Ditët e fundit të vitit të kaluar Rezoluta e Këshillit të Sigurimit miratoi konsensusin kundër vazhdimit të ndërtimit të vendbanimeve izraelite. Edhe pse me zhvillimet e shpejta në rajon, ngjarjet e Vitit të Ri dhe çështjet që vazhduan pas tij, veçanërisht rasti i Sirisë, kjo temë nuk pati shumë mundë
si të analizohej, ishte interesant pozicionimi i grupit terrorist Muxhahidine Halk në lidhje me këtë ngjarje.
Mediat e këtij grupi shprehën shqetësimin e tyre për këtë ngjarje dhe përgëzuan presidentin e Autoriteteve Palestineze Mahmud Abas dhe grupet e rezistencës anti-sioniste i quajtën terroriste.
Shqyrtimi i marrëdhënieve të këtij grupi me regjimin sionist dhe pozicionimi që ka patur në vitet e largëta dhe të afërta tregon se ky ishte thjesht një gjest politik i MKO-së për ti dhënë politikës së saj pamjen e duhur dhe mbështetja e Palestinës do i japë grupit një fytyrë tjetër dhe afrimitet me popujt fqinjë.
Këtë verë ish-shefi i zbulimit saudit Turki al-Faisal i cili është i njohur në mediat arabe për marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Izraelit që deri më tani ka kryer disa takime publike me zyrtarë sionistë, ka marrë pjesë në ceremoninë e kësaj organizate në Francë dhe mbajti fjalim në mbështetje të MKO-së. Marrëdhënia e Muxhahidine Halk me njerëz të tillë që nuk duan t’ia dinë për Palestinën dhe të drejtat e palestinezëve dhe që kanë marrëdhënie të mira dhe të ngrohta me zyrtarë izraelitë tregon fytyrën e vërtetë të organizatës.
Bashkëpunimi i MEK me Mosadin dhe CIA-n për të vrarë shkencëtarët iranianë tregon se ata kanë lidhje dhe bashkëpunojnë me shërbimet sekrete të okupatorit sionist të Kudsit. Vërejtja e ish-oficerit të CIA-s Philip Gerald në një intervistë me “Qendrën IRI” e konsideronte vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë një vepër të bashkëpunimit të Mosadit me CIA-n dhe MKO-në gjë që pasqyron faktin se MEK ka marrëdhënie strategjike me Izraelin në bazë të një armiku të përbashkët që është Republika Islamike e Iranit. Ekzistenca e një marrëdhënie të tillë strategjike vë në pikëpyetje ç’do pretendim të MKO-së për përkrahjen e çështjes Palestineze dhe po ashtu siç u tregua ky veprim mbetet thjesht një gjest politik.
Gjatë sulmeve ushtarake të Izraelit në vitet e fundit ndaj rripit të Gazës dhe vrasjes së shumë njerëzve me sulme të shumëfishta, nuk ka patur asnjë thirrje nga MKO për mbështetjen e popullit palestinez.
Tani, pas konsensusit të të gjitha vendeve të Këshillit të Sigurimit(me abstenimin e Amerikës) miratimi i kësaj rezolute u bë shkak që MKO ta përdorin këtë në avantazhin e tyre me qëllim për të mashtruar masat e popullit që kështu të mbulojë marrëniet e pabesa me regjimin sionist. Kjo sjellje hipokrite është e zakonshme për të gjitha grupet, personat dhe shtetet që pretendojnë se mbështesin Palestinën në një kohë kur kanë tradhëtuar aspiratat dhe të drejtat e atij populli duke bërë kompromise me vendet armike të muslimanëve dhe rajonit, vende të cilat janë flamurtarë të terrorizmit shtetëror në botë.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir