Nga vijnë burimet financiare të Muxhahedinëve Khelk- pjesa e tretë

Categoria: Artikuj

Agjentët e CIA-s takohen me Rajavin në Paris, Opinion i një prej themeluesve të Organizatës Muxhahedin Khelk rreth sektit Rajavi

***Aktivitetet kibernetike (mediatike) të Muxhahedinve***

Një nga mashtrimet që në fund doli sheshit janë llogaritë virtuale të “Heshmat Alavit”, nga Twitter dhe Facebook për të shkruar artikuj për rrjetin Al-Arabiya të Arabisë Saudite dhe botimet izraelite. Disa media Evropiane dhe një numër gazetarësh hulumtues kanë zbuluar prova, të gjitha ato janë gjetur në të njëjtin kamp të Muxhahedinve në Shqipëri. Është interesante që edhe Presidenti i SHBA-së edhe Ministri i jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pretenduar në mënyrë të përsëritur prova kundër Iranit, duke cituar shkrimet e këtij personi (i cili nuk ka fare prani të huaj). Për shembull, një rrjet prej dy ose tre mijë personash përhap llogaritë në Twitter të Heshmat Alavit, për shembull, pesë mijë njerëz u vranë në rrugët e Iranit. Maik Pompjo vjen dhe jep një konferencë për shtyp se "lajmet tregojnë se qeveria iraniane pikërisht tani ka vrarë pesë mijë njerëz dhe nuk po bën zë" !! Me këtë dua të them se përdorimi i Muxhahedinve ka ndryshuar. Për shembull, Supozoni se Shtetet e Bashkuara kanë një mjet të quajtur bajonetë, dhe kur kjo banjonetë prishet ose blen një bajonetë të re, atë banjonetën e vjetër ja jepën dikujt si për shembull Princit Turki al-Faisel për ta pastruar dhe modifikuar atë dhe për ta përdorur në avantazhin e tij.

***Organizata Muxhahedin pothuajse ka arritur në fund të linjës***

Sigurisht, në këtë drejtim, unë mendoj se Organizata Muxhahedin pothuajse ka arritur në fund të linjës dhe efikasiteti i saj po zvogëlohet çdo ditë e më shumë. Nëse ju kujtohet, më praë Mossad u jepte dokumentat Muxhahedinve për t'i botuar në mënyrë që të mos e nxirrte veten e tij se po vepronte ai (foto satelitore të marra nga qendrat kërkimore bërthamore të Iranit ju dërgoheshin përfaqësuesit të Muxhahedinve Khelk - Alireza xhaferzadeh - për t'i bërë këto fotografi publike si një zbulim të Muxhahedinve. Të njëjtat akuza më vonë dolën që kishin qenë mashtrime dhe gjëra të trilluara), por tani u bënë vite me rradhë që Izraeli nuk po i përdor më Muxhahedinët. Dhe, sigurisht, organizata bën gjithçka në propagandën e tyre për të thënë se ata ende përdoren dhe ndimojn Izraelin. Sipas mendimit tim, ky është fund i historisë së Muxhahedinve Khelk në fushën e "pastrimit të informacionit" dhe bashkëjetesës së tyre me "Mafian Shqiptare" përfundimisht do të krijojë një rrëmujë të keqe për Bashkimin Evropian (i cili është fqinji i tyre).

Mos të harrojmë personin si Osame bin Laden, që kur Shtete e Bashkuara nuk kishin më nevojë për të luftuar Sovjetikët në Afganistan dhe data e përdorimit të këtij personi nga Amerika kishte skaduar, u kthye dhe goditi me thikë pas shpine Shtetet e Bashkuara. Rajavi dhe Muxhahedinet Khelk, nëse pas katër dekadash nuk do të përdoren më nga Amerika dhe do të largohen, ata me siguri do të bëhen një grup i dhunshëm mafioz "ekonomiko-ushtarak" kundër Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

*** Marrëdhënia midis Muxhahedinve Khelk dhe ISIS***

Sipas mendimit tuaj, a ishte e lidhur Organizata Muxhahedin Khelk me ISIS?

Massoud Khodabandeh:Organizata në propagandën e saj në ditët e para, i referohej ISIS si "rinia revolucionare e Irakut" dhe ata festuan rënien e Musulit në botimet, radiot dhe televizionin e tyre. Rënia e Mosulit u krye pjesërisht nga sistemi i inteligjencës ushtarake të Sadamit dhe grupit irakian Neghshbendi (mbetjet e aleatëve të Sadamit) Pjesa kryesore e skenarit të rënies së Musulit dhe lëvizja pasuese u hartua dhe zbatua në jug.

Muxhahedinet Khelk ishte pjesë e të njëjtit sistem, dhe deri më tani nuk kanë folur asnjëher kundër Saddamit, kundër Neghshbendit ose grupeve të ngjashme si këto, dhe as kundër ISIS. Në atë kohë, zyrat e tyre ishin shumë aktive pranë zyrës së Reghed Saddam (vajzës së Sadamit) në Jordan. Organizata (sikur e gjithë Evropa) nuk mendonte se ISIS (dhe sistemi i Sadamit) do të eliminohej krejtësisht. Të paktën, ata do të mbanin një pjesë të territorit të Irakut.

Rënia e plotë e ISIS ishte një goditje e madhe, veçanërisht për Izraelin, i cili u përpoq të fitonte një terren përgjatë kufirit iranian. I pa harruar qoftë kujtimi i dëshmorëve Soleimanit dhe Mohandesit që luftan kundër ISIS dhe dogjën ëndërrën e Izraelit që të sundonin ISIS në Irak ".Deri tani vonë, organizata kishte lidhje me grupe që ishin të lidhura me ISIL në Siri dhe Irak dhe kjo është paraqitur edhe në botimet e tyre që janë akoma. Sigurisht, ata ashtu sikur mohojnë vrasjen e amerikanëve, sot ata gjithashtu mohojnë mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre me këto grupe.

*** rrjeta që hedhin Muxhahedint për të tërhequr; Nga Montazeri te Shexherian***

Shpjegoni në lidhje me marrëdhëniet e organizatës me ajetollah Montazerin, pikëpamjen e organizatës për Montazerin dhe sesi ajo ka ndikuarë tek anëtarët e zyrës dhe ata përreth tij.

Massoud Khodabandeh:Unë nuk di shumë në lidhje më këtë, por mbaj mend që një pjesë e marifeteve të Rajavit (duke përdorur ekspertizën e shërbimeve perëndimore) ishte të afrohej me njerëz të njohur dhe është akoma. Sigurisht jo në emër të drejtpërdrejtë të Muxhahedinve Khelk. Personalisht, unë mendoj se ata madje në të njëjtën mënyrë kanë infektuan njerëz si Kolahi dhe Keshmirin. Mos të harrojmë se ata ishin në gjendje të sillnin edhe Bani Saderin me vete në të njëjtën mënyrë. (që sigurisht, më vonë  arritën tek Kolahi dhe Kashmiri dhe bënë po të njëjtën gjë që bënin me Z. Bani Saderin që ju e dini tashmë.)

Organizata Muxhahedin Khelk shpesh ndiqnin ata që kishin mundësi që të bashkoheshin me organizatën. Për shembull, Z. Montazeri, Z. Bani-Sadr, dhe shumë të tjerë. Por më kujtohet një rastë që Organizata Muxhahedin Khelk kishte një kohë të qatë që po ndiqte Shexherianin për ta tërhequr brenda organizatës, por ai më në fund doli kunda tyre dhe foli që ata duhet të largoheshin nga ia. Mbaj mend edhe një rastë tjetër që për një kohë ata po ndiqnin  inxhinierin Bazargan Zoti e preft në paqe. Një herë, kur ai u largua nga Irani për mjekim, ata ishin duke e kërkuar me ngulm që ai të bashkohej me organizatën dhe të mos kthehej më në Iran. Mbaj mend fjalët e famshme të Mehdi Bazargan, që tha, i thoni Rajavit: "Unë e dua gruan time po  ashtu edhe shtëpinë time.» (Duke iu referuar martesës së Rajavit me ish-gruan e Abrishamchit dhe duke iu referuar revolucionit të brendshëm ideologjik të organizatës dhe gjithashtu duke qëndruar pranë armiqve të vendit.)

A ka besime fetare midis anëtarëve të organizatës? Si dhe në çfarë mase?

Massoud Khodabandeh:Besimi fetar në Organizatën Muxhahedin Khelk pas revolucionit ideologjik është e qartë se ka vlersim negativ. Për shembull edhe leximi i Kuranit, ishte i ndaluar. Pas "revolucionit ideologjik", u ndalua leximi i librave, veçanërisht Kur'ani dhe Nexhul Belagheh. (Arsyetimi i kësaj ishte se ju duhet të lidheni me Maryamin, Maryami është e lidhur me Massoudin dhe Massoud është i lidhur me Imam Zemanin. (Prandaj, ishte e lejueshme që të shikoheshin vetëm vidiot e Massoudit dhe Maryamit në prani të një personi përgjegjës.) Nëse dikush kundërshtonte, ai do të rrihej dhe injorohej aq shumë përpara të gjithëve sa të qante.

Kishte një bibliotekë në kampin Ashraf që Abu Dherr Verdasbi kërkoi leje duke iu lutur për ta ndërtuar. Verdasbi u vra gjatë operacionit Forugh Xhavidan (Mersad). Biblioteka u mbyll pas fazës së dytë të revolucionit të divorcit dhe martesës. Dhe gjithashtu historia filloi nga këtu që ata filluan ta keqkuptonin dhe folën keq për Shiat dhe se ju nuk mund të lidheni drejtpërdrejt me Zotin ose me ndonjë prej Imamëve. Kjo do të thotë, ata treguan mënyrën se si ju jeni të lidhur me Maryamin, Maryami me Massoudin dhe Massoudi me Imam Zemanin (ose me fjalë të tjera, Massoud është Imam Zaman dhe ata këtë e përmendën në një takim me pjesëmarrjen e disa qindra njerëzve dhe Massoud nuk e mohoi, dhe më vonë dolën dhe kasetat e tij në lidhje me këtë). Me këtë interpretim, jo ​​vetëm librat fetarë, por edhe librat e tjerë nuk u lejuan. Aleni ka thënë se nëse dikush kërkon të studioj dhe të lexoi libra, kjo do të thotë se ai është duke kërkuar për të ardhmen e tij, dhe për këtë arsye ai e ndalon "luftën dhe sakrifikimin e jetës" dhe nganjëherë, nëse ai insistonte, ai akuzohej se ishte me ndikim dhe që dëshironte të kishte një të ardhme pasi të ikte.

Ju e dini që Massoud Rajavi dhe Maryam Azdanlu nuk ishin martuar kurrë zyrtarisht. Shkurorëzimi i Maryam Azdanlu me Mehdi Abrishamchi gjithashtu nuk ishte zyrtar ose sipas ligjeve të fesë. Sigurisht, për shkak të punës sime (mbrojtjes), mbaj mend që Maryam para se të martohej me Massoudin ajo ishte shtatzënë nga ai, dhe këtë e kishin kuptuar dhe disa të tjerë. Maryam u dërgua në spital për shërim nga vëllai i Massoud Rajavit (Saleh Rajavi), dhe unë isha përgjegjës i mbrojtjes.

Sipas mendimit tim, devijimi në rituale fetare filloi në mënyrë të tillë që lutja pas namazit duhet të përmenden emrat e Massoudit dhe Maryamit, dhe.... Ata e divijuan përkufizimin e mëkatit dhe pastaj e ndryshuan krejtësisht. U bë një përkufizim që më shumë përqendrohej te Massoudi dhe Maryami sesa tek Zoti, Profeti dhe feja. Kjo është arsyeja pse një Muxhahedin sot nuk sheh shëmti në gënjeshtra, vjedhje dhe vrasje (nëse është urdhri i Udhëheqësit Suprem) Në këtë sistem, nëse udhëheqësi nuk thotë (nuk ka kamerë), lutja dhe agjërimi humbin kuptimin  e tyre.

Nëse shkoni në ish-kampin Ashraf në Irak, do të shihni një "xhami" dhe një "sallë lutjesh" e cila është ndërtuar me kallaj dhe fuçi. Këtë e dinë të gjithë anëtarët e organizatës dhe ata që janë ndarë nga organizata se si dhe sa shpejt e ndërtuan atë xhami, brenda dy javësh pas rënies së  Sadamit dhe me ardhjen e amerikanëve, thjesht për t'u thënë irakianëve, "Edhe ne kemi një xhami." Ata më parë nuk kishin asnjë xhami dhe asnjë sallë lutjesh, dhe as sot nuk e kanë një të tillë në Shqipëri. Më kujtohen ditët kur irakianët hynë në kamp dhe ata të organizatës filluan të vishenin anëtarët e tyre me rroba hoxhallarësh. Madje edhe Mexhid Moeini, një ish anëtar, e patën veshur me rroba hoxhe (me veshjen e  profetit) ku fotot e tij me këtë veshje janë akoma.

*** Në sektin Rajavi ndalohet besimi në diçka tjetër përveçse udhëheqsve, Massoudit dhe Maryamit ***

Me një fjalë, përgjigjja e kësaj pyetje është, jo. Besimi në diçka tjetër përveç udhëheqsve së sektin Rajavi, Massoud dhe Maryam Rajavit nuk është vetëm i ndaluar por madje edhe i dënueshëm. Islami i Muxhahedinve Khelk është plotësisht i ndarë nga Islamët e tjerë. Islami që ne njohim, sado keq që ne mund të flasim për të, ai prapë nuk i lejon këto lëvizje. Në Islamin e Rajavit po të vjedhje nënën tënde në favor të udhëheqsit ishte një vepër e mirë. Vrasja e një vëllai është një detyrim objektiv për të mirën e organizatës. Të ecësh në park nëse nuk është në interes të Maryam Rajavit është një mëkat i madh, dhe ... provat dhe shembujt janë shumë për këtë fjalim. Në këtë sistem, "ritualet" ndryshojnë kuptimin e tyre. Sipas Oraganizatës ritualet fetare nuk janë lutja dhe agjërimi, rituale fetare është motoja: "Mbrojtja e interesave të udhëheqësit të organizatës". Për shembull, të injorosh në rrjetet sociale këdo që mund të kritikojë udhëheqësin e organizatës dhe ...

Sot, lajmet në lidhje me aktivitetet Kibernetike (mediatike) të organizatës janë publikuar në mediat e lajmeve.Cila është analiza juaj për hyrjen dhe aktivitetet e Muxhahedinve në këtë hapësirë?

Massoud Khodabandeh:Siç e thashë edhe më lart, ishte e nevojshme pas rënies së Sadamit  të ndryshohej organizata nga "Saddam dhe Massoud" në organizatën e "Turki Al-Faisel dhe Maryam". Ndryshimi i aplikuar në mjete. Ky mjet në formatin e mëparshëm, kishte dy karakteristika: njëra ishte "terrorizmi me bomba dhe armë" dhe tjetra ishte "spiunimi dhe përkthimi dhe ofrimi i shërbimeve për ushtrinë armiqësore", e cila natyrisht lloji i punës dhe detajet u përcaktuan nga mjeshtri (që në atë kohë ishte gjenerali Hebush). Ai gjithashtu pagoi shpenzimet e tij.

Ky mjet në formatin e ri gjithashtu ka dy karakteristika: njëra është "fshehja e informacionit dhe sigurisë" dhe tjetra është "falsifikimi dhe gënjeshtrat dhe pastrimi i informacionit dhe lufta kibernetike (mediatike)". Unë thashë emrin pseudonim "Heshmat Alavi" tani është aq i ekspozuar në Evropë saqë herë përdoret një mjet shakaje dhe herë si fyerje në luftërat dhe debatet në internet (fraza të tilla si "A nuk je ti Heshmat Alavi?", "Si është moti në Shqipëri "?," Shko pyet drejtuesin e organizatës "dhe ....)

A mendoni se organizata është akoma tërheqëse për brezin e ri dhe ata mund të kenë tërheqje nga Muxhahedinet? A ka organizata sot një mekanizëm për të tërhequr anëtarë?

Massoud Khodabandeh:Organizata pasi shkoi në Irak, nuk ka pasur asnjë forcë të re që ti jetë bashkuar organizatës. Massoud Rajavi e dinte që rruga që ai kishte zgjedhur (për të shkuar në Irak) e kishte mbyllur derën e organizatës përgjithmonë për hyrje të reja. (Ndonjëherë, ai përsëriste thënien e famshme të Hitlerit se nëse do të fitojëm, askush nuk do të bënte pyetje fituesit. Dhe ai besoi se ky numër ishte i mjaftueshëm për të fituar. Në atë kohë, ai besonte dhe llogariti në fitoren e Sadamit, dhe sot, në fitoren e Amerikës. Pra, me fjalët e tij, që thoshte "Unë dua një forcë besnike, jo një forcë për të bërë pyetje". Pastaj ai thoshte, "Hazret Abas  gjithashtu nuk e pyeste Imam Huseinin. Apo jo!?"

Pas rënies së Sadam Huseinit dhe mbërritjes së tij në Shqipëri, organizata u përpoq të rikthente disa nga anëtarët që dikur i kishte lënë pas. Disa u kthyen për shkak të nënës dhe babait të tyre që kishin në organizatë, por ata ende nuk janë të mjaftueshëm sa për të mbushur dy rreshtat e parë për një foto në ceremoni. Brenda Iranit, është e qartë se askush nuk ka tërheqje nga organizata por gjithashtu edhe nga iraniant që ndodhen jashtë vendit nuk kanë terheqje, dhe jo vetem që nuk kanë tërheqje nga Organizata Muxhahedin Khelk, por ata gjithashtu kanë një urrejtje shumë të madhe kundrejt Muxhahedinve. Ne kemi qenë shumë herë dëshmitarë të demonstratave kundër Republikës Islamike, por sa kanë mbërritur një ose dy anëtarë të Organizatës Muxhahedin Khelk, dhe veçanërisht nëse ata kishin një logo ose një foto me vete, të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndanë.

Cili është parashikimi juaj për të ardhmen e Muxhahedinve?

Massoud Khodabandeh:parashikimi i të ardhmes, nvaret se me çfarë kuptimi e keni. Nëse e keni për të ardhme e një organizatë paraktikale dhe të zhvilluar që ajo tashmë është histori e së kaluarës. Historia vazhdon dhe brezat ndryshojnë. Organizata Muxhahedin Khelk, e cila ka një histori tradhtie, krimesh, lufte kundër atëdhetarëve të tyre, kundër njerëzimit, por nëse nuk do të kishte një histori të tillë dhe historia e saj do të ishte fare e shkëlqyer, nuk do të kishte një të ardhme.

Nëse duam ndryshim, duhet të kërkojmë një forcë të re që duan ndryshimin. Në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrojmë se kjo organizatë është vetëm një "sekt" dhe varet vetëm nga një individ. Nuk duhet harruar që Organizata Muxhahedin Khelk është një organizatë që, pas gati dy dekadash, nuk mund të thotë nëse udhëheqësi i tyre është i vdekur apo i gjallë. Pse ndodh kjo?! Sepse kjo varet nga ai person si një bandë. Nuk ka asnjë alternativë për zëvendësim. Nuk është një organizatë që mund të zgjidhet një udhëheqës tjetër. Për anëtarët e organizatës vdekja e Massoud Rajavit, është si vdekja e zotit të tyre (idhulli që ata ndërtuan). Jeta e një sekti është e gjatë sa jeta e udhëheqësit të tij. Sekti nga përkufizimi që ata bëjnë është "pa të ardhme".

Por nëse me flajen të, ardhme e keni për nga mënyra e të menduarit dhe ideologjis, e cila për mendimin tim nuk ka as të tashme, as të ardhme dhe as të kaluarë. Dhe për këtë nuk ka faj as Republika Islamike dhe as ndonjë ideologji tjetër. Ky mendim filloi me parullën "Drejt një shoqërie monoteiste pa klasa" dhe në fillim të revolucionit  bërtisnin kundër atyre si për shembull bërtisnin kundër  Ajatollah Taleghani  dhe thonin se ju nuk jeni si neve mjaftushëm anti-imperalist. Por sot kanë arritur një pikë ku në Shqipëri bëjnë  thirrje nëpër media plitikës së djadhtë të fraksioneve Sioniste Izraelite për të bombarduar "shtëpitë e nënave dhe motrave" të tyre në Iran, dhe nisën një fushatë virtuale për të forcuar "bllokimin e ilaçeve dhe ushqimit" kundër familjeve të tyre në Iran.

***Opinion i një prej themeluesve të Organizatës Mojahedin Khalq rreth sektit Rajavi***

Kjo, që nuk kanë një të ardhme dhe ky injorim nuk u krijua nga armiqtë e Rajavit (këto janë dënimet që ua ka bërë Zoti)  injorimi dhe mjerimi i kësaj organizate e kanë krijuar vetë ata dhe banda e tyre. Ishte vendimi i tyre. " Abdul Reza Nikubin Rudsari, një nga themeluesit e hershëm të organizatës, që më vonë  nuk u bashkua me organizatën e Massoudit dhe Saddamit tha: "Fatkeqësisht, këto jo vetëm që dështuan, por ranë edhe moralisht”.

Po, dështimi është vetëm një fjal, por rënia ndryshon, rënja është një rrëzim. Në ato kohë që Massoud Rajavi, nuk mungonte për kohë të gjata, ndonjëherë thoshte se nëse nuk do të kisha bërë filan dhe filan gjë (e kishte për revolucionin ideologjik dhe marrëdhëniet që kishte vendosur me Amerikanët), tani Organizata Muxhahedin Khelk do ishte zhdukur si organizatat Fedai dhe Forghan ... Tani që shikoj, shoh se do të ishte shumë më mirë sikur të ishte zhdukur, dhe të mos binte në këtë poshtërim dhe këtë mjerim që është tani.

Unë do të dëshiroja që më mirë kjo organizatë të qëndronte në shtetin e vet dhe të dështonte sesa tani që është turpëruar. Çmimi që nuk u pagua atë ditë është ende një barrë për Saddam Husseinin dhe Muhammad i biri i Salman të Arabisë Saudite dhe këto ditë CIA dhe Mossad.

Ju falenderoi. Dhe në fund nëse keni diçka tjetër, ju lutem të na shkruani.

Massoud Khodabandeh:Edhe unë gjithashtu ju falënderoj. Për momentin nuk kam diçka tjetër.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur