viti 1358 sipas kalendarit iranian,1979-1980)
Megjithatë, pavarsisht përpjekjeve për të portretizuar historinë problematike të MKO-së ,në lidhje me sigurinë e qytetarëve amerikane dhe trajtimin e anëtarëve të organizatës , Ministria e Jashtme amerikane , FBI, Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut dhe Instituti Rand nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj këtij grupi.
Atëherë çfarë është Organizata Muxhahidine Halk? Organizatat që u përmendën më lart pretendojnë se MKO nuk është vetëm një grup kundërshtar i regjimit aktual iranian por është edhe një lloj sekti.
Goulka: “Në kampet e MKO-së ka një sërë sjelljesh që janë të gjitha të marra nga ideologjitë sektare. Privimi nga gjumi dhe puna e detyruar ishin një nga shkaqet e ekzistencës së shatërvaneve, kopshteve dhe statujave në kampin Ashraf. Shpesh kishte kufizime të ushqimit, por nga gjërat e mëdhaja që unë nuk i dija ishin rregullat që kishin kapluar anëtarët e kësaj organizate. 1.Beqaria e detyrueshme 2.Divorci i detyrueshëm 3.Ndarja gjinore. Ata pretendojnë se divorcet nuk ishin të detyruara. Njëri nga përfaqësuesit e tyre më tha diçka të cilën nuk e mbaj mend fjalë për fjalë por mesazhi ishte ky që jeta familjare është e paqëndrueshme në shkretëtirë.”
Mas’ud Beni Sadr, një anëtar 20 vjeçar i MKO-së ishte përfaqësuesi i tyre në Kombet e Bashkuara dhe Amerikë, por tani e dënon këtë organizatë fuqishëm. Tregimi i tij rreth proçeseve brenda organizatës vërteton atë që thotë Goulka.
Mas’ud Beni Sadr thotë: “Jo vetëm që të gjithë anëtarët ishin të detyruar të divorcoheshin nga partnerët e tyre por më vonë edhe u detyruan që ti largojnë fëmijët e tyre në Evropë dhe Amerikë që të jetonin atje si të birësuar të familjeve që përkrahnin organizatën. Faza përfundimtare ishte vetëmohimi që do të thotë flijimi i vetes dhe i interesave vetjake. Para se të bëheshe anëtar i organizatës duhet të vërtetoje se ishe i bindur që vetitë tuaja personale ishin djallëzore , të korruptuara dhe të gabuara.”
MKO dhe përkrahësit e tyre pretendojnë se nuk janë një sekt devijues dhe shërbimi inteligjent iranian i ka detyruar ish-anëtarët ta përshkruajnë organizatën si një kult.
Goulka: “Kjo është një gjë e rëndësishme që duhet përmendur edhe në qoftë se iranianët janë përpjekur ta përshkruajnë të keqe këtë organizatë sepse te e fundit e tillë është. Dua të them se Irani e prezanton këtë grup si një organizatë të tmerrshme, por nuk është e vështirë për ta prezantuar atë si të tillë sepse kjo organizatë është me të vërtetë një njësi e tmerrshme.”
Disa nga punët kërkimore të Goulka në Irak ishin bisedimet me anëtarët e MKO-së.
Ai thotë: “Unë kam biseduar me një pjesë të madhe të tyre. A janë këta të gjitha vepra të iranianëve? Unë dyshoj. A kanë hyrë iranianët fshehurazi në kampin e tyre për të më dhënë këto informacione në një kohë kur nuk e dinin që unë do të shkoja atje?”
Në përgjigje të pretendimeve të kësaj organizate, Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut kanë shkuar atje dhe kanë biseduar përsëri me të njëjtët persona që kishte biseduar Goulka. Për të dytën herë Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut kanë deklaruar se MKO-është një sekt devijues dhe anëtarët e saj janë ngacmuar dhe përdorur nga liderët e tyre. Ata nuk gjetën asnjë provë për ndërhyrjen e shërbimit inteligjent iranian.
Me gjithë ekzistencën e historikut të dokumnetuar që mohojnë dhe hedhin poshtë pretendimet e MKO-së , ky grup u hoq nga lista amerikane e organizatave të huaja terroriste me të vetmen arsye se kishte hequr dorë nga aktivitetet e dhunshme ,pikë për të cilën Bloomfield dhe Goulka janë dakort.
Bloomfield: “Në shtator të vitit 2012 kur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme amerikane e hoqi këtë grup nga lista e organizatave terroriste, deklaroi se MKO gjatë 10 viteve të fundit nuk kishte kryer asnjë veprimtari të dhunshme.”
Goulka: “Në të vërtetë unë mendoja se ata duhet të hiqeshin nga lista e organizatave terroriste. Mendoj se Amerika nuk i ka hequr nga lista duke u bazuar në arsye të forta por vetë heqja e tyre nga kjo listë ishte një vendim i drejtë. Mendoj se ky grup duhet të fshihej nga një listë e cila nuk ishte më e kënaqshme dhe mendoj se ishte një mesazh dhe shembull i mirë për të gjithë organizatat e tjera terroriste duke u thënë: Dijeni se po të hiqni dorë nga dhuna edhe emri juaj do fshihet nga lista.”
Ç’është Organizata Muxhahidine Halk tani që nuk është më një grup terrorist? Çfarë ndryshimi ka kjo organizatë nga grupet e tjera kundërshtare të Iranit si Fronti Nacional i Rezistencës dhe përkrahësit e monarkisë?
Beni Sadr: “Ky është një problem me të cilin ata përballen. Dua të them llojet e pyetjeve që bëjnë iranianët e thjeshtë brenda dhe jashtë vendit. Si doni të ktheheni në Iran? Si keni qëllim ta përmbysni këtë qeveri? E vetmja përgjigje që kanë është kjo: Për momentin jemi duke lobuar me Amerikën. Po lobojmë me vendet perëndimore që të luftojnë Iranin. Së pari ne kemi vendosur sanksione, i vendosim ata në vështirësi që të mos jenë në gjendje të merren me problemet e popullit iranian. Kjo mund të jetë shkak i lindjes së pakënaqësive dhe të përgatisë terrenin për një revolucion të brendshëm. Në të njëjtën kohë ne po ftojmë vendet perëndimore , në veçanti SHBA-në për të sulmuar Iranin me pretekst mbrojtjen e Izraelit etj. Prandaj kur Amerika ta sulmojë të vetmit që mund të sundojnë Iranin do jemi ne. Askush tjetër.”
Goulka është dakort me vlerësimin që i bën Beni Sadr MKO-së. Ai e ka shprehur mendimin e tij se ekziston një shpresë që MKO ta marrë pushtetin në Iran nëpërmjet Amerikës, gjë që mund të bëhet në ngjashmëri me sulmin e turpshën ndaj Irakut në vitin 2003.
Goulka: “Ne po shqetësohemi pa lidhje duke menduar se e vetmja rrugë e llogjikshme për ti dhënë fund çështjes së Iranit është dhuna. Askush nuk ka interes nga kjo gjë edhe nëse nuk marrim parasysh aspektin e etikës. Dua të them se a mos vallë po përkrah regjimin iranian? Jo, por po të shihni se çfarë keni kryer në Irak do kuptoni se mediat ende flasin për vrasjen e 100 000 mijë civilëve të pafajshëm gjë të cilën duhet ta pranojmë. Shumica e dokumentave tregojnë se në të vërtetë është vrarë një e dhjeta e popullsisë. Këto nuk i llogarisin të plagosurit dhe të gjymtuarit jeta e të cilëve është shkatërruar. Miliona njerëz janë detyruar të shpërngulen brenda ose jashtë vendit. Dua të them se ne e shkatërruam atë vend me arsyen e vetme se disa njerëz atje donin të bënin këtë gjë me Irakun. Ishin injorantë si Ahmad Chalabi që thanë mund të shkoni dhe ta merrni atë vend dhe injorantët ne bëmë siç tha ai. Përveç vrasjes së tyre dhe shkatërrimit të jetës së popullit irakian ne e dimë se sa para janë shpenzuar në atë luftë.
Përse të përsërisim të njëjtin gabim me iranianët? Për mendimin tim kjo gjë është një budallallëk. Sigurisht që kjo çmenduri është në dorën tuaj, e dini, sapo ta mendoni mund ta bëni këtë gjë. Në qoftë se do u vëmë veshin fjalëve të muxhahidinëve do shohim se do jetë një kthesë mjaft e frikshme.”
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir