Burimet tona ndër rradhët e MEK-save në Kampin Ashraf 3 në Manëz na informojnë që fatkeqësisht vdekjet në rradhët e tyre për shkak të covid-19 janë bërë thuajse të përditshme. Situata sanitare e mjekësore në këtë kamp po përkeqësohet cdo ditë e më shumë. Covid-19 po i “korr” muxhahedinët iranianë, si anëtarë të thjeshtë të MEK-ut ashtu edhe komandantë të rëndësishëm.
Rradha për të rënë viktimë e Covid-19 i takoi një komandanti të rëndësishëm te MEK-ut. Jalal Perash i quajtur edhe “Brother Jalal” që vdiq nga Covid-19. I vdekuri ka qenë komandant i një prej 15 reparteve (njësive), që përbëjnë Kultin Rajavi (MEK-un).
Ndonëse “brother” Jalal pati trajtim mjekësor preferencial në infermjerinë e Kampit Ashraf 3 me medikamente e pajisje të ardhura nga Gjermania, ai nuk mundi të mbijetojë duke u shndërruar në viktimën e radhës të Covid-19!
Apel i përsëritur
Për fat të keq vdekja në rradhët e Muxhahedinëve Iranianë të vendosur në Manëz sic thonë anglezët është shndërruar në “Business as usual”. Pikërisht për shkak të një realiteti të tillë u ribëj apel diplomatëve amerikanë dhe izraelitë të akredituar në Tiranë.
Meqenëse të parët janë palë garante bashkë me shtetin shqiptar për t’i sjellë këta muxhahedinë në Shqipëri me sebepin: “persona, të cilëve u kërcënohet jeta dhe kanë nevojë për mbrojtje”, duhet të ndërhynë dhe të përpiqen të mbrojnë sa më shumë jetë muxhahedinësh të Kampit Ashraf 3 në Manëz!
Të dytët, meqenëse i përdorin anëtarët e Kultit Rajavi për 1001 “punë”, gjithnjë në funksion antirianian, kanë detyrim moral të ndërhynë për të shpëtuar sa më shumë jetë muxhahedinësh. Unë kurrsesi nuk besoj që diplomatët e nderuar izraelitë t’i konsiderojnë jetët e këtyre Muxhahedinëve të Popullit Iranian sikur të jenë panolina prodhime të Kompanisë izraelite “Shalag Group”! Unë besoj fuqimisht se Kampi Ashraf 3 në Manëz nuk është Kibutz Samir, ku prodhohen panoline një përdorimshe për persona të rritur!
Po e mbyll shkrimin tim me apelin:
Shpëtoni jetë njerëzore! Iranianët e Manzës pa dyshim, që janë njerëz, jo panoline njëpërdorimshe!
Ekskluzive për Ashraf News _ GJERGJI THANASI
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir