Rajavi u dëbua nga Franca. Maryam Rajavit ju ndalua të hynte në shtetet e Bashkimit Evropian, Britani dhe Shtetet e Bashkuara

Categoria: Artikuj

Shoqata me emrin “shpëtim nga kultiParis,  me 29 gusht 2020:…është marrë një  informacioni që tregon se Maryam Rajavi dhe një numër zyrtarësh të MEK, përfshirë dhe Mehdi Abrishamchi, janë dëbuar nga Franca. Arsyeja e dhënë nga autoritetet franceze për dëbimin e tyre është se ata ishin pranuar në tokën franceze dhe nuk ishin dëbuar ende sepse ata nuk mund të ktheheshin në vendin e tyre ose të banonin diku tjetër, por ata tani kanë një qëndrim të përhershëm në Shqipëri dhe për këtë arsye qëndrimi i tyre në Francë është i parëndësishëm . Zyrtarët francezë kanë mësuar se Maryam Rajavi ka një seli të madhe afër Tiranës të ndarë nga kampi i Muxhahedinve Khelk.

Maryam Rajavi donte të dëbonte Ehsan Bidi nga Shqipëria, por ajo vetë u dëbua  nga Franca.

Raportet tregojnë se disa kohë më parë, Maryam Rajavi dhe shoqëruesit e saj synonin të ktheheshin nga Tirana në Paris, por u ndaluan të hynin nga autoritetet franceze dhe u kthyen përsëri në Shqipëri. Kjo ndodhi pas komplotit të pasuksesshëm terrorist të sektit Rajavi dhe disa zyrtarëve të korruptuar në qeverinë shqiptare për të dëbuar Ehsan Bidi nga ky vend.

Organizata Muxhahedin Khelk është përpjekur për disa kohë përmes lobeve të saj për të mbajtur një takim me praninë e Maryam Rajavit në Bruksel dhe Parlamentin Evropian, i cili deri më tani nuk ka qenë i suksesshëm. Organizatorët janë informuar se ajo është një nga ata që nuk ka të drejtë të hyjnë në Parlamentin Evropian. Me sa duket, asnjë nga vendet e BE-së nuk e lejoin atë dhe zyrtarët e organizatës të hynin, dhe kështu ajo praktikisht është përjashtua nga shtete e Bashkimit Evropian.

Një burim informacioni ka informuar se Bashkimi Evropian e konsideron praninë e një sekti terrorist një kërcënim të mundshëm për sigurinë e vendeve Evropiane dhe po përpiqet t'i mbajë udhëheqësit e sektit Rajavi larg vendeve të BE-së. Ky burim informacioni   gjithashtu ka informuar  se lobi i Muxhahedinve Khelk po ushtron presion të jashtëzakonshëm, që Maryam Rajavit ti jepet mundësia për të udhëtuar  në Bruksel për të paktën një ose dy ditë, që të mos thonë që ajo është dëbur nga shtete e Bashkimit Evropian, por ajo  të thotë se ka vendosur të transferohej me dëshirën e saj në Shqipëri.

Shqipëria ka vite që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por deri më tani ka dështuar për shkak të korrupsionit masiv, në sistemin  gjyqësor dhe policior, tani është shtuar dhe një arsye tjetër që është  prania e një sekti terrorist në vend. Kjo e ka vendosur Shqipërinë  në një udhëkryq ku ajo duhet të zgjedhë mes dy rrugëve, ose do të vazhdojë të mbështesë sektin terrorist Rajavi ose të përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu ka informacion se qeveria amerikane nuk ka lëshuar viza për zyrtarët e Muxhahedin Khelk, duke përfshirë këtu edhe Mohammad Mohaddesin, i cili e ka vizitur shumë here këtë vend , dhe se të gjitha përpjekjet e lobeve të organizatës në Shtete e Bashkuara  kanë qenë të kota , sepse emrat e këtyre persona janë në një listë që zyrtarisht nuk lejohen të hyjë në Shtetet e Bashkuara për arsye sigurie të vendit.

Ghafoor Fattahian.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur