A e dinit se lavazhi i trurit brenda sektit Raxhevi ishte kthyer në një cështje krejt normale dhe të zakonshme?
Përsëritja dhe ripërsëritja e emrit të udhëheqësit në sektin (kultin) Raxhevi është aq e shpeshtë sa që pas një kohe ajo kthehet në një gjë krejtë normale dhe të zakonshme.Kjo cështje i përngjet asaj që thuhet në fenë tonë se në mënyrë që mos ta harroni Zotin duhet të faleni 5 herë në ditë dhe ta kujtoni Atë gjatë namazeve (faljeve ditore).Kurse në sektin e Muxhahidine Halk anëtarët e saj duhet që në cdo moment ta kujtojnë dhe përmendin Raxhevin.Në të gjitha objektet dhe madje edhe nëpër rrugë janë vendosur shumë foto të Raxhevit me pozime të ndryshme.
A e dinit se në sektin Raxhevi,liria e shprehjes dhe e mendimit konsiderohej krim?!
Mehush Sep’heri që ishte zëvëndësi i Mas’ud Raxhevit në ushtri deklaronte haptazi se ne s’kemi nevojë për opinionet dhe mendimet tuaja.Ne s’kemi nevojë për një mendje që mendon.Ai gjithashtu thonte se arsyeja e mos përmbysjes dhe rrëzimit po kjo është ,pra të mos mendoni por të bindeni dhe të veproni.
A e dini se cila është arsyeja e kundërshtimit të jetës familjare nga sekti i Muxhahidinëve?
Në të gjitha sektet në përgjithësi, dhe në sektin terrorist të Raxhevit në vecanti, kjo taktikë ishte kthyer në një parim brenda organizatës.Udhëheqësit e organizatës pretendonin dhe propogandonin se familja është qëndra dhe burimi i trazirave e shkatërrimeve në botë dhe të gjithë anëtarët duhej që familjet,prindërit dhe të dashurit e tyre ti konsideronin si përbindësha gjakpirës dhe armiq të tyre dhe të mobilizoheshin për ndarjen dhe largimin nga ata.Kjo cështje ishte bërë shkak që anëtarët e kësaj organizate ti shanin dhe mallkonin prindërit e tyre të moshuar dhe madje ti gjuanin dhe dëmtonin ata me gurë!
A e dini se femrat në sektin e Muxhahidinëve - madje edhe në cështjet dhe punët personale - nuk kanë as edhe të drejtën më të vogël?!
Një nga mashtrimet e sektit Raxhevi për ta shfaqur veten si modern dhe bashkëkohor është propoganda për gratë dhe cështjet e problemet e tyre.Këtë mundohet ta realizojë nëpërmjet konferencave të ndryshme, ceremonive të përvitshme të Tetë Marsit që është Dita Ndërkombëtare e Gruas, fjalimeve të Merjem Raxhevisë etj, për arsye se në të gjitha shoqëritë e sotme gruaja dhe njohja zyrtare e të drejtave të saj konsiderohet si një tregues i modernizimit të asaj shoqërie.
A e dini se në sektin Raxhevi të pasurit para konsiderohet krim!
Një nga gjërat që konsiderohej dhe llogaritej krim dhe shkelje e rëndë e rregullave në organizatë,ishte të pasurit (të mbajturit) para! Arsyeja kryesore e kësaj ishte se personat duke pasur para mund t’u shkojë në mendje largimi apo arratisja nga organizata. Mua personalisht, për shkak të përgjegjësisë që kisha në organizatë më duhej që të udhëtoja nëpër baza të ndryshme dhe ngaqë isha komandant i skuadrës më jepej një sasi e vogël parash vetëm për benzinë apo për ndonjë punë urgjente.
A e dini se anëtarët e sektit Raxhevi kanë probleme të rënda psikologjike?
Organizata Muxhahidine Halk - që e konsideron veten një organizatë revolucionare dhe islamike – devijuan për shkak të linjave të gabuara dhe të përsëritura të Mas’ud Raxhevit.Nga njëra anë krimineli dhe i ligu Raxhevi shkonte nëpër pishina dhe hareme me valle, dhe nga ana tjetër i privonte anëtarët e sektit të vet nga nevojat më elementare dhe natyrore që janë për cdo njeri apo më mirë të themi për cdo krijesë të gjallë.
A e dini se në sektin Raxhevi askush s’ka të drejtën e opinionit apo mendimit personal ?!!
Në sektin e mbrapambetur të Raxhevisë - që mund të quhet një sekt i ngurtë,konservativ,i paaftë dhe dështak në kuptimin e plotë të fjalës - askush s’ka të drejtë të ketë apo mbajë pikëpamjen e tij dhe të gjithë kuadrot dhe anëtarët duhet që mendimet e veta t’i përshtatin me direktivat që vinë nga lartë dhe pikat e udhëheqjes! Për shembull, cilido që në sektin Raxhevi dëshiron që të ketë një mendim apo qëndrim të vetin dhe personal rreth cështjeve të tija si ato politike,organizative apo ideologjike dhe atë ta shprehë haptazi dhe lirisht dhe ta mbrojë atë,konsiderohet një element shkatërrues organizativ dhe i padëshiruar për atë (organizatën e Muxhahidinëve).
A e dini se në sektin Raxhevi askush se ka të drejtën e të kritikuarit të udhëheqjes në asnjë rrethanë?
Në sektin Raxhevi ai që kritikonte udhëheqjen konsiderohej si mëkatari më i madh i mundshëm dënimi dhe ndëshkimi i të cilit ishte vetëm vdekja! Kjo ishte fillimi i diktaturës në organizatë gurthemeli i së cilës u hodh nga Merjem Raxhevi! Ajo deklaronte haptazi se Mas’ud Raxhevi është i pagabueshëm dhe ai që mendon me vete apo supozon se Mas’udi ka të meta dhe mund të kritikohet ka kryer krimin më të madh ndaj organizatës.
A e dinit se aleati strategjik i sektit Raxhevi, pra Amerika, deri para pak viteve ka qënë një shtet gllabërues imperialist?
Në përgjithësi politika e sektit Raxhevi është e tillë që sapo të ndjejë se po i kanoset ndonjë rrezik i ndryshojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre dhe aq shumë tërhiqen (nga politikat apo pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre) saqë kjo (tërheqje) i justifikon ata dhe dëgjuesit apo shikuesit që e vështrojnë cështjen nga jashtë nësë janë të painformuar i futë në dyshime të tilla si; vallë, a s’janë këta që deri dje thonin dicka tjetër?!!
A e dini se Mas’ud Raxhevi në mënyrë të heshtur dhe indirekte e prezantonte veten në mesin e anëtarëve si Imam Mehdiu?
Pasi ky lajm u përhap gjithandej në mesin e anëtarëve të organizatës ai filloi nga diskutimet rreth Imamit të Kohës (Imam Mehdiut).Ai thonte se filosofia e Imam Mehdiut është ngritja dhe rivendosja e drejtësisë dhe dhënia e të drejtës atyre që nuk kanë mundur ta marrin të drejtën e tyre në këtë botë.Këtë ai e përsëriste shpesh dhe rregullisht duke ia atribuar këtë organizatës pasi sic thoshte ai edhe ne këtë kërkojmë (vendosjen e drejtësisë dhe dhënien e të drejtës atyre që i është mohuar) dhe ngaqë kishte aftësi në mashtrim që më përpara kishte improvizuar një skenë dhe pas përfundimit të fjalimit të tij, menjëherë u ngrit njëri prej kuadrove të organizatës me emrin Jahja që ishte dhe dentisti i këtij sekti dhe në një gjëndje shumë nostalgjike i tha; vëlla, më lejo të them se ti vetë je Imami i Kohës.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir