Modeli i ri i terrorizmit

Categoria: Artikuj

Terrorizmi, që ka rrënjë si një fenomen i keq në histori, është shfaqur gjithmonë me një emër që i përshtatet kohës përkatëse, por lloji më modern i terrorizmit ka të bëjë me shekullin 20 dhe 21, ndërkohë që në dy dhjetëvjeçarët e fundit bota ka përjetuar llojin më të frikshëm të aktiviteteve terroriste me projektime shumë të ndërlikuara dhe profesioniste. Asnjë mendje e shëndoshë nuk e pranon që projektimi i akteve në nivel të këtillë të jetë produkt i ideve të disa personave të pakënaqur pa mbështetje financiare, sigurie dhe informacioni. Në të shkuarën e afërt, Al Kaeda dhe Bin Laden , mburreshin me liderishipin e terrorizmit dhe pas 10 vitesh, Abu Bakr Al Bagdadi i tregoi botës modelin më të ashpër të terrorizmit me anë të vrasjes në masë. Nuk ka dyshim se ISIS është ngritur mbi rrënojat e Al-Kaedës duke sjellur një model të ri terrorizmi dhe nuk është e pamundur që në të ardhmen gjithashtu mbi pluhurin e ISIS-it të ndërtohet një model akoma më i ri terrorizmi dhe ata që do ta drejtojnë duhet të sjellin ide dhe plane më të ndërlikuara. Kjo nënkupton që terrorizmi me qëllim përhapjen në botë është duke ndryshuar dhe ndërruar lëkurën kundër shoqërisë njerëzore. Sot, tema që u tërheq më shumë vëmendjen opinionistëve politikë është kjo se përse Bin Laden dhe Al Bagdadi vriten që të dy në një kohë të veçantë pranë zgjedhjeve vetëm nga forcat amerikane? Kjo ndodh në një kohë kur amerikanët pretendojnë se kanë aparaturat më moderne të spiunazhit ku nëpërmjet satelitëve mund të nxjerrin qimen nga kosi.  Por nga ana tjetër, me një propagandë të gjerë mediatike, ata janë mirënjohës për ndihmën e shërbimit informativ të vendeve të tjera për informacionet rreth vendodhjes së terroristëve. Sot, me zgjerimin e vazhdueshëm të politikës dhe zhvillimin e njohurisë së njerëzve rreth medias, është e qartë për të gjithë se ideatorët e krijimit të grupeve terroriste të Al-Kaedës dhe ISIS-it, ashtu dhe të shfaqjes së figurave të pashoqe si Bin Laden dhe Al Bagdadit, janë vetëm amerikanët dhe këtë gjë e ka treguar vetë Hillary Clinton në garat për zgjedhje. Ish-Sekretarja e Shtetit, në librin e saj "Opsionet e vështira" bëri disa vërejtje befasuese dhe është shprehur se ISIS është krijuar nga Amerika me qëllim për të ndarë Lindjen e Mesme. Ajo është shprehur se Amerika ka pranuar shpenzimet financiare dhe armatosjen e ISIS-it dhe Al Kaedës.

Nga fillimi e deri në fundin e detyrave të terrorizmit, Amerika i ka ushqyer me informacion grupet terroriste, por kur atyre u mbaron afati i përdorimit, i vrasin që informacionet që kanë të mos kalojnë në dorë të grupeve të tjera dhe thelbi i temës të mbetet i paqartë. Si përfundim, në bazë të deklaratave të amerikanëve, trupi i Abu Bakr Al Bagdadit ashtu sikurse trupi i Bin Ladenit, është bërë ushqim i peshkaqenëve, por ajo çfarë është e paqartë në të ardhmen është metoda e re e terrorizmit dhe caktimi i liderit të tij, sepse përhapja e këtij fenomeni në thelb dhe ata që e drejtojnë atë janë mëse të qartë.  


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur