Gënjeshtrat mediatike, gjërat që ndikuan më shumë në thyerjen e skenarit të vazhdimit të destabilizimit në Iran

Categoria: Artikuj

Media anti-iraniane e cila gjatë 40 viteve të fundit nuk ka ngurruar të bëjë asgjë për të dobësuar Republiklën Islamike, në këtë periudhë të kësaj lëvizjes së saj anti-iraniane, po përpiqet që me pretekstin e rritjes së çmimit të naftës dhe ngjarjeve që pasuan atë, të shtojë presionin mbi Iranin dhe duke gjallëruar rebelimet nëpër rrugë, të prishë dhe një herë qetësinë nëpër qytete të ndryshme të vendit tonë.

Maja e këtyre përpjekjeve, ishte raporti i Reuters rreth ngjarjes së fundit të ndodhur në Iran i cili me një ekzagjerim të habitshëm, jep lajmin për vrasjen e  1500 personave në këto protesta. Ky raport që ndiqte skenarin e shpikjes së vrasjeve në Iran, ndodhi dy ditë para ceremonisë së të dyzetave të persona që kanë humbur jetë në ato protesta, dhe ishte një nxitje e qartë për të shkaktuar emocione dhe ndjenja të cilat mund të përfundojnë në përsëritjen e derdhjes së gjakut.

Mediat perëndimore që kanë patur një ndikim direkt në përleshjet e fundit, duke luajtur rolin e viktimës dhe duke përhapur "fake news", duan të jenë flamurtarë për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të protestave. Duke  mos marrë parasysh rolin kodoshëve në shkatërrimin e pronës publike dhe vrasjen e njerëzve duke përfshirë dhe ata që merrnin pjesë në protestën kundër rritjes së çmimit të naftës, duan të tregojnë disi sikur këta jana ata të cilët po kërkojnë të vendosin në vend të drejtat e familjarëve të të vrarëve dhe se sistemi politik në Iran nuk ka ndërmend të kujdeset për gjendjen e këtyre viktimave.

Deri më tani, këto gënjeshtra janë përsëritur disa herë nga media të huaja. Vetëm Reuters, një media e cila pretendon të ketë reputacion botëror, muajin e kaluar ka publikuar dhjetëra fake news kundër vendit tonë, gënjeshtra të cilat ndonjëherë edhe vetë Qeveria Amerikane është detyruar t'i mohojë.

Prandaj mund të kuptojmë fare qartë që mediat gënjeshtare perëndimore të cilat i kanë humbur shpresat për të vazhduar destabilizimin e Iranit, kanë kthyer kokën te metodat e shpikjes së lajmeve  se mos ndoshta nëpërmjet kësaj rruge të mund të shkaktojnë edhe një herë tjetër trazira politike në vendin tonë.

Ka kohë që këto media kërkojnë ta shndërrojnë gjendjen e Iranit si ajo e Sirisë dhe Libisë, dhe duke përsëritur skenarin që kanë projektuar në Irak dhe Liban, të rrezikojnë vendin tonë.

Deri më tani, të gjitha këto skenare janë neutralizuar me ardhjen e popullit në arenë dhe nuk kanë arritur të mbërrijnë gjëkundi. Kështu, në këtë periudhë të re të presioneve, duke i bërë iranianët të harrojnë sanksionet e Amerikës dhe rolin e presionit ekonomik kundër vendit tonë në shkaktimin e kaosit në jetën ekonomike  familjare, perëndimorët kanë akuzuar Republikën Islamike se është përballur me protestuesit, duke përsëritur përsëri në vitet e fundit skenarin e viteve 1980  ku ndryshonin  rolin e martirit dhe atë të xhelatit.

Qeveritë, mediat dhe kanalet perëndimore me ndikim, shpresojnë që duke përdorur një hapësirë e cila zakonisht krijohet në prag të zgjedhjeve në vendin tonë, kanë bërë gati kushtet e protestës së naftës deri në kohën e zgjedhjeve dhe nëpërmjet kësaj rruge, e kanë vënë sistemin republikan të vendit në shenjestër të sulmeve të  tyre dobësuese.

Këto media dhe qendra të të drejtave të njeriut, nëse janë vërtet të shqetësuara për gjendjen e popullit të Iranit dhe të drejtat e shtresave të privilegjuara të vendit tonë, përse nuk i bëjnë presion Amerikës për t'i dhënë fund sanksioneve?  Përse nuk ushtrojnë presion mbi qeveritë europiane që t'ë largohen nga sanksionet e Amerikës dhe t'i japin fund kaosit ekonomik në vendin tonë? Përse nuk i tregojnë botës se arsyet  kryesore të protestave në Iran janë sanksionet e vendosura nga Donald Trump,  por vazhdojnë të manipulojnë të vërtetën, dhe e tregojnë në një formë tjetër realitetin e protestave?

Mesa duket, nëse në Iran protestat bëhen për shkat të gjendjes ekonomike, që bëhen, origjina qëndron te pakënaqësia ndaj politikave amerikane dhe për të këtë arsye protestuesit në gjendjen e tanishme, marrin pjesë në marshimet popullore anti-amerikane duke thënë dhe slogane kundër tyre.

Mediat perëndimore duhet të njihen me të vërtetën që protesta e popullit iranian nuk është për brenda por ka qëllim të protestojë jashtë kufinjve, ose të njihen me faktin që në ditët në vazhdim, me pjesëmarrjen e miliona njerëzve në marshimet e  30 dhjetorit dhe 11 shkurtit do të përballen me një shok befasues i cili do t'i lë të irrituar dhe  pasiv për një kohë të gjatë.

Ka kohë që me anë të shtrembërimit të ngjarjeve dhe gënjeshtrave në Iran, mediat perëndimore po mashtrojnë  ambasadat dhe shërbimet sekrete të vendeve të tyre rreth vendit tonë, dhe për këtë arsye duhet të themi se duket sikur propaganda anti-iraniane e mediave perëndimore, do të jetë edhe një herë tjetër shkaktare e thyerjes së skenarit të destabilizimit të Iranit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur