Parathënie
Historia bashkëkohore e Iranit është ndër historitë më të ndërlikuara dhe të paqarta me të cilën përballen studiuesit. Irani i sotëm për arsye të ndryshme si : rëndësia gjeografike, ndërthurjet kulturore dhe tërheqjet e joshjet materiale dhe shpirtërore të shumta, në periudha të ndryshme kohore ka qënë dëshmitarë i disa ngjarjeve që nëpërmjet një morie aktorësh dhe regjisorësh jo vetëm që nuk është prezantuar dhe përshkruar saktë dhe shkencerisht por ka mundësi që në të ardhmen të hidhet në humnerën e harresës. Ndërkohë cështja e organizatave dhe grupeve politike si një nga dikutimet më të rëndësishme në sferën e politikës praktike ka zënë një vend të vecantë.Organizata Muxhahidine Halk është një nga grupet më të njohura politike që nëpërmjet karateristikave të saj unike gjatë pothuajse pesëdhjetë viteve, ka qënë shpesh në fokus të studiuesve dhe publikut dhe ndryshe nga shumë grupe të ngjashme ka arritur të qëndrojë për pesë dekada në skenën politike kombëtare por pavarësisht nga kjo, kaq shumë paqartësi e rrethojnë të kaluarën dhe të tashmen e kësaj organizate saqë shumë pak studiues munden që ta hulumtojnë dhe përshkruajnë atë qartë dhe saktë dhe ta studiojnë si pjesë e historisë bashkëkohore të vendit.
Shumë nga njerëzit që me apo pa vetëdije janë tërhequr dhe janë bërë pjesëtarë të organizatës, pas disa viteve e kuptuan se parudhat dhe motot e kësaj organizate s’ishin gjë tjetër pos mashtrime.Një nga këta është Perviz Derehshani.Ai në vitin 2002 u bë pjesëtar i organizatës dhe qëndroi dy vjet e gjysëm në kampin e Eshrefit (në Irak).Ai pasi u largua nga kampi i Eshrefit,për katër vite qëndroi i burgosur nga forcat amerikane në kampin Tif.I intervistuari,pas amnistisë të Rehberit (liderit shpirtëror) të Iranit ndaj muxhahidinëve me datën 7 Shkurt të 2009 u nis nga Frankfurti i Gjermanisë dhe mbërriti në aeroportin Imam Khomeini të Teheranit.Në lidhje me këtë po paraqesim për lexuesit një intervistë me z. Derehshanin.
Z. Perviz Derehshani ju falenderoj për pranimin e ftesës për intervistë.Si fillim do të ju lutesha të na tregonit se si u njohët me Organizatën e Muxhahidine Halk (MEK) dhe se si dolët jashtë shtetit dhe filluat bashkëpunimin me këtë Organizatë.
-Me emrin e Zotit; edhe unë gjithashtu ju falendëroj ju vëlla I nderuar dhe I përshëndes të gjithë lexuesit e nderuar.Në pasditen e një prej ditëve të nxehta të verës së vitit 2000 ndërsa po ndërroja valët e radios në shtëpi,papritmas radioja kapi stacionin Zëri I Muxhahidit ku prezantuesi dha një numër telefoni për kontakt që I përkiste Gjermanisë dhe unë I telefonova menjëherë.Telafonatës ju përgjigj një grua e re dhe unë e pyeta mbi kushtet e anëtarësimit në Organizatën e Muxhahidine Halk (MEK). Ajo më mësoi që në mënyrë ilegale të largohem nga kufiri me Irakun dhe pasi të mbërrija atje (në Irak) të deklaroja bashkëngjitjen time me Organizatën.Në vjeshtën e po atij viti unë së bashku me një shokun tim shkuam në Turqi dhe më pas në Siri dhe kontaktuam me ta me numrin e telefonit që kishim.Ata e mirëpritën kontaktin tonë me ta dhe menjëherë na dërguan formularë me faks që shumica e tyre ishin formularë të pranimit dhe garancisë dhe në formularët e tjerë kërkohej të shkruanim të dhenat personale .Ne I mbushëm këto formularë dhe I dërguam me faks.Pas dhjetë ditësh në Damask na kontaktuan me telefon dhe na dhanë informacione të plota se si të shkonim në Irak.Ne shkuam në qytetin e Dubait dhe atje nepërmjet lidhjeve të Organizatës shkuam në Hotel Landmark.Në Dubai qëndruam afërsisht tre ditë deri sa na u sigurua një biletë trageti e klasit të parë për në Irak.Pas mbërritjes atje shkuam në zyrën qëndrore të Organizatës në Bagdad.Pasi hymë në seli na kërkuan që të dorëzonim të gjitha dokumentet e udhëtimit dhe paratë së bashku me celularët.Pastaj filluan me pyetjet e tyre ku më së shumti kërkonin të dinin se si jemi njohur me MKO-në dhe se si kemi mbërritur në Bagdad.Pasi mbaruan pyetjet na cuan në kampin e Eshref-it.
Pasi shkuat në Irak ju u dërguat në kampin e Eshrefit.Ju lutem a mund të na rrëfeni mbi procedurat dhe rregullat e pranimit në kamp?
Pasi hymë në kamp afërsisht dy javë na dërguan në një zonë banimi që e quanin karantinë ku më e shumta e kohës na shkonte duke mbushur fomularë pyetësorë të organizatës në lidhje me procesin dhe mënyrën e njohjes me organizatën dhe mënyrës se si kemi mbërritur atje.Pas dy javëve në karantinë mua më dërguan në një zonë me vila shumë të bukura që quhej <<Hyrja>>.Këtu qëndronin njësia e kundërzbulimit të organizatës dhe pjesa më e madhe e kohës dhjetë-ditore të qëndrimit tonë atje kaloi me pyetje dhe përgjigje në lidhje me të shkuarën tonë.Vlen të përmendet që këtë vend e kishin ndërtuar qëllimisht të bukur që personi të ndjejë që sa më shumë që të bëj përpara do të ballafaqohet me kushte më të mira (jetë më të mirë).Dhjetë ditë kaluan në seksionin e <<Hyrjes>> ku pjesa më e madhe e kohës kaloi me pyetje-përgjgje dhe një ditë pasdreke më sollën një uniformë ushtarake dhe një palë çizme dhe kërkuan nga unë që ti vesh ato dhe të bëhem gati për transferimin në njësinë e pranimit për të kaluar fazat ushtarake.Unë u transferova në njësinë 823 për stërvitjet dhe mësimet ushtarake.Njësia (reparti ushtarak) jonë kishte 30 veta.Komandanti I njësisë tonë ishte Muhammed-Riza Nekashi , një nga kuadrot e vjetër të organizatës.Këto 30 veta që kishte njësia jonë ishin ndarë në tre grupe 10 vetëshe ku cdo grup kishte komandantin e vet.Zgjimi ishte në orën 6 të mëngjesit ku gjysëm ore kishim për nevojat personale dhe gjysëm ore për të ngrënë mëngjesin dhe në orën 7 të mëngjesit duhej të rreshtoheshim për të marrë programin ditor.Në orën 12 të mesditës nëpërmjët një një melodie që përhapej nëpërmjet altoparlanteve , e kuptonim se ka ardhur koha për të ngrënë drekë dhe për tu clodhur dhe dalngadalë mbylleshin klasat dhe ndalonin punët dhe shkonim në sallonin e ngrënies.Pas pushimit të drekës ishte koha e edukimit fizik që zgjaste pothuajse dy orë.Pas kësaj vintë programi I mbrëmjes dhe aktiviteteve të tjera.Pas një kohe të shkurtër qëndrimi në Eshref na sollen një formular dhe thanë se këto janë ligjet dhe rregulloret e kampit të Eshrefit që ne duhej ta firmosnim . Këto rregulla ishin si vijon :
1- Organizata e Muxhahidine Halk duhet të jetë si një gardë e hekurt dhe të kenë (të vendosin) lidhje me udhëheqjen dhe të gjithë anëtarët duhet ti binden plotësisht urdhërave (të udhëheqjes dhe të organizatës).Përvec kësaj,të gjitha vendimet merren nga Mas’ud Raxhevi.
2-Asnjë prej Muxhahidinëve nuk e ka të drejtën e pronës dhe pasurisë personale dha madje as trashëgimia gjithashtu nuk I përket atyre dhe se të gjitha pasuritë I përkasin organizatës.
3-Gjithsecili prej Muxhahidinëve duhet të japin firmën që janë të gatshëm për të dhënë gjakun dhe jetën e tyre;do të thotë se I gjithë shpirti yt dhe madje edhe mendja dhe mendimi I përket udhëheqjes dhe se ai s’ka as gjë të veten.
4-Ushqimi dhe rrobat për muxhahidinët janë falas prandaj në organizatë nuk ka rrogë apo pagesë.
5-Leximi I Kur’anit është I ndaluar dhe s’ka askush të drejtë ta komentojë atë dhe se kjo është e drejtë ekskluzive e udhëheqjes.
6-Radioja,televizori,telefoni dhe interneti janë të ndaluara.
7-C’do kush që synon ndarjen apo largimin,duhet të burgoset dy vjet në burgun e organizatës dhe më pas do të dënohet me 8 vjet në burgun Ebu Garib me akuzën e hyrjes ilegale në Irak dhe pas kësaj qeveria e Irakut do ta shkëmbejë me Iranin.
8-Askush deri në fund të jetës së tij s’ka të drejtë të martohet dhe të krijojë familje.
Këto ishin disa nga rregullat e ndyra dhe të tmerrshme të kampit të Eshrefit (të MKO-së).
Z. Derehshan ngaqë ju keni qëndruar tre vjet në kampin e Eshrefit ju lutem a mund të na shjegoni mbi pozitën gjeografike dhe emrat e ndërtesave që ndodheshin atje?
Në kilometrin e 90 në veri të Bagdadit , pasi kalon qytetin Alhas ndodhet kështjella e Eshrefit.Kjo kala me një sipërfaqe prej 6.8 kilometra katror deri në vitin 1987 ka qënë një kamp ku ishte vendosur brigada e gardës presidenciale të Sadam Husenit.Kjo kala nga veriu ishte e kufizuar me depo të mëdha armësh dhe municionesh,nga lindja me një aeroport të braktisur,nga jug-lindja me fshatin Shanif,nga jugu me një pulari dhe nga perëndimi me rrugën Bagdad-Kirkuk.Eshref ishte një grua emrin e së cilës ia kishin vënë kësaj kështjelle të tmerrshme dhe të frikshme në mes të shkretëtirave të Irakut.Ajo kishte qënë bashkëshortja e parë e Mas’ud Raxhevit që ne vitin 1982 në lagjen Zaferanieh të Teheranit në një përleshje të armatosur me forcat e sigurisë iraniane ishte vrarë dhe si kujtim ia kishin vendosur emrin e saj kësaj kështjelle.
Kur futeni nga dera kryesore e kampit të Eshrefit dilni në rrugën kryesore me emrin rruga 100 të këtij kampi që e ndanë këtë në dy pjesë ;(kampi) verior dhe (kampi) jugor.Në pjesën veriore ishte vendqëndrimi I forcave të shërbimit dhe këshilltarëve ushtarakë të Irakut ndërsa në pjesën jugore ishin vendosur njësitë ushtarake në mbështetje dhe shërbim të muxhahidinëve.Afër portës kryesore në krye të rrugës 100 ndodhet njësia me emrin F. Eshref (Komanda e shërbimeve të kampit të Eshrefit).Mirëmbajtja e objekteve,shërbimet e furnizimit me ujë,energji elektrike etj ndodhen në këtë seksion.Perri Bahshai dhe Xevad Bera’I ishin nga drejtuesit e seksionit të F. Eshref. Ngjitur me F. Eshref ndodhet nje pikë karburanti dhe gjithashtu zyra e marrëdhënieve të jashtme dhe ndërlidhësve të kampit të Eshrefit me zyrtarët e inteligjencës.
Në pjesën veriore të Eshrefit ndodhet godina industriale.Seksioni industrial I muxhahidinëve merrej me montimin e armëve të rënda në automjetet ushtarake dhe të blinduara të tilla si instalimi I raket-hedhësve 107 mm dhe anti-ajrorëve mbi automjetet Jeep Land Cruiser japoneze dhe autoblindët rusë, shkurtimin e tytave të kallashnikovëve, ndërtimi dhe instalimi I silenciatorëve mbi pistoletat për skuadrat e operacioneve terroriste në Iran dhe …. .
Rreth 200 metra pas sheshit të Eshrefit ndodhet vendi I pishtarëve dhe paradës ushtarake.Në kampin e Eshrefit ndodhej dhe një seksion tjetër që quhej “Shtëpia e Pritjes”. Ky vend në vitin 1987 ishte vendi I pritjes së kontraktuesve Irakienë që për kryerjen e “punëve” të tyre I referoheshin kampit të Eshrefit.Por më pas u kthye në një burg dhe kamp përqëndrimi dhe izolimi për anëtarët e pakënaqur dhe disidentë dhe për ata që përpiqeshin apo kërkonin të ndaheshin nga organizata.Mbas këtij burgu ndodhej një prej divizioneve të blinduar të Muxhahidinëve me një staf prej 120 vetash me 45 tanke dhe transportues të blinduar dhe 75 automjete ushtarake.
Në veri-perëndim të kampit ishte vendosur një grup I mbrojtjes ajrore I ushtrisë irakiene dhe kishte në ngarkim mbrojtjen ajrore veri-perëndimore të kampit.Në anën e djathtë të tij ndodheshin rezervuarët nëntokësore të karburantit me benzinë dhe naftë.Në po këtë seksion ndodhej një vend tjetër I quajtur varrezat e muxhahidinëve.Afërsisht 95 përqind e atyre që janë vrarë në operacionet kufitare apo incidentet e brendshme të Irakut janë varrosur në këto varreza.Në anën tjetër ndodhet Radio Muxhahid që emisionet e veta I transmetonte nga po ky vend.Një tjetër seksion ishte ndërtesa e muxhahidinëve që ishte qëndra e ndërlidhjes së Sadamit me komandantët e kampit të Eshrefit.Gjithashtu mund të përmenden pjesët e tjera të kampit të Eshrefit si ; Parku Merjem,stadiumi,pishina për burra,ndërtesa e selisë ushtarake të muxhahidinëve,selia e komandës së lartë të muxhahidinëve,vendbanimi I Mas’ud dhe Merjem Raxhevit,Rruga Amdad,ndërtesa e selisë së loxhistikës dhe të tjera.
Ju lutem na flisni pak mbi aktivitetet ditore.
Detyra ynë ishte monitorimi dhe mbrojtja e organizatës dhe cdo natë në orën 9 pjesëtarët e cdo njësie mblidheshin në një vend dhe raportonin mbi ecurinë dhe aktivitetet e të tjerëve.Ky veprim që anëtarët e vet I mbante nen kontroll dhe monitorim të plotë , ishte një cadër mbrojtje për organizatën dhe që cdo shprehje të kundërshtimi apo mospajtimi e shuante që në embrion dhe prandaj të gjithë ishin të detyruar të merrnin pjesë në të (në mbledhje).
Kur u bë takimi juaj I parë me Mas’ud Raxhevin ?
Në pasditen e një prëj ditëve të muajit Shtator të vitit 2001 televizorët e monitoruar të organizatës po transmetonin disa skena nga sulmet e aeroplanëve ndaj kullave binjake dhe Pentagonit (Ministrinë e Mbrojtjes së Amerikës) . Pas kësaj na thanë që të beheshim gadi për për të shkuar në një takim me Mas’ud Raxhevin në kampin Bakir Zadeh në perëndim të Bagdadit.Pasi hymë në kampin Bakir Zadeh filloi mbledhja me fjalimin e Mas’ud Raxhevit dhe dhënien e lajmit të sulmit të 11 Shtatorit së bashku me imazhet e sulmeve qëshfaqeshin në ekrane të mëdha.
Organizata për të arritur qëllimet e saj I ka trajnuar anëtarët e saj për vrasje të njerëzve dhe krime të tjera të ndryshme.Ju lutem na shpjegoni se si zgjidheshin anëtarët dhe si trajnoheshin këto persona nga organizata për operacionet brenda Iranit.
Komanda e Muxhahidinëve nga mesi I anëtarëve zgjidhte personat e motivuar që t’I dërgonte në Iran për operacione terroriste dhe krime të tjera . Ajo që kishte më shumë rëndësi për organizatën ishte motivimi, urrejtja dhe hakmarrja personale në brendësi të individit (që e zgjidhnin ) ,ndërsa mosha, përvoja dhe përgaditja fizike ishin në plan të dytë.Individët e skuadrave terroriste para se të dërgoheshin në Iran takoheshin me Mas’ud Raxhevin.Këto takime kishin anët e veta inkurajuese dhe stimuluese.Merjem Raxhevi ishte present në këto takime.Raxhevi krijonte një ambjent të tillë që madje disa prej individëve të skuadrave I binin ndër këmbë atij dhe qanin.
Një prej kritereve të zgjedhjes së individëve për operacionet brenda Iranit ishte se ata/ato nuk duhet të jenë prej anëtarëve të vjetër të organizatës.Së dyti ishin në kërkim të individëve që në raport me subjektin (p.sh. në rastin konkret Iranin) të kenë urrejtje dhe armiqësi personale.Pra do të thotë se motivet personale ishin shumë të rëndësishme për ata.Kriteri tjetër ishte se këta individë sa janë të njohur me situatën dhe kushtet.Informacionet e tyre në lidhje me rrethanat dhe kushtet e operacionit a ishin të freskëta apo jo,në mënnyrë që pas kryerjes së operacionit të mund të shpëtojnë vetat e tyre dhe të mos burgoseshin,por ashtu sic e theksuam edhe më lartë për ata ishte shumë e rëndësishme që ai I cili kishte motive personale të përfshihej në operacione.
Vlen të përmendet se një nga arsyet e moszgjedhjes së anëtarëve të vjetër të tyre nga ana e organizatës është se s’donin të rrezikonin cilësinë e tyre nga disa drejtime si ; njëra ishte kjo se s’donin që t’I humbisnin dhe tjetra ishte se në rast se arrestoheshin ata do t’I kushtonte shumë organizatës.
Që nga koha që zgjidheshin individët për operacione brenda Iranit dhe deri ne momentin e dërgimit të tyre kalonin nëpër procese të vecanta.Që nga momenti që zgjidhej skuadra e operacionit dërgohej në nivelin e përgaditjes për kryerjen e opeacionit.Në këtë nivel ndërpritej plotësisht c’do lidhje mes skuadrës dhe anëtarëve të tjerë të ushtrisë dhe të afërmit e tyre dhe c’do individ tjetër dhe skuadra izolohej plotësisht.Puna e dytë që kryhej në këtë nivel ishte ndryshimi I pamjes së jashtme I individëve. Për shembull lëshimi I mjekrës në atë fazë ishte një lloj mbulimi (maskimi) për t’u dukur si njeri normal.Pastaj merreshin me kontrollin dhe përgaditjen fizike.Në fillim jepnin analizat mjekësore për të parë se a janë të aftë fizikisht apo jo dhe pastaj I përserisnin disa herë mënyrat e operacionit.Në këtë fazë theksoheshin më së shumti mënyrat dhe mjetet e vetëvrasjes gjatë operacioneve si për shembull ; thyerjen dhe kapërdierjen e tabletave,përdorimi I granadave dhe pistoletave etj .
Pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake 10-të mujore në Maj të 2003-shit, juve ju dërguann në kampin Habib.A mund të na flisni në lidhje me këtë kamp dhe trajnimet që keni marrë atje?
Po, në maj skuadra u njofttua se ne cilin kamp do të shkonin.Mua që isha nga jugu më thanë se isha transferuar në kampin Habib që ndodhej afër Basrës.Shumica e atyre që vinin nga jugu dhe Kuzistani për faktin se i njihnin mirë këto zona I dërgonin në këtë kamp që nëse nevojitej që të hynin brenda vendit (Iranit) nga kufinjtë e jugut të mos hasnin në probleme dhe vështirësi .Muxhahidinët edhe emrin e këtij kampi gjithashtu ia kishin vënë në kujtim të një prej të vrarëve me emrin Habib.Kampi Habib ndodhej në kilometrin e 15-të të Basrës.Gjithsesi,ekipet e mbrojtjes të bazave të ndryshme që shtriheshin nga veriu I Irakut deri në jug të tij ,që nga ajo ditë që ne mbërritem atje vinin në këtë kamp dhe sillnin anëtarët e rinj.Unë me nëntëmbëdhjetë veta të tjerë ishim caktuar dhe shkuam në kampin Habib.Ne atje kryem ciklin stërvitor të përdorimit të artilerisë së rëndë 130 mm ,përdorimit të pistoletës dhe granadave dhe … .
Diku nga mesi I sulmit të Amerikës ndaj Irakut anëtarët e organizatës me datën 2 mars të vitit 2003 u takuan për herë të fundit me Mas’ud Raxhevin dhe ky takim zgjati 12 orë.Ju lutem na flisni dicka rreth kësaj.
Pasi Amerika u përgadit për sulmin ndaj Irakut anëtarët e organizatës kërkuan që të takoheshin me Mas’ud Raxhevin. Për këtë arsye me 2 mars të 2003-shit në orën 3:30 pasdite shkuam për një takim në sallën e madhe të mbledhjeve të kampi të Eshrefit.Të gjithë u bënë gadi dhe filloi mbledhja me Mas’ud Raxhevin që zgjati afërsisht 12 orë dhe vazhdoi deri në 3:30 të pasmesnatës.Raxhevi në këtë takim foli fjalët e tija të fundit dhe dha ultimatumin se në rast se Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate do të sulmojnë me predha dhe aeroplanë kampet e Muxhahidinëve dhe në mënyrë të vëcantë kampin e Eshrefit edhe ne gjithashtu menjëherë do të sulmojmë në drejtim të kufijve të Iranit.Kishte kaluar ora 3 e natës kur ai e mbylli fjalimin e vet me këto fjali dhe që atëherë se kemi parë më.
Pas sulmeve të Amerikës ndaj Irakut në cfarë situate ishin anëtarët e organizatës dhe kampi I Eshrefit.Forcat amerikane cfarë kushtesh I vendosën organizatës kundrejt ndihmës dhe mbështetjes ndaj tyre?
Lufta e Amerikës më Irakun filloi dhe ne gjithashtu ishim në pritje të një rasti a mundësie për një sulm kamikaz në kufijtë e Iranit.Të gjithë ne ishim të lodhur nga qëndrimi për vite me radhë në kampin e Eshrefit dhe më shumë preferonim që të vriteshim sesa të ktheheshim përsëri në kampin e Eshrefit.Askush s’kishte më durim që të qëndronte në ato ambjente të mbyllura dhe të ruajtura e kontrolluara dhe që nga mëngjesi në darkë duhej të bëje punë të rënda dhe të jeshë nën monitorim.Trupat amerikane sulmuan bazën tonë dhe e bombarduan atë.Pas disa ditësh papritmas njoftuan se kemi nënshkruar një marrëveshje armëpushimi me trupat amerikane dhe s’do të këtë më asnjë rrezik bombardimi apo sulmi ajror.Të gjithë u gëzuam nga ky lajm.Zyrtarët e organizatës thanë që për t’u njohur forcat e muxhahidinëve nga trupat amerikane, duhet që mbi të gjithë tanket dhe automjetet të vendosim flamuj të bardhë që ata ta kuptojnë së këto I përkasin muxhahidinëve dhe të mos I bombardojnë.
Në të vërtetë forcat amerikane na vunë para dy kushteve; 1- të dorëzohemi dhe t’I dorëzojmë armët tona, 2- të vazhdojmë luftën me ta.Si përfundim ne u dorëzuam pa kushte dhe iu dhamë armët tona atyre.Pas një periudhe të shkurtë kohore, për një muaj afërsisht 20 mijë tanke,20 mjë armë dhe 20 mijë ton armatime që I ishin dhuruar organizatës nga Sadam Husejni iu dorëzuan trupave amerikane që iu kishte ngarkuar detyra e mbrojtjes së individëve që ndodheshin në kampin e Eshrefit.
Cila ishte arsyeja që me datën 20 shtator të vitit 2005 të shkëputeni nga organizata dhe t’I bashkangjiteni trupave amerikane në kampin Tif?
Pas kapjes së Sadam Husejnit nga forcat amerikane u bë e qartë se organizata s’do të ketë më mbështetje nga ai.Unë me 20 shtator të 2005 u ndava nga organizata dhe u transeferova në kampin Tif që u përkste amerikanëve.Nuk e di se a e keni dëgjuar ndonjëherë fjalën tif apo jo dhe nëse e keni dëgjuar sa informacion keni rreth saj. Qeveria amerikane pas rënies së Sadamit filloi ndërtimin e kampit Tif afër kampit të Eshrefit afër selisë së organizatës. Anëtarët që shkëputëshin nga MKO-ja që ishte nën mbikqyrjen e ushtrisë amerikane dërgoheshin në kampin Tif dhe kjo s’kishte kuptim tjetër pos arrestit. Tif-i, ishte një burg por, një burg pa godinë. Në shkretëtirat shterpë,kishin ndarë dhe rrethuar një qoshe nga tokat e kampit të Eshrefit me tela me gjëmba dhe baltë dhe të burgsurit (anëtarët që ndaheshin nga organizata),sipas marrëveshjes mes MKO-së dhe qeverisë amerikane qënndronin të burgosur me vite në ato shkretëtira.
Sa kohë qëndruat në kampin Tif dhe si ishte gjendja juaj dhe anëtarëve tjerë të organizatës atje.
Unë kam qënë katër vite në burgun e Tif-it. Ne në kampin tif na konsideronin dhe na mbanin si të burgosur lufte por të privuar nga të drejtat minimale e një të burgosuri lufte pasi nuk kishim asnjë kusht higjene në tualete ku kishte një javë që nuk vinte uji ndërsa tualetet në terren nga që nuk kishin tuba shkarkimi ishin të papërdorshme.Shumë nga anëtarët që kundërshtonin apo protestonin i fusnin në këto burgje. Poshtërimet, fyerjet, rrahjet dhe burgosjet ndaj anëtarëve të organizatës kanë qënë nga rastet e shumë-përsëritura të forcave amerikane.
Në cilën datë u larguat nga kampi i Tif-it dhe shkuat në Turqi, në Gjermani dhe më pas në Siri.
Në dimrin e vitit 2004 u liruam nga (burgu) i kampit të Tif-it nga ana e forcave amerikane dhe nëpërmjët trafikantëve të njerëzve hyra në Turqi dhe më pas shkova në Gjermani dhe Zvicër. Shumicën e kohës time në Gjermani e kaloja me dëfrime dhe studime dhe nganjëherë shkoja në parqe dhe pishina.Por pas një muaji qëndrimi në Gjermani u lodha dhe për arsye të ftohtit që bënte atje dhe të qënit i vetëm në kurbet vendosa që të kthehem në Iran dhe ta kaloja atje pjesën tjetër të jetës sime.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir