Një vështrim mbi udhëtimet e njëpasnjëshme të Merjem Raxhevisë në Tiranë

Categoria: Artikuj

Pas dëbimit të Muxhahidine Halk (MKO,MEK,PMO,PMOI etj) nga Iraku në Shqipëri, bashkëshortja e udhëheqësit të këtij  grupi Merjem Raxhevi,ka udhëtuar disa herë në Shqipëri.Qëllimet e këtyre udhëtimeve janë tema e shqyrtimit tonë për të cilat do të diskutohet këtu.

1) Forcat e Muxhahidine Halk  janë transferuar në kampin e Tiranës ndërkohë që nuk udhëhiqen më nga Mas’ud Raxhevi dhe që përflitet dhe është përhapur gjithandej thashethemi se ai ka vdekur dhe që  gjithashtu edhe armët dhe terrenin e Irakut e kanë humbur dhe s’janë më afër Iranit dhe që nga ushtria e ashtuquajtur clirimtare s’ka ngelur asgjë pos një grupi të vogël dhe të dobët e të demorilazuar dhe që kanë një mori pyetjesh pa përgjigje dhe që janë me të vërtetë problematike dhe që shumica e tyre janë të moshuar dhe të sëmurë.Për këtë arsye Marjem Raxhevi shkon shpesh dhe në mënyrë të njëpasnjëshme atje duke u përpjekur për ti bindur forcat e MEK-ut që Mas’ud Raxhevi nuk ka vdekur dhe që  largimin nga Iraku jo vetëm që s’duhet ta shohin si dështim dhe humbje por madje ajo është një fitore dhe sukses i tyre dhe që janë në prag të rrëzimit të qeverisë iraniane dhe këtë vit në mënyrë ironizuese dhe cinike  në mesazhin e saj të Vitit të Ri, tha se ishte dhe është viti i fitores së rezstencës !!!!????Nuk e di se për cfarë fitore flet ajo? Ndoshta ajo flet për fitoren e hypjes në post të Trump si president i Amerikës.

2) Një tjetër arsye dhe qëllim i këtyre udhëtimeve të shpeshta të saj është të bëjë takime dhe ti korruptojë zyrtarët e qeverisë shqiptare dhe ti bindë ata që ti japin më shumë liri veprimi këtij sekti (MKO-së) që të veprojnë si të duan ata në mënyrë që ti mbajnë dhe ti ruajnë forcat e mbetura.

3) Pas udhëtimit në Iran të ministrit të jashtëm të Shqipërisë ajo ishte tmerrësisht e frikësuar se mund të përmirësohen marredhëniet mes dy shteteve dhe të zgjidhet cështja e vizave për familjet e anëtarëve të Muxhahidine Halk në Shqipëri dhe nëpërmjet takimeve të familjeve me fëmijët e tyre ta humbte kontrollin mbi frenimin e largimit të anëtarëve të sektit.

4) Një tjetër arsye e udhëtimeve të saj është se pas thashethemit për vdekjen e Mas’ud Raxhevit dhe përballjes së organizatës me krizën e udhëheqjes ajo përpiqet që ta zërë vendin e tij - që për shkak të paaftësisë dhe mospasjes eksperiencë organizative dhe të qënit e personave të tjerë më me eksperiencë dhe më të aftë se ajo si për shembull Abrishemçi dhe vëllai i tij apo gra si Ozra Talekani që për një kohë Merjem Raxhevi kishte qenë nën urdhërat dhe komandën e saj – e ka të pamundur këtë  (zëvendësimin ,dhe mbushjen e boshllekut të vendit të Mas’ud Raxhevit në organizatë) dhe ta nxjerrë dhe shpëtoj grupin nga kjo situatë tragjike (largimin e anëtarëve të grupit dhe shpërbërjen e tij ).

5) Qëllimi më i rëndësishëm i udhëtimeve të saj në kampin e Tiranës është që ti japë pakë kurajo dhe moral forcave të demoralizuara të mbetura atje dhe të parandalojë valën në rritje të humbjes dhe firos së tyre (largimit në rritje të tyre) dhe ta mbrojë dhe parandalojë me cdo cmim shpërbërjen e këtij bastioni të fundit të organizatës dhe për këtë arsye këto ditë ka bërë vizita të njëpasnjëshme në këtë kamp me shpenzimet e partive të mëdha me justifikime të ndryshme si Dita e Grave apo ajo e Vtit Të Ri që ti bindë forcat (anëtarët e mbetur të saj) të kapluara nga skepticizmi se organizata është ende gjallë dhe nuk është në kolaps.

Ndërsa realiteti tregon të kundërtën dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë anëtarët e kësaj organizate dhe mu për këtë arsye vala e largimit të anëtarëve nga kjo organizatë dhe e shpërbërjes së saj po e kërcënon si një cunami këtë sekt dhe krerët e grupit dhe Merjem Raxhevi nuk munden që me këto mashtrime dhe veprime ta ndalin këtë cunam.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur