Sallat e luftës së Organizatës Muxhahedin Khelk. Nga Iraku në Shqipëri- pjesa e parë

Categoria: Artikuj

Xhijar Gol dhe Omid Montazeri, BBC, 20 shtator, 2020:

Pas operacionit Forugh Xhaviden (Mersad), fillon raundi i dytë i rekrutimit dhe zgjerimit të Muxhahedinve; Këtë herë ishte nga mesi i persona të marrë peng nga ushtria Irakiane, dhe që i mbante në kampet e tyre. Rekrutimi i Muxhahedinve filloi në një kohë kur të burgosurit iranianë të luftës pas një periudhe shprese, ishin të zhgënjyer dhe të pashpresë. Ky zhgënjim dhe i të qenurit i pashpresë ishte në fakt si rezultat i mos shkëmbimit të të burgosurve iranianë me ato irakianë në fund të luftës. Në atë kohë, për dy vjet u ndalua plotësisht shkëmbimi i të burgosurve (nga vera e vitit 1988 deri në vitin 1990). Gjatë kësaj periudhe, të burgosurit u bashkuan me Muxhahedinët, të cilët kishin kaluar vite në robëri në kampet e Irakut. Z. Juzmend flet për arsyen dhe mënyrën se si ai u bashkua me Muxhahedinët, ai thotë: “Dhomat ishin shumë të vogla, Dhe në secilën dhomë kishte 70 deri në 80 persona dhe për çdo person kishte vetëm dy pllaka e gjysmë vend. Kampi ishte plot me sëmundje, probleme të lëkurës dhe morra. Nuk kishte zgjedhje tjetër për liri, përveçse bashkimit me Muxhahedinët. Gjithashtu Muxhahedinët ishin të vetëdijshëm për këto kushte që ne ishim dhe i përdorën kushtet tona të vështira në favor të tyre.

 Të burgosurit e Luftës së Organizatës Muxhahedin Khelk, raporte sekrete të një lufte.

1.     Dyzet vjet pas luftës Iran-Irak: Historia e robërve iranianë që u bashkuan me Muxhahedinet Khelk

Dyzet vjet më parë, forcat irakiane sulmuan Iranin në disa krahina (fronte). Këto sulme ndezën një luftë që zgjati tetë vjet. Në luftën Iran-Irak qindra mijëra njerëz u vranë, u zhdukën dhe u zunë rob. Mijëra të burgosur iranianë në Irak janë bashkuar me Organizatën Muxhahedin Khelk. Disa nga këta ish të burgosur thonë se u morën përsëri rob. Xhijar Gol ka ndjekur historinë e robërve iranianë dhe Organizatës Muxhahedin Khelk në Irak për shumë vite. Ky shkrim ka të bëjë me fatin e dy ish të burgosurve iranianë në Irak.

2.    Të burgosurit e Luftës së Organizatës Muxhahedin Khelk, raportet sekrete të një lufte.

Raporte konfidenciale të një lufte; Të burgosurit iranianë që u bashkuan me organizatën e Muxhahedinve.

Ushtria Çlirimtare njoftoi një degë ushtarake që ishte e lidhur me Muxhahedin se në Operacionin Chelcheragh kishin kapur 1500 ushtarë iranianë, përfshirë oficerë të rangut të lartë, dhe publikoi dhe fotografi të tyre.

Irani në versionin e tij zyrtar, të burgosurit e Luftës Tetë-vjeçare i quan "të liruarit të luftës së imponuar" dhe "martirë të mbrojtjes së shenjtë". Megjithatë historia e këtyre robërve, ka këndvështrime të tjera të fshehura që qeveria ka heshtur për vite me rradhë: historia e qindra ushtarëve iranianë që pas robërimit të tyre, në Irak u bashkuan me Organizatën e Muxhahedinve Khelk dhe Ushtrinë Çlirimtare dhe kësaj here ngritën armët kundër qeverisë iraniane.

Dy vitet e fundit të luftës nuk ishin vite të mira për qeverinë iraniane;  për arsye të zvogëlimit të vullnetarëve për ti dërguar në  krahinat, për shkak të mungesës së buxhetit, dhe humbja e tokave të njëpasnjëshme që ishin arritur në vitet e mëparshme. 

Nga ana tjetër, nga viti 1987 deri në korrik të vitit 1988, situata për Organizatën Muxhahedin Khelk shkoi siç e kishin planifikuar. Së pari, në një seri operacionesh persekutimi të njohura si "operacione batalioni", Muxhahedinët hynë në ekuacionet e luftës Iran-Irak si një forcë e matshme.

Në pranverën e vitit 1988, "Ushtria Çlirimtare", e cila ishte në fakt një krah ushtarak i lidhur me Muxhahedint dhe Këshillin Kombëtar të Rezistencës, i dha goditje fatale forcave iraniane në dy operacione të mëdha, "Aftab" dhe "Chelcheragh".

Burime e Muxhahedinve raportuan se "Ushtria Çlirimtare gjatë Operacionit Aftab (1 Prill 1988") kapi rreth 508 ushtarë iranianë).

Pastaj, kjo organizatë arriti një fitore tjetër të madhe në Operacionin Chelcheragh (17 qershor) duke marrë për tre ditë qytetin e Mehranit dhe duke ftuar gazetarë të huaj. Muxhahedinët në këtë operacion shtuan 1500 trupa të tjerë që i morën rob. Një shifër e barabartë me numrin e përgjithshëm të të burgosurve të mbajtur më parë robër. Midis këtyre ushtarëve disa ishin oficerë të rangut të lartë të ushtrisë.

Gjatë kësaj periudhe, në marrëveshje me qeverinë e Sadam Huseinit, Organizata Muxhahedine u lejua që të mos i dorëzonte ushtarët që kishte kapur në operacionet e saj qeverisë Irakene dhe t'i mbante ata nën kontroll në kampin e tyre.

Vlerësimet që u bënë tregojnë se nga viti 1987 deri në fund të pranverës së vitit 1988, Muxhahedinët kapën rreth "3 mij persona" nga ushtarët iranianë. Sidoqoftë, nuk është e qartë se sa prej këtyre të burgosurve ranë dakord të bashkëpunojnë me organizatën e Muxhahedinëve.

Kjo ishte hera e parë që Muxhahedint regjistronin ushtarët e burgosur iranian si anëtarë të saj. Kjo gjë u përsërit përsëri një vit pas përfundimit të luftës.

Disa burime nga ana e Organizatës Muxhahedine thonë se këta persona vetëm duke pranuar dy kushte, mund të largoheshin nga kampi i të burgoseve dhe të transferoheshin në kampet speciale të anëtarëve të Muxhahedinve: pranimi i ligjeve të organizatës dhe lufta e armatosur kundër Republikës Islamike të Iranit. Këta burimet thanë se të burgosurit iranianë në kampin e Ushtrisë Çlirimtare ishin në kushte pothuajse më të mira se kampet e ushtrisë Irakene.

Një anëtar i rangut të lartë të Muxhahedinve, i cili kishte qenë aktiv në organizatë për 36 vjet, duke preferuar që të mbetej anonim, tha për BBC Persian: "Për Muxhahedinët, marrja e një të burgosuri kishte dy përfitime: Së pari, tregon fuqi ushtarake dhe politike, sepse të kesh një të burgosur në secilën anë të luftës interpretohet si një lloj guri  fitues. Së dyti, përdorimi i forcës dhe rekrutimi i forcave nga këta robër, dhe si rezultat, duke treguar një të ardhme premtuese për rrymat e tjera, veçanërisht qeverinë pritëse ose, siç tha ai vazhdimisht [Massoud] Rajavi, pronari i pronës. Për të arritur këtë qëllim të dytë, Organizata Muxhahedine shpenzoi shumë para dhe shpenzime në drejtim të sindikatës, konvikteve dhe objekteve të mirëqenies në mënyrë që të shtonte dhe zgjeronte sa më shumë të ishte e mundur anëtarët e saj me këta të burgosur.

Përparimi ushtarak i "Ushtrisë Çlirimtare" dhe Muxhahedine praktikisht ndalet nga një ngjarje. 17 korrik 1988 Irani pranon rezolutën 598 duke pranuar armëpushimin.

Por, Organizata Muxhahedine saktësisht një javë pasi u pranua armëpushimin mes Iranit dhe Irakut, nuk ndaloi dhe nisi përgaditjet për një fitore tjetër, nisi operacionin e saj të tretë e të madh,“Forugh Xhavidan” me synimin për të marrë Teheranin; Një operacion që qeveria iraniane i referohet si "Mersad".

Rezultati i këtij operacioni ishte vrasja e një numri të madh të forcave të Ushtrisë Çlirimtare Muxhahedinve dhe tërheqja e tyre në territorin e Irakut.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur