Disidentët e Kultit Rajavi: shpëtoni jetët e shokëve tanë

Categoria: Lajme

Disidentët e Kultit Rajavi: shpëtoni jetët e shokëve tanë
Kampi i iranianëve në Manëz tashmë është shndërruar nga një kamp paramilitar në një kamp vdekjeje. Numri i të vdekurve prej 100 personave në kamp tashmë është i përafërt me numrin e vdekjeve në Geton e cifutëve Theresienstadt  në mars prill 1945.
Kulti Rajavi tashmë me gjysëm zëri zyrtarisht po e pranon përhapjen e Covid-19 në Kampin Ashraf 3 në Manëz. Po pranohet që moxhahedinët po vdesin nga Covid-19 jo vetëm në kamp, por edhe në spitalet e Tiranës. Kështu sajti zyrtar Kultit Rajavi “News.mojahedin.org” publikon lajmin, që një nga figurat më të rëndësishme të Kultit Rajavi, Hamid Asadian ka vdekur nga Covid-19 në një spital të Tiranës.

Normalisht dielli , nuk mund të mbulohet  me shoshë, (nuk mund të mbulohen më vdekjet e MEK-save  nga Covid-19)
Disidentët e Kultit Rajavi reagojnë
Shndërrimi i Kampit Ashraf 3 në një pavion palativ (të sëmurët pa shpresë për jetën) ka nxitur një grup iranianësh disidentë të Kultit Rajavi, që me shkrim (në farsi dhe në anglisht) u drejtohen autoriteteve më të larta shqiptare si edhe faktorit ndërkombëtar me apelin humanitar: Vini dorë në Kampin Ahsraf 3! Mos i lini shokët e miqtë tanë në kamp të vdesin njeri pas tjetrit nga Covid-19 për shkak se Miriam Rajavi dhe komandantët e Kultit Rajavi shkelin me të dyja këmbët cdo protokoll mjekimi, depistimi e parandalimi të përhapjes së Covid-19 në rradhët e iranianëve të mbyllur në Kampin Ashraf 3.
Ata u bëjnë  apel autoriteteve shqiptare dhe faktorit ndërkombëtar të ushtrojnë presion mbi shefen e kultit, Miriam Rajavi, që ajo t’i lejojë anëtarët e kultit të mjekohen në spitalet e specializuara shqiptare.T’i lejojë të zbatojnë protokollet në fuqi për distancimin social si një nga masat më të efektshme për të luftuar Coronavirusin.
Ata kërkojnë që këto autoritete të ushtrojnë kontroll në kamp, me qëllim që të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzore të anëtarëve të Kultit Rajavi.
Nënshkruesit e letrës, që u bëjnë apel autoriteteve më të larta shqiptare  janë:
1)    Hassan Heyrani
2)    Abdolrahman Mohammadian
3)    Ali Hajari
4)    Reza Slami
5)    Moosa Damroodi
6)    Gholamali Mirzaei
7)    Parviz Heydarzadeh
8)    Reza Mezginejhad
9)    Hassan Shabaz
10)    Malek Baitmshaal
11)    Gholamreza Shekari
12)    Ehsan Bidi
13)    Bager Mohammadi


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur